Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    BB: Projekti per bregdetin shqiptar, skandaloz

    Drejtuesit me te larte te Bankes Boterore pranuan se jane bere gabime serioze lidhur me nje projekt per zhvillimin e nje zone bregdetare ne Shqiperi.


    Sipas tyre Banka po leviz me shpejtesi per te permiresuar procedurat dhe ndihmuar familjet ne fshatin Jale, shtepite e te cilave u prishen gjate zbatimit te projektit.

    Ata thane se Banka nuk mund te lejoje qe kjo te ndodhe perseri. Ne nje komunikate per median, presidenti i Bankes Boterore, Robert Zoellick, tha se qe nga menaxhimi i projektit baze e deri te komunikimet me Bordin dhe me Grupin e Inspektimit, veprimet e Bankes me kete projekt kane qene skandaloze.

    Bordi i Bankes shqyrtoi dje nje raport dhe plan veprimi pas hetimeve te ndermarra nga nje grup i pavarur inspektimi per projektin ne Shqiperi. Hetimi rreth Projektit per Menaxhimin dhe Pastrimin e Integruar te Zones Bregdetare ishte kerkuar nga familjet qe u demtuan nga prishja e ndertesave ne Jale ne prill te vitit 2007. Raporti pranon se u bene gabime serioze ne pergatitjen dhe mbikeqyrjen e projektit, si dhe ne komunikimin me Bordin e Bankes Boterore.

    Ne baze te Planit te Veprimit, do te ndermerren nje sere masash me mbeshtetjen e Bankes Boterore. Sipas Bankes, ato perfshijne rishikimin ligjor rast pas rasti te prishjeve te banesave ne zonen e projektit, caktimin e nje vezhguesi te pavarur per monitorimin e ketij procesi dhe pagimin e ndihmes juridike per rishikimin e secilit rast per te cilin jane bere ankesat. Plani parashikon gjithashtu paketa ndihmash per personat e varfer te prekur nga shkaterrimet, duke e llogaritur kete ndihme qe nga koha kur u prishen shtepite.

    Bordit te Bankes do t’i raportohet pas tre muajsh lidhur me perparimin e bere. Projekti ishte miratuar me 21 qershor 2005, nje vit pasi qeveria shqiptare i kerkoi Bankes Boterore mbeshtetje per hartimin e nje kornize qe do ta lejonte vendin te zhvillonte ne menyre te qendrueshme zonen e tij bregdetare.

    ©Top-channel
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po mire athere gafat i paska bere vete BB athere.

  3. #3
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Ndėrtimet, Kryetari i Panelit tė BB rrėfen Jalėn

    Kryetari i Panelit tė Inspektimit tė Bankės Botėrore, Werner Kiene nė njė intervistė pėr BBC-ne, ka shpjeguar ēfarė ka ndodhur nė Jale kur u prishėn dhjetėra shtėpi banimi. Ai thotė se Banka ka pasur njė marrėveshje me qeverinė shqiptare pėr prishjet nė Jale, por shton se banka ka nuk ka fuqi tė hetojė qeverinė shqiptare. Sipas ty ky projekt nuk do tė vazhdojė mė she pranon se gabimin kryesor pėr atė qė ndodhi e ka pasur banka.


    A mund te na shpjegoni se ēfarė janė kėto gabimet e bankės pėr tė cilat ju flisni nė raport?

    Kiene: Kėto ishin gabime nė futjen e detajeve tė projektit nė njė kornizė tė qartė, me fjalė tė tjera, qė tė gjithė ta kuptojnė se cilat ishin detyrimet e Bankės Botėrore dhe ēfarė mund tė ishte dakorduar nga qeveria pėr tė siguruar pėrparim tė kėnaqshėm ose inicim tė projektit. Nė kėtė rast tė veēantė kishte shqetėsim se kur sapo tė ishte bėrė planifikimi i tokės qė duhej kryer pėrgjatė bregdetit jugor, do tė mund tė kishte edhe disa shembje tė bėra nga qeveria. Banka ka politika shumė tė posaēme pėr tė udhėzuar kėto lloj tė tė ashtuquajturave zhvendosje tė pavullnetshme, ose me fjalė tė tjera kur njerėzit duhet tė largohen nga toka, ose ta japin atė ose pronėn me qėllim tė krijimit tė hapėsirės pėr nevojat e infrastrukturės publike ose pėr qėllime tė tjera.

