Si njė prej mendimtarėve dhe dijetarėve tė rėndėsishėm tė kohės sonė, M. Fethullah Gylen ėshtė, njėkohėsisht, njė shkrimtar dhe poet i njohur. Lindi nė Erzurum tė Turqisė lindore nė vitin 1941. Mori mėsime fetare nga mjeshtėr tė shquar tė teologjisė dhe mistikės islame tė kohės, si Muhammed Lutfi Efendi, Haxhi Sitki Efendi dhe Sadi Efendi.(1) Nė tė njėjtėn kohė, Fethullah Gylen studioi edhe shkencat shoqėrore moderne si dhe shkencat e natyrės. Nė sajė tė aftėsisė sė lartė pėr tė mėsuar dhe punės individuale tė ngjeshur, ai u dallua shpejt prej bashkėmoshatarėve. Duke u vlerėsuar pėr sukseset studimore dhe nivelin intelektual, Fethullah Gylenit iu propozua detyra e predikuesit fetar qysh nė moshė tė re.
Nė vitin 1959, Fethullah Gylen kaloi me sukses provimet e organizuara atė vit, fitoi tė drejtėn tė merrte ēertifikatėn zyrtare tė vaizit dhe u emėrua nė Izmir, njėri prej tre qyteteve mė tė mėdhenj tė Turqisė. Pas kėtij emėrimi, ai i dha formė idealit tė vet qė do t'ia orientonte jetėn nė njė drejtim tė caktuar. Nė predikimet dhe bisedat, Fethullah Gylen trajtonte ēėshtje shoqėrore sepse qėllimi i tij ishte qė, me anė tė ndriēimit intelektual dhe shpirtėror, t'i nxiste tė rinjtė kah aktivizmi i karakterizuar nga respekti pėr njeriun. Ata qė ua vinin veshin thėnieve tė tij, ata qė merrnin pjesė nė predikimet e tij, shtoheshin pėrditė.
Fethullah Gylen nuk i kufizoi pėrpjekjet e tij nė qendrėn e qytetit. Duke shėtitur rreth mė rreth, nė xhamitė, sallat e mbledhjeve, madje nė kafenetė, ai i porosiste njerėzit tė pėrdornin fjalėn e butė dhe kėshillėn e mirė. Kjo i dha mundėsi atij tė afrohej me njė shtresė mė tė gjerė tė popullsisė, veēanėrisht me nxėnėsit dhe mėsuesit. Tema e bisedave tė tij hapej nė njė spektėr tė gjerė, nga ēėshtjet fetare, nė arsim dhe edukim, shkencė, darvinizėm, ekonomi, drejtėsi shoqėrore, etj. Fakti qė ai zhvillonte biseda tė thella dhe cilėsore rreth ēėshtjeve tė tilla komplekse, ndikoi edhe mbi mjediset akademike duke tėrhequr edhe interesin, edhe respektin e tyre!
(1) Muhammed Lutfi ėshtė njė prej hallkave tė zinxhirit shpirtėror ku ndodhen edhe figura tė tilla tė mėdha si poetėt e famshėm Xhelaleddin Rumi dhe Junus Emre. Muhammed Lutfi qė ka qenė edhe vetė poet si dhe njėri prej personaliteteve shpirtėrorė tė kohės, ka ushtruar mbi F. Gylenin njė ndikim tė thellė dhe tė pashlyeshėm.
me shume ne http://al.mfethullahgulen.com
Krijoni Kontakt