Agjensia e Lajmeve "SOT"
Atentati ndaj Nunit, Topi sulmon SHISH dhe policinė pėr paaftėsi
Presidenti Topi viziton Ardian Nunin nė Spitalin e Ushtarak
Presidenti i Republikės Bamir Topi duke reaguar pėr ngjarjen e rėndė tė agresionit me armė zjarri ndaj gjyqtarit tė Gjykatės sė Lartė, Ardian Nuni kritikoi organet e policisė dhe Shėrbimit Informativ Shtetėror pasi nuk kanė arritur tė parandalojnė ngjarjen. “Kėto struktura- thuhet nė deklaratėn e kreut tė shtetit- nuk duhet tė mjaftohen vetėm me bilance tė situatės, por tė parandalojnė akte tė tilla nė mėnyrė qė jeta e gjyqtarėve dhe e gjithė qytetarėve tė jetė mė e sigurt”. Presidenti i Republikės, Bamir Topi vizitoi dje Ardian Nunin, i cili gjendet i shtruar dhe nėn kontrollin e mjekėve nė Spitalin Ushtarak pas njė sulmi me armė zjarri ndaj tij, mbrėmjen e ditės sė diel, datė 8 shkurt 2009. Kryetari i Shtetit, u interesua pėr shėndetin e z. Nuni tek mjekėt dhe Drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Miho, tė cilėt po e mbikėqyrin atė dhe duke u pėrshėndetur e folur miqėsisht me gjyqtarin Nuni dhe familjarėt e tij, Presidenti Topi i uroi shėrim dhe rikthim sa mė tė shpejtė nė detyrė dhe njė shėndet tė mbarė nė vijim. Mė pas, Presidenti Topi iu pėrgjigj interesimit tė mediave lidhur me kėtė ngjarje. “Fatmirėsisht zoti Nuni ka shpėtuar pa dėmtime serioze, por ajo qė ėshtė mė serioze ėshtė pikėrisht tentativa e kėtyre agresorėve pėr tė sulmuar sistemin e drejtėsisė.
Sistemi i drejtėsisė natyrisht pėrbėhet nga individė sikurse zoti Nuni, tė cilėt gjatė gjithė karrierės sė tyre janė munduar qė tė bėjnė drejtėsi. Por cili ėshtė apeli? Apeli ėshtė shumė i rėndėsishėm nė tė tilla raste. Duhet qė organet specifike, jo ato qė do tė japin drejtėsi, por ato qė duhet tė parandalojnė situata tė tilla, sikurse janė shėrbimet inteligjente, policia kriminale dhe struktura tė tjera tė specializuara duhet tė bėjnė njė punė mė tė madhe paraprake dhe tė mos vijnė tė bėjnė vetėm bilancin kur ndodhin situata, sepse profilaksia pėr tė mbrojtur jetėn e ēdo qytetari ėshtė shumė e rėndėsishme. Unė mendoj qė sistemi i drejtėsisė nė Shqipėri do tė vazhdojė tė operojė me mė shumė profesionalizėm dhe jam i bindur qė organet e policisė do tė bėjnė tė mundur identifikimin e autorit dhe sikurse tentativa ka qenė ekstreme, patjetėr qė edhe gjykimi duhet tė jetė me masa ekuivalente, qė do tė thotė qė tė jepet drejtėsi vetėm mbi bazėn e shtetit ligjor”,- u shpreh Topi. Pyetjes lidhur me mundėsinė e ndryshimeve ligjore pėr garantimin e jetės pėr funksionarėt e lartė tė shtetit, Presidenti Topi iu pėrgjigj “Unė besoj se kėtu nuk ėshtė ēėshtja vetėm pėr funksionarėt e lartė tė shtetit, sepse nuk mund tė bėjmė njė ndarje midis kategorive shoqėrore, njerėzve tė veshur me pushtet dhe njerėzve pa pushtet. Ėshtė shumė shumė e rėndėsishme qė tė forcohet shteti ligjor, ku ēdo qytetar i Shqipėrisė tė jetė i sigurt kudo ai punon dhe jeton dhe besoj qė ka vend pėr pėrmirėsim tė ligjit dhe mbi tė gjitha njė pėrmirėsim tė pėrkushtimit dhe profesionalizmit tė njerėzve, qė punojnė nė struktura qė duhet tė bėjnė parandalimin e kėtyre situatave”.
