Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 79
  1. #1
    Une jam shqiptar Maska e gjergj arianiti
    Anėtarėsuar
    29-12-2008
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave
    Postime
    92

    Cfare jane vorioepirotet?

    Une jetoj ne Greqi dhe kam debatuar disa here me disa fshatare nga jugu Shqiperise qe e deklarojne veten si grek.A jane ne te vertete greke keta njerez?
    Greqia shpalli pavarsine para nesh(ia dhuroi Rusia dhe Anglia)dhe normalisht formoi nje shtet.Qe nga ai moment shteti grek filloi krijimin e idese se vorioepirit dhe greqizimin e popullsise ortodokse shqiptare se shqiprise jugut.
    Ne kete perpjekje nuk ishin vetem por kishin dhe ndihmen e Kishes Stambollit e cila gjithmone ka qene e perkedhelura e Portes Larte.
    Ne tokat shqiptare ne ato kohe nuk lejoheshin shkollat shqip por vetem turqisht dhe ne ato zakonisht shkonin muslimanet.Sa per kristianet ato ishin ne meshiren e shkollave qe hapeshin nga shkollat e kishave katolike dhe ortodokse ku mesimi zhvillohej ne gjuhet e kishave perkatese(austrisht,italisht,serbisht,greqisht).
    Tani le te flasim per shqiperine jugore ku shkollat ishin hapur nga kisha greke dhe mesimi aty kryhej ne gjuhen greke.
    Nje nga faktoret kryesor qe perben nje komb eshte gjuha, dhe kur ajo nuk shkruhet zhduket, ky ishte qellimi i kishes atje, dhe gjithata rilindas shqiptare qe kerkonin qe mesha te mbahej ne gjuhen shqipe dhe shkollat te mesonin gjuhen shqipe u quajten te djallezuar.
    Kisha ne bashkepunim me propoganden e shtetit grek si dhe gjendja ekonomike e mjeruar(e cila luan rrol dhe tani) qene tre faktoret kryesore qe shume shqiptare harruan identitetin e tyre.
    Permenda gjendjen e mjerueshme ekonomike te shqiperise pak me larte se vetvetiu lind pyetja:Nese do ishte e kunderta dmth Shqiperia e pasur dhe Greqia e varfer ca do e deklaronin veten vorioepirotet gjithashtu dhe arvanitasit qe do vinin si emigrant ne Shqiperi?Fatkeqesisht kjo eshte nje pyetje qe ndoshta ne s'do ia marrim pergjigjen konkrete kurre por vetem supozime mund te bejme.
    Do doja te permendja ketu se nga regjistra zyrtare te asaj kohe popullsia derrmuese gjer ne Janine ishte shqiptare.Selaniku qyteti dyte tani ne Greqi ne 1912 kishte 160 mije banore:60 mije hebrenj,45 mije turq 39 mije greke dhe 10 mije te ndryshem(Kostis Moskof, Selaniku 1700-1912,sh.botuese Stohastis) dhe mos harrojme se keta 45 mije turq hyjne dhe shqiptaret te cilet nuk njiheshin akoma si kombesi me vete por si turq(shembulli me i njohur Mustafa Rizaj).
    Tani prap mua me lind pyetja si shpjegohet qe tani Greqia deklaron 98% te popullsise se saj greke dhe jo vetem kaq por pretendon se jane greke 10-20% e popullsise se vendeve fqinjeve.
    Keto jane konkluzionet dhe pyetjet e mija ne lidhje me kete teme nga ato qe kam lexuar.
    Mirepres nga ju c'do pergjigje ose mendim ne lidhje me kete teme.
    Duaje atdhene si shqiponja folene.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Greqia eshte 98% greke sepse 98 perqind e popullsise vet-deklarohet greke. Ato me kete identitet jane rritur dhe ate kerkojne te mbajne, nuk kane nevoje te 'clirohen' nga ne. Gjithashtu edhe shqiperia eshte 97% shqiptare sepse 97 perqind e popullit deklarohet shqiptare (sado qe ke me qindra mijera cobenj, sllav, turq e evjgjit).