    Fillimisht kishte njė takim tė bordit nė tė cilin u prezantuan faktet rreth kėtij projekti dhe bordi u informua se ishte arritur marrėveshje e qartė se si tė merreshin me kėto gjėra. Kjo nuk korrespondonte me statusin aktual tė njė marrėveshjeje tė tillė. Kishte marrėveshje gojore, por nuk kishte asgjė tė shkruar. Dhe zyrtarėt e Bankės nuk e njoftuan Bordin pėr paqartėsinė e kėsaj marrėveshjeje. Ajo nuk ishte e shkruar dhe asnjėherė nuk u bė nė formė tė shkruar. Ky problem nuk u menaxhua siē duhej dhe ai do tė duhej tė ishte rishikuar mė vonė dhe ky rishikim do tė kishte treguar se nuk kishte njė marrėveshje tė shkruar se si tė zgjidhej problemi. Kjo pastaj duhej tė kthehej tek Bordi por, meqė kishte zvarritje tė projektit, duket sikur e gjithė ideja nė njė farė mėnyre u harrua dhe u hoqėn nga sytė e atyre qė normalisht do tė duhej ta mbikėqyrnin atė.


    E di se qeveria shqiptare i kėrkoi Bankės Botėrore ndihmė pėr kėtė projekt tė veēantė. A i mbetet faji vetėm Bankės Botėrore apo edhe qeveria shqiptare do tė duhej tė kishte pėrcjellė me kujdes kėtė projekt?


    Kiene: Mė lejoni qė ta bėjė tė qartė se cili ėshtė roli i panelit tė inspektimit. Ky panel ėshtė njė mekanizėm qė raporton drejtpėrdrejtė tek Bordi dhe jo tek manaxhmenti ose te presidenti i Bankės, pra vetėm tek bordi, pėr tė hetuar nėse Banka Botėrore ka ndjekur politikat dhe procedurat e veta. Sipas pėrcaktimit, ne nuk hetojmė huamarrėsin, nė kėtė rast qeverinė e Shqipėrisė ose ndonjė institucion tjetėr. Pra thjeshtė, ne shikojmė nėse Banka ka ndjekur politikat dhe procedurat e veta. Mund t'ju siguroj se Banka ka politika shumė tė qarta dhe nė sytė e shumė njerėzve, e kėtu pajtohem edhe unė, politika dhe procedura shumė tė mira.
    Normalisht do tė merrej si e qenė se nėse politikat dhe procedurat janė ndjekur, projekti do tė duhet tė zbatohej pa probleme dhe nuk do tė krijonte kėto lloj problemesh tė dorės sė dytė qė do tė paraqiteshin. Nė kėtė kontekst, e gjithė qasja jonė pėrqendrohet tek Banka.
    Ne nuk jemi nė gjendje tė themi, pėrmes hetimeve tona, se kush tjetėr mund tė ishte pėrfshirė. Pėr ne ishte me rėndėsi tė tregojmė pėr kėto gabime tė fillimit dhe faktin qė gabimet duke mos patur ēdo gjė gati, nuk u rregulluan. Dhe pastaj kur kėto shembje u bėnė, Banka nuk e informoi Bordin e saj pėr seriozitetin e njė situate qė nuk duhej tė ndodhte brenda njė projekti tė financuar nga Banka.


    E kuptoj se ju po thoni se po hetoni vetė Bankėn Botėrore. Por, ka njė koordinator apo Njėsi tė Projektit. A ka njė hetim qė po zhvillohet pėr tė?


    Kiene: Ne nuk e kemi hetuar zotin Malltezi. Na ėshtė dashur tė vendosim dhe e kemi bėrė kėtė, se Njėsia e Projektit ose njėsia pėr zbatimin e Projektit i ka informuar autoritetet nė sistemin shqiptar se po bėhen punime pėrgjatė bregdetit jugor nė kėtė rajon tė posaēėm tė Jalės dhe se kjo u identifikua pėrmes fotografive satelitore dhe proceseve tė financuara nga Banka. Ēėshtja me tė cilėn na u desh tė merreshim ishte se sapo fillon shfrytėzimi i burimeve tė Bankės, duhej tė zbatoheshin paketat e posaēme tė politikave tė Bankės, politika tė zhvendosjes sė pavullnetshme. Kjo ndodh normalisht. Krejt ajo qė ne nxorėm nga hetimet tona ishte qė i gjithė ky Projekt i Pastrimit tė Zonės Bregdetare po krijonte resurset qė financoheshin nga Banka dhe se kėto resurse kishin funksione tė nxitjes qė kėto shembje tė kryheshin apo dilnin jashtė historisė sė Shqipėrisė, diēka qė qeveria ka aplikuar me vite tė tėra. Qeveria shqiptare ka rregulla pėr tė ndjekur.