I pyetur pėr mbi domethėnien e kėtij sulmi tė parė ndaj njė pėrfaqėsuesi kaq tė lartė tė drejtėsisė, Kryetari i Shtetit tha:“Tė mos kthehemi nė retrospektivė, sepse vite mė parė ėshtė ekzekutuar dhe avokati Koēi, i nderuari zoti Koēi. Unė mendoj se pavarėsisht nga kjo situatė reformat, qė janė bėrė nė drejtėsi dhe pėrkushtimi i njerėzve qė merren me drejtėsinė sigurisht qė ka njė progres. Nuk besoj qė tė jetė pjesė ky moment, por duhet parė dhe duhet zbardhur ngjarja nga organet kompetente. Unė mendoj qė tė flasėsh pėrpara organeve kompetente nė kėtė moment do tė ishte gabim dhe do tė ishte paragjykim. Kėshtu qė le t’i lemė organet kompetente, qė tė shprehen nė mėnyrė profesionale dhe objektive nė momentin e duhur”.Interesimit tė gazetarėve, nisur nga kjo situatė, pėr rishikimin e funksionimit dhe tė organizimit tė shėrbimeve sekrete, Presidenti Topi iu pėrgjigj “Unė kur dhashė apelin, e dhashė pėr shumė struktura dhe natyrisht qė nė tė gjitha strukturat ka vend jo vetėm pėr pėrmirėsim, qoftė nė organizim, nė struktura, por mbi tė gjitha nė pėrkushtimin e individėve specifikė, sepse ata qė punojnė, kudo qė punojnė, qoftė nė organet e policisė, tė inteligjencės, por edhe tė administratės shtetėrore, cilido duhet tė punojė me seriozitet dhe pėrkushtim, sepse cilido mund tė bėhet barrierė dhe tė bėhet paralizues pėr situata tė tilla”.
************************************************** **
Ruēi: Plagosja e gjyqtarit, shteti tė krijojė mė shumė siguri
Partia Socialiste ka reaguar ashpėr ndaj sulmit me armė qė iu bė mbrėmė anėtarit tė Gjykatės sė Lartė, Ardian Nuni. Kryetari i Asamblesė Kombėtare, Gramoz Ruēi, e ka cilėsuar si akt tė shėmtuar ndaj drejtėsisė, plagosjen e Nunit dhe sipas tij, shteti duhet tė kontribuojė mė shumė pėr sigurinė e tė gjithė njerėzve. Gramoz Ruēi, sė bashku me Sekretarin pėr Ēėshtjet Ligjore, Fatmir Xhafajn, e vizituan nga afėr nė Spitalin Ushtarak, gjyqtarin Ardian Nuni, duke i uruar shėrim tė shpejtė.
Pėr mediat, kryetari i Asamblesė Kombėtare tė PS, Gramoz Ruēi, u shpreh: "Tė gjithė kemi nevojė pėr sistemin shėndetėsor dhe gjyqėsor. Kur preket njė anėtar i Gjykatės sė Lartė, mendoni se sa i sigurt ėshtė njė qytetar i thjeshtė nė rrugėt e kėtij vendi. Ky ėshtė njė apel pėr politikėn shqiptare dhe veēanėrisht pėr mazhorancėn dhe ekzekutivin aktual.
************************************************** *****************
Topalli: Prokuroria tė hetojė deri nė fund pėr sulmin ndaj Ardian Nunit
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vizitoi dje nė mėngjes nė Spitalin Ushtarak, anėtarin e Gjykatės sė Lartė Ardian Nuni, tė plagosur njė natė mė parė pranė banesės sė tij. Kryetarja e Kuvendit, u interesua pėr gjendjen shėndetėsore tė Nunit dhe falėnderoi mjekėt e spitalit ushtarak pėr pėrkujdesin e tyre. Kryetarja e Kuvendit dėnoi agresionin ndaj gjyqtarit Nuni por, vijoi ajo, ėshtė e rėndėsishme qė tashmė ai ėshtė jashtė ēdo rreziku pėr jetėn. Kryetarja e Kuvendit tha se policia ka ndaluar tashmė disa persona dhe kėrkoi qė Prokuroria e Pėrgjithshme tė hetojė deri nė fund. Mjekėt e spitalit ushtarak siguruan se nga aspekti shėndetėsor, zoti Nuni nuk ka asnjė problem serioz dhe pėr 24 orė do tė dalė nga spitali.
************************************************** **********
Gjykata e Lartė: Sulmi, atentat ndaj pushtetit gjyqėsor
Anėtarėt e Gjykatės sė Lartė kanė reaguar duke e dėnuar ashpėr sulmin agresiv me armė zjarri ndaj njėrit prej gjyqtarėve tė saj, Ardian Nuni. “Sulmi ndaj gjyqtarit Nuni, pėrbėn njė atentat tė rėnde jo vetėm kundėr Gjykatės sė Lartė, por edhe kundėr pushtetit gjyqėsor tė Republikės sė Shqipėrisė. Kjo ngjarje, por edhe disa tė tjera qė kanė ndodhur gjatė viteve tė fundit ndaj gjyqtarėve, personelit tė gjykatave, familjarėve dhe pronės sė tyre, pėrbėjnė njė shqetėsim tė madh jo vetėm pėr gjyqtarėt por edhe pėr gjithė shoqėrinė shqiptare, e interesuar aq shumė pėr funksionimin normal tė shtetit tė sė drejtės”- thuhet nė deklaratėn pėr shtyp tė shpėrndarė nga Gjykata e Lartė."Duke marre shkas nga kjo ngjarje shume e rende, kėrkojmė zbatimin me korrektėsi dhe pėrgjegjshmėri tė dispozitave ligjore pėr mbrojtjen dhe garantimin e jetės, shėndetit dhe integritetit tė gjyqtarėve. Prekja e njė gjyqtari pėrbėn nė vetvete njė kėrcėnim serioz pėr shoqėrinė, rendin, demokracinė dhe shtetin e sė drejtės. Opinioni publik dhe organet kompetente duhet ta kenė tė qartė se gjykatat janė institucione nė shėrbim tė qytetarėve e tė shoqėrisė. Gjykatat, si institucionet qė japin drejtėsi dhe mbrojnė tė drejtat e palėve nė gjykim nėpėrmjet zbatimit tė ligjit, duhet t'u garantohen masa tė plota sigurie. Askush nuk duhet tė guxojė, tė kėrcėnojė jetėn apo tė denigrojė autoritetin dhe integritetin e ēdo gjyqtari tė Republikės"- vazhdon mė tej deklarata.
Mė pas gjyqtarėt kėrkojnė fuqishėm nga organet kompetentet tė merren masa tė menjėhershme ligjore, institucional, jo vetėm pėr zbardhjen e ngjarjes dhe vėnies para pėrgjegjėsisė ligjore tė fajtorėve, por edhe zbatimin e dispozitave ligjore nė funksion tė sigurisė sė gjyqtareve dhe te gjykatave, pėr parandalimin e ngjarjeve tė tilla nė tė ardhmen.
*************************************************
KSHH: Sulmi presion ndaj gjykatave nė tėrėsi
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), dėnoi dje aktin e rėndė kriminal ndaj anėtarit tė Gjykatės sė Lartė, Ardian Nuni, duke e cilėsuar ngjarjen si presion qė i bėhet jo vetėm individėve tė veēantė, por edhe Gjykatave nė tėrėsi.
"Kjo ngjarje ėshtė njė sinjal qė tregon nevojėn pėr tė marrė nė mbrojtje efektive, sidomos gjyqtarėt qė ndihen tė kėrcėnuar, pėr tė rritur sigurinė nė gjykatat qė japin drejtėsi dhe nė organet e tjera tė specializuara nė luftėn kundėr kriminalitetit. Rritja e sigurisė sė tyre i shėrben rritjes sė pavarėsisė, forcimit tė shtetit ligjor dhe mbrojtjes sė lirive dhe tė drejtave tė shtetasve", thuhet nė deklaratėn e shpėrndarė pėr mediat. Komiteti Shqiptar i Helsinkit kėrkoi pėrmes kėsaj deklarate nga organet kompetente zbardhjen e kėsaj ngjarjeje dhe kapjen e autorėve tė saj.
*************************************************
Berisha: Sulmi, kriminal, pėrpara ligjit autorėt e krimit
Kryeministri Berisha dėnoi me ashpėrsi “aktin e shėmtuar kriminal” tė atentatit ndaj anėtarit tė Gjykatės sė Lartė, Prof. Dr. Ardian Nuni duke e cilėsuar atė edhe si njė sulm kriminal kundėr drejtėsisė. Nė njė deklaratė pėr shtyp tė kryeministrisė thuhet se “Kryeministri Berisha ka kėrkuar nga autoritetet kompetente tė ndėrmarrin tė gjitha veprimet e duhura pėr tė gjetur dhe vėnė pėrpara ligjit tė autorit tė kėtij akti tejet kriminal”. Kryeministri Berisha vizitoi mbrėmė pas mesnate gjyqtarin e Gjykatės sė Lartė Ardian Nuni, i cili ndodhet i shtruar nė spital Ushtarak. Gjatė kėsaj vizite, Kryeministri Berisha shoqėrohej edhe nga Ministria e Shėndetėsisė, zonja Anila Godo.
************************************************** **
Braēe: Atentati ndaj Nunit, presion ndaj drejtėsisė
Presion ndaj drejtėsisė e ka quajtur opozita atentatin ndaj anėtarit tė Gjykatės sė Lartė, Ardian Nuni, plagosur mbrėmjen e sė dielės nga persona ende tė paidentifikuar. “Plumbat ndaj gjyqtarit Nuni janė rritje e presionit politik mbi kėtė gjykatė”, ėshtė shprehur nėnkryetari i grupit parlamentar tė PS-sė, Erion Braēe gjatė seancės sė djeshme parlamentare. Sipas Braēes, Kryeministri ka bėrė gjithēka pėr tė intimiduar sistemin e drejtėsisė dhe kjo tregohet edhe me ligjet e votuara nė parlament, duke patur parasysh ligjin pėr hapjen e dosjeve dhe e ka akuzuar kryeministrin e vendit pėr anashkalimin e halleve tė qytetarėve qė kėrkojnė mė tepėr nga sistemi i drejtėsisė, duke renditur nė krye hallin e tij politik dhe biologjik.
************************************************** **
Nishani: Autori i krimit shumė shpejt para drejtėsisė
Ministri i Brendshėm, Bujar Nishani ka garantuar zbardhjen e ngjarjes sė anėtarit tė Gjykatės sė Lartė, Ardian Nuni duke e cilėsuar akt tė rėndė kriminal, dhe sipas tij autori i krimit do tė dal pėrpara drejtėsisė. Kėtė deklarim, ministri Nishani e ka bėrė gjatė fjalės sė tij nė seancėn e djeshme parlamentare, i cili ndėr tė tjera ka theksuar se janė ndėrmarrė tė gjitha hapat e nevojshme pėr zbardhjen e kėsaj ngjarje, kapjen e autorit dhe vėnien e tij pėrpara drejtėsisė. "Padyshim qė akti i atentatit ndaj gjyqtarit ėshtė njė akt i rėndė kriminal, ndaj dua tė informoj se ėshtė ngritur njė grup hetimor, qė po heton intensivisht sė bashku me Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda. Garantoj deputetėt se kjo ngjarje do tė zbardhet plotėsisht dhe autori i kėtij krimi tė rėndė do tė vihet pėrballė drejtėsisė". Sipas ministrit tė brendshėm, kjo ėshtė njė garanci e cila vjen edhe pėr shkak tė atij standardi qė Shqipėria ka arritur jo vetėm me goditjen e krimit tė organizuar dhe trafiqeve, por dhe me zbardhjen e ngjarjeve tė rėnda kriminale, tė cilat kanė ndodhur vitet e kaluara. "Sot shumė nga kėto ngjarje janė zbardhur, ndaj dua t'ju garantoj se institucionet e shtetit dhe tė zbatimit tė ligjit, po punojnė nė mėnyrė intensive dhe autorėt shumė shpejt do tė vihen para drejtėsisė",- theksoi Nishani.
-----------------------------------
ceshte ki ardian nuni..?
BalkanWeb.com thote...
URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=33463
Atentati ndaj gjyqtarit, Withers: Tė zbulohen autorėt e ngjarjes
(Dėrguar mė: 10/02/09) Ambasadori amerikan shprehu shqetėsimin e tij personal nė lidhje me ngjarjen e ndodhur dy ditė mė parė ndaj gjyqtarit Nuni, duke kėrkuar dhe theksuar sė agjencitė ligj zbatuese duhet tė bėjnė mė sė miri punėn e tyre nė kuadėr tė zbulimit dhe venies para drejtėsisė tė autorėve tė ngjarjes. Deklarata e ambasadorit amerikan nė Tiranė u bė gjatė takimit tė zhvilluar sot me kryetaren e Gjykatės sė lartė Shpresa Becaj me rastin e zgjedhjes sė saj nė kėtė post.
TIRANE- Ambasadori amerikan nė Tiranė Xhon Withers ka reaguar ndaj atentatit kundėr gjyqtarit tė gjykatės sė lartė, Ardian Nuni. Ambasadori amerikan shprehu shqetėsimin e tij personal nė lidhje me ngjarjen e ndodhur dy ditė mė parė ndaj gjyqtarit Nuni, duke kėrkuar dhe theksuar sė agjencitė ligj zbatuese duhet tė bėjnė mė sė miri punėn e tyre nė kuadėr tė zbulimit dhe venies para drejtėsisė tė autorėve tė ngjarjes.
Deklarata e ambasadorit amerikan nė Tiranė u bė gjatė takimit tė zhvilluar sot me kryetaren e Gjykatės sė lartė Shpresa Becaj me rastin e zgjedhjes sė saj nė kėtė post. Ambasadori amerikan u shpreh se organet e pavarura tė drejtėsisė duhet tė jenė nė front tė luftės antikorrupsion nė respekt absolut ndaj parimeve demokratike.
Withers dhe Becaj deklaruan se sistemi gjyqėsor nė njė vend demokratik ėshtė njė nga hallkat mė tė rėndėsishme me njė vlerė tė pazėvendėsueshme.
Withers u shpreh se jo vetem ai por dhe vendi i tij do tė jenė gjithmonė tė gatshėm pėr tė bashkėpunuar pėr njė drejtėsi tė pavarur pėr tė bėrė tė mundur funksionimin sa mė mirė tė shtetit ligjor.
(e.n/ News24/ Balkanweb)
Krijoni Kontakt