    Gjithashtu te vetmit jo-grek qe marrin kartat e identitetit jane cobenjte (jo shqiptaret) qe origjinen e kane nga pindosi ne greqi dhe qe historikisht kane anuar nga identiteti rumun dhe ai grek dhe asnjeher atij shqiptar (pervec kohes se diktatures).

  3. #3
    Une jam shqiptar Maska e gjergj arianiti
    Anėtarėsuar
    29-12-2008
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave
    Postime
    92
    Greqia eshte 98% greke sepse 98 perqind e popullsise vet-deklarohet greke. Ato me kete identitet jane rritur dhe ate kerkojne te mbajne, nuk kane nevoje te 'clirohen' nga ne.
    Te huajt ne pergjethsi jane te detyruar te deklarohen si grek.Se ne rradh te pare ne Greqi duhet te deklarosh kombesi greke(voriopiriote,rosopond,vlah) qe te marresh pashaporte greke.Ndryshe nga vendet e tjera ku pasi ke permbushur disa kerkesa merr nenshtetsine e vendit perkates pa qene i detyruar ti thuash derrit daj.Arsyet pse shqiptaret ose dhe te huajt e tjere kerkojne te marrin nenshtetesine greke duke mohuar vendin e tyre jane te njohur.Sepse kur je nje emigrant duhet c'do dy vjet te rinovosh dokumentet,s'ke te drejte te hapesh nje biznes e.t.j e.t.j keto jane arsyet ligjore qe te gjithe i njohim pastaj kush jeton atje, e jeton dite per dite realitetin e hidhur e te qenit emigrant ne Greqi.Psh nqs nje grek vret nje shqiptar ka shume gjasa te shpetoje pa u denuar dhe ndoshta disa do e brohorasin si hero,ndersa po te ndodhi e kunderta do e fusin ne burgim te perjetshem,do dali lajm i pare ne televizor qe shqiptaret jane vrases gjithashtu gjithe katnaret e katunit do dilnin ne televizor duke kerkuar qe te perzihen shqiptaret.
    Keto per ato qe tani po greqizohen sa per ato te vjetrit(arvanitasit)a mund ti imagjinosh pasojat nqs nje arvanitas, ne nje shoqeri ku shqiptari eshte sinonim i vrasesit,hajdutit,injorantit e.t.j, te thote jam shqiptar?Une s'do ta beja per vete te pakten per hir te femijeve te mi.


    Gjithashtu edhe shqiperia eshte 97% shqiptare sepse 97 perqind e popullit deklarohet shqiptare (sado qe ke me qindra mijera cobenj, sllav, turq e evjgjit).
    Ne rradh te pare do te thoja se po e egzagjeron pak me numerin.
    Dhe se dyti shqiptaret nuk kane patur synime aneksuese dhe nuk kane shtypur asnje lloj pakice,(mos me thuaj per Enverin se atehere te gjithe ishim te shtypur) perkundrazi ne si popull jemi shume me tolerant dhe te civilizuar ne te te tilla gjera kete gje e kemi treguar dhe me fete.


    Gjithashtu te vetmit jo-grek qe marrin kartat e identitetit jane cobenjte (jo shqiptaret) qe origjinen e kane nga pindosi ne greqi dhe qe historikisht kane anuar nga identiteti rumun dhe ai grek dhe asnjeher atij shqiptar (pervec kohes se diktatures).
    Dhe cobenjte ketu deklarojne kombesi greke,kam 3-4 shoke qe kane taftotita omogjenis por sa per info deklarojne 100% shqiptare.Dhe sic shkruajta pak me larte te gjithe vuajtem ne kohen e Enverit.Enveri ndiqte parrullen perca dhe sundo kosovar spiun,cam i pabes,gollobordas i qelbet,grek muti.kulak e.t.j.
    Asnjehere ama s'kemi bere propogande te tille qe ta bejme nje coban p.sh,ta ndiej veten keq dhe te mohoje preardhjen e tij.
    Ti me sa kuptoj une je nga ndonje fshat nga jugu ku kujtoni se shqiptaret ortodoks jane greke.Do te doja te pyesja nese gjerat ishin anasjelltas dhe Shqiperia ishte si Greqia, me propoganden e saj antigreke,me emigrant grek qe donin te beheshin shqiptar e.t.j e.t.j.
    Ti ca do deklaroje?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gjergj arianiti : 21-02-2009 mė 14:51
    Duaje atdhene si shqiponja folene.

  4. #4
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Cfare jane vorioepirotet
    Une do kisha deshire ti pyesja por nuk i frikontoj ato klube, ma ndalon marali, ndergjegja dhe gjdo gje natyrore apo hyjnore, prandaj nuk kam per ta diture kurre pergjigjen.
    Mbase maloja meqe eshte frikontues i mirfillte i atyre klubeve dhe na tregon.

  5. #5
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Jane epiriotas qe i kane vjedhur zemren, Epirin Jugor.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Ka te tille qe jan(grek)sot por ne te vertet jan rrace e gjak shqiptari te cilet ju mbeshteten kishes dhe shtetit grek ne kohen e turqis.Dhe per kete gje fajin e madh nuk e ata po shqiptaret mysliman te cilit i quanin (kaurr grek) ky budallalliku i vellezerve te tyre i coi ne gojen e ujkut(greqin)e cila me rastin e pare i mori per vete e ju dha shkolla greke,fakti se ata flasin greqisht tregon qart ndikimin e fort grek aty ne ato zona, dhe nuk eshte e rastesishme kjo gje, thjeshte grekt din kun shkojn e cfare duan, jo si ne kot ne tym, e te ndare copa copa ne fe te ndryshme(qe do te thot njekohesisht,te orientuar percart, pa strategji kombetare.)

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Vendndodhja
    DTs
    Postime
    400
    Shqipetar jane te asimiluar ne Greke. Thjeshte jane grekofon asgje me teper. Ato mund te quhen cfare te duan po Greke nuk jane aspak.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Citim Postuar mė parė nga gjergj arianiti Lexo Postimin
    Te huajt ne pergjethsi jane te detyruar te deklarohen si grek.Se ne rradh te pare ne Greqi duhet te deklarosh kombesi greke(voriopiriote,rosopond,vlah) qe te marresh pashaporte greke.Ndryshe nga vendet e tjera ku pasi ke permbushur disa kerkesa merr nenshtetsine e vendit perkates pa qene i detyruar ti thuash derrit daj.Arsyet pse shqiptaret ose dhe te huajt e tjere kerkojne te marrin nenshtetesine greke duke mohuar vendin e tyre jane te njohur.Sepse kur je nje emigrant duhet c'do dy vjet te rinovosh dokumentet,s'ke te drejte te hapesh nje biznes e.t.j e.t.j keto jane arsyet ligjore qe te gjithe i njohim pastaj kush jeton atje, e jeton dite per dite realitetin e hidhur e te qenit emigrant ne Greqi.Psh nqs nje grek vret nje shqiptar ka shume gjasa te shpetoje pa u denuar dhe ndoshta disa do e brohorasin si hero,ndersa po te ndodhi e kunderta do e fusin ne burgim te perjetshem,do dali lajm i pare ne televizor qe shqiptaret jane vrases gjithashtu gjithe katnaret e katunit do dilnin ne televizor duke kerkuar qe te perzihen shqiptaret.
    Keto per ato qe tani po greqizohen sa per ato te vjetrit(arvanitasit)a mund ti imagjinosh pasojat nqs nje arvanitas, ne nje shoqeri ku shqiptari eshte sinonim i vrasesit,hajdutit,injorantit e.t.j, te thote jam shqiptar?Une s'do ta beja per vete te pakten per hir te femijeve te mi.



    Ne rradh te pare do te thoja se po e egzagjeron pak me numerin.
    Dhe se dyti shqiptaret nuk kane patur synime aneksuese dhe nuk kane shtypur asnje lloj pakice,(mos me thuaj per Enverin se atehere te gjithe ishim te shtypur) perkundrazi ne si popull jemi shume me tolerant dhe te civilizuar ne te te tilla gjera kete gje e kemi treguar dhe me fete.