    Nė projekte tė kėtij lloji, huamarrėsi nė Afrikė, nė Evropė apo kudo qoftė, pajtohet tė ndjekė rregullat e Bankės Botėrore. Prandaj, raporti ynė, nėse e lexoni, vendos kėtė ndėrlidhje se ishte njė vendim nga njėsia e zbatimit tė projektit dhe kreut tė kėsaj njėsie, pėr tė transferuar kėto informata tek njėsitė e tjera tė qeverisė qė implikon tani Bankėn nė kėtė aksion tė veēantė.


    Doni tė thoni se ky ėshtė faji i njėsisė?

    Kiene: Duhet tė kishte pasur pikėpamje mė tė qartė se burimet e Bankės nuk mund tė pėrdoren pėr tė nisur shembje pa u kuptuar qartė se heqja e pronėsisė sė tokės dhe shtėpive duhet bėrė nė bazė tė politikave tė Bankės. Pra, ne mendojmė se projekti nuk ishte aq i kujdesshėm nė lidhje me pėrdorimin e burimeve, por deri kėtu mund tė shkojė hetimi ynė.


    Si ka mundėsi qė Banka Botėrore tė bėjė gabime kaq tė mėdha siē i quani ju nė raport?


    Kiene: Pati njė pėrgjigje me tė vėrtetė serioze tė cilėn mund ta keni parė ose do ta shihni nė faqen tonė tė internetit brenda 24 orėsh ku theksohet se shumė gjėra u bėnė gabim; pati edhe njė takim po aq serioz tė martėn tė Bordit ku presidenti i Bankės Botėrore dhe stafi i tij mė i lartė thanė se ishte e tmerrshme qė kishin ndodhur gjėra tė tilla. Mund ta pėrmbledhėsh thjesht si prishje totale e komunikimit brenda hierarkive tė pėrfshira nė tė. Kishte njerėz qė mendonin se kishin marrėveshje dhe kėto janė gjėra shumė serioze. Kur ke marrėveshje me njė qeveri sovrane duhet tė sigurohesh qė e ke kėtė marrėveshje. Pastaj kishte njė qėndrim ku nuk pranohej se ekzistonte njė problem, unė e quaj "qėndrim i i tė pagabueshmit" , njerėzit nuk donin t'u tregonin shefave te tyre sė tyre "kemi njė problem dhe na duhet ta zgjidhim". Pra, Banka merr pėrgjegjėsi tė plotė pėr kėto probleme, kjo nuk u menaxhua nė mėnyrė korrekte dhe tani sigurisht po bėhet hetim pėr tė parė se kush shtyu kė!


    Nė shtyp ka pasur akuza dhe pėrmendet fjala korrupsion? Gjetėt ju kėtė?

