Rebelët mysliman të Ugandës kanë kërkuar të mërkurën që Ramush Haradinaj të jetë ndërmjetësues në bisedimet e paqes me Qeverinë e këtij shteti.
Zëdhënësi i Forcave Demokratike, Assad Mukasa tha se ata zgjodhën Haradinaj për të ndërmjetësuar pasi konsiderojnë se ai ka përvojë në tejkalimin e problemeve ndërmjet rebelëve.
Ministri i Punëve të Brendshme, Matia Kasaija konfirmoi se qeveria kishte qenë i njoftuar në lidhje me zgjedhjen e Haradinjat për ndërmjetësues.
"Ne nuk kemi asgjë kundër zgjedhjes së ndërmjetësuesit", ka thënë Kasaija për AFP. "Vetëm se ne do të dëshironim një ndërmjetës, i cili ka lidhje me Bashkimit Afrikan ose me Kombet e Bashkuara. Ne duam ta dimë se kujt do t`i raportoj ndërmjetësi"
I propozuari për të ndërmjetësuar në konfliktin e Ugandës, Haradinaj u bë kryeministër i Kosovës në vitin 2004, por kishte dhënë dorëheqjen tre muaj më vonë, pasi ishte akuzuar nga Gjykata e Hagës për krime të dyshuara të luftës. Ai ishte shpallur i pafajshëm nga të gjitha akuzat, kurse tash është lideri më i zëshëm opozitar në Kosovë.
Rebelimi i ADF-së ka filluar në vitet 1990-ta kurse luftimet më të rënda kanë ndodhur ndërmjet viteve 1996-2001, të cilat kanë detyruar mijëra njerëz në Ugandën perëndimore nga rajoni Rwenzori të largohen nga shtëpitë e tyre.
Krijoni Kontakt