    Dhe cobenjte ketu deklarojne kombesi greke,kam 3-4 shoke qe kane taftotita omogjenis por sa per info deklarojne 100% shqiptare.Dhe sic shkruajta pak me larte te gjithe vuajtem ne kohen e Enverit.Enveri ndiqte parrullen perca dhe sundo kosovar spiun,cam i pabes,gollobordas i qelbet,grek muti.kulak e.t.j.
    Asnjehere ama s'kemi bere propogande te tille qe ta bejme nje coban p.sh,ta ndiej veten keq dhe te mohoje preardhjen e tij.
    Ti me sa kuptoj une je nga ndonje fshat nga jugu ku kujtoni se shqiptaret ortodoks jane greke.Do te doja te pyesja nese gjerat ishin anasjelltas dhe Shqiperia ishte si Greqia, me propoganden e saj antigreke,me emigrant grek qe donin te beheshin shqiptar e.t.j e.t.j.
    Ti ca do deklaroje?
    Ti me duket se po me keqkupton. Arvanitasit nuk flisnin shqip deri ne 1991 dhe pastaj e harruan (sepse s'donin te identifikoheshin me emigrantet shqiptar) ato jane asimiluar vullnetarisht qe me krijimin e shteti grek ne te njejtin shtet te cilin ata themeluan (e njejta gje vlen edhe per sllavet ne egje dhe vllehet ne pergjithesi).

    Tashti sa per temen une s'po them qe Enveri i detyroj vllehet te beheshin shqiptar me dhune, sepse dihet qe cobenjte nuk kane pasur ndonjeher ndjenja kombetare, por kane anuar ose nga rumania ose nga greqia, sepse keto ishin te vetmit shtete qe mundet ti ofronin perkrahje. Cobenjte u asimiluan gjate periudhes enveriste sepse kete stablitet per here te pare e krijoj edhe shqiperia me rregjimin komunist, prandaj kemi cobenj qe identifikohen sonte si shqiptar, si psh. Fatos Nano edhe gjithashtu minoritare greke si Irini Qirjako, etj, etj, jo se jane detyruar por sepse suksesi vareshe drejtperdrejt me besnikerine ndaj shtetit dhe kultures ku jetoje. Tani per tani njerezit qe kane adaptuar kete identitet gjate enverismit nuk ka me incentiva per ta mbajtur sepse jetojne ne nje shtet gerdalle qe nuk i garanton as gjerat me basike dhe prandaj po e heqin qafe (pervec Fatos Nanos dhe Irini Qirjakos, kuptohet).