    Kiene: Mė lejo tė shpjegoj se pse ne morėm hapin e pazakontė dhe raportuam nė lidhje me akuzat pėr korrupsion nė Shqipėri edhe pa pasur njė mandat pėr t'i hetuar kėto. Pas shembjeve, pati njė mision tė ashtuquajtur faktmbledhės me staf tė Bankės qė shkoi nė Shqipėri dhe i takon njė misioni tė tillė qė t'i raportojė shefave tė vet se ēfarė ndodhi. Asnjė nga kėto probleme qė papritur i dolėn Bankės Botėrore, qė satelitėt e saj u pėrdorėn pėr tė pėrcaktuar ku do tė ndodhnin shembjet, nuk ishin pjesė e raportit. Ndėrsa nė Shqipėri nė atė kohė kur ndodhėn kėto shembje, dhe e raportojmė kėtė fakt nė raportin tonė, pati shumė diskutime nė parlament, nė gazeta, pati akuza pėr korrupsion. Normalisht kjo nxit njė proces nė Bankė pėr tė qenė tepėr e kujdesshme. Asnjė nga kėto nuk u njoftua, nuk u ndėrmor asnjė veprim qė t'i pėrgjigjej kėsaj. Pėr sa i pėrket Panelit tė Inspektimit, sapo morėm ankesėn nga Shqipėria, ne morėm njė raport nga menaxhmenti i cili i referohej shumė misionit faktmbledhės, pėrsėri pa pėrmendur diskutimet serioze politike, akuzat pėr korrupsion, pra njė mungesė pėrgjegjshmėrie nga stafi i Bankės. Pėr kėtė ne raportojmė dhe kėto dy faqe nuk kishin qėllim tjetėr. Tani ne e dimė se informacioni qė ne nxorėm nga burime tė ndryshme nė atė kohė, po pėrdoret tani nė Shqipėri politikisht nga parti tė ndryshme. Mė duhet tė theksoj se ne kemi njė mandat tė qartė pėr tė hetuar Bankėn dhe jo huamarrėsin dhe ne nuk bėmė hetim pėr tė.

    Ne nuk gjykojmė dhe nuk mund tė gjykojmė pėr korrupsionin nė Shqipėri, dhe nuk e konfirmojmė as nuk e mohojmė atė.

    Ėshtė njė situatė shumė e pazakontė sepse qeveria nuk ka nėnshkruar asgjė. Tani Banka dhe qeveria po mundohen tė gjejnė njė mėnyrė pėr tė pėrdorur fonde tė Bankės Botėrore pėr tė ndihmuar nė zgjidhjen e ēėshtjeve, por ėshtė shumė e komplikuar.

    Normalisht nė situatė tė tillė do tė duhej tė kishte njė marrėveshje ligjore mes njė vendi sovran Shqipėrisė dhe Bankės Botėrore e cila do tė pėrcaktonte se si do tė zbatohej ky projekt. Nė kėtė rast tė veēantė si tė menaxhohet situata ku qeveria ka njė proces tė vetin pėr t'u marrė me vendbanimet e paligjshme qe nuk kanė marrė leje, kjo normalisht pėrcaktohet nė njė dokument ligjor, asgjė nuk u pėrcaktua sepse qeveria nuk ra dakord tė zbatonte politikėn e Bankės.

    Si ėshtė e mundur qė Banka Botėrore e vazhdoi kėtė projekt atėherė?

    Kiene: Kjo ėshtė tani nė tė ashtuquajturin plan veprimi.
    Banka propozon pėr tė mos e vazhduar atė element kritik, pra planifikimin i cili pėrsėri qė mund tė ēojė nė raste kur qeveria mund tė mendojė se duhet tė ndėrhyjė pėr prishjen nė njė zonė ku ka plane pėr projekte tė Bankės Botėrore. Pra, ekzison plani pėr ta eklipsuar, pėr ta hequr kėtė nga projekti i cili ka komponente shtesė p.sh., ekziston plani i Porto Romanos i cili ka pėsuar degradim nga ana e mjedisit dhe njė pjesė e projektit ėshtė tė pėrmirėsohet situata e mjedisit aty. Pra, ka dy apo tre komponente shtesė tė cilat mund tė vazhdojnė pasi nuk janė prekur nga ky konfuzion nė lidhje me atė se si tė izolohen nga kėto shembje tė dhimbshme.

    A do tė thotė kjo se projekti nė Jalė do tė ndalet?

    Kiene: Pėrsa i pėrket planifikimit, ai pothuajse ka mbaruar. Pati foto satelitore qė tregonin se cilat pjesė duheshin pėrdorur pėr ēfarė, gjė qė pastaj solli debate politike dhe spekulime pėr ndonjė veprim tė padrejtė. Banka nuk mund ta vazhdojė kėtė pjesė tė projektit, por ėshtė mė se e gatshme tė vazhdojė me gjėra tė tjera, por kjo ėshtė pjesė e planit tė veprimit.


    BBC
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    epo ato thone ujku ju thoni gjurma

    dhe ne afrike dhe ne kinen komuniste nuk a prishin shtepite njerezve te thjesht qe nje apo shume politikane dhe familjet e tyre te shtojne pasurine

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •