Thjesht e shkurt: ekzistojnė ndarje Veri-Jug. Me pėrjashtime, po ėshtė e kot ta fshehim, pavarsisht qė dikush prej patriotizmit mundohet ta mbulojė kėtė fakt.
Sė pari kjo ndarje vjen nė rradhė tė parė nga dialekti, veriu flet gegnisht e jugu flet toskėrisht. Pas vendosjes sė standartit gjuhėsor i bazuar nė toskėrishte u rrit edhe mė tej ky dallim, kush fliste letrarshe (aka toskėrisht) ishte i 'hollė' ndėrsa kush fliste veriorshe (geg) ishte i trash, malok. Qė tė flasim drejt Jugu ka qenė gjithmonė mė i shkolluar se Veriu, kanė qenė mė tė shėtitur, kanė patur mė shumė mundėsi shkollimi. Po tė bėj ndonjė listė mund tė rezultojė se shumica e rilindasve ose tė themi e figurave tė spikatura nė kulturė nė shekullin e 19 e kėtej kanė qenė pėrgjithėsisht toskė (apo nga Jugu) . Ndėrsa Veriu (pėrfshirė edhe Kosovėn) megjithėse pėrbėn shumicėn e popullatės ka pasur vetėm njė qendėr qė ka nxjerr apo kultivuar vazhdimisht figura, Shkodrėn. Toskėt (Ortodoksėt po them kėsaj rradhe) mė shumė janė njohur pėr ushtrimin e zanateve ose profesioneve, ndėrsa Veriorėt janė njohur kryesisht pėr karakterin luftarak (pjesa dėrrmuese e kryengritjeve janė zhvilluar nė Veri, psh kryengritjet e Lidhjes sė Prizrenit, kryengritjet e 1910-11-12 etj..). Nga pikėpamja fetare nė Veri, katolikėve (pėrveēse luftėtar) u takon edhe pjesa mė e madhe e intelektualėve, njerėzve eminentė nė kulturė ndėrsa myslimanėt nuk janė njohur si prodhimtarė intelektualėsh, janė marrė kryesisht me blegtori e bujqėsi si dhe me luftė.Tashi duke qenė se Jugu ka qenė mė i shkolluar se Veriu lind njė 'rracizėm' e shprehur kryesisht me termin "malok". Rracizėm nė thonjėza, jo nė kuptimin thelbėsor, sepse dihet qė gegėt janė mė gjatosha se toskėt.
Faktor tjetėr ėshtė edhe regjimi i Enver Hoxhės. Duke qenė se anti komunistėt kanė qenė masivisht nga Veriu, nga katolikėt kryesisht, komunistėt qė ishin masivisht nga jugu shprehnin antipati ndaj veriorėve. Sa e sa intelektualė nga Veriu e klerikė katolikė u masakruan vetėm e vetėm se ishin anti komunistė... Sa pėr kureshtje 90% e personazhe negativ/disidentėve/armiqve tė Partisė nė filmat e epokės komuniste flisnin gegėrisht.
Tjetėr gjė, pjesa mė e madhe e atyre qė nuk i duan kosovarėt ose qė shprehin antipati ndaj tyre janė nga Jugu/tosk, sepse nė veri kosovarėt janė tė padėshiruar saē janė shqiptarėt e Shqipėrisė tė padėshiruar nė Kosovė.
Po tė marrim 'hollė' edhe partitė politike kryesore janė tė ndarė nė bazė tė veri-jug. Mė parė Ahmet Zogu mund tė jetė parė si sundim i gegėve, Enver Hoxha si sundim i toskėve, ndėrsa sot PD shihet si parti e Veriut dhe PS parti e Jugut (pasardhėse e PPSH-sė). Veriu psh voton nė shumicė PD, ndėrsa jugu nė shumicė PS-nė, aty nė mes vendoset fati i zgjedhjeve

.
Gjithsesi, besoj se me kalimin e kohės, lėvizjes sė popullsisė, rritjen e arsimimit, zgjerimin e medias do tė ulen dallimet veri-jug.
Krijoni Kontakt