  9. #9
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Me aq sa kam lexuar unė nė gjuhėn Greke Vorio do tė thotė Veri dhe normalisht qė "Vorio-Epir" do tė thotė Epiri i Veriut. Tani po ti referohemi historisė, shohim qė termi "Vorio-Epir" ka filluar tė pėrdoret pas shpalljes sė pavarsisė sė Shqipėrisė.
    Grekėt filluan ta ngrinin kultin e Epirit Grek pikėrisht nė luftėn ēlirimtare Greke nė vitet 1800 ku personazhe ishin "ATA" Arvanitėt dhe Ēamėt Ortodoks.
    Me deklarimin e kėtyre Ortodoksėve Epirotė si Grek, kjo si kundra pėrgjigje e pjesės tjetėr tė Shqiptarėve qė identifikoheshin si Turq erdhi dhe ndarja e tyre nga trungu, dhe po ashtu filloi dhe cilėsimi i Epirit si Grek. Mirpo me shpalljen e pavarsisė sė Shqipėrisė nė 1912 kuptohet qė gjysma e Epirit ngeli nė Greqi e gjysma tjetėr nė Shqipėri dhe Grekėt kurrė nuk rreshėn sė pretenduari dhe propaganduari pėr "padrejtėsinė" qė ju bė duke kėrkuar marrjen dhe tė asaj gjysme tė Epirit qė kishte ngelur nė kufijtė administrativ tė Shqipėrisė, ose e thėnė ndryshe nė Veri tė kufirit territorjal ndėrmjet Shqipėrisė dhe Greqisė.
    Kisha Ortodokse Greke organizoi batalione luftėtarėsh "tė shenjtė" siē i quanin ata ose "Andartėt" siē njihen ndryshe dhe nė vitin 1914 ata mundėn tė marrin kėto territore Shqiptare pas masakrave tė vazhdueshme kunėr popullsisė civile dhe tė pambrojtur Shqiptare. Ata shpallėn dhe njė Republikė tė Vorio-Epirit nė vitin 1914 por me protestat e fuqishme qė u bėnė nga patriotėt Shqiptarė nė Diasporė kufinjtė e Shqipėrisė ngelėn ato qė njihen sot. Grekėt bėnė shumė pėrpjekje gjatė gjithė qeverrive kalimtare tė para 1944 dhe shumė herė Jugu i Shqipėrisė u vu nė rrezik. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ata pretenduan dhe njė herė tjetėr kėto territore dhe me preteksin e luftimit tė Italianėve pushtues i futėn trupat e tyre deri nė Berat. Pas Luftės sė Dytė Botėrore me konsolidimin e Shtetit Shqiptar, dhe fuqizimin e tij nga ana ushtarake, zėrat greke qė pretendonin "Vorio-Epirin" sikur u fashitėn. Gjatė kėsaj perjudhe njihen 2 provokime tė shtetit Grek. Provokimi i 1949 dhe ai i 1971 qė pėrkonte dhe me pikun e fuqisė ushtarake tė Shqipėrisė. Nė atė kohė ishte koha kur Shqipėria kishte nė dispozicion armatimin mė modern tė kohės (Lindjes) dhe numri i ushtarakėve ishte dyfishi i popullsisė Shqiptare tė dalė nga Lufta e Dytė Botėrore. Kjo nė fakt njihet dhe si koha e deklaratės sė famshme tė Enver Hoxhės qė i dėrgoi ultimatum qeverrisė Greke: Duke i dhėnė 8 orė kohė tė largonte trupat nė njė distancė tė caktuar nga kufiri, nė tė kundėrt kafen e mėngjesit duhet tja pregatisnin nė Kalanė e Ali Pashės nė Janinė dhe drekėn duhet tja shtronin nė Akropol...
    Kjo ėshtė pak a shumė historia e "Vorio-Epirit" se si njihet nė histori, por historia e "Vorio-Epirit" tė kohėrave moderne ėshtė e ndryshme nga historia me pushė e me kobure, me barut e bajoneta, ajo ėshtė histori me pensione 300 Euro, dhe viza pune pėr nė Greqi, ėshtė histori me privilegje pėr ata qė deklaroheshin Grek dhe investime nė rajonet Jugore, histori priftėrinjėsh dhe ndėrrim emrash.
    Ja pra kėta janė "Vorio Epirotėt" qė nderi dhe krenaria e tyre kushton 299 Euro.
    Kur Shqipėria tė forcohet ekonomikisht dhe tė pėrballoj pagimin e pensioneve 301 Euro nė muaj, ata do tė deklarohen pėrsėri Shqiptar, se pėr njė Euro ata ndėrrojnė edhe babėn...
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  10. #10
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar mė parė nga malo666 Lexo Postimin
    Ti me duket se po me keqkupton. Arvanitasit nuk flisnin shqip deri ne 1991 dhe pastaj e harruan (sepse s'donin te identifikoheshin me emigrantet shqiptar) ato jane asimiluar vullnetarisht qe me krijimin e shteti grek ne te njejtin shtet te cilin ata themeluan.
    Vullnetarisht? Sikur nuk thone keshtu vete arvanitasit, apo genjejne sepse shteti grek i detyronte te flisnin shqip?
    Nejse, kur vjen puna tek marredheniet shqiptaro-greke te gjithe e dime kush eshte zgjidhja. Tjeter pune sa jane mundesite dhe sa i shfrytezojme ne keto mundesi.

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •