Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Ridi

    Nga Pierre-Pandeli Simsia

    Pas shumė ankthe pritjeje dhe vizitave tė njėpasnjėshme nėpėr mjekė tė ndryshėm, vetė jeta u solli mrekullinė dhe lumturinė e saj bashkėshortėve Diana dhe Rinush tė martuar para pesė vjetėve. Diana kishte mbetur shtatzėne! U duk se lumturia qė sapo kishte hyrė tek ata bashkėshortė, sikur i kishte tejkaluar pėrmasat e asaj pritjeje pesė vjeēare pėr tė pasur edhe ata femijėn e tyre. Foshnja ishte djalė!

    Djali i sapoardhur nė jetė u pagėzua me njė emėr tė bukur dhe tė veēantė, tė padėgjuar ndonjėherė, Ridi. Pėr tė gjithė tė afėrmit dhe njerėzit e tjerė tė njohur tė tyre, nuk ishte i vėshtirė kuptimi i emrit tė foshnjes. Emri Ridi ishte bashkimi i dy gėrmave tė para tė emrave tė dy prindėrve tė tij, Rinush dhe Diana. Sapo kishte ardhur nė jetė, foshnja me flokė tė zinj i kishte mrekulluar edhe vetė mjekėt me pėrvojė shumėvjeēare nė profesionin e tyre. U duk se ishte njė foshnje i mbarė. Foshnja i bukur dhe i shėndetshėm kishte kaluar nė duart e mjekėve dhe ndihmėsve tė tyre, duke i gėzuar edhe ata, si ta kishin fėmijėn e tyre.

    ***

    Sa tė lumtur ndjeheshin Diana dhe Rinushi, ndėrsa e mbanin nė krahė fėmijėn e tyre tė bukur me flokė dhe sy tė zinj. Ridi foshnje kishte hyrė nė zemrat e njerėzve tė njohur pėrreth tij. Lumturinė ua shtonin edhe mė tepėr njerėzit e njohur kur i ndalonin dhe e pėrkėdhelnin vogėlushin. Edhe Ai, me instiktet e tij foshnjore, sikur ta ndjente ēfarė mendonin njerėzit pėr atė, u buzėqeshte mė ėmbėlsinė e tij fėmijėrore.
    Edhe pse muajt kalonin dhe Ridi rritej ēdo ditė, ai vazhdonte tė ishte shumė i afruar me tė gjithė njerėzit. - Hajde tek teta, Ridi, nėse do t'i thoshte ndonjė grua, ndėrsa rrinte nė krahėt e nėnė sė tij, ai buzėqeshte, shkėpuste krahėt nga supet e s'ėmės, dhe i jepte trupit para...
    Ridi u bė fėmija i dashur edhe pėr komshijtė pėrreth tij. Edhe pse kishin kaluar disa vite nga ardhja e tij nė jetė, Ridi vazhdonte t'i rruante ato veti qė kishte pasur nė foshnjėrinė e tij. Sytė e tij tė zinj sė bashku me flokėt bashkoheshin me buzėqeshjen e tij tė ėmbėl. - Sa i mirė ėshtė Ridi! - thoshin njerėzit. Edhe Diana dhe Rinushi ndjeheshin mė tepėr se tė lumtur me fėmijėn, gėzimin e tyre tė parė, qė kishte rrėmbyer zemrat e shumė njerėzve. Nė mes prindėrve tė tij i kapur pėr dore, kur shėtisnin tė tre sė bashku, i shikonte njerėzit, tė njohurit e tij, i buzėqeshte dhe, me dorėn e tij tė vogėl i pėrshėndeste.
    E papritur pėr tė gjithė njerėzit, ishte ajo ditė e Hėnė, kur panė Dianėn tė shqetėsuar. Mė tepėr se e shqetėsuar, ajo ishte edhe e pėrlotur. Ē'tė kishte ndodhur vallė?! Tė Dielėn nė mbrėmje Ridi i vogėl 6 vjeēar nuk ndjehej mirė. Temperatura e lartė e trupit tė tij dhe disa shqetėsime tė tjera nė shėndetin e tij, pas mesit tė natės, i kishte detyruar prindėrit tė shqetėsuar tė shkonin menjėherė nė spitalin e qytetit tė tyre. Ē'kishte ndodhur me Ridin e vogėl? Ku kishte shkuar buzėqeshja e Ridit?! Po ėmbėlsinė e tij fėmijėrore, kush po e rrėmbente?! Mjekėt dukeshin tė shqetėsuar. Nuk po mundnin tė pėrcaktonin diagnozėn e sėmundjes sė tij. Ridi i vogėl duhet tė rrinte disa ditė nė spital. Lumturia dhe buzėqeshja e prindėrve tė tij ishin larguar pėr t'u zėvendėsuar me makthin e hidhur. Si do vinte fati i djalit tė tyre?!
    Pas disa ditė pritje dhe ankthi, zbritja e temperaturės te Ridi, sikur ua lehtėsoi pak dhimbjen prindėrve tė tij, pėr t'i dhėnė shpresa pėr njė shėrim tė shpejtė djalit tė tyre tė dashur. Nė konsultėn e tyre, vetė mjekėt, nuk po u besonin syve, ajo ēfarė tregonte pėrgjigjja e analizės mjekėsore nė pėrcaktimin e diagnozės sė sėmundjes sė Ridit. Sėmundja ishte e rrėndė! Mjekėsia Shqiptare me kushtet e saja tė pamjaftueshme dhe tė pakta, mungesa e aparaturave tė ndryshme moderne, e kishte tė pamundur trajnimin e sėmundjes sė vogėlushit nė spitalet shqiptare. E vetmja mundėsi pėr shpėtimin e jetės sė Ridit tė vogėl ishte ēuarja e tij nė njė nga spitalet e huaja jashtė Shqipėrisė, tė cilėn shteti shqiptar nuk e mundėsonte njė gjė tė tillė. Ē'tė bėnin prindėrit e tij tė dashur dhe tė pafajshėm, Rinushi dhe Diana? Sėmundja qė kishte hyrė padrejtėsisht tek ai fėmijė engjėll ishte e pamėshirshme s ivetė vdekja. Djali i tyre gjashtė vjeēar, shpresa e tyre e vetme, i kishte hyrė padrejtėsisht vdekjes nė gjijtė e saj dhe dukej sikur ajo do ta rrėmbente njėherė e pėrgjithmonė. Ata ishin tė pafuqishėm, por mė i pafuqishėm ishte vetė shteti i tyre, nė tė cilin ata punonin dhe jetonin me shumė mundime dhe sakrifica tė mėdha pėr ta shkėputur djalin e tyre nga thonjtė e tė mallkuarės vdekje. E vetmja shpresė ishte shteti, mjekėsia e huaj. Me ndėrhyrjen e njė tė afėrmi tė Dianės, i cili punonte prej disa vitesh emigrant nė njė shtet tė huaj ishte krijuar mundėsia pėr dėrgimin e Ridit nė atė shtet, por pagesa shumė e lartė qė kėrkonte mjekėsia e huaj, ishte njė pengesė, qė dukej e pakapėrcyeshme pėr Dianėn dhe Rinushin dhe tė afėrmit e tjerė tė familjes. Edhe pse e menduan qė mund tė shisnin ēdo gjė tė shtrenjtė, edhe shtėpinė, vetėm qė Ridi i tyre tė shpėtonte, kjo nuk mund ta plotėsonte atė pagesė marramendėse parash qė kėrkohej pėr kurimin e djalit tė tyre.
    Nė ditėt e pritjes plot ankth dhe dhimbje nė marrjen e vizės pėr tė shkuar nė shtetin e huaj dhe grumbullimin e parave, vogėlush Ridi, pjesėn mė tė mirė tė kohės e kalonte i mbyllur nė shtėpi. Pėr moshėn e tij nuk kishte shumė lodra pėr tė luajtur. E vetmja lodėr pėr tė ishte ekrani i vogėl i televizorit, ku Ridi shihte dhe dėgjonte me vėmendje tė madhe emisione tė ndryshme. Vogėlushi nuk arrinte tė kuptonte rėndėsinė e sėmundjes sė keqe qė i kishte hedhur kthetrat e saja tek ai. Ajo qė kuptonte pėr vetė moshėn e tij dhe qė kishte dėgjuar ishte se, duhet tė shkonte nė njė nga spitalet e huaja pėr t'u kuruar. - Mami, pse nuk mė ēojnė edhe mua jashtė shtetit qė tė shėrohem? - i thoshte shpesh tė ėmės, pa e kuptuar se me kėto fjalė ia lėndonte edhe mė tepėr dhimbjen e shpirtit tė saj. - Babi, edhe ne kėtu nė vendin tonė kemi spitale, pse duhet tė iki unė jashtė shtetit qė tė shėrohem atje...?! Nė vend tė pėrgjigjes pėr ēfarė ai i pyeste, merrte pėrqafimet dhe puthjet e tyre. Pastaj, ata, prindėrit e tij, me hapa tė ngadaltė dhe tė rrėnduara nga pesha e dhimbjes sė tyre ecnin dhe hynin nė dhomėn tjetėr pėr t'u shkrehur nė vaj nga tė qarat. - Mami, iu drejtua ai njė ditė s'ėmės, ndėrsa rrinin tė tre nė dhomė, nė shtėpi. - E dini se ēfarė do bėhem unė kur tė rritem? - Po shpirti i mamit, fol, ēfarė do bėhesh kur tė rritesh? - i tha e ėma, duke psherėtirė me ngadalė. - Unė, mami dhe babi, kur tė rritem, do bėhem deputet, do bėhem ministėr. Edhe kryeministėr do bėhem. Edhe president do bėhem. - Mirė shpirti i mamit, bėhu ēfarė tė dėshirosh ti zemra ime... - i tha e ėma me njė zė tė lehtė vajtues. Ajo ishte e zbehur e tėra, e kishte pushtuar njė drobitje e hidhur. - Do bėhem mami, qė kur tė jem sėmurė, tė shkoj nė spitalet e huaja jashtė shtetit qė tė shėrohem... - Ah! Psherėtinė thellė prindėrit e tij tė pėrlotur. - E kam dėgjuar disa herė nė televizor qė, edhe presidenti edhe ministrat edhe deputetėt, kur janė sėmurė, tė gjithė shkojnė jashtė shtetit qė tė shėrohen. Edhe unė dua tė tė shkojė jashtė shtetit, tė shėrohem. - Ti mos u mėrzit shpirti jonė, ti nuk je shumė i sėmurė... - Po pse thonė mjekėt se duhet tė shkoj jashtė shtetit...?! - ... Ah...! - Psherėtinė pėrsėri tė dy prindėrit e tij, duke bėrė ritualin e tyre tė pėrditshėm. U ēuan dhe me hapa tė ngadaltė e tė rrėnduar shkuan nė dhomėn tjetėr pėr t'u shkrehur pėrsėri nė vaj.
    Njė ditė, kur tė gjithė ata qė e donin Ridin e vogėl dhe e ndihmonin nga rroga e tyre e pakėt pėr grumbullimin e shumės sė parave pėr ta dėrguar atė jashtė shtetit, ndodhi e papritura, ajo qė nuk duhet tė ndodhte kurrė. Ridi i vogėl 6 vjeēar, nė shtratin e tij ku lėngonte prej tre muajsh, mbylli sytė e tij tė bukur pėr tė mos i hapur mė kurrė. Shpirti i tij i vogėl u shkėput njėherė e pėrgjithmonė nga trupi i tij i bukur. Buzėt e tij tė njoma u mbyllėn njėherė e pėrgjithmonė pėr tė mos folur mė asnjė fjalė. Duart e tij tė ngrohta ngrinė njėherė e pėrgjithmonė, ashtu, pak tė hapura pėr t'u ftohur, pėr tė mos pėrshėndetur mė njerėzit qė e donin...
    Shpirti i tij i vogėl u ul nė krahė tė engjėjve pėr tė fluturuar... Vogėlush Ridi nuk mundi tė realizonte ato ėndrat e tij tė bukura per jetėn e tij tė ardhme, tė bėhej president, ministėr, deputetė... sepse fluturoi..., ndoshta i duhej edhe vetė Zotit...
    Vogėlush Ridi u nda papritur, shumė shpejt nga jeta e bukur qė sapo kishte nisur ta shikonte dhe ta gėzonte. Ridi u nda nga njerėzit qė e donin shumė, pa arritur tė realizonte ėndrat e tij fėmijėrore, nuk u bė president, ministėr, deputet... Ai iku, u nda shumė shpejt, nga prindėrit e tij, duke i lėnė tė hidhėruar, pėr t'i hapur njė plagė nė shpirtin e tyre, qė s'do t'i mbyllet kurrė.
    Ridi iku..., sepse, pėr fatin e tij tė keq edhe prindėrit e tij nuk ishin presidentė, ministra, deputetė...

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58
    Kur do kthehemi nė Shqipėri?!


    Nga Pierre-Pandeli Simsia

    Ne ikėm atėhere nga Shqipėria nė fillimin e viteve 90-tė, duke shqyer dyert e ambasadave tė huaja dhe duke u kacavjerė e gjakosur nė kangjellat e hekurta tė mureve rrethues tė tyre.
    Ne ikėm atėhere si tė babėzitur drejt shteteve tė huaja, tė uritur pėr tė parė botėn e jashtėme, pa e ditur se kush na priste.
    Ne ikėm atėhere, duke kapėrcyer malet, duke ecur ditė e netė tė tėra, e duke fjetur nė pyje mes egėrsirave.
    Ne ikėm atėhere duke ēarė detin e qetė e tė trazuar me vaporė e me anije, duke parė se si shokėt qė kishim nė krahė binin nė det pėr t'u bėrė ushqim pėr peshqit dhe pėr tė mos u gjendur mė kurrė...
    Ne po ikim tani pėrsėri nga malet, nga deti me gomone... duke parė se si shoku qė kemi pranė e pėrpin dallga e detit, se si foshnja qė qan nė krahėt e nėnės pa ngrėnė e pa pirė e rėmben e njėjta dallgė e mallkuar dhe nėna e pafuqishme mes natės sė errėt dhe tė ftohtė nuk ka forrcė t'a rikthejė e t'a marė pėrsėri fėmijėn pranė gjirit tė saj.
    Ne po ikim pėrsėri me njė vizė turistike pėr tė mos u kthyer mė.
    Ne ikėm e po ikim nga atdheu ynė, nga toka jonė, ēdo vit, ēdo javė, ēdo orė...
    Ne erdhėm nė tokė tė huaj duke u quajtur edhe vetė tė huaj, se dhe ajo ka nevojė pėr ne. Janė metrotė pėr t'u ndėrtuar, janė dhėntė dhe dhitė pėr t'u kullotur, janė ullinjtė pėr t'u shkundur e pėr t'u mbledhur, janė pleqtė, njerėzit e sėmurė qė kanė nevojė pėr shėrbimin shqiptar, janė pjatat dhe tenxheret e restoranteve pėr t'u larė e fėrkuar nga duar shqiptarėsh, janė....
    Ne erdhėm nė tokė tė huaj duke gjetur vendin qė na takon tė jemi nė jetė. Po studjojmė, po shkollohemi, po mbarojmė shkollėn nė universitetet mė me emėr nė botė me rezultate tė shkėlqyera. Ne erdhėm nė tokė tė huaj pėr tė mbajtur nė xhep diplomat e Masters Degree dhe atė tė Profesor e Doktorit. Ne erdhėm nė tokė tė huaj pėr tė ēuditur profesorėt, mėsimdhėnėsit tanė, duke u treguar atyre racėn e bukur e tė zgjuar shqiptare, Shqipėrinė e panjohur...
    Ne erdhėm nė tokė tė huaj pėr t'i dhėnė lirisė njerėzimit bijtė tanė mė tė mirė, ushtarėt, marinsat, heronjtė tanė nė luftėn kundėr terrorizmit.
    Ne erdhėm nė tokė tė huaj, por edhe duam tė kthehemi njė ditė pranė tokės sonė. Duam tė kthehemi, po ku do shkojmė, kush po na pret? (Sa keq! Tė mendosh kush po na pret nė shtėpinė tonė!)
    Po hyjmė nė vitin e 15-tė qė jemi larguar nga Shqipėria, ndoshta dhe jemi rritur e plakur pak nga vuajtjet dhe streset e mėrgimit e atdheu ynė ndoshta dhe nuk do na njohė, por ne duam tė kthehemi tė punojmė pėr nėnėn tonė, se kalorėsit e saj tė kėqinj qė e drejtojnė, i kanė hipur mushkės xanxare, duke e bėrė njė Nėnė tė vuajtur, tė mbėrdhirė, pa drita, pa ujė, tė pėrmbytyr mes shiut, llumit dhe baltės.
    Ne duam tė kthehemi pėrsėri, po ku do vemi? Nuk mund tė blejmė dot njė apartament banimi nė periferi tė qytetit a kryeqytetit, me lekėt qė kemi kursyer gjatė kėtyre viteve nė tokė tė huaj. Ato lekė nuk mjaftojnė, se kalorėsit xanxarė tė shtetit tonė i kanė ''blerė'' apartamentet e tyre nė qendėr tė kryeqytetit sa trefishi i sipėrfaqes i atij qė duam tė blejmė ne me njė trefish mė pak lekėsh se ato qė kėrkojmė ne.
    Ne duam tė kthehemi po ku do kthehemi ?
    Kalorėsit kanė filluar tė ''shtrojnė'' rrugėt pėr t'a bėrė udhėtimin e tyre me makinat e shtrenjta sa mė tė rehatshėm pėr tė shkuar drejt vilave tė tyre tė ''blera'' nė Shkėmbin e Kavajės, nė Shkėmbin e Pėllumbave, nė Malin e Robit a nė Kalanė e Lėkurėsit...
    Ne duam tė kthehemi, po ku do kthehemi ?
    Nėse Shqipėria ėshtė i vetmi vend pa metro, vijmė ne e i ndėrtojmė metrotė nė shtetin tonė. Nėse ka ullinj pėr tė shkundur e pėr t'i mbledhur Shqipėria, vijmė ne e t'a bėjmė atė punė nė tokėn tonė. Nėse ka pjata dhe tenxhere nė restorantet shqiptare vijmė ne e i lajmė.
    Nėse Shqipėria ka zyra biznesi, Bursa Stock Market, spitale tė pajisur me aparatura tė kohės... vijmė ne e punojmė nė tokėn tonė.
    Nėse Shqipėria ėshtė vėrtet shtet ligjor demokratik, vijmė ne e t'a drejtojmė atė, por a do na pranojnė vallė kalorėsit xanxarė qė e kanė privatizuar edhe drejtimin e Shqipėrisė e nuk zbresin kollaj nga mushka ku kanė hipur ?
    Ne duam tė kthehemi njė ditė nė Shqipėri dhe do kthehemi, po kur? As vetė nuk e dimė.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    1 Prill (Tregim)

    Njė Prill!

    (Tregim)

    Nga Pierre-Pandeli Simsia

    Jashtė shiu vazhdonte tė binte imėt dhe shtruar.
    Dhoma e shtėpisė ishte e madhe dhe mezi ngrohej.
    Violeta shkoi te stufa, hapi derėn e saj dhe futi dy dru tė tjera. Vazhdonte tė ndjente gėzimin pėr fejesėn e Valbonės.
    Nga jashtė, disa pika shiu trokitėn nė xhamin e dritares, si pėr ta ftuar tė ulej edhe ajo nė minderin pranė dritares dhe tė zodiste atė peisazh pranvere, qė nė atė ditė tė parė tė prillit dita dukej e zymtė.
    U ul mbi minder. Vėshtroi drurėt e pemėve tė lagura me gjethet e tyre tė njoma tė porsadala.
    - Rrėnka shi me erė - the me vete dhe mendja i shkoi pėrsėri tek i shoqi, Dhori. - Pse u vonua shumė sot edhe ky i uruar? Shkoi ora 3!
    U ēua nga minderi dhe shkoi pėrsėri te stufa. Nė anė tė saj kishte lėnė tenxheren e gjellės. Hapi kapakun e tenxheres. Fasulet e ziera kishin zėnė njė cipė tė hollė. Nuk po i kujtohej, nėse i kishte hedhur kripė gjellės apo jo. Morri lugėn qė e kishte lėnė mbi njė pjatė aty pranė dhe filloi tė trazojė gjellėn. Njė fjollė tymi doli nga dera e stufės dhe i kaloi para fytyrės. Ajo ndjeu erėn e druve tė djegura. Shkoi pėrsėri te dritarja dhe u ul mbi minder. Nga dritarja e dhomės ku rrinte dukej avllia dhe porta e shtėpisė, kėshtu qė edhe Dhorin do ta shihte kur tė vinte.
    I dukej se ai po vonohej mė shumė nga ditėt e tjera. Mezi po e priste, donte t'ia thoshte edhe atij sa mė parė lajmin pėr fejesėn e Valbonės.
    " Lavdi o Zot, qė ia hape fatin edhe asaj ēupe. Ēupė e mirė ėshtė, sa s'ka ku tė vejė, por, ē'ti bėsh fatit. Vetėm me fatin nuk hahesh dot. Lavdi o Zot! Si pėr vajzėn time po gėzohem. Epo, vajza jonė ėshtė, komshi tė vjetėr jemi. Kot s'e kanė thėnė tė parėt tanė atė shprehjen: "Njeriu do vejė nė ditėn dhe fatin e tij" Ja, i erdhi fati edhe asaj ēupe. Mendove o Zot edhe pėr atė, se nuk ėshtė e pakėt, ėshtė 30-tė vjeēe. Si harrova ta pyes Ritėn, nga ėshtė dhėndri? Ndoshta edhe ajo nuk e di, sapo ia tha Manjola dhe erdhi e ma dha mua lajmin e mirė. Manjola...! Po Manjolės, kush i tha? Nga e morri vesh? Apo, shoqe me shoqe. Jo, ē'ne shoqe, ato s'janė moshatare! Manjola vjet sikur i mbushi tė njėzetat. Hajt tani edhe Manjolės njė fat i mirė, heqtė kėmbėn zvarė Valbona edhe pėr tė.
    Tringėllima e ziles sė portės ia prishi mendimet. Qė kur kishte qenė gjallė i vjehri, te trari sipėr portės kishte vėnė njė zile hekuri dhe, sa herė hapej e mbyllej porta, zilja tingėllonte fort, sa edhe nė dhomėn mė tė thellė tė shtėpisė tė ishe e dėgjoje tringėllimėn e saj.
    Nė portė hyri Dhori. Violeta sa e pa u ngrit nga minderi dhe shkoi tė hapė derėn e dhomės.
    Dhori i lagur dhe me fytyrėn e skuqur, ku i dallohej qartė nervozizmi, po ngjiste shkallėt e drunjta.
    Ku je, ē'u bėre? - i tha ajo, duke mbajtur me njėrėn dorė derėn e hapur tė dhomės.
    Dhori ngjiti edhe shkallėn e fundit, iu afrua tė shoqes, e pa nė sy dhe shtrėngoi dhėmbėt. - Rrufjanka! Edepzėska! Kurrė burrė mos u gjendtė pėr atė! - mėrmėriti me zė tė ulėt dhe hyri nė dhomė; iu afrua stufės. Violeta po e shihte e hutuar dhe s'po kuptonte ē'po ndodhte. Hyri edhe ajo nė dhomė, duke i shkuar nga pas.
    - Ē'ka ndodhur? e pyeti e trembur.
    - Opo, ėshtė rrufjankė ajo, - tha Dhori, duke hequr xhaketėn e lagur. Violeta ia morri nga duart duke e parė nė sy, si pėr t'i thėnė, hė, vazhdo, ē'farė tė ka ndodhur?
    - Unė e kam pjellė dy herė atė. Ē'mė pandeh mua ajo, shokun e saj?
    Violeta ishte hutuar e tėra dhe s'po kuptonte pėrse bėhej fjalė.
    - Mė bjer pak benevreket; nuk e shikon si jam bėrė? Jam lagur i tėri, qė u lagtė dhe mos u thaftė kurrė.
    E shoqja shkoi te dollapi i rrobave, nxorri njė palė benevreke dhe njė fanellė. - Shumė qenke lagur sot - i tha, duke ia dhėnė rrobat.
    - Edepsėzka! - mėrmėriti pėrsėri Dhori.
    - Ulu - i tha Violeta, ndėrsa ai po fshinte kokėn me peshqir.
    - Do ulem, do ulem, - tha dhe u ul nė minderin pranė sobės.
    - Pėr kė edepsėzkė po flet?
    Dhori nuk foli, zgjati duart pranė sobės pėr t'u ngrohur.
    - Kohė e keqe po bėn sot, si dimėr. Do ulemi tė hamė drekė, apo do thahesh njėherė - e pyeti Violeta.
    Edhe bukė do hamė, por tė marr njė afsh tė ngrohtė njėherė.
    E shoqja shtroi mbulesėn e tavolinės dhe filloi tė presė bukėn. I hodhi njė shikim shkarazi tė shoqit me bisht tė syrit.
    - E di ē'mė bėri sot ajo rrufjanka e Taqit? - filloi Dhori tė flasė. Violeta lėshoi thikėn e bukės mbi tavolinė dhe iu afrua tė shoqit; u ul pranė tij.
    - Pėr kė rrufjankė e ke fjalėn?
    - Pėr thuthuqkėn e Taqit, qė kurrė burrė mos u gjendtė pėr tė.
    - Kush Taq, Taqi ynė?
    - Taqi yt, se unė s'kam tė bėj me tė. Po edhe ti... hajt ma, ē'farė kushurinj jeni, po nejse...
    - Njeriu kur bėhet me tjetrin nuk pyet nėse je gjak apo jo. Po hė, vazhdo, ē'farė tė ka ndodhur?
    - Vdiq i ndjeri Taq, po ē'farė la prapa, njė thuthuqkė, qė kurrė burrė mos u gjendtė pėr tė.
    - Shshsht, se ėshtė gjynah nga Zoti, ėshtė edhe ēupė. Mos e mallko deri te fati. Ėshtė gjynah edhe pėr tė ėmėn, Dafinėn; ajo e di si po i rrit, grua e ve, pa burrė.
    - Si nuk i ka ngjarė fare Dafinės; as nga Taqi nuik ka ngjarė. Ajo tjetra e motra, ėshtė mė e vogėl dhe nuk e njoh mirė, po kjo e madhja, Manjola, mjerrė kujt do t'ia zėrė derėn.
    - Lėri tani mallkimet me fatet e tė tjerėve, se ėshtė gjynah, janė punėt e Zotit ato. Mė thuaj, ē'farė tė ka ndodhur?
    - Poo... ishim tė dy me Milton. Edhe ai i papunė si unė. Ku tė shkojmė, ku mos tė shkojmė; i rramė tre katėr herė rrugėve tė qytetit. Hall tė madh e ka zėnė edhe atė tė shkretin. E bija, Valbona, i ka shkuar 30-tė vjeēe. Djali, po edhe ai nuk ėshtė i pakėt, dy vjetė mė i vogėl se e motra. Edhe ai tjetri po i shkon 24 vjeē. Atė po mė thoshte: Jam nė hall tė madh Dhori, ngushtė nga shtėpia, ngushtė nga ekonomia. Po ekonomisė, ē'i dhjet t'ėmėn; se nuk hėngra tre herė bukė nė ditė, do ha njėherė, por fatit tė ēupės ē'farė ti bėj, qė nuk po i del, tė iki edhe ajo si gjithė shoqet nė rehatin e saj. Ēunat tė bėjnė ē'tė duan, ēuna janė ata.
    - Pėr kė Milto e ke fjalėn, pėr Milton e Sofijes? - e pyeti e shoqja e habitur.
    - Jo po, tė Maries. Njė Milto kemi ne kėtu. Kush Milto tjetėr ka kėtu nė lagje ēupė, qė po i ikėn mosha?
    - Uaa! Po ajo... - e ndėrpreu tė folurėn Violeta, duke pritur tė vazhdonte bisedėn e porsanisur i shoqi.
    - Eee, ajo, ajo. Nuk tė pyet njeri sot po tė kaloi pak mosha, si ka ardhur koha tani. Ma tha vetė me gojėn e tij Miltoja: "Mosha e saj tani, besoj se nuk gjen mė djem beqarė" Sikur po kėrkonte ndihmė edhe nga unė.
    Violeta s'po kuptonte ē'po ndodhte, gati sa nuk i tha pėr fejesėn e Valbonės, por e mblodhi veten menjėherė. Po mendonte edhe pėr Manjolėn; pse Dhori po shfrynte gjithė atė duf kundėr saj.
    - Po Manjolėn, ku e takove? - e pyeti, si pėr t'i kujtuar tė vazhdonte bisedėn e porsanisur.
    - Pamė qiellin qė po mbyllej me re tė murme e thamė tė kthehemi nė shtėpi pa na zėnė ndonjė shi i madh. Ai na zuri qė na zuri. Sikur e hapi njeri me dorė rrubinetėn e ēesmės, ashtu u hap edhe gryka e qiellit. Sapo u ndava me Milton, nga prapa, dėgjoj njė zė femre tė mė thėrriste. Ishte vulhumbura, Manjola e Dafinės, se nuk dua t'ia zė as emrin nė gojė. Mezi po merrte frymė, si duket kishte vrapuar.
    - Dhoti, Dhori!
    - Po ti ku shkon nė kėtė mot tė keq?
    - Sa mirė qė tė gjeta; kam dy orė qė po tė kėrkoj. Isha nė bashkinė e qytetit, qė andej po vij. Tė kėrkon kryetari i bashkisė... mė duket se njė vend i mirė pune po tė troket nė derė. Duhet tė shkosh sa mė parė, qė tani.
    - Punė?"
    - Po, pėr ty. E pash vetė emrin tėnd nė listė. Ishit tetė veta, ti ishe i pesti. Ti bėj si tė duash, unė po iki tani, se kam ca punė.

    Dhori u kthye nga rruga dhe u nis drejt bashkisė.
    Kur hyri nė derėn kryesore, qendroi para sportelit. Filloi tė bisedojė me punonjėsen e shėrbimit.
    - Kryetari ka dy ditė qė nuk ėshtė kėtu, ka shkuar me shėrbim jashtė qytetit. Pėr listat qė thoni ju, s'kam fare dijeni, megjithatė, prisni njė minutė. Ngriti receptorin e telefonit dhe se me kė foli.
    Pas pesė minutash nga shkallėt Dhori pa tė zbriste njė grua e re, e bukur.
    - Zotėri, mė vjen keq qė jeni munduar, sidomos nė kėtė ditė me shi - i tha e porsaardhura. -Tani nuk kemi ndonjė mundėsi pėr t'ju punėsuar. Ne e dimė, ju jeni nė listėn e urgjencės.Kur tė na krijohet mundėsia, do t'ju njoftojmė vetė.
    - Je e sigurtė pėr kėto qė po mė thua? e pyeti ai.
    - Kjo ėshtė detyra ime zotėri, megjithatė, kur tė vijė kryetari, ju mund tė vini pėrsėri e tė flisni me tė.
    -Tė faleminderit shumė zonjė pėr sqarimin - i tha ai dhe u nis pėr nė shtėpi.
    Duke ecur rrugės, Dhori po mendohej tė shkonte e tė pyeste Manjolėn mos ishte ndonjė keqkuptim. U nis drejt shtėpisė sė Dafinės.
    Kur po ngjiste shkallėt, pa Manjolėn tė dilte nga guzhina ku rrinin zakonisht, tė hyjė nė dhomėn tjetėr. Ajo i hodhi njė shikim tė shpejtė, qė u duk sikur po mbante tė qeshurėn.
    Dafina kur e pa Dhorin, iu lut tė hynte brenda, pėr tė pirė njė kafe.
    Dhori i ruhej edhe fjalėve tė njerėzve, ngaqė Dafina ishte grua e ve, pa burrė, megjithėse ajo i kishte tė rralla shoqet pėr nga karakteri.
    Qė kur kishte vdekur Taqi, ishte hera e parė qė Dhori hynte vetėm nė atė shtėpi pa tė shoqen. I tha Dafinės arėsyen e vajtjes atje. Fytyra e Dafinės menjėherė ndryshoi ngjyrė, herė tė trėndafiltė e herė nė limonti. Shtrėngoi nofullat dhe thirri tė bijėn.
    Manjola, sapo hyri nė dhomė, kur pa Dhorin e trembur dhe tė mėrzitur dhe rrobat e trupit tė lagura, ia dha tė qeshurės me tė madhe.
    - Hė- i tha, - kemi ndonjė tė re?
    Dhori e kuptoi qė ishte tallur me tė. Iu drejtua Dafinės: - E shikon ē'mė bėri jot bijė?
    Dafina u bė mė tepėr nervoze. Nxehtėsinė e brendėshme filloi ta ndjejė nė tė gjitha pjesėt e trupit. Nuk iu durua. Me pėllėmbė i qelloi tė bijės nė fytyrė.
    Manjola atė veprim tė s'ėmės nė sy tė Dhorit, nuk e priste.
    - Mama! Pse vepron kėshtu? Ē'farė tė keqe kam bėrė unė sot mė tepėr se tė tjerėt. Sot ėshtė 1 Prill, tė gjithė njerėzit argėtohen sot nė kėtė ditė.
    - Tė bėfsha gropėn. Burrė pėr tė bėrė shaka me ty ėshtė ky? Shakaja nuk bėhet me hallet e njerėzve.

    - Sa turp! - tha Violeta.
    - Posi s'ėshtė turp - iu pėrgjigj ai.
    - Jo jo! Mė vjen turp nga Dafina - tha pėrsėri ajo.
    - Neve, s'ka pse tė na vijė turp; turp duhet t'i vijė asaj, pėr atė soj malli qė ka nė derė.
    - Turp i ka ardhur asaj nga ty, pėrderisa i qelloi tė bijės me pėllėmbė nė sy tėnd.
    - E mirė, le tė mbajmė turpin e ēupės sė Dafinės ne.
    Violeta po rrinte e menduar me sytė ulur pėrdhe mbi qilim. Ia hodhi pėrsėri sytė tė shoqit dhe e pyeti: - Domethėnė, nuk ėshtė fejuar Valbona?
    - Moj ti, dėgjon ē'po llomotis unė deri tani? Pse, pėr tė martuar Valbonėn shkova unė nė bashki? Valbonėn, si vajzė e mirė qė ėshtė e ndihmoftė Zoti pėr ndonjė fat tė mirė. Ne po tė na jepet mundėsia do ta ndihmojmė.
    - Nuk ėshtė puna tek mundėsia, por...
    - Ē'farė por, se mos i kam unė mbyllur ēunat nė dhomė dhe, hajt, tė marr njė e t'ia jap Valbonės?
    Violeta nuk foli, uli pėrsėri sytė pėrdhe.

    Dhorit i pėlqenin shumė fasulet, sidomos nė atė ditė me shi. Pėr t'i shijuar edhe mė mirė, po i shoqėronte me ullinj e qepė.
    - Po ti, pse s'po ha? - e pyeti tė shoqen, kur pa pjatėn e saj qė pothuajse s'e kishte filluar fare. - Apo ke ngrėnė?
    - Jo jo! Nuk kam ngrėnė, ty po tė prisja, por...
    - Mos e mba mendjen aty tani. Ja edhe mua mė zbritėn nervat sapo e bisedova me ty, e megjithatė, e kam njė lėmsh tė mbledhur nga brenda.
    - Nuk e di ē'paskam sot - tha ajo. Morri njė copė bukė, e futi nė gojė dhe filloi ta pėrtypė. Edhe asaj i ishte mbledhur njė lėmsh nga brenda; nuk po e mbante vendi tė rrinte nė shtėpi. E shihte tė shoqin tek hante dhe i dukej se po vonohej mė shumė nga ditėt e tjera nė tė ngrėnė.
    Dhori morri kafshatėn e fundit tė bukės bashkė me dy kokrat e ullinjve dhe i futi nė gojė.
    - Tė hedh edhe pak gjellė? - e pyeti ajo.
    - Jo, jo. U kėnaqa shumė. Hahen kėto tė uruara fasule. - U ēua nga tavolina dhe eci drejt sobės.
    Edhe Violeta u ngrit dhe filloi tė mbledhė pjatat. Tek e shihte tė shoqen, Dhori ndjeu dėnesė qė i kishte folur aq ashpėr me ato fjalė pėr Manjolėn.
    - Do qė ta bėj tani kafen ta pijmė, apo do presėsh pak? - e pyeti Violeta.
    - Pse, ē'farė do bėsh ti?
    - Mė duhet tė shkoj deri tek Rita. Nuk vonohem, as pesė minuta.
    - Pse, ē'i ka bndodhur Ritės?
    - Jo, po...
    - Mirė, shko dhe kur tė kthehesh e pijmė kafen. Dėgjo - i tha ai, sapo e shoqja preku dorezėn e derės pėr ta hapur. - Mos i thuaj gjė Ritės pėr ē'farė tė thash, se ju gratė i keni qejf kėto gjėra.
    - Pse, muhabete pėr tė bėrė janė kėto - tha Violeta dhe doli jashtė dhomės.

    Violeta po ecte me hapa tė shpejtuar nė rrugicė, sa qė, kush e ka parė, do ketė menduar se diēka do ti ketė ndodhur. U gjend pėrpara portės sė shtėpisė sė Ritės.

    - Ē'farė po mė thua moj! - i tha Rita e shqetėsuar, duke e parė Violetėn nė sy. - Nuk ėshtė e vėrtetė qė ėshtė fejuar Valbona? E zeza unė, shkova dhe i thash edhe Nadires, vazhdoi Rita tė flasė, duke prekur faqet me duar.
    - Pse edhe asaj i the ti? Po ē'tė duhet ty qė flet lart e poshtė?
    - Ē'tė duhet, thotė! Edhe Nadirja ashtu si ne u gėzua; qau edhe ajo e shkreta nga gėzimi.
    Violeta po e dėgjonte dhe nuk po fliste, vetėm mblodhi pak buzėt.
    - Je e sigurtė qė nuk ėshtė fejuar Valbona? e -pyeti pėrsėri Rita si pėr t'u bindur.
    - Edhe mė pyet? Unė pėr kėtė erdha tani. Kishin qenė bashkė sot, Miltoja dhe im shoq. I kishte qarė edhe hallin e tij i shkreti pėr moshėn e tė bijės qė po i kalon.
    - Kur kishin biseduar, sot?
    - Sot sot!
    - Po shejtanit, Manjolės, kush i tha?
    - Ty kush tė tha, Manjola?
    - Manjola, kush tjetėr!
    - Nuk di ē'tė them, kėto gjėra janė me zarar. E mira ėshtė tė shkosh te Dafina, bisedoje edhe njėherė me Manjolėn. Ėshtė mėkat edhe pėr Valbonėn. Ėshtė ēupė nė moshė dhe i del nami kot sė koti dhe mos harro, Manjola ėshtė pak ēapkėne.
    - Moj po... le tė jetė sa tė dojė ēapkėne ajo; kėto ēapkėnllėqe nuk i shkojnė tek mua.
    - Unė pėr kėtė erdha tani tek ty. Ika, se kam edhe Dhorin vetėm nė shtėpi.

    Kur Violeta u largua, Rita po rrinte e menduar te pragu i portės. Gjaku i kishte hipur nė kokė.
    - Jo, jo! Do iki qė tani - tha dhe eci drejt shtėpisė sė Dafinės.
    Pas pak minutash Rita u gjend nė derėn e shtėpisė sė Dafinės. Trokiti nė derė. Doli Manjola. - Hajde Rita, po, mamaja nuk ėshtė kėtu.
    - Ti me kė je aty? -e pyeti Rita, qė mezi po merrte frymė.
    - Vetėm jam.
    - Pse, ku ka shkuar jot ėmė?
    Manjola psherėtiu, e pa nė sy, u mendua pak pastaj tha: - Ka shkuar..., po, do vonohet ca.
    - E po mirė - tha Rita, - unė pėr ty kam ardhur, por edhe pėr Dafinėn.
    Manjola shtrembėroi buzėt si pėr t'i thėnė se s'po e kuptonte. - Mua, ja, kėtu mė ke.
    - E po thashė, t'i them edhe Dafinės, tė marrim edhe Violetėn dhe Nadiren e tė shkojmė te Vangja, ta urojmė pėr fejesėn e ēupės, Valbonės.
    Manjola kur dėgjoi kėto fjalė, sa nuk ia plasi tė qeshurės me tė madhe, megjithėse pėr kėtė kishte bėrė fjalė me tė ėmėn. Kafshoi buzėn e poshtėme dhe i tha: - Rita, nuk e kuptoj si e morre seriozisht atė qė tė thashė. Unė mendova se sot ėshtė 1 Prill, megjithatė, faji ėshtė imi, qė merrem me plakat pėr tė bėrė shaka. Njėherė nė vit ėshtė kjo ditė. Edhe ti, gjinkallė je, shkove dhe e hape nė gjithė lagjen.
    Ritės nuk iu durua. - Shaka pėr tė bėrė ėshtė ajo qė bėre ti? Ti je vetė ēupė beqare; e kupton qė i del nami tjetrės? Mė thua edhe gjinkallė.
    Fytyra e Ritės kishte marrė njė shtrembėrim tė theksuar. Manjola, duke e parė Ritėn me atė pamje tė fytyrės, sa edhe buza e poshtėme po i dridhej, iu kujtua, ēfarė Rita kishte treguar njėherė pėr veten e saj. Kur kishte qenė e vogėl ishte goditur nė buzėn e poshtėme dhe plaga i kishte lėnė njė shenjė tė pėrjetshme. Buza e Ritės anonte pak nga ana e djathtė, sa edhe gratė e lagjes i kishin vėnė nofkėn, buzėshtrembėra. Ndėrsa kur po fliste me Manjolėn, buza po i dridhej mė tepėr. Manjola mundohej ta mbante tė qeshurėn, duke vėnė dorėn pėrpara gojės dhe kafshonte buzėn me dhėmbė.
    Rita e kuptoi qė ajo nuk po shqetėsohej fare pėr atė qė kishte bėrė.
    - Dėgjo Manjola - i tha: Ti ndoshta kėrkon tė tallesh, se po e shoh, qe s'je fare e shqetėsuar, por dua tė them, se kjo punė ka vajtur shumė e madhe. Do tė rėndojė shumė ty. Valbonės, mos i dil pėrpara syve, ndėrsa tė vėllezėrit e saj, sidomos ai i vogli, ishte bėrė xhind. Unė qė andej po vij tani; nuk luajnė nga e tyrja ata. Donin tė vinin kėtu tek ty, por Miltoja nuk i la.
    Manjola u zverdh menjėherė dhe zemra filloi t'i rrahė me shpejtėsi. Gjunjėt po i dridheshin, i dukej se do rrėzohej pėrdhe. Qeshja e mėparshme qė i rrinte varur nė cepin e buzėve i iku menjėherė. Balli i shkėlqeu nga djersėt. U pėrtyp, megjithėse pėshtyma nė gojė i ishte tharė: Pastaj tha: - Vėrtet?
    - Pse, po tallem unė?
    - Kush u tha atyre?
    - Unė shkova, nuk po mė mbante vendi nga gėzimi. Doja t'i uroja sa mė parė.
    - Kot nuk them unė, qė ti je gjinkallė.
    - Moj po... lėre gjinkallėn ti! Ka vajtur shumė e madhe kjo punė.
    Tani Manjola po e shihte Ritėn, sikur ajo tė ishte shpėtimtarja e saj. Po mendohej, si mund tė dilte nga ai qorrsokak ku vetė kishte hyrė.
    - Po vetė Valbona, ēa thoshte?
    - Valbona? Ajo po i thoshte...
    - Dėgjo Rita!- e ndėrpreu Manjola. - Meqenėse ti qė andej po vjen, tė lutem shumė, mund tė shkosh pėrsėri atje.
    - Pėrse duhet tė shkoj?
    Manjola nuk foli. Vetėm mendonte. U pendua shumė pėr atė shaka tė tepruar qė kishte bėrė. Fytyra e Ritės, qė para pak ēasteve e kishte bėrė tė qeshte, tani po i dukej e frikėshme. Mendonte se vetėm nga Rita varej zgjidhja e asaj ngatėrrese.
    - Rita! Tė lutem shumė! Ti duhet tė shkosh menjėherė atje.
    Rita lėvizi kokėn nė shenjė mohuese.
    - Tė lutem shumė Rita. Duhet ta bėsh pėr mua. Mos u shpejto, vetėm mė dėgjo. - Nuk mundi dot tė fliste. Sytė menjėherė iu mbushėn me lot dhe filluan t'i rridhnin nė faqe. Ishte buza e Manjolės ajo, qė po dridhej nė ato ēaste.
    Rita qė po e shihte nė atė gjendje, iu dhimbs shumė dhe mendoi ta ndryshojė drejtimin e lojės.
    - Ēfarė ke? Pse qan?
    Manjola nuk iu pėrgjigj. Ngriti dorėn e majtė dhe fshiu lotėt.
    - E ja, se po shkoj te shtėpia e Valbonės. E ē'farė duhet t'i them, se ishte njė shaka e jotja pėr 1 Prill?
    Manjola pėrsėri nuk foli. Nė ato ēaste trishtimi qė po kalonte, menjėherė iu kujtua edhe Dhori.
    - Manjola! kur do t'i heqėsh kėto prapsira ti nga mendtė e kokės? Vėrtet ke qenė vajzė e praptė e vogėl, por tani nė kėtė moshė nuk tė shkojnė mė prapsitė. Ti po mė thua se ishte njė shaka, por moshės tėnde tani nuk i shkojnė kėto shaka, ashtu siē nuk mė shkojnė edhe mua qė po tė gėnjej ty nė kėtė ditė.
    Manjola, nga ato fjalė tė papritura qė dėgjoi, nuk po u besonte veshėve.
    - Si the? Nuk janė tė vėrteta tė gjitha kėto qė po mė thua?
    Rita buzėqeshi, duke tundur kokėn.
    - Rita, tė lutem, mė thuaj; nuk janė tė vėrteta kėto qė mė the? Nuk po vjen nga shtėpia e Valbonės ti tani?
    - Si s'janė tė vėrteta? Janė aq shumė tė vėrteta, sa ėshtė e vėrtetė qė Valbona ėshtė fejuar, ose tė them mė mirė qė Valbonėn e fejove ti sot mė 1 prill.
    Manjola u ēlirua nga ai makth, buzėqeshi, fshiu lotėt dhe tha: - Tė marrtė dreqi buzėn e shtrembėr ty, se mė ngrive gjakun.
    - E po, kjo buza ime e shtrembėr, e shpėtoi gjuhėn tėnde tė shkurtėr qė po pėrpėlitej brenda gojės tėnde tė tharė.
    Manjola iu afrua, e pėrqafoi dhe i tha: - Hajde, ulu tani, tė tė bėj njė kafe.
    - Do ta pi - tha Rita, - por jo tani. Do vij mė vonė me Violetėn dhe Nadiren, kur tė jetė edhe Dafina nė shtėpi.

  4. #14
    studente Maska e miska
    Anėtarėsuar
    26-12-2006
    Vendndodhja
    Mos me kerko larg, kur me ke shum afer..
    Postime
    118
    Tregim interesant........vertet rena sa me shum te rritet aq me shum probleme sjell...

    a keni genjyer sot.....?
    Where there is love..there is life.!!

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Daktilografistja!

    Tregim

    Nga Pierre-Pandeli Simsia

    Me rastin e emėrimit tė tij, drejtori i asaj ndėrmarjeje tė vogėl tė qytetit, kishte menduar, siē janė rregullat zakonisht, tė mblidhte punėtorėt nė njė mbledhje tė shkurtėr pėr t'u prezantuar.
    Nė tavolinėn e improvizuar si"podium" tė sallės sė madhe tė mbledhjeve, siē ndodh zakonisht, kishin zenė vend drejtori, zėvendės drejtori, shefi i kuadrit dhe shefja e financės.
    Fjalėn e hapjes e mbajti shefi i kuadrit, i cili prezantoi drejtorin e ri, duke ia dhėnė fjalėn atij.
    Nė fjalėn e tij, drejtori nuk u zgjat shumė, foli disa gjėra tė pėrgjithshme pėr ndėrmarjen, duke premtuar edhe realizimin e detyrave nė tė ardhmen, ndėrmarja qė ai do tė drejtonte tė kishte suksese...
    Pas fjalės sė drejtorit, kur tė gjithė menduan se mbledhja mbaroi dhe duhet tė shpėrndaheshin, pranė "podiumit" u afrua njė vajzė rreth tė 30-tave.
    Vajza njihej nga tė gjithė nė atė ndėrmarje, pėr kontributin e saj nė shėrbim tė ndėrmarjes, siē dėgjohej tė flitej shpesh nga drejtuesit e saj. Disa punonjės nė sallė, duke e parė me neveri vajzėn, filluan tė pėshpėrisin me zė tė ulėt me njėri tjetrin: - Filloi edhe me drejtorin e ri, kjo tani...?
    Vajza atė ditė, i kishte prerė flokėt shkurt dhe i kishte dhėnė njė ngjyrė tė kadifenjtė, qė ra nė sy tek tė gjithė .
    - Mė falni pak minuta, ju lutem; nuk dua t'ju mbaj shumė - dhe u drejtua nga salla. - Nė emėr tė administratės sė ndėrmarjes sonė dhe nė emėr tė gjithė kolektivit punonjės, i uroj drejtorit tonė tė ri mirėseardhjen, duke i uruar, suksese nė detyrėn e tij tė re.... - Ktheu kokėn nga drejtori me njė buzėqeshje qė iu varr nė cepat e buzėve dhe vazhdoi: - Zotohemi, se do jemi gjithmonė tė palodhur nė kryerjen e detyrave tona, nė shėrbim tė ndėrmarjes...
    Nė sallė pėshpėrimat e njėrėzve u dėgjuan edhe mė tepėr.
    - "Hė moj budallaqe! Nuk e le tė kalonte pak kohė, e prezantove veten qė tani? - mendoi shefi i kuadrit dhe skėrmiti dhėmbėt.
    Drejtori e pa vėngėr dhe, nga ajo e papritur qė dėgjoi ndjeu njė sėkėlldi. Nuk e la tė vazhdojė: - Ju lutem, shpėrndahuni; mbledhja ka mbaruar - tha.

    Pas pak drejtori thirri nė zyrėn e tij tė njėjtėt njerėz qė ishin nė podium, bashkė me ta ishte edhe sekretarja e tij, njė grua rreth tė 45-ave.
    - Kush ishte ajo? - pyeti drejtori pa iu drejtuar askujt dhe uli kokėn mbi tavolinė.
    - Pėr cilėn e keni fjalėn, shoku drejtor, pėr...
    - Po! Pėr atė bilbileshėn. Kush ėshtė dhe ē'do ajo qė flet dhe mė uron nė emėr tė administratės?
    - Nuk ėshtė vajzė e keqe drejtor, do ta njihni vetė; na ndihmon shumė, punon, punon nė tė mirė tė ndėrmarjes.
    Drejtori u mėdysh nė vetvete; mendoi, se mos ishte sekretarja e tij, gruaja qė rrinte ulur nė tavolinė, gruaja, tė cilėn ia kishin prezantuar si sekretare... Me kėto mendime, instiktivisht, ktheu kokėn nga sekretarja. Ajo, sikur ia lexoi mendimet dhe pėr t'ia bėrė mė tė qartė drejtorit tha: - Shoku drejtor, ajo vajzė mė zėvendėsoi mua pak kohė, atėhere..., kur isha sėmurė, gjatė kohės sė operacionit, dhe...
    - Tani ē'farė pune bėn ajo kėtu? - pyeti ai, duke pėrthyer krahun mbi tavolinė dhe mbėshteti mjekrėn nė dorėn gjysėm tė mbledhur.
    - Po ja... e mbajmė si ekonomiste dhe, na daktilografon tė gjitha materialet qė na duhen; punon shumė, i shėrben shumė ndėrmarjes - tha shefi i kuadrit dhe hodhi shikimin nga nėndrejtori dhe shefja e financės, si pėr tė kėrkuar mbėshtetjen e mendimit tė tij. Shefja e financės nuk foli, uli sytė pėrdhe.
    - Sigurisht! Tė gjithėve na takon tė punojmė shumė, por... Ekonomiste! ... domethėnė, ekonomiste me shkollė tė lartė tė bėjė edhe punėn e daktilografistes?!
    - Jo! Nuk ėshtė ekonomiste me shkollė tė lartė ajo, por, pėrderisa na bėn punėn, jemi tė kėnaqur. Pastaj, ajo na bėn edhe punėn propagandistike ne, shoku drejtor, madje shkruan edhe nė gazetėn lokale tė qytetit tonė pėr arritjet dhe sukseset e ndėrmarjes sonė. Besoj se do t'ia keni lexuar emrin ndonjėherė nė gazetė. Ne, pėr tė gjitha kėto, e kemi vlerėsuar, madje, fotografinė dhe emrin e saj e kemi nxjerė disa herė nė tabelėn e emulacionit si punonjėse e dalluar - foli pėrsėri shefi i kuadrit.
    Drejtori lėvizi kokėn majtas djathtas, shtriu pak buzėt e bashkuara dhe tha: - Mirė mirė, do ta shikojmė edhe atė punė... - dhe pėrsėri mendoi me vete: "Prandaj ka marrė tatėpjtėn ndėrmarja juaj, nga ty, nė fillim shoku shef i kuadrit, qė po mė flet me kėtė gjuhė tani, qė pėrkrah njerėz tė tillė, siē po e thua edhe vetė... Mė kujtoke edhe punėn propagandistike qė bėkėrka ajo vajzė me disa shkrime tė botuara nė gazetėn lokale; pse nuk mė thua ajo vajzė bėn punėn mashtruese me ato shkrimet e saja, duke gėnjyer lexuesit e gazetės, ndryshe nga ē'ėshtė e vėrteta kėtu nė ndėrmarje. Drejtorin, pėrse ua hoqėn nga drejtimi i ndėrmarjes? Ndoshta, pas shkarkimit nga detyra tė drejtorit tuaj tė mėparshėm, paska radhė pėr tė tjerė njerėz kėtu, qė duhet t'i shkojnė nga pas atij... Mė pritka njė fillim i vėshtirė me ju..." - Mirė, mund tė vazhdoni punėn tani dhe u ēua nė kėmbė. U ēuan edhe tė tjerėt, u pėrshėndetėn me tė dhe morrėn drejtimin nga dera.

    Ajo ngjiti edhe shkallėn e fundit tė katit tė tretė tė atij pallati pesėkatėsh ku banonte dhe u kthye nė anėn e majtė; eci drejt derės sė apartamentit tė saj. Uli dorezėn e derės, duke e mėshuar fort dorėn dhe i dha njė goditje me shkelm. Dera u perplas pas murit tė sallonit tė ngushtė duke dhėnė njė zhurmė tė pakuptueshme.
    Ē'tė jetė? - tha me veten e tij i vėllai i saj. U ēua nė mėnyrė tė rrufeshme nga tryeza; ishte pothuajse nė pėrfundim tė ngrėnies. Eci nė drejtim tė derės sė dhomės. Pėrpara i doli portreti i sė motrės. Ajo nuk i foli, hodhi shkujdesur ēantėn e dorės mbi kolltuk dhe u ul nė kolltukun tjetėr dy vendėsh.
    - Ti qenke? - tha ai, duke e parė nė sy. Nuk u ul. Ajo morri frymė thellė, duke nxjerrė pastaj njė psherėtimė. Tundi kokėn dhe u ēua nė kėmbė. Shkoi te kolltuku ku kishte hedhur ēantėn, e hapi dhe mori paketėn e cigareve. Nxorri njė cigar dhe po e mbante mes dy gishtave.
    I vėllai, qė nuk ia kishte ndarė shikimin pėr asnjė ēast, u ul dhe vazhdoi ngrėnien. Ia dinte kapriciot motrės. Mė tepėr se respekt, dukej, sikur ai i frikėsohej asaj; jo vetėm se ajo ishte 3 vjetė mė e madhe se ai, por, ai e justifiionte me njė mendim tjetėr. "Ėshtė 33 vjeēe dhe, sigurisht, mungesa e burrit, mungesa e krijimit tė familjes, ndikojnė nė psikozėn e saj, qė nė shumė raste tė dali jashtė kontrollit".
    Qė kur i kishte vdekur i ati tre vjetė mė parė, ata ishin lidhur mė shumė me njėri tjetrin; ai e ndjente mė shumė si detyrim i vėllait ndaj motrės edhe si njė amanet tė pathėnė tė tė atit: "Unė nuk jam mė, por je ti ai tani qė duhet tė kujdesesh pėr motrėn tėnde... Ti je shtylla e shtėpisė tani..." Vėrtet, shumė vite tė shkuara, qė kur kishte vdekur e ėma e tyre, pesha e familjes kishte rrėnė mbi kryefamiljarine shtėpisė, babait, por ja, qė jeta ishte treguar e pamėshirshme pėr ta ndarė edhe tė atin nga kjo jetė e ai tė ikte me zėmėr plasur, tė paktėn pėr vajzėn; ta shikonte nė shtėpinė e saj tė re, tė rehatohej edhe ajo si gjithė shoqet e saja, e pastaj tė ikte i qetė nga kjo jetė. S'kishte qenė e thėnė qė edhe ai tė gėzonte...
    Ishin kėto arėsyet, qė i vėllai ishte shumė i lidhur me tė motrėn edhe pse ia njihte mendjen. Ai i kuptonte veprimet e saja, qė atij i dukeshin tė tepruara, madje nganjėherė edhe tė lajthitura. Ai kishte kuptuar, qė e motra vuante edhe nga njė "sėmundje", diagnozė e papėrcaktuar nga mjekėt dhe, sigurisht, e pamjekueshme.
    E motra, hodhi kėmbėt pėrmbi kėmbė dhe ndezi cigaren. Ai e dėgjoi tingullin e letė tė shkrepses, e ndjeu edhe eren e cigares sė djegur qė u pėrhap nė dhomė dhe nuk foli. Duke pėrtypur kafshatėn e fundit, u ēua, mori pjatėn nė dorė dhe eci drejt lavamanit.
    - Nuk u bėre pak merak pėr mua? Pse nuk mė pyet, ē'farė kam? - i tha ajo, pa ia hedhur shikimin.
    Ai nuk foli, u ul pėrball saj, zgjati dorėn nga paketa dhe nxorri njė cigare.
    - Diēka duhet tė ketė ndodhur me ty! Kėtė e tregon fytyra jote e zymtė, e tregoi edhe mėnyra se si hyre nė apartament.
    - Do mė lėvizin nga ai vend pune... drejtori i ri qė ka ardhur, ka menduar tė shkurtojė administratėn dhe, sigurisht, unė jam e para qė do mė lėvizi. M'a thanė njerėz tė sigurtė kėtė... E pakėt tė duket kjo pėr mua?
    - Kėto gjėra, zakonisht, njihen; ndėrrohen drejtuesit, ndėrrohen partitė, ndėrohet edhe personeli, administrata.
    - Domethėnė... nė vend tė shqetėsohesh pėr motrėn tėnde, nė vend qė tė mė japėsh kurajo, nė vend qė tė mė japėsh njė mendim se si duhet tė veprojmė, ma shton edhe mė tepėr makthin...! Ooohhhh! - Psherėtiu pėrsėri ajo dhe thithi fort cigaren. U duk nė atė ēast, sikur donte ta hante me dhėmbė cigaren e jo tė thithte tymin e tij.
    - Je e sigurtė, pėr ē'farė po thua?
    - Shumė! Ma thanė njerėz tė sigurtė.
    - Po ē'farė duhet tė bėjmė atėhere... Ndoshta drejtori ka menduar tė lėvizė ty... ndoshta, se je pa arėsimin pėrkatės, pa shkollėn e lartė, dua tė them...
    - Pa shkollėn e lartė kam qenė gjithmonė; kėtė e dinte edhe drejtori i mėparshėm, por punėn ama, e bėj mė mirė se tė tjerėt, pėrndryshe nuk do mė kishin falenderuar disa herė pėr punėn qė kam bėrė, nė shėrbim tė ndėrmarjes sonė. Kėtė e thonė dhe e pranojnė tė gjithė. Kėtė e tregon edhe tabela e emulacionit nė ndėrmarje ku ėshtė fotografia dhe emri im. Vėrtet, nuk kam mbaruar ndonjė fakultet oratorie, por jam oratore e aftė nė punėn qė bėj. Edhe pse nuk jam shume e vjetėr nė punė, i kam shėrbyer ndėrmarjes mė shumė sa ē'e meriton dhe pėr kėtė jam krenare. I shėrbej ndėrmarjes sonė mė shumė se ata qė janė mė tė vjetra se unė; edhe ti vetė je i ndėrgjegjshėm, sa orė tė gjata shpenzoj edhe nė shtėpi me tė gjitha ato dokumetat qė mė ēmendin. E kush mė mirė se mua do ta bėnte njė punė tė tillė? Vėrtet ndėrmarja jonė ka njė sekretare, por jam unė ajo, qė i bėj tė gjitha punėt edhe tė sekretares.
    " Eh moj motėr, moj motėr, sa tė ka hyrė vetja nė qejf! Kėsaj "sėmundjes" tėnde qė tė ka zėnė ty, s'kam ē'ti bėj, jo unė, por as edhe mjekėt. Tė kanė gjetur kokėn ata tė ndėrmarjes, pa tė kanė vėnė edhe festen..." - mendoi i vėllai...
    - Vėrtet lodhesh pėr punėn qė bėn, tė daktilografosh gjithė ato faqe letrash nuk ėshtė e pakėt, por edhe ajo punė, ty tė jep nder dhe krenari, siē e thua edhe ti shpesh. Nuk ėshtė e pakėt edhe pėr ty nė opinion e gjėrė shoqėror, tek tė gjithė ata qė tė njohin, tė radhitesh edhe ti pėrkrah punonjėsve tė aftė tė administratės sė ndėrmarjes suaj.
    - Nderi dhe krenaria ėshtė e tė dy neve; ėshtė nder dhe krenari edhe pėr emrin e nderuar tė familjes sonė.
    I vėllai nuk iu pėrgjigj, vetėm mendoi atė ē'kishte menduar mė parė: "Je e sėmurė motėr... s'kam ē'tė bėj! E mbivlerėson shumė veten"
    - Hė, si thua? - e pyeti ajo, kur pa qė i vėllai nuk iu pėrgjigj.
    - Ē'farė do bėjmė? Nuk e njoh drejtorin e ri. Edhe ti vetė nuk e njeh mirė akoma. Ai ėshtė i sapoemėruar nė ndėrmarjen tuaj.
    - E mė pyet ē'farė do bėjmė? Tė bėjmė atė, tė njėjtėn gjė, qė bėmė edhe me drejtorin e parė edhe me shefin e kuadrit edhe me ...
    I vėllai mblodhi pak buzėt dhe lėvizi kokėn pak nga e djathta, si pėr t'i thėnė se nuk i kujtohej ēfarė kishte bėrė me ata, kokėn e ndėrmarjes, siē e pėrdornin shpesh ata motėr e vėlla nė shtėpinė e tyre.
    - Duhet t'i shkojmė pėr vizitė drejtorit nė shtėpi; duhet ta urojmė pėr detyrėn e re. Me drejtorin e parė, nuk bėmė tė njėjtėn gjė? Nuk dua tė pėrsėris ato ē'farė tė kam thėnė mė parė. Jam vajzė, vajzė beqare dhe nuk mund tė shkoj vetėm nė shtėpinė e tij pėr urime tė tilla. Ai vėrtet ėshtė burrė serioz, i tillė njihet nė qytet; bashkėshort i ndershėm dhe baba shembullor, por, nė raste tė tilla, nderin e kam me ty tė shkoj.
    I vėllai pėrsėri nuk foli; afroi cigaren pranė gojės, e thithi fort dhe e lėshoi tymin nė drejtim tė saj. Fytyra e saj nėn mjegullėn e tymit tė cigares, atij iu duk e shpėrfytyruar, sikur lėvizte, sipas lėvizjes sė tymit dhe merrte trajtė pa formė.
    Ishte e kotė t'a kundėrshtonte tė motrėn nė mendimet e saja. Kur ajo i shprehte atij njė mendim a veprim pėr tė bėrė, ishte e vendosur; nuk ishte e nevojshme pėr diskutime, qė edhe ai tė jepte mendimet e tija.
    - Tė shkojmė tani, mendon ti?
    - Po pse, kur thua ti? Hekuri rrihet sa ėshtė i nxehtė, madje edhe shumė e vonuar jam, mė duket.
    I vėllai pėrsėri nuk foli, vazhdonte tė tymoste cigaren. Ajo e shuajti nė hirnore gjysėm cigaren e djegur dhe u ēua nė kėmbė, si pėr t'i thėnė atij, qė edhe ai duhej tė ēohej.
    - Ha bukė njėherė...
    - Qė tė mė ftohet hekuri, thua ti, e pastaj ta kem tė vėshtirė pėr ta rrahur? - tha dhe morri ēantėn nė dorė.

    Tek ecnin tė dy nė rrugė, ajo nuk donte t'i dilte njeri pėrpara nė ato ēaste mėrzie dhe trishtimi qė po kalonte. Edhe ndonjė tė njohurėn e saj nuk e donte qė ta shikonte.
    Hynė nė dyqanin e ėmbėltores dhe qendruan pėrpara vitrinės sė xhamtė. Nuk po i mbushej mendja se cilėn tortė tė zgjidhte pėr tė blerė; po i dukeshin tė gjitha tė vogla.
    - Shkojmė - i tha tė vėllait - dhe eci nė drejtim tė derės.
    - Nuk do blejmė? - e pyeti ai dhe i shkoi nga pas.
    - Tė shkojmė nė njė ėmbėltore tjetėr. Nuk po ma mbushin syrin kėto... - Dolėn nga ėmbėltorja.

    Jo shumė larg, u gjendėn pėrpara dyqanit tė luleve. Pa u menduar, i bėri porosinė shitėses: - Ju lutem, njė buqetė tė madhe dhe tė bukur...
    - Nga cilat lule e dėshironi? - e pyeti shitėsja.
    - Nga tė gjitha llojet, por, mundėsisht, zambakėt dhe trėndafilat tė jenė mė dominues.
    Pas pak, buqeta me lule ishte gati e rrethuar nga letėr e tejdukshme. Vėrtet ishte njė buqetė e bukur e madhe, ku midis tyre, bleronin disa degėza me gjethet e tyre tė holla, si maja gjilpėrash. Shitėsja i ngjiti edhe letrėn e vogėl tė urimit, ku e shkruajti vajza vetė: "Urime pėr detyrėn e re i nderuar drejtor. Me shumė respekt, punonjėsja juaj e administratės..."
    Tė dy motėr e vėlla dolėn nga dyqani i luleve dhe vazhduan tė ecin bulevardit kryesor tė qytetit. - Ja kėtu - tha ajo dhe bėri me kokė nga njė dyqan tjetėr. Sipėr dyqanit, lexohej tabela ĖMBĖLTORE
    Hynė nė ėmbėltore dhe qendruan pėrpara vitrinės sė xhamtė. "Edhe kėtu nuk paska tortė tė madhe? I paska rrėnė dambllaja sot tė gjitha ėmbėltoreve?" - mendoi.
    - Hė - i tha i vėllai, - vendos, kė tortė do marrim; gjithandej njėsoj janė - pa e hequr shikimin nga vitrina.
    "Nuk e di, do i pėlqejnė drejtorit tortat me ēokollata, apo..." - mendoi.
    - Blejmė kėtė - tha i vėllai duke e drejtuar gishtin tregues tek njėra nga tortat. Edhe asaj i pėlqeu ajo qė i tregoi ai. Torta ishte e rrethuar me trėndafila tė vegjėl kremi dhe nė mės tė saj ishte njė trėndafil i bardhė. Nė mes tė trėndafilit ishte njė kokėr qershi, qė dukej si zemėr trėndafili.

    Ajo mbante nė dorė buqetėn me lule, ndėrsa i vėllai mbante nė dorė kutinė me tortėn brenda.
    Njė i njohuri i tyre po ecte nė drejtim tė tyre dhe kush e di ē'do ketė menduar kur i pa tė dy motėr e vėlla me dhuratat nėpėr duar. Kur u afruan, i njohuri u mat t'i pėrshėndeste dhe t'i pyeste pėr ku ishin nisur. Ajo seē i tha tė vėllait pėr t'i tėrhequr vėmendjen. U shkėmbyen me tė njohurin, pothuajse pa u pėrshėndetur.

    Apartamenti i drejtorit ndodhej nė katin e katėrt tė njė pallati tė ri tė sapondėrtuar, siē i thoshin, pallat i firmave.
    Pėrpara derės sė apartamentit ajo rrinte e para dhe pas saj i vėllai. Ai lexoi nė njė fletė tė vogėl metalike nė derė fjalėn, Familja dhe pas saj emrin dhe mbiemrin e drejtorit. Ndjeu njė ngacmim nė vetvete dhe druajtje, ndėrsa ajo... Ajo ishte mėsuar me metoda tė tilla.
    Vajza shtypi butoni dhe nė brendėsi tė apartamentit u dėgjua tingulli i ziles. Nė pritje tė hapjes sė derės, ajo dėgjoi nga brenda hapa njerėzish. Pastaj ato hapa ishin shumė afėr derės. - Kush ėshtė? - u dėgjua njė zė gruaje nga brenda.
    - Punonjės tė administratės sė ndėrmarjes sė drejtorit, jemi.
    Dera u hap dhe ata panė njė grua me veshje tė regullt. Gruaja duhet tė ishte rreth tė 50-tave.
    - Urdhėroni, hyni! - tha gruaja, duke bėrė njė hap prapa, si pėr t'i lėnė atyre hapėsirė tė hynin brenda.
    Vajza hyri dhe bėri pėrshėndetjen e saj tė zakonshme; duke buzėqeshur, i drejtoi dorėn gruas pėr ta takuar. Pas saj hyri edhe vėllai.
    - Urdhėroni, uluni - tha gruaja, kur ata u gjendėn nė njė dhomė tė mobiluar kėndshėm dhe me shije. Ata tė dy, vendosėn nė njė tavolinė tė vogėl tė qelqtė nė formė ovale me kėmbėza metalike buqetėn me lule dhe kutinė me tortėn brenda dhe u ulėn pranė njėri tjetrit.
    Gruaja doli jashtė dhomės, ndėrsa vajza e hodhi shikimin gjithandej nėpė dhomė.
    - Kush ishte? - e pyeti drejtori tė shoqen, kur ajo hyri nė dhomė.
    - Tė kanė ardhur punonjėsit e administratės - i tha ajo, ndėrsa ai po rrinte gjysėm shtrirė nė krevat, duke shfletuar njė libėr.
    - Punonjėsit e administratės?! - tha ai habitshėm dhe e pa tė shoqen nė sy.
    - Po! Edhe me harxhime, madje.
    Ai i dha njė lėvizje tė pakuptimtė kokės nė shenjė habie dhe u ēua. - Shko ti, po vij edhe unė, mos i lėr vetėm....
    Kur drejtori hyri nė dhomė, ajo u ēua nga ndenjėsja ku rrinte ulur dhe, me njė buzėqeshje tė ėmbėl, zgjati dorėn nga drejtori: - Urime pėr detyrėn e re, i nderuar drejtor. Ky ėshtė vėllai im; na falni pėr kėtė vizitė tė papritur, por, erdhėm vetėm sa t'ju urojmė... - i foli me naivitetin e saj femėror.
    - Faleminderit! - tha drejtori, me njė pėrbuzje tė ftohtė... Nuk po u besonte syve tė kishte nė shtėpinė e tij, atė... Fytyra e tij u duk, sikur u mbulua nga njė hije pakėnaqėsie dhe i morri njė shprehje nervozizmi edhe pse u mundua tė mos e japė veten.

    Qendrimi i tyre nė shtėpinė e drejtorit ishte i shkurtėr. Pėr vajzėn, nuk ishte e rėndėsishme koha e ndenjes aty; ajo ia kishte arritur qellimit tė saj. Drejtori ishte njeri i zgjuar dhe me kulturė dhe gjatė kohės qė ata ndejtėn aty edhe pse u mundua tė mos e japė veten pėr pakėnaqėsinė e ardhjes sė tyre nė shtėpi, nganjėherė i dilte si padashur ajo pakėnaqėsi. Vajza e kuptonte shumė mirė dhe pėrsėri vazhdonte tė fliste me fjalėt tė shoqėruara me buzėqeshjen e saj.
    Kur ata u ēuan pėr tė dalė, drejtori iu drejtua asaj: - Ju faleminderit! Shumė jeni harxhuar; ju lutem merrini kėto qė sollėt.
    - I nderuar drejtor, kėto s'janė asgjė, pėrveē se njė urim, qė mund t'i bėhet ē'dokujt, veēanėrisht pėr njė detyrė tė re dhe tė rėndėsishme, siē ėshtė detyra e juaj, nė drejtimin e ndėrmarjes sonė... - foli ajo me gjeste lozonjare.

    - Kėta njerėz, jo vetėm qė duhet tė lėvizin nga administrata, por tipa tė tillė si kjo vajzė, duhet tė largohen fare nga ndėrmarja... - po i thoshte drejtori tė shoqes.
    - U duk grua e mirė e edukuar - i tha e shoqja. - Ishte e komunikueshme dhe nė veshje ishte e regullt, me shije. Mendoj se s'ka bėrė asgjė tė keqe, madje tė ka vlerėsuar me urimin e saj.
    - Nuk ėshtė grua, ėshtė vajzė.
    - Vajzė, mendoj, se s'ka asgjė tė keqe...
    - Mirė, mirė... - tha drejtori dhe doli nga dhoma; lėvizi pak kokėn nga neveria.

    Tė nesėrmen drejtori kaloi nė koridorin e ngushtė pėr tė shkuar nė zyrėn e tij. Dera e dhomės sė daktilografimit ishte hapur. Vajza kishte ardhur pak mė herrėt nė punė se ditėt e tjera. Drejtori dėgjoi tingujt e makinės daktilografike dhe eci pa e kthyer kokėn. Hyri nė zyrėn e tij, u pėrshėndet me sekretaren nė paradhomė dhe u ul nė tavolinėn e tij tė punės. - Tė lutem, - i tha sekretares pas pak, - kėrkoj tė mė vijnė nė zyrė, nėndrejtori, shefi i kuadrit dhe shefja i financės. Tė jesh edhe ti kėtu bashkė me ta.
    Kur ata hynė nė zyrėn e tij, drejtori ishte ēuar nė kėmbė dhe po rrinte pranė dritares me shikimin hedhur jashtė.
    - Uluni - u tha ai atyre dhe vetė zuri vend nė ndenjėsen e tij.
    Kur vajza mėsoi pėr shkuarjen e tyre nė zyrėn e drejtorit, nuk po e mbante vendi; iu prenė krahėt pėr punė. Donte tė ishte edhe ajo atje.
    Sapo drejtori filloi tė flasė, u dėgjuan trokitje nė derė. Drejtori i dha shenjė sekretares tė hapė derėn. Sekretarja u ēua nga ndenjėsja ku rinte ulur dhe shkoi drejt derės. Hapi derėn dhe... Nė kuadratin e derės, u shfaq ajo, vajza... - Mė falni pėr shqetėsimin, por...
    - Tė lutem, largohu - i foli prerė drejtori dhe morri njė qendrim serioz. Ajo e pa nė sy hutueshėm nga ajo e papritur, pastaj shikimin e hodhi nga shefi i kuadrit, nga nėndrejtori dhe u largua.
    - Budallaqe femėr! - tha drejtori me zė tė ulėt, pa iu drejtuar askujt. - Edhe pėr kėtė budallaqe femėr j'u kam thirrur tani. Nuk dua ta shikoj mė kėtu nėpėr kėmbėt tona, gjejini ndonjė vend tjetėr pėr tė punuar, mundėsisht, larg zyrave tė administratės sonė.
    Nėndrejtori donte tė fliste, por zgjodhi heshtjen. Heshtjen e tij e theu drejtori kur iu drejtua atij: - Ju ē'mendim keni pėr kėtė femėr "ekonomiste"? - Fjalėn ekonomiste e theksoi mė tepėr, duke i dhėnė njė ton irronik.
    - Shoku drejtor! - filloi tė flasė nėndrejtori. - Jam plotėsisht dakort me mendimin tuaj; ju nuk e njihni akoma atė vajzė. Megjithėse mundohet tė punojė shumė, siē e tha edhe vetė shefi i kuadrit, madje na ndihmon edhe nė punėn propagandistike nėpėrmjet nja dy shkrimeve tė saja qė janė botuar nė gazetėn lokale tė qytetit edhe pse shumica e punonjėsve nuk e pėlqejnė, madje na kanė ardhur edhe letra nga persona anonimė pėr tė, pėr vlerėsimin qė i kemi bėrė, duke e nxjerrė emrin dhe fotografinė e saj nė tabelėn e emulacionit tė ndėrmarjes, por ajo qė dua tė them dhe qė njihet nga tė gjithė, ajo vajzė ėshtė ... fatkeqe nė jetė...
    Shefja e financės uli sytė pėrdhe dhe i dha njė lėvizje kokės, si shenjė mospėlqimi pėr ē'farė po fliste nėndrejtori. Ishte ajo vetė qė kishte shprehur pakėnaqėsi pėr atė vajzė, qė fliste shpesh nė emėr tė administratės; madje, njėherė nė mbledhjen e administratės, ia kishte thėnė drejtorit tė mėparshėm tė ikur. - Nuk e kuptoj qendrimin e saj dhe tuajin bashkė, se si i jepni kaq pushtet tė flasi nė emėr tė administratės dhe nė emėr tė ndėrmarjes sonė edhe atėhere kur nuk duhet. Kėsaj i thonė, sipas asaj shprehjes popullore: "tė dali bishti mė i madh se sqepari" pra, ajo po del mbi ne tė gjithė dhe Ju me heshtjen dhe qendrimin tuaj, me mbivlerėsimin qė i bėni, e ushqeni mė tepėr se ē'duhet nė qendrimin e saj...Ajo vajzė, ėshtė njė ekonomiste me shkollė tė mesme; nė ndėrmarjen tonė ne kemi edhe pesė vajza tė tjera me tė njėjtėn shkollė dhe qė punojnė nė prodhim, ndėrsa ajo...
    Drejtori e pa reagimin nė heshtje tė shefes sė financės, ndoshta ia lexoi edhe atė ē'po mendonte ajo dhe pėrsėri pyeti nėndrejtorin: - Nuk jemi ne si ndėrmarje tė zgjidhim fatkeqėsitė e jetės tė njėrit apo tjetrit, - pastaj menjėherė mendoi, tė dinte edhe pėr atė fatkeqėsi. Heshti pak dhe vazhdoi: - Ē'farė fatkqesie ka nė jetė ajo vajzė?
    - I kanė vdekur tė dy prindėrit - iu pėrgjigj shefi i kuadrit. - Jeton bashkė me tė vėllanė. Janė tė pamartuar tė dy. Ndoshta edhe i vėllai i saj do tė martohet, por pret t'i dalė fati tė motrės njėherė.
    Drejtorit nė ato ēaste iu kujtua njė kolege e tij nė punėn e mėparshme nga ndėrmarja tjetėr nga vinte. Edhe ata nė administratėn e tyre tė ndėrmarjes kishin njė vajzė me shkollė tė lartė, tė pamartuar qė i kishte kaluar mosha dhe shpesh herė bėhej nervoze, kalonte jashtė kontrollit pėr ē'farė fliste. "Skandali", siē u quajt mė vonė nga tė gjithė ishte, kur ajo vajzė kishte bėrė debate tė ashpra me tė dėrguarin e ministrisė, kur ky i fundit kishte ardhur pėr inspektim nė ndėrmarje.. I deleguari nuk i kishte kushtuar shumė rėndėsi fjalėve tė saja, e kishte kuptuar, vetėm kur ishte interesuar pėr tė dhe kur kishte mėsuar pėr moshėn e saj dhe qė kishte mbetur akoma beqare ishte shprehur duke qeshur: "Epo, ka tė drejtė tė jetė nervoze dhe tė flasė me atė gjuhė, pėrderisa s'ėshtė e martuar..."
    - Por ajo qė dua tė them, shoku drejtor, ėshtė, se ajo vajzė punon shumė nė tė mirė tė ndėrmarjes sonė - ndėrhyri pėrsėri shefi i kuadrit.
    - Domethėnė, ju tė gjithė nuk punoni, vetėm ajo punon - i ndėrhyri drejtori, duke qeshur ironikisht
    "Mė shumė se punon, ajo vajzė do tė duket mbi tė tjerėt, kėrkon ngritjen e lavdisė sė saj..." - mendoi prap shefja e planit. "Pėr kėtė, po, mund tė thoni se ėshtė fatkeqe nė jetė, por jo se i kanė vdekur prindėrit, ashtu si e mendoni ju dhe qė i jepni kaq liri veprimi dhe mbivlerėsim nė ndėrmarjen tonė" - vazhdonte tė mendonte shefja e planit.
    - Shoku drejtor! Ndoshta ėshtė herėt pėr tė diskutuar pėr atė vajzė, kur kemi shumė gjėra tė tjera tė diskutojmė, por, le tė pranojmė edhe kėtė. Ndėrmarjes sonė nuk do t'i vijė e keqja nga ndonjė punonjės i saj, jo vetėm pėr punėn qė kryen, por edhe pėr punėn propagandistike nė tė mirė tė ndėrmarjes sonė, siē bėn ajo vajzė... Megjithatė, le t'ia lėmė kohės...
    Shefja e finacės, nuk mundi tė durojė dot mė: - Mė fal shoku drejtor, mund tė them edhe unė mendimin tim?
    - Mund ta thuash shoqja shefe, mendimin tėnd - fjalėt "shoqja shefe", drejtori i theksoi mė tepėr, duke menduar pėr njė "sulm" tjetėr nga shefja e financės, nė pėrkrahje tė shefit tė kuadrit: - Ju vėrtet jeni i sapoemėruar nė ndėrmarjen tonė, por pėr ē'farė po flasim, kjo ėshtė njė ēėshtje mė vete, madje, disa herė edhe unė e kam ngritur kėtė shqetėsim, pavarėsisht, se shefit tė kuadrit nuk i ka ardhur mirė, pavarėsisht, se unė jam specializuar nė profesionin qė kam dhe mbaj nė xhep diplomėn e shkollės sė lartė, por nuk e pranoj kurrsesi, qė njė ekonomiste me shkollė tė mesme, siē ėshtė ajo vajzė, jo qė barazohet me ne, por edhe del mbi ne nė shumė raste. Nė ndėrmarjen tonė, janė edhe pesė njerėz tė tjerė ekonomistė me shkollė tė mesme dhe, nuk e kuptoj, pėrse ajo vajzė nuk i bashkohet shokėve tė saj, tė punojė nė prodhim. Kėtė mė mirė se ne e di shefi i kuadrit i ndėrmarjes sonė qė e pėrkrah atė vajzė pėr punėn e saj tė "lodhėshme" qė bėn, apo edhe pėr punėn propagandistike nė tė mirė tė ndėrmarjes sonė me shkrimet e saja...
    Shefit tė kuadrit i ndėrroi ngjyrė fytyra. I hodhi njė shikim tė vėngėrt shefes sė financės, skėrrmiti dhėmbėt (kjo u kuptua nga lėvizja e nofullave) donte tė fliste, por drejtori i ndėrhyri: - Ju kam thirrur t'ju dėgjojė tė gjithėve, tė mė jepni mendimin tuaj...

    Drejtori nuk mund ta pranonte atė fyerje qė i kishte bėrė ajo vajzė me vizitėn e saj nė shtėpinė e tij. "Mendojnė, se do tė mė kompromentojnė shumė lehtė?! Hė!" Pėr mė tepėr, ndėrmarja ku e kishin emėruar drejtor, kohėt e fundit kishte pasur dėshtime nė prodhim, duke zhgėnjyer shumė njerėz pėr opinionin e mirė qė kishin pasur nė fillim tė krijimit tė saj.
    Nuk vonoi shumė kohė dhe vajzėn e larguan nga administrata e ndėrmarjes.
    Pas afro njė viti, tė njėjtin fat, pati edhe vetė shefi i kuadrit. E hoqėn nga detyra, qė ai e mbante prej disa vitesh, si njeri i paaftė, rryshfetmarrės... Madje, nuk nguruan ta quajnė mashtrues dhe gėnjeshtar, duke i kujtuar edhe ato, shkrimet e "bukura" qė dėrgoheshin nė gazetė tė shkruara nga vajza, ndryshe nga ē'ishte realiteti nė ndėrmarjen e tij...

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Qytetit tim!

    Nga Pierre-Pandeli Simsia

    Qyteti im!
    Ē'tė ka rrėnė sot ky nur?
    Ėshtė malli, tė shoh pas kaq vitesh
    Po mė dukesh mė i bukur se kurrė!

    Shtėpitė e ndėrtuara njėra mbi tjetrėn,
    Qė asnjė piktor s'do t'i vendoste dot aq bukur.
    Unė piktor dua tė bėhem pėr ty sot,
    Nė telajo tė hedh mallin e pashuar...

    Dua tė pi pak ujė Bogove,
    Ajrin e pastėr tė pishave tė thith.
    Tė shoh diellin n'agim kur del mbi Tomorr,
    Tė udhėtoj me linjėn urban Kombinat - Uznovė.

    Erdha tek ti qyteti im!
    Kėto rrugica tė shtruara me kalldrėm
    Mė ēojnė nė tė largėtėn fėmijėri.
    Nuk u shmallkam dot me ty
    Dhe pse i puth tė gjithė e qaj si fėmijė..

    Erdha tek ti qyteti im,
    Tek ju o njerėz tė mirė e tė dashur.
    Tek ti vendlindja ime jam tani,
    Ju, pėrherė mall e dashuri mė keni falur...

    Vetė natyrės i ke marrė
    Gjithė kėtė bukuri tė rrallė.
    Po mua vallė ē'do mė japėsh
    Tė mė shuaj sado pak mall?!

    Do marrė pak ujė tė ftohtė Bogove.
    Si ujin e bekuar nė shtėpi t'a mbaj.
    Me pikatore t'a pi, etjen tė mė shuaj,
    Mallin pėr Beratin do mundet dot vallė?

    Do marrė njė gur nga kalldrėmi,
    Nga ajo rrugicė ku hodha hapin e parė.
    Njė degė pishe nga Mali i Gorricės,
    Ngado qė tė shkoj, me vete t'a mbaj.

    Kam shumė vjetė i mėrguar.
    S'mė dėbove, u largova.
    U enda shteteve nė tokė tė huaj,
    I pėrbuzur, i pangrėnė, i skllavėruar.

    Berat! Je djali i Europės,
    Shpirti qė mė jep frymė je ti, mė mban gjallė.
    Amerika dhe Europa,
    Je vetė ti o i bukuri Berat.

    Malli i zjarrtė qė digjet nė vite.
    Mallin nuk e qetėson as gjumi.
    Sikur Tomorri tė shkrihej e bashkė me Osumin,
    Mallin s'do mundeshin dot t'a shuanin!

    S'qenka e lehte te ndahesh nga qyteti,
    Qe tridhjete vjete me mbajti ne gji.
    Vij nga udhe e gjatė kurbeti,
    Mė beso, do kthehem pėrsėri.

    Dhe kur njė ditė vdekja tė trokasė
    Nuk dua qė shpirti tė mė dalė nė tokė tė huaj.
    Pranė varreve tė prindėrve tė mij dua tė prehem,
    Dheu i tokės mėmė tė mė tresė, dua...

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-04-2009
    Postime
    384
    Po pse me qenka fshire nje postim ketu ?

    Shkrimtari ne fjale eshte nje pese me hic, per te mos thene gje tjeter. Shikoni vetem ne intervisten e tij, budalliqet e tmerrshme qe i dalin nga goja, ne lidhje me prostitutat.

    Gje e trashe.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Fragmente nga Tregimi: "Le tė jem unė Zamira..."

    Fragmente nga Tregimi: "Le tė jem unė Zamira..."

    Nga Pierre-Pandeli Simsia

    Fjala "Lamtumirė" dhe zėri i Lorencit ditėn e fundit kur ata u ndanė, Zamirės i rrinte si vėth, i varur nė veshin e kujtesės. Megjithėse kishte kaluar njėfarė kohė, nuk e kishte tė lehtė t'i shkėputej nga mendja. E donte, ndjente pėr tė. Nganjėherė edhe i ndizeshin shpresat, sikur Lorenci njė ditė do tė vinte pėrsėri, do tė harronte gjithė atė tė kaluar disi tė trishtė dhe ata tė dy do tė fillonin pėrsėri rindėrtimin e jetės sė tyre. E kishte marrė shumė malli. Ah, sikur vetėm njėherė ta shihte, qoftė dhe nga larg, vetėm ta shihte njėherė dhe nuk do tė donte gjė tjetėr nga kjo jetė! Por e gjitha kjo i dukej si njė shpresė e pakthyeshme, njė pamundėsi.
    - "Lorenci nuk ka faj. Faj ka ai, Aureli. Aureli qė mė donte dhe e doja! Apo kam unė faj? Edhe unė kam faj! Pse kam faj?! Sepse dashurova njė djalė? Pse dashurova dhe njė tjetėr, vetėm e vetėm pėr tė jetuar nė kryeqytet? A mund tė bėja tjetėr gjė, nė kushtet kur e drejta e njeriut pėr tė qenė banore e kryeqytetit pengohet nga qindra ligje dhe psikoza shtetėrore?! Ah, tė drejtėn pėr tė jetuar nė Tiranė nuk ma japin ligjet e shtetit ku jetojmė... Atėhere ēfarė faji kam unė?! Pastaj unė e doja Lorencin, akoma e dua, madje dhe mė shumė... Por...
    Aureli u bė shkaktari i prishjes sė fejesės sime...! Ky djalė i ri i vendit tim me ndjenjat e moshės dhe tė rinisė sė kėtij vendi, me egoizmin dhe kryeneēėsinė, si vetė moshatarėt e tij, qė rriten e jetojnė nė kėtė vend, qė dashurojnė nė kėtė vend, qė vrasin njė dashuri dhe e groposin pa pikė delikatase nė kėtė vend, ku varrosen tė gjitha gjėrat e bukura.
    E unė Zamira, njė vajzė e kėtij vendi, ish shoqja e tij, ish e dashura e tij, nuk paskam tė drejtėn tė jetoj, tė dashuroj, tė ndėrtoj jetėn time, tė ardhmen time, vetėm se paskam qenė e dashuruar mė parė!? O Zot, farė absurditeti! Ligji i Shoqėrisė sė kėtij vendi ku unė u linda e u rrita, si pjesėtare e kėsaj shoqėrie tė sėmurė, po mė bėn tė ndihem dhe fajtore, thjeshtė pėr faktin se dashurova, qoftė dhe pėr hir tė Tiranės! Po, po! Shoqėri e sėmurė! Njė shoqėri, ku djemtė sundojnė mbi ne, vajzat e ēarmatosura. Ne vajzat sot nuk kemi fuqinė, as forcėn, as mjetin, tė mbrohemi nga sulmet e djemve, sepse arma jonė e tė qenit femėr nė kėtė vend, nuk mundet dot tė shkrepet mbi ata djemė, ish tė dashurit,-ish tė fejuarit tanė, sepse akoma nuk ėshtė arritur koncepti nė vendin tim qė njė mashkull tė ndjehet po aq i fyer para njė vajze dhe, mė tepėr, kur ėshtė fjala pėr tė dashurėn apo tė fejuarėn e tij, sa ē'mund tė ndjehet e fyer njė vajzė para njė mashkulli, kur kanė dashuruar mė parė.
    Cili djalė sot ndjehet i fyer para tė dashurės, tė fejuarės apo edhe bashkėshortes sė tij pėr dashuritė e tija para martese?! Pėrkundrazi, ndjehet superior dhe mburravec.
    Unė sot nė shoqėrinė qė mė rrethon ndjehem njė vajzė e ulėt, imorale, njė grua e ndarė nga i fejuari i saj, pavarėsisht se cilėt janė kushtet dhe arsyet e kėsaj ndarje, njė vajzė qė mė ka mbuluar turpi, njė vajzė qė mė pėrgojojnė kur kaloj nė rrugė, ... njė vajzė ... qė jeton nė njė qytet tė vogėl, ku egoizmi dhe thashethemet janė biseda e parė e ditės. Unė jam njė vajzė qė ndihem keq dhe me veten time, pėr hir tė njė flirti rinie, njė dashurie tė mbetur nė rrugė, njė fejese tė pakonsumuar, njė ėndrre qė u kthye nė zhgjėndėrr! Pse, kaq pak vleka dashuria dhe jeta, sa tė mbetet vajza peng i njė historie ose i disa historive qė i kanė ndodhur nė kėrkim tė lumturisė?
    Le tė jem unė Zamira, viktima e radhės e kėsaj shoqėrie tė sėmurė e kėtij sistemi, ku mė mohohet e drejta e tė dashuruarit, e tė jetuarit, e tė banuarit nė kryeqytetin e atdheut tim...
    Le tė jem unė Zamira, viktimė e kėsaj shoqėrie, mbeturinė e ndėrgjegjes sė njerėzve tė sėmurė... Po a meritoj kėtė fat!? Sidoqoftė... Le tė jem unė Zamira...!

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Fragment nga Tregimi "Arturi"

    Fragment nga Tregimi "Arturi"

    Nga Pierre-Pandeli Simsia

    Atė ditė Gabriela ishte mė ndryshe nga ditėt e tjera. Atė ndryshim Arturi nuk
    ia vuri re shumė, sepse, si ēdo ditė ishte Xhimi i vogėl e priste tė
    "lodronte" me tė.
    Kur Xhimin e zuri gjumi, ata tė dy u ulėn nė dhomėn e pritjes. Ndėrsa po
    shihnin televizor, Arturi i vuri dorėn nė qafė dhe e puthi tek rrėza e saj.
    Gabriela mbėshteti kokėn nė kraharorin e tij. Arturi e puthi nė kokė, duke i
    ledhatuar flokėt me dorėn e majtė.
    - Artur, - tha ajo, duke mbajtur kokėn mbėshtetur nė kraharorin e
    tij.
    - Po, mjalti im, fol, - tha, duke mos ia hequr duart nga flokėt.
    Gabriela ngriti kokėn; u largua pak dhe e pa nė sy: - Tė lutem i ėmbli im,
    mė thuaj qė mė do!
    Arturi buzėqeshi: - Pse e dashur, kur tė ka munguar ty ndonjėherė kjo fjalė?
    - Asnjėherė, por...
    - E do ta them pėrsėri? I love you, I love you, I love you. Sa herė do ta
    pėrsėris I love youuuuuu! - U afrua dhe e puthi nė buzė.
    - Kė do mė shumė, mua apo Xhimin? - dhe drejtoi trupin.
    Arturi buzėqeshi pėrsėri: - Sa kohė shpenzove pėr tė gjetur kėtė pyetje?
    - Nuk do tė mė pėrgjigjesh?
    - Ty tė dua shumė se tė kam grua, Xhimin e dua shumė se e kam djalin tim.
    - Se e ka djalin tėnd! - tha ajo. - Ndenji pak ēaste e menduar, pastaj
    vazhdoi: - Edhe unė e dua shumė Xhimin, se e kam edhe unė djalė. E di ti ēdo tė
    thotė dashuri e nėnės pėr fėmijėn?
    - E di, tha Arturi.
    - Nga e di, ti s'ke qenė ndonjėherė nėnė?
    - Nuk kam qenė dhe nuk kam pėr tė qenė kurrė nėnė, por edhe unė kam njė nėnė
    dhe ti e di shumė mirė se si bėn ajo sa herė qė flasim nė telefon.
    - Oh mjalti im, sa i mirė je! ... Por unė jam nėnė, nėnė. Unė jam nėnė dhe
    duhet t'i rri pranė fėmijės tim, t'i jap ngrohtėsi. Nuk mė kujtohet se ku e
    kam dėgjuar tė thuhet, se fėmijėn e rrit dashuria e nėnės, pėrkėdhelitė e saj...
    - Unė ta kam thėnė e dashur. Tė kam thėnė atė qė ka shkruar njė poet i madh shqiptar dhe, pikėrisht ka thėnė: "Kush i rrit ēiliminjtė? Dashuria e nėnės dhe pėrkėdhelitė..." Sa mirė mė vjen e dashur, qė i mban
    mėnd mirė ato ē'tė them unė, vargjet e poetėve shqiptarė. Xhimi ynė e dashur po
    rritet jo vetėm me pėrkėdhelitė e nėnės, por edhe tė babait, - tha, duke i
    rrėnė lehtė gjoksit tė tij me dorė. Iu afrua dhe e puthi pėrsėri nė buzė.
    Gabriela po kalonte ēaste vėrtet tė vėshtira. Kishte vendosur qė atė ditė
    t'ia tregonte atė brengė tė madhe, qė po e gėrryente ēdo ditė shpirtin e saj, qė
    nga dita qė kishte filluar tė bashkėjetonte me Arturin. - Arturi im i
    dashur! A do tė mė duash kėshtu gjithmonė? - i tha pas njė pauze, duke e parė nė sy,
    Sytė i dukeshin si tė perėnduar.
    Arturi nuk iu pėrgjigj. Po mendonte: "Nuk m'a ka bėrė ndonjėherė njė pyetje
    tė tillė, pėrsė e bėn pikėrisht sot?! Ne tani nuk jemi tė sapodashuruar. Edhe
    pse amerikanėt e kanė tė pėrditėshme shprehjen "I love you", kjo nuk i ka
    munguar asnjėherė nga unė"!
    - Po ti mė do? - i tha, duke marrė njė seriozitet nė fytyrė dhe ngrysi
    vetullat.
    - Mjalti im, ē'po mė thua! Po tė mos doja shumė, a mund tė isha tani pranė
    teje? Por... , - nuk mundi tė flasė. Mbėshteti kokėn nė kraharorin e tij dhe
    nga sytė i rrodhėn menjėherė lotė.
    Arturit iu dhimbs, kur e pa me sy tė pėrlotur. - Fol e dashur, nuk po tė
    kuptoj sot ē'farė ke? - tha, duke ia lėmuar flokėt me gishta.
    Gabriela ndejti pak e heshtur, pastaj tha: - Kam njė sekret pėr tė thėnė. -
    Heshti pėrsėri dhe ngriti kokėn.
    Arturi nuk po e kuptonte ē'donte tė thoshte ajo. E pa nė sy dhe tha: - Ēfarė
    the?
    - Kam njė sekret pėr tė thėnė, - pėrsėriti ajo. - Nuk ta kam thėnė deri
    tani, por ja, duhet tė ta them... Nuk mundem dot tė duroj mė....
    Arturi shtrėngoi fort dhėmbėt, duke e parė nė sy, nė pritje tė rrėfimit tė
    sekretit.
    - Artur, Xhimi ėshtė djali ynė...
    - Po e di...
    - Por... unė... mė parė se tė njihesha me ty.... O Zot i madh... Xhimi ka
    edhe njė vėlla tjetėr mė tė madh...
    - Si, si, ēfarė the?!
    - Po i dashuri im. Xhimi jonė ka edhe njė vėlla tjetėr mė tė madh. - Fjalėt
    qė thoshte mezi i kuptoheshin. Ajo po qante me ngashėrim. - Ai ėshtė djali
    im, ata janė tė dy fėmijtė e mi.
    Kur kam qenė nxėnėse nė vitin e fundit tė shkollės sė mesme, dashurova njė
    djalė. Mbeta shtatzėne. Nuk doja ta hiqja fėmijėn, ta abortoja, mė dhimbsej
    ishte fėmija im. Nuk ėshtė faji im, as i fėmijės tim, qė pati atė fat babai i
    tij, i cili zgjodhi njė rrugė tė keqe nė jetė...
    Arturit iu errėsua gjithshka pėrreth. Gabriela, qė para pak ēastesh ishte
    njeriu mė i dashur pėr tė, tani Ajo shihej prej tij si njė pleh. Ajo s'ishte
    gjė tjetėr, vetėm njė copė bajgė para syve tė tij.
    - Po po, ti je njė copė bajgė, - foli ai nė gjuhėn shqipė, duke e ngritur
    zėrin. - Ē'po mė thua tani, pėrse nuk ma ke thėnė mė parė, - vazhdoi tė
    fliste, kėtė herė nė gjuhėn angleze.
    - Unė doja...
    - Ēfarė doje! - tha, duke lėvizur nė dhomė pa kuptim. - Ku ėshtė djali yt
    tani?
    - Ma mban gjyshja...
    - Hė, kurvė e ndyrė! - foli pėrsėri me zė tė lartė nė gjuhėn shqipe.
    - Nuk po tė kuptoj ē'po thua, pse nuk flet anglisht?
    - Do flas si mė pėlqen, - tha, duke lėvizur vazhdimisht nėpėr dhomė. - Gjuha
    shqipe ėshtė gjuha ime... Mos do tė mė thuash se edhe Xhimi nuk ėshtė djali
    im, e pastaj tė zėsh e tė kėrkosh dashnorė tė tjerė e t'u thuash: Mjalti im,
    i dashuri im, unė tė dua shumė, por kam njė sekret pėr tė thėnė...
    - Artur, tė lutem shumė qetėsohu! Duhet tė kuptosh se ē'po flet. Si e kupton
    ti, nėse unė kam patur njė fatkeqėsi nė jetė dhe kjo jo pėr fajin tim, jam e
    keqe, rrugaēe? Kėshtu e gjykon ti?
    - Unė do ta kisha gjykuar shumė mirė, nėse ti do mė ishe treguar e sinqertė
    qė nė fillim, ashtu siē jam treguar edhe unė i sinqertė me ty qė nė fillim.
    Pėrse nuk ma ke thėnė mė parė? Pėrse e ke mbajtur tė fshehtė deri tani? Kush
    tė shtyu tė ma thuash sot, apo dashuria e nėnės qė rrit fėmijėt? ... Sa vjeē
    ėshtė djali yt tani?
    - Do edhe pesė muaj tė mbushė katėr vjeē.
    - Ēfarė po mė thua! - Bėri lėvizja tė pakuptimta nėpėr dhomė. Nė fytyrė i dallohej lėvizja e nofullave. - I ati i fėmijės ku ėshtė?
    - Ka vdekur. U bė pėrdorues i drogės. Vdiq nga superdoza e lėndės narkotike.
    Kur jemi njohur ka qenė njeri shumė i mirė, por mė vonė... ndryshoi, nuk e
    di pse... u bė pėrdorues i regullt i drogės.
    - O Zot! - tha Arturi dhe vuri duart nė kokė...
    .................................................. .
    Gabriela u ēua nė kėmbė, shkoi tek varėsja ku kishte varur ēantėn e saj dhe
    duke nxjerrė njė fotograi i tha: - Ja, ky ėshtė djali im.
    - Ēfarė race ka babai i djalit tėnd? - e pyeti Arturi, duke i hedhur njė
    shikim shkarazi fotografisė.
    - Je racist? Ē'do tė thuash me kėtė pyetje? Ti hiqesh sikur nuk je racist -
    i tha ajo, qė po rrinte nė kėmbė para Arturit.
    - Ti po e thua kėtė, unė vetėm tė pyeta.
    - Ėshtė latino-amerikan, por ka lindur kėtu nė Sh.B.A.
    Arturi duke i hedhur edhe njė shikim fotografisė zgjati dorėn pėr t'ia
    dhėnė, pa e parė nė sy. Edhe ajo zgjati dorėn pėr tė marrė fotografinė, duke e
    parė nė sy. Priste si do reagonte Arturi, ēfarė mund t'i thoshte ai tani asaj.
    Arturi pa ia hedhur shikimin, u ēua nė kėmbė, bėri disa lėvizje nėpėr dhomė,
    hapi derėn dhe doli jashtė...
    .................................................. ..

    Shiu jashtė vazhdonte tė binte imėt. Arturi i hodhi njė shikim cigares qė po
    e mbante nė mes dy gishtave. Nga paketa aty pranė nxorri njė cigare tjetėr
    dhe e ndezi me bishtin e cigares qė mbante nė dorė. Tymi ishte
    pėrhapur nė gjithė hapėsirėn e dhomės dhe dukej sikur mjegulla qė kishte mbuluar
    Nju Xhersin pėrballė kishte hyrė edhe nė dhomėn e tij.
    "Paskam pirė shumė duhan" - tha, kur pa hirnoren tė mbushur me bishta
    cigaresh. U ēua nė kėmbė dhe shkoi te dritarja. Iu duk vetja se edhe ai ndodhej
    tani atje nė mes tė asaj mjegulle qė kishte mbuluar Nju Xhersin. Menjėherė
    mendja i shkoi te Xhimi. "Oh, sa mė ka marrė malli shpirti im i vogėl, sa po mė
    mungon zemra ime e vogėl! Ma ke lėnė shtėpinė bosh. Kanė kaluar dy javė qė nuk
    tė kam parė, por babit tėnd i duket sikur kanė kaluar dy vjetė, dyzet
    vjetė... Kam dy javė pa tė parė, sa do tė kesh ndryshuar, sa do tė jesh rritur. Dy
    javė qė nuk po i dėgjoj belbėzimet e tua, zėrin tėnd tė bukur kur qan. Ti,
    patjetėr po fle tani, nė kėtė mot tė zymtė me shi. Ti nuk e di qė babin tėnd e
    ka marrė shumė malli pėr ty" - po i thoshte njė fotografie qė po e mbante nė
    dorė dhe po e shihte. Nė atė fotografi Xhimi kishte dalė nė krahė tė Gabrielės.
    "Po Gabriela, edhe ty tė dua shumė, mė mungon. E di, edhe unė tė mungoj
    shumė ty" - dhe sytė iu mbushėn me lot. Puthi fotografinė dhe po kujtonte copėza nga jeta e tyre. Sa shumė e kishte ndjerė ndryshimin e jetės kur kishte filluar tė bashkėjetonte me Gabrielėn. Kur jetonte vetėm ishte dorėshpuar dhe lekėt i iknin nė drejtime tė paditur.
    Hapi dritaren. Nga jashtė, nė dhomė hyri ajri i lagėsht dhe i freskėt. Ndjeu
    njė rrėnqethje trupi. Ajri i lagėsht i freskoi fytyrėn. Shihte tymin e
    cigares qė dilte jashtė dhomės.
    Dalėngadalė dhoma po pastrohej nga ajo mjegull tymi, ndėrsa Nju Xhersi
    pėrballė vazhdonte tė ishte i mjegulluar. Mjegulla atje dukej mė e dendur, sikur
    po ia merrte frymėn atij vendi, atyre njerėzve qė ndodheshin atje dhe, nė mes
    tė asaj mjegulle ndodhej edhe xhimi, edhe Gabriela, edhe...
    Dhoma u pastrua plotėsisht nga tymi dhe era e cigareve. Nė atė ambient tė
    pastėr iu duk sikur Gabriela po i trokiste nė derė dhe kėrkonte edhe ajo tė
    hynte nė atė ambient tė pastėr bashkė me Xhimin dhe...
    - Gabriela! - tha, duke vėshtruar mjegullėn qė kishte mbuluar Nju Xhersin.
    Shkoi te telefoni, e ngriti dhe formoi numrin e telefonit tė gjyshes sė saj.
    - Hello, - u dėgjua njė zė gruaje nga ana tjetėr e telefonit.
    E kuptoi, ishte zėri i gjyshes sė saj.
    - Hello, missis ...
    - Po, - iu pėrgjigj gruaja
    - Arturi jam... Po, shumė mirė. .. Gabriela ndodhet aty, ju lutem?.... Mund
    t'i flas?
    .................................................. .....

    Uli receptorin e telefonit. I hodhi njė shikim rreth e qark dhomės. Mori
    hirnoren e mbushur plot me bishta cigaresh dhe shkoi pėr ta zbrazur nė qesen e
    mbeturinave. Veshi xhaketėn, mbathi kėpucėt dhe doli jashtė. Duke zbritur
    shkallėt e pallatit nė mendje i rrinin Xhimi, Gabriela,... dhe iu duk se i
    kishte pranė edhe ata. Pėrsėri ndjeu njė mall tė madh pėr Xhimin. Mezi priste ta
    shihte sa mė parė. Edhe Gabriela iu dhimbs shumė. Pamja e saj e vrarė, kur
    arturi i kishte folur shumė ashpėr herėn e fundit, kur e kishte fyer me ato
    fjalė, pėr tė cilat edhe ishte penduar... e ngacmonin edhe mė tepėr tani. Iu
    dhimbs shumė, shumė, prandaj po shkonte tani atje, t'i merrte e t'i kishte
    pėrsėri pranė nė shtėpinė e tij... familjen e tij, gruan, djalin e tij Xhimin. Do
    merrte edhe ... atė, vėllanė e djalit tė tij, atė fėmijė tė pafajshėm e tė
    pafat.
    Po, po, ai fėmijė do t'i bashkohej familjes sė tij dhe do rritej me nėnė dhe
    me vėlla. Do rritej edhe ai fėmijė nė familjen e tij, pėr tė mos i munguar
    dashuria e prindit, dashuria e babait. Arturi sė bashku me gruan e tij
    Gabrielėn do ta kenė nėn kujdesin e tyre, nėn kontrollin e tyre, qė edhe atij fėmije
    tė mos i mungojė mrekullia e dashurisė prindėrore.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Kafeja (Tregim)

    Kafeja

    (Tregim)

    Nga Pierre-Pandeli Simsia

    Ato ditė qyteti dukej i zbrazėt; rrugėt ishin pothuajse tė shkreta. Shėtitjet e pėrnatshme tė njerėzve nė bulevardin kryesor tė qytetit ishin mė tė shkurtra. Pėrpara televizorit, njerėzit prisnin tė dėgjonin lajmet e reja. Ato lajme nuk ishin dėgjuar kurrė.
    Kishte ditė qė folėsja e televizionit njoftonte pėr qarkullim zėrash tė rremė nė hapjen e kufirit shtetėror me shtetin fqinj dhe se kalimi i kufirit nga qytetarėt mund tė sillte pasoja tė rėnda pėr jetėn...
    Ishte hera e parė nė jetėn e njerėzve qė dėgjoheshin ato lajme tronditėse.
    Ndryshe ishte realiteti i tė ikurve; sapo mbėrrinin nė tokėn e huaj, tė larguarit lajmėronin familjarėt pėr mbėrritjen e tyre shėndoshė e mirė.
    Ajo situatė e krijuar, izolimi i plotė i Shqipėrisė me botėn e jashtėme, varfėria e madhe qė po kalonte populli, urrejtja ndaj sistemit pesėdhjetė vjeēar diktatorial, rrėnia pėrtokė e ekonomisė, mungesa e theksuar e artikujve ushqimorė, shpresa e humbur pėr njė tė ardhme tė mirė nė vend, bėri, qė njerėzit tė largoheshin nga atdheu.
    "Po unė, ē'pres, pse rri akoma kėtu"? - mendoi Dimi, ndėrsa rrinte i vetmuar nė qendrėn e qytetit tė tij, atje ku mblidheshin zakonisht grupshokė mbrėmjeve.
    Njerėzve qė largoheshin ēdo ditė nė shtetin fqinj i ishin bashkuar pothuajse tė gjithė shokėt e tij. "Pse duhet tė rri edhe unė akoma kėtu"?
    Mendime tė shumta i kaluan menjėherė nė mendje si pėr tė aprovuar vendimin qė donte tė merrte. "Djalė beqar jam, pa preokupime familiare... Do iki..."
    Mendoi edhe njėherė pėr tė atin, i cili kishte disa vite qė ishte burrė i ve, pastaj, mendimi tjetėr e bindi: I ati do vazhdonte tė jetonte me djalin tjetėr, vėllanė e tij mė tė madh.
    Por njė mendim tjetėr qė e fshiku atė ēast mendjen e tij, sikur ia sprapsi vendimin e porsa marrė; ishte njė pengesė, sikur e mbante tė shtrėnguar pėr tė mos vendosur tė largohej nga atdheu, nga qyteti, nga shtėpia e tij qindravjeēare ku ishin lindur parardhėsit e tij, trashėgimtar i tė cilėve ishte edhe Ai vetė.
    Pėrpara syve i doli e ėma, siē kishte qenė gjithė jetėn e saj dhe para se tė vdiste; e gjatė dhe e shėndetshme, ashtu, siē e kishte parė pėr tė fundit herė, tek flinte nė gjumin e saj tė pėrjetshėm nė arkėn mortore.
    Herė i ēfaqej fytyrėqeshur dhe qė kujtohej me respekt nga ata qė e kishin njohur edhe pse kishin kaluar dhjetė vjetė qė kur ishte ndarė nga kjo jetė, duke i dhėnė bekimin: "Tė qoftė udha e mbarė bir, dritė t'u bėftė udha dhe mbarėsi tė kesh pėrherė ngado qė tė shkosh"
    Ishin ato tė njėjtat fjalė urimi, qė e ėma i kishte thėnė shpesh gjatė kohės sė sėmundjes, veēanėrisht, gjatė javėve tė fundit tė jetės sė saj.
    Pastaj ajo nėnė e dashur iu ēfaq pak e mėrzitur. Pse iu dukėn atij sytė e nėnės tė pėrlotur? "Ik bir edhe ti, si shumica e njėrėzve qė po ikin kėto ditė, por... do tė mė marrė malli pėr ty, nuk do tė shohė mė nėna"
    "Shiheshin" shpesh me njėri tjetrin. Ai shkonte tek varri i saj pėr t'i vendosur buqetėn me lule; e puthte pllakėn e ftohtė tė mermertė ku ishte fotografia me emrin e saj, viti i lindjes dhe viti i vdekjes, e prekte me duar dhe i dukej sikur prekte trupin, flokėt e saja. Edhe ajo e "shihte", duke u ndjerė e lumtur pėr rritjen e djalit tė saj, qė ishte mė i vogli ndėr katėr fėmijėt.
    Tė njėjtin veprim bėri edhe atė ditė qė e vendosi pėr t'u larguar; shkoi nė varreza, pranė varrit tė nėnės sė tij me njė buqetė lule nė duar; ndezi njė qiri, u pėrshėndet dhe... i pėrlotur u largua. Iu duk se morri bekimin e nėnės.

    * * *
    Njė shi i imėt po rigonte atė ditė fillim pranverė, si pėr t'i prishur buzėqeshjen lulėzimit tė natyrės. Dimi qendroi te pragu i portės, ktheu edhe njėherė kokėn pas, si pėr t'i dhėnė lamtumirėn asaj shtėpie qė u lind dhe kaloi 30-tė vitet e jetės sė tij. Nė dorė mbante njė ēantė sporti tė zezė. As tridhjetė hapa nuk kishte ecur, kur befas pėrpara i del i ati. U pėrshėndetėn tė dy. - Baba, tė tė pėrqafoj pak? - I ati nuk foli; e kuptoi ē'donte tė thoshte i biri me ato fjalė, madje edhe vendimin e tij qė kishte marrė. Vetė i ati, e dėshironte edhe ai, qė i biri t'i bashkohej atyre grupe njerėzve qė po shkėputeshin nga atdheu i tyre duke kaluar kufirin, si e vetmja shpresė mbijetese, kur ēdo gjė nė atdheun e tyre po shkonte drejt shkatėrrimit.
    I hodhi njė shikim tė birit. Ishte vetė i ati ai, i pari, qė hapi krahėt pėr ta pėrqafuar. At e bir tė pėrqafuar ndjenė nxehtėsinė dhe lagėshtinė e lotėve tė njėri tjetrit. Nuk folėn, ndejtėn pak ēaste tė pėrqafuar. Atė ēast, heshtja e tė dyve dhe sytė e tyre tė pėrlotur folėn mė shumė se ē'duhet tė flisnin ata tė dy.
    Ai u largua, ndėrsa i ati qendroi, duke e shoqėruar me sy nga prapa. "Nėse je pėr udhė, tė qoftė udha e mbarė bir. Paē bekimin tim gjithė jetėn, por... a do tė shoh vallė babai pėrsėri?!" - uroi ai me gjithė shpirt nėn vete, me sy tė pėrlotur.

    * * *
    Nė qytetin e fundit bregdetar shiu kishte pushuar. Autobuzi kaloi mespėrmes qytetit pėr tė shkuar nė afėrsi tė fshatit kufitar.

    Mbasditja sapo kishte kaluar. Vendi pėrreth dukej si njė shesh i madh fushimi; burra, gra, djem, vajza, fėmijė tė moshave tė ndryshme.
    Vargut tė gjatė tė njerėzve duke ecur drejt vijės ndarrėse tė kufirit qė ishte e rrafshuar e gjitha iu bashkua edhe Dimi.
    Nuk ishte e lehtė tė ecje nėpėr male, ishte tepėr e vėshtirė. Pasi zbritėn njė tatėpjetė, sapo mbėrritėn poshtė nė bregun e njė pėrroi qė rridhte pak ujė, duhet tė ngjiteshin pėrsėri lart nė mal nėpėr njė rrugė dhish. Nė biseda tė ndryshme dėgjoheshin edhe fjalėt: "Duhet tė shpejtojmė, tė ecim sa pa na zėnė nata nė kėto udhė tė shkreta e tė vėshtira mes maleve..."
    Askush nuk e dinte se sa rrugė tė gjatė dhe tė lodhshme kishin ecur dhe, vargu i njerėzve u shpėrbė. Mė tė rinjtė ecnin me tė shpejtė, ndėrsa mė tė moshuarit e ndjenin shumė lodhjen.
    Dalėngadalė muzgu po fillonte tė nderrej mbi atė grykė mali.
    - Hė hė, nuk po mundem dot tė ecė; nuk mė mbajnė mė gjunjėt" - tha njė burrė dhe u ul.
    - Po vazhdove kėshtu ti, s'kemi pėr tė mbėrritur kurrė ne me ty nė gjithė atė rrugė qė kemi pėr tė bėrė - i tha njė tjetėr, pothuajse moshatar me tė.
    - Nuk e mendoja kaq tė vėshtirė e tė lodhshme kėtė rrugė, - tha pėrsėri burri.
    - Edhe unė nuk po mundem dot tė eci - tha njė grua, pak mė e re nė moshė se ata.
    - Juve gratė, pėr havale' j'u kemi ne burrat - tha njė tjetėr.
    - Pėr havale', thua ti, po... s'bėni dot pa ne gratė ju, - u hodh e foli njė grua tjetėr.
    - Nuk ėshtė ēasti pėr tė bėrė shaka, po hė, tė shpejtojmė hapat pa na zėnė nata nė kėto shkrepa. I faleminderit Zotit qė pushoi shiu sė rrėni. Ėshtė mė mirė tė na zėrė nata atje, lart nė mal, sesa nė kėtė grykė kėtu, - tha njė burrė tjetėr.

    Nga prapa u dėgjua njė zė, qarje fėmije. Pastaj ai zė u shtua; u dėgjuan disa zėra tė tjerė fėmijėsh. Tre burra ulėn fėmijtė e tyre qė po i mbanin nė krahė. Lodhja e madhe u lexohej pastėr nė fytyrat e skuqura dhe frymėmarja e shpejtė e tyre dėgjohej si erė ējerrėse nė atė shteg tė ngushtė dhish ku po i ngjiteshin asaj pjese mali.
    Dimi ktheu kokėn dhe eci disa hapa prapa; ndjeu lėndim tė thekshėm. Iu drejtuar njė burri rreth tė 44-ave. - Mund t'ju ndihmojė unė?
    Burri bashkė me gruan dhe dy fėmijtė e tij u ulėn. Fėmijėt duhet tė ishin 5-sė dhe 7-tė vjeēė.
    - Me ēfarė mund tė mė ndihmosh? - tha burri dhe tundi kokėn majtas-djathtas, si shenjė pendese.
    - Tė vazhdojmė rrugėn, tė ecim. T'ua mbaj unė nė krah njė fėmijė - dhe pa nga mė i vogli.
    - Ah, Zot i madh! Ē'mallkim qenka ky fat pėr ne, pėr gjithė kėtė popull! Pėrse duhet tė vuajmė? - tha gruaja dhe vuri duart pėrpara fytyrės.
    - Tė faleminderit shumė more vėlla, por nuk ėshtė e lehtė edhe pėr ty kjo qė po thua. Nuk po mundemi dot. Nuk e mendonim se do ishte kaq larg dhe shumė e vėshtirė mbėrritja nė atė shtet tė huaj. Vėrtet jemi shtete fqinjė, njė vijė e hollė teli i ndan kufijtė tanė, megjithėse ne edhe atė vijė teli s'e pamė fare, por qenka shumė larg, shumė, shumė, shumė e vėshtirė dhe e mundimshme. Do kthehemi pėrsėri nga erdhėm, do kthehemi nė Shqipėri. Po ku do shkojmė tani? Po fillon tė bjerė nata.
    - Ooohhh! - doli e dhimbshme njė psherėtimė e thellė nga gjoksi i gruas.
    - Kurajo! Duhet tė bėjmė kurajo, pėrderisa e morrėm kėtė vendim - tha Dimi dhe kapi djalin e vogėl, duke ia vėnė duart poshtė sqetullave. E ngriti nė krahė. - Ēohu vėlla, ēohu tė ikim.
    Burri e vėshtroi Dimin gjithė mirėsi.
    Zėra tė tjerė qarje fėmijėsh u dėgjuan edhe mė afėr.
    "Pse shpejtuan ata djemtė e rinj ..., ikėn - tha ai nėn vete dhe njė gulē iu mblodh nė stomak qė po i rėndonte si njė gur i rrėndė. - "Edhe kėta fatkeqė s'e kanė ditur sa e mundimshme qenka pėr tė mbėrritur nė shtetin fqinj, pėrndryshe, s'do ta kishin marrė udhėn me familjet e tyre" - mendoi.

    - Ah, o Zot i madh! Kėtė natėn e sotme qė po heqim ne me fėmijtė tanė, s'kam pėr ta harruar kurrė; natės sė parė tė varrit kam pėr t'ia rrėfyer - u dėgjua njė zė tjetėr burri, qė po i ngjitej tė pėrpjetės nė mal me fėmijėn e tij nė krahė, nė mes errėsirės sė zezė tė natės.
    - Ē'mu desh mua tė shkretėn qė erdha, nuk e mendonim se do ishte kaq larg - ia ktheu e shoqja, qė ecte disa hapa prapa tij dhe qė kishte hedhur krahut njė ēantė.- M'u torturuan fėmijėt sonte; na shpėtoftė Zoti nga ndonjė egėrsirė nė kėtė mal.
    - Ore, po ku ndodhemi ne tani, nė tokėn tonė apo nė shtetin fqinj? - u dėgjua njė zė tjetėr burri.
    - Pse, nuk e dėgjove ti atė djalin kur tha, ja, kėto janė piramidat. Tani po hyjmė nė tokėn e huaj.
    - Jo, s'e dėgjova unė! Kur e tha ai?
    - Mė duket se, para... dy orėsh.
    - Uaaa! Domethėnė paskemi dy orė ne qė po ecim nė malet e shtetit fqinj?!
    Dimi, kur dėgjoi kėtė bisedė, menjėherė solli pėrpara syve hartėn e Shqipėrisė. Qytetin e tij nga ishte nisur dhe shtetin e huaj nė tė cilin ndodheshin aty. Po i dukej e ēuditėshme; "Domethėnė, unė tani ndodhem nė shtetin fqinj? Nė tokė tė huaj?! "Babi tani, sigurisht, fle!" - Njė psherrėtimė i doli nga thellėsia e shpirtit.
    - Edhe pak tė ecim, se e hodhėm kėtė tė pėrpjetėn e madhe. Kjo ishte dhe mė e lodhshmja - tha njė burrė qė e njihte rrugėn, e kishte kaluar disa herė kufirin nga ai vend.
    - "O Zot! Na ndihmo tė mos kemi mė pėr tė ecur rrugė tė tilla kaq tė pėrpjeta, tė vėshtira dhe tė lodhshme" - mėrmėriti njė grua nėn vete, duke i rrėnė gjoksit me dorė, si pėr t'u ēliruar nga ajo lodhje "e tmerrshme", siē do ta quante ajo.

    Kur mbėrritėn nė majė tė malit, disa thoshin se ishte kodėr, jo mal, atyre u dukej se kishin fituar njė betejė ndaj armikut. Pas njė pjese tė rrafshtė, qė atyre, nė errėsirėn e natės iu duk si njė fushė, shtrihej njė pyll i madh, qė nxinte mė tepėr sa ē'nxinte ajo natė me njė dritė hėne tė zbehtė.
    - Tė ulemi e tė ēlodhemi, se vdiqėm, s'po ngopemi dot me frymė - u dėgjua njė zė gruaje.
    Disa fėmijė tė tjerė nuk folėn, u ulėn vetė.
    - O bobobobo, sa po mė ēajnė kėmbėt - tha njė burrė rreth tė 50-tave dhe vuri duart nė kėpucė pėr t'i zmbathur. - Ah, o qen i ngordhur, o katil, o vrasės njerėzish tė pafajshėm, ē'na bėre ti neve me atė politikė tė vetizolimit qė ndoqe...
    - S'kemi ku shkojmė tani. Tė rrimė pak kėtu e tė shlodhemi.
    - Ndenjja ėshtė nė dėmin tonė. Sa mė shumė tė rrimė, aq mė shumė do vonohemi. E mira ėshtė qė lumin ta kalojmė me ditė.
    Pak nė brendėsi nė errėsirėn e pyllit u duk njė dritėz e vogėl. Pastaj u dukėn dy. Dritat herė shfaqeshin, herė humbisnin shkėlqimin e tyre
    - Shahin, e shikon atė dritėn e vogėl atje? Ēfarė ėshtė ajo? - i tha njė grua me zė tė ulėt bashkėshortit tė saj tepėr e frikėsuar, qė nuk po i dallonte ē'farė dritash ishin ato dhe drejtoi gishtin nė drejtim ku shtrihej pylli.
    - Nuk ėshtė gjė moj grua, njerėz fatkeqė do jenė dhe ata si ne qė kanė marrė kėtė rrugė, qė s'i dihet se ku do pėrfundojė - i tha Shahini sė shoqes pėr ta qetėsuar. Edhe ai vetė i kishte parė ato drita. Vėrtetė tė vogla ishin ato, por nuk i ishin dukur si dritė cigareje e ndezur. Dritėzat lėviznin ngadalshėm, herė afroheshin, herė largoheshin.
    I shkoi mendja tek njė komshi i tij qė i kishte thėnė ē'i kishte ndodhur rrugės pėr tė shkuar nė atė shtet ku po shkonin edhe ata. - "Na kapėn ushtarėt e vendit fqinj nė mal, ishin pesė ushtarė" - i kishte thėnė fqinja. - "Ne ishim tre shokė, tė tre trupa tė fuqishėm, por nė tokė tė huaj, trupi, sado i fuqishėm tė jetė, bėhet spurdhjak. Mua, si mė tė bėshmin, mė thanė tė merrja dy shkopinj. Unė as gjuhėn s'e kuptoja, por mė bėnė shenja. Kėputa dy degė tė holla nga njė shkurre, ia zhvesha gjethet dhe ia dhashė atij qė m'i kėrkoi. Prisja ē'farė do bėnin. Ai seē foli disa fjalė nė gjuhėn e tyre dhe ata duke u zgėrdhirė filluan tė qeshnin. Mė bėnė shenjė qė tė merja edhe katėr shkopinj tė tjerė. Veprova ashtu siē veprova edhe mė parė. Kėputa katėr degė nga shkurret, ia zhvesha gjethet dhe ia dhashė. Ata pėrsėri flisnin dhe qeshnin. Nuk kuptonim, vetėm me shenja na thanė tė uleshin nė gjunjė dhe ta mbanim kokėn tė pėrkulur poshtė. Bėmė ashtu siē e kuptuam. U ulėm tė tre pėrbri njėri tjetrit dhe prisnim me zemėr tė ngrirė ē'do bėnin. Njėri nga ata filloi njė kėngė tė pakuptueshme nė gjuhėn e tyre, qė u pasua edhe nga tė tjerėt. Mbi kokėn time unė ndjeva njė goditje, pastaj edhe njė tjetėr, edhe njė tjetėr. Goditjet mbi kokėn time vinin sipas ritmit tė kėngės qė ata kėndonin. Koka ime nė atė ēast po shėrbente si xhez e goditur nga shkopinjtė qė unė vetė i bėra, pėr tė mbajtur ritmin e kėngėve tė tyre. Mė shumė se dhimbja qė po ndjeja, njė urrejtje e madhe mė ngacmoi nė ato ēaste pėr poshtėrimin qė po mė bėnin. Doja tė veproja, pa marrė parasysh asgjė edhe pse isha i huaj nė njė tokė tė huaj e tė panjohur. Mes dhimbjeve dhe poshtėrsisė qė po jetoja nė ato ēaste, doja tė shikoja se ē'po bėhej me shokėt e mi, megjithėse e mendova se edhe ata tė njėjtėn situatė si unė po kalonin pėrderisa ishim ulur pėrpara tyre. Lėviza pak kokėn pėr tė parė shokun qė kisha nė krahun e majtė, kur njė goditje e fortė shkopi mė fshiku syrin dhe faqen. Pas pak sekodash kėnga u ndal dhe ata pėrsėri folėn nė gjuhėn e tyre, qė ne s'i kuptuam, vetėm nga shenjat e veprimeve tė tyre, kuptuam se duhet tė ēoheshim nė kėmbė. U ēuam, kur njėri nga ata mė drejtoi njė bajonetė, nga arma qė mbanin nė duar, duke mė prekur pak gushėn..."
    - Ashtu qoftė Shahin, njerėz si ne tė jenė qė kanė marrė kėtė udhė, por, kam frikė pėr vajzėn; ėshtė 13 vjeēe dhe e ka trupin pak tė zhvilluar, - ia prishi pėrsėri mendimet e shoqja.
    Shahini nuk foli, vetėm po mendonte: "Do Zoti tė mė ndihmojė, tė mos m'i ndodhė gjė e keqe vajzės, se, pėrndryshe, jetėn time kam pėr ta dhėnė pėr kėtė vajzė..."

    Dalėngadalė, nata e zezė dhe e frikėshme ia la vendin agimit tė ri tė ditės tjetėr. Ai grup njerėzish me fėmijėt e tyre e kishin kaluar atė natė nė mal, nė qiell tė hapur. U ēuan dhe ecėn andej nga ecte ai qė i drejtonte, qė e njihte atė udhė. Nė horizont u ēfaqėn rrezet e para tė diellit.
    - Na duhet tė shpejtojmė pak tani; nuk ėshtė shumė larg lumi, na duhet ta kalojmė sa mė shpejtė...
    - Ujė, dua ujė! Ah o Zot! Vdiqa pėr njė pikė ujė! M'u tha buza pėr pak ujė - u dėgjua zėri i njė gruaje.
    Vėrtetė buza i dukej si e plasaritur dhe i kishte marrė njė zbardhje. - Ku ka njė pėrrua kėtu afėr apo ndonjė burim uji? Ku ėshtė lumi, qė na thanė, se keni pėr tė kaluar lumin?
    - Babi, dua ujė, dua ujė - i tha njė fėmijė tė atit qė po e mbante nė krahė.
    - Nuk ka babi ujė tani xhani i babit, por edhe pak dhe do pish ujė sa tė ngopesh.
    - Po unė dua tani - tha fėmija dhe ia shkrepi tė qarit.
    - Ah! Vdiqa pėr njė pikė ujė - vazhdonte tė fliste pėrsėri gruaja.
    - Tė lutem, moj motėr - iu drejtua asaj burri qė mbante fėmijėn nė krahė dhe qė kėrkonte ujė. - E dimė qe je e etur, ashtu si tė gjithė ne, por, mos fol me zė, se po tė dėgjojnė fėmijėt dhe po na kėrkojnė ujė.
    Gruaja si e zėnė nė faj, nė pendesė pėr atė qė kishte bėrė, iu afrua fėmijės nė krah tė tė atit: - Jo shpirti i tetės, mos qaj. Edhe pak dhe tė gjithė do pijmė ujė. Mos qaj zemėr e vogėl, tė kam xhan - i foli gruaja me zė pėrkėdhelės dhe me dy gishtat e duarve ia fshiu lotėt fėmijės qė po rridhnin faqeve.
    - Mami, ka ujė nė ēantėn qė po e mban babi? - u dėgjua njė zė tjetėr vajze tė vogėl qė po i thoshtė nėnės sė saj tė kapur pėr dore.
    Ajo bėri sikur nuk dėgjoi. E dinte qė nuk kishte. Ngjitja e vėshtirė dhe e lodhshme e rrugės nė mal i kishte detyruar tė gjithė ata qė po ecnin nė atė tė pėrpjetė ta kishin mbaruar mė shpejt sa duhej ujin e marrė me vete pėr rrugės.
    - Babi - iu drejtua pėrsėri vajza e vogėl tė atit. - Ke ujė nė ēantė?
    - Hej ē'na bėri ajo e flamosur, me ujin qė e kujtoi - mėrmėriti nėn vete e ėma e vajzės .
    - Edhe pak dhe tė gjithė do pimė ujė - tha gruaja si me dėnesė. - Shikoni sa bukur kanė ēelur lulet! - vazhdoi tė flasė gruaja, si pėr t'i ndėruar drejtimin bisedės qė kishte marrė udhė pa krye dhe kėputi njė lule mes gjelbėrimit tė porsaēelur pranveror nė mal.
    Duke ecur nėpėr mal, nga larg u duk njė lumė i gjėrė, qė vende vende bėnte disa dredhje, duke ndryshuar drejtimin e tij. U duk edhe njė urė e madhe qė lidhte dy brigjet e lumit.
    - Mos tė bėjmė gabim tė zbresim poshtė urės, - tha njė burrė, qė ecte nė krye tė njerėzve. - Janė ushtarėt atje; do t'i shkojmė ujkut nė gojė vetė, me kėmbėt tona.
    - Po si do ta kalojmė lumin? Ėshtė i madh!
    - Ėshtė ca i gjėrė, por do mundohemi ta kalojmė.
    - Pse, duhet tė kalohet patjetėr lumi?
    - Unė s'e kalojė lumin me fėmijėt - tha njė grua. Nuk erdhėm ne tė lėmė jetėn bashkė me fėmijėt nė kėtė lum.
    - Po si do t'ia bėjmė?
    Asnjeri nuk foli.

    Nga lart, duke zbritur poshtė kodrės, panė njė grup njerėzish qė po rrinin nė breg tė lumit.
    - Do jenė ata, qė shpejtuan pėr tė mbėrritur sa mė parė - tha njė burrė. Tė tjerėt nuk folėn.
    - "Qenka shumė i gjėrė lumi" foli njė burrė me veten e tij. Si do t'ia bėjnė gratė dhe fėmijėt?
    Njė burrė tjetėr sikur ia lexoi mendimet, tha: - Shumė i madh duket lumi nga lart...
    Njerėzit ecnin, duke vėshtruar lumin.

    Ata zbritėn poshtė bregut tė lumit dhe iu bashkuan grupit tjetėr tė njerėzve. Njė si pyll i vogėl shtrihej pėrgjatė bregut tė lumit.
    Njė grua lėshoi ēantėn nė tokė dhe diēka po kėrkonte brenda saj. U dėgjua njė fėshfėritje e lehtė. Gruaja nxorri ushqimet e mbetura qė kishte marrė me vete nga qesja plastike dhe me atė nė dorė u drejtua pėr nga bregu i lumit. Ishte e njėjta grua, qė ishte shprehur pėr etjen e saj.
    - Do bjesh nė lumė, moj e uruar, ku shkon ashtu? - i tha njė burrė, qė duhet tė ishte i afėrmi i saj.
    "Mua shyqyr qė mė panė sytė ujė" - mendoi gruaja. - Kemi ujė plot tani, tė pijmė e tė ngopemi tė gjithė, - tha dhe doli me qesen e mbushur me ujė.
    Katėr burra tė tjerė iu drejtuan bregut me qese nė duar.
    - Hė! Ēfarė mendoni, si do bėjmė? - tha njė burrė nga grupi i tė porsaardhurve.
    - E kemi gjetur zgjidhjen - iu pėrgjigj njė burrė rreth tė pesėdhjetave. - E shikon atė atje? - dhe bėri me dorė nga njė barakė e vjetėr e ndėrtuar me dėrrasa.
    - Mė duket se vetė zoti i madh po na ndihmon. Nė barrakė ndodhen ato qė na nevojiten tani, sqepar, gozhdė, ēekiēė...
    - Edhe?
    - Ja, do ta kalojmė lumin, - tha njė burrė tjetėr.
    - Do ta kalojmė, po si? Me sqeparė, me gozhdė, me ēekiēė...?
    Gratė nga grupi i sapoardhur po dėgjonin me vėmendje dhe s'po kuptonin ē'po thuhej. Njė grua, qė po shihte degėt e pemėve tė thara tė rrėzuara po mendonte: "Ah, t'i kisha unė nė shtėpi tani gjithė kėto dru pėr dimėr...
    - T'i futemi punės e tė mos vonohemi - tha pėrsėri burri dhe eci nė drejtim tė barrakės. Pas tij ecėn edhe dy djem tė rinj nė moshė.
    - Do marrim disa dėrrasa nga kjo barraka kėtu, do ndėrtojmė njė trapo, ta lidhim me tel...
    - Ku j'u paska shkuar mendja more vėllezėr, foli njė burrė tjetėr. Eh, mėndjendriturit...
    - Se mos na kapin? - u dėgjua njė tjetėr zė burri.
    - Mos na ndillni tersllėk tani.
    - Ē'tė bėjmė? Rrugė tjetėr nuk ka. Ftohtė ėshtė. Lumi ėshtė i gjėrė, janė gra dhe fėmijė - dhe e hodhi shikimin nga disa gra.
    Si tė ishin nė tokėn e tyre, si ta kishin mallin e tyre, shkėputėn disa dėrrasa nga barraka, duke e lėnė atė si njė kufomė tė kafshuar nga ndonjė egėrrsirė. Morrėn dy trungje tė trashė dhe filluan t'i shtrijnė dėrrasat mbi to. Njė djalė doli nga barraka me njė rreth teli hedhur krahut. Dėgjoheshin trokitjet e ēekiēit mbi gozhda.
    Pas pak trapoja ishte gati, pothuajse dy metėr e gjėrė dhe e gjatė. Nė tė dyja anėt e trapos lidhėn tel.
    - Duhet tė hidhet njėri nė lumė tani, - foli njė nga burrat qė kishte ndihmuar nė ndėrtimin e trapos.
    Askush nuk foli.
    - Hė, - foli pėrsėri i njėjti burrė. Del ndonjėri tė hyjė nė lumė, tė tėrheqi trapon pėr ta kaluar nė anėn tjetėr tė lumit? Rrugė tjetėr nuk kemi.
    Pėrsėri asnjėri nuk foli. Vėshtronin trapon; disa e hodhėn shikimin nė gjėrėsinė e lumit. Seē mėrmėritėn me vete dhe lėvizėn pak kokėn majtas djathtas.
    Heshtjen e theu ai, Dimi. - Po hyj unė, - tha dhe filloi tė zhvishej. Tė gjithė njerėzit kthyen kokat nga ai.

    Ai xhvishte rrobat e trupit, tė tjerėt e shikonin. Njė grua lėvizi supet, si tė ndjente tė ftohtėt nė trupin e saj. Dimi vendosi rrobat e trupit mbi trapo dhe hyri nė ujė.
    Ai notonte me njėrėn dorė, ndėrsa me dorėn tjetėr tėrhiqte trapon. Dy burra tė tjerė nga bregu e ndihmonin duke e lėshuar telin lidhės. Tė gjithė njerėzit nė breg tė lumit ndjenė morrnica nė trup kur shikonin Dimin tė notonte me njėrėn dorė, me trupin e kthyer brinjas.
    Ai notonte me vėshtirėsi tė madhe; uji i lumit e largonte mė poshtė nė drejtim tė rrjedhės sė tij. Dy burra nė bregun e lumit lironin telin nga rrota e mbledhur, ku ishte lidhur me pjesėn tjetėr tė trapos
    Pas disa minutave, Dimi mbėrriti nė bregun tjetėr tė lumit, disa metra mė poshtė drejtimit nga vendi ku ishte nisur. Trupi filloi t'i dridhej nga tė ftohtėt. Pjesėn e mjekrės dhe mollėzat e faqeve nuk i ndjente t'i kishte tė tijat. Mori nė dorė trapon dhe eci gjatė bregut, qė binte vijė e drejtė me njerėzit matanė bregut tjetėr.
    - Aman, o Perėndi! - tha njė grua dhe bėri kryq me dorė. Ai veprim i tė bėrit kryq, u shoqėrua edhe nga disa gra tė tjera.
    - Ta tėrheqim telin tani? - U dėgjua zėri i njė burri.
    - Prisni pak - tha Dimi me zėrin qė i dridhej, qė mezi u dėgjua dhe morri rrobat e trupit; hyri mes shkurreve. Nuk vonoi shumė, kur u duk pėrsėri; ishte i veshur.
    - Tani po, tėrhiqeni, - tha dhe mbante tė shtrėnguar me dorė telin. Ca nga zhurma e rrjedhės sė ujit, ca nga tė dridhurat e tij, zėri iu dėgjua si i mekur. Disa burra tė tjerė iu bashkuan dy burrave dhe filluan tėrheqjen e telit pėr tė sjellė trapon nė breg tė lumit.
    Kush do ishte i pari qė do ta merrte guximin t'i hipte asaj "varke"? Gratė filluan pėshpėritjen me njėra tjetrėn. Ndjeheshin shumė tė frikėsuara, pėr mė tepėr mendonin pėr fėmijėt e vegjėl.


    - "O Zot i madh! Kalohet gjithė ky lumė kėshtu me kėto copra dėrrasa tė lidhura me dy fije teli?" - mendoi njė grua.
    Edhe njė burrė tjetėr po mendonte, si mund tė kalohet lumi me kėtė copė "varkė"? Pastaj i njėjti burrė iu drejtua dy djemve: - Hajdeni ju tė rrinjtė, se dini edhe tė notoni. Hipni, qė tė mos vonohemi shumė.
    - Dy tė rrinjtė qeshėn: - Do hipim xhaxhi, do hipim, po mė mirė ėshtė qė tė hipėsh edhe ti me ne.
    - Opo hė, vazhdoni ju tė rrinjtė nė fillim, po dhe ne do e kalojmė...
    Dy tė rrinjtė hipėn nė "varkė" dhe po qendronin nė kėmbė; po mundoheshin tė mbanin ekuilibrin. Dimi nga ana tjetėr e bregut filloi tėrheqjen e telit. "Varka" e vogėl rrėshqiste nė sipėrfaqen e ujit. Njerėzit nė breg tė lumit shikonin me ankth, nė pritje tė ndonjė tė keqe, pėrmbysjen e trapos, siē do ta quanin ata.
    Dy gra u panė tė bėjnė kryq me dorė, duke mėrmėritur diēka; ishte lutja e tyre qė po i drejtoheshin Zotit .- Zoti j'u ndihmoftė, - u dėgjua njė zė gruaje.
    - Zoti na ndihmoftė tė gjithė neve kėtu si jemi; tė gjithė kemi pėr ta bėrė kėtė lundrim sa tė vėshtirė aq edhe tė rrezikshėm.
    - Na shpėto fėmijėt o Zot - u dėgjua njė zė tjetėr gruaje.
    - Zoti ka pėr tė na ndihmuar tė gjithė neve.
    "Varka" e vogėl kishte arritur pothuajse nė gjysmėn e gjėrėsisė sė lumit. Dy djemtė e hipur nė atė "varkė" kishin pėrkulur kurrizin dhe kishin mbėshtetur duart mbi dyshemenė e saj.

    - Kur tė na vijė rradha pėr ta kaluar lumin, nuk do rrimė nė kėmbė ne - i tha njė grua bashkėshortit tė saj, qė pranė kishte njė djalė tė vogėl.
    - Ē'a kėmbė, thua ti, moj? Do rrimė ulur dhe do mbahemi fort, madje.
    Tek i shikoje ata njerėz fatkeq, siē ishte i keq fati pėr njė vend dhe popull tė tėrė, tek lundronin mbi disa dėrrasa tė gozhduara mbi dy hunj, ndjeje dhimbje, dhimbje dhe brengė.
    I fundit qė e kaloi lumin me atė trapo, ishte njė djalė rreth tė 28-tave.

    - O Perėndiiii, o Perėndi e madhe! Nuk di ēa tė them more djalė. Nuk gjej mė fjalė qė tė uroj more bir, pėr kėtė sakrificė dhe nder tė madh qė na bėre - u dėgjua zėri i njė gruajė. Tė gjithė kthyen kokat nga ajo. Gruaja iu afrua Dimit, sikur donte ta pėrqafonte. - "Rrofsh bir, rrofsh!
    - Tė rrojė se ē'ke me tė, - tha njė burrė dhe u pėrkul tė marrė ēantėn. Njė burrė tjetėr nxorri nga ēanta njė shishe: - Merre! Hallall ta kesh. Ėshtė raki, e kam zjerrė vetė. Merre, ta kesh pėr rrugės, tė pish, se tė bėn mirė, tė nxeh.
    - Faleminderit more djalė! Rrofsh! - U dėgjuan zėra tė tjerė.
    Dimi e pa nė sy. - Merre i tha tjetri, - hallall e ke. Dimi e morri shishen: Edhe pse vetė nuk ishte i vėnė shumė pas rakisė, iu kujtua i ati; e pinte rakinė, madje shumė. Pa tė, nuk mund tė rrinte as edhe njė ditė pa e pirė, por siē e thoshte edhe vetė i ati, unė pi rrakinė e jo rakia tė mė pijė mua. Kur e shoh qė po e teproj nė pije, e ndėrpres... - Kjo ishte edhe arėsyeja, qė i ati, kurrė nuk vinte nė shtėpi i dehur. -"Eh babi, babi!" - foli Dimi nėn vete; ndjeu mall dhe dashuri tė madhe. Iu duk se kishte shumė ditė pa e parė tė atin - Ku do jesh tani nė kėtė orė tė mėngjesit? Sigurisht, nė klubin e lagjes pėr tė kthyer ndonjė gotė dhe pėr tė pirė kafenė e mėngjesit. Kafeja! Eh, ajo kafe elbi! Eh ajo kafe qiqre qė shteti shqiptar na i ka detyruar ne, njerėzve pėr ta pirė nė mungesė tė kafes origjinale, qė se ka kurrė shijen e kafes... dhe ju tė moshuarit, gėnjeheni pas saj" - Sytė i mbante tek shishja e rakisė, qė, instiktivisht e rrotulloi me dorė. Vetė i ati i kishte thėnė ato ditėt e ikjes sė madhe tė shqiptarėve pėrtej kufirit. "Nuk do gjė babi prej teje tė mė dėrgosh, nėse ikėn andej bir, vetėm kafe; kafe tė mė dėrgosh biri im, mi ke sjellė tė gjitha. Na ėshtė tharrė buza pėr tė pirė njė kafe origjinale. Mosha jonė vetėm kafe do tani..." - Njė ofshamė e thellė i doli nga shpirti dhe u duk se qerpikėt shkundėn lotė edhe pse fytyrėn e kishte ende tė lagėt nga lumi.
    - Kemi dhe shumė rrugė pėr tė bėrė? - tha njė burrė, duke vėshtruar kodrėn pėrballė.
    Askush nuk foli. Njerėzit filluan tė lėviznin. Mė tė rrinjtė, pėrsėri u shkėputėn dhe ecėn nė drejtim tė kodrės.
    - Pse, prap paskemi tė pėrpjeta pėr t'u ngjitur ne? - foli njė grua nėn vete.
    - Shikoni mirė, se mos kemi harruar ndonjė gjė, - tha njė burrė dhe ktheu kokėn pas.
    Njė burrė tjetėr vuri dorėn jashtė xhepit tė pantallonave, pėr t'u bindur pėr portofolin.

    Edhe ajo rrugė e pėrpjetė nė atė faqe kodre ishte e vėshtirė, por mendimi se kishin kaluar pengesėn e madhe, kalimin e lumit, sikur i jepte kurajo pėr t'ia larguar lodhjen.
    Tek i ngjiteshin kodrės pėrpjetė u dėgjua njė zhurmė e lehtė, rrjedhje uji. Nga disa gurė panė tė rridhte ujė i ftohtė dhe i pastėr.
    - Po unė, ē'e mbaj ujin e lumit me vete? - foli gruaja nėn vete me qesen nė dorė. E derdhi dhe pėrkuli trupin mbi rrjedhėn e ujit.
    - Po na ikin tė gjithė dhe s'dimė nga tė shkojmė pastaj, po hė, jepini pak kėmbėve, lėreni ujin tani, - foli njė burrė, qė dukej se ishte mė i moshuari nė atė grup njerėzish.
    Dimi ecte pa u shkėputur nga grupi i mbetur prapa qė i kishte shoqėruar gjatė gjithė atij rrugėtimi; ishin prindėr me fėmijė tė vegjėl.
    Bisedat qė bėheshin, dukej sikur nuk po e ndjenin mė lodhjen.
    - Ti ke njerėz andej, ndonjė shok, a ku ta di unė?
    - Po, kam njė nip. Kam edhe dy numra telefoni qė m'i kanė dhėnė disa shokė.
    - Unė skam as shokė, as ndonjė numėr telefoni.
    - Po si do bėsh? Apo...
    - Si do bėj! Si gjithė tė tjerėt edhe unė.
    - Na kanė thėnė; edhe familjet vendase kėtu, i kanė hapur dyert e shtėpive tė tyre pėr tė ardhurit. U vjen keq dhe duan t'i ndihmojnė. Sigurisht, kanė edhe interesin e tyre pėr krahė pune.
    - Njė nga lagjja ime, ka dy muaj qė ka ikur. Punon ēoban. Diku kėtu afėr duhet tė jetė, se kėshtu ka thėnė; jam nė njė fshat afėr me kufirin.
    - Punė ka plot. Stinė pranvere ėshtė tani; bujqėrit e kėtij vendi kanė nevojė pėr krahė pune, sidomos nė kėtė stinė.
    - Edhe njė ndihmėsmjeke nga lagja ime, diku kėtu afėr duhet tė jetė. Kėshtu ka njoftuar; i shėrben njė gruaje tė moshuar.
    - Pse, keni ndėrmend tė qendroni nė fshatra ju? Kryeqyteti ore, kryeqyteti! Atje ėshtė edhe mundėsia mė e madhe edhe pėr tė gjetur punė edhe pėr t'i shpėtuar policisė.
    - Besoj, se ia dolėm mirė; i shpėtuam policėve.
    - Prit, mos u shpejtoni, kur tė mbėrrijmė mirė, atėhere themi se i shpėtuam policėve...
    - Ehhh!

    Pas njė tė pėrpjete tė vėshtirė, nga maja e kodrės u shfaq qyteti. Kodra gjelbėronte nga pishat dhe bredhat. Nė njė vend, ata panė tė grumbulluara disa shishe bosh plastike uji, coca cola e pije tė tjera freskuese, tė panjohura deri nė atė kohė nė Shqipėri, tė lėna aty nga ndonjė grup tė rinjsh vendas, sigurisht, tė ardhur pėr ndonjė piknik .
    - O Zot! Ē'farė nuk ka bėrė dora e njeriut. Shikoni sa bukuri e madhe qė ėshtė! - tha njė burrė, me shikimin poshtė.
    Grupi i njerėzve hodhi shikimin poshtė kodrės nga dukej qyteti. Ai shtrihej pėrgjatė njė vije bregdetare. Disa vaporė tė mėdhenj ishin akorduar nė port.
    Nė oborin e njė shtėpie, njė prift i veshur me veladonin e zi, i kėnaqej njė tufe bagėtish, dele dhe qingja.
    - Sė shpejti janė pashkėt dhe vendasit i festojnė me madhėshti atė festė tė bukur e tė shenjtė. Ja, ato qingja do therrin pėr pashkė.
    - Eh! - Psherėtinė tė tjerėt, qė kishin kohė qė e kishin harruar shijen e mishit...
    - Na duket, sikur jemi tė njė fisi, o vėllezėr, si njė familje. Edhe pse rastėsia, i njėjti hall qė na zuri, na njohu nė kėtė udhė tė vėshtirė e tė panjohur, sikur po na vjen keq tė ndahemi nga njėri tjetri.
    - Epo, bashkė gjithmonė nuk do rrimė ne, po mirė edhe kaq, e bėmė rrugėn dhe i faleminderit tė madhit Zot, qė na ndihmoi nga ndonjė e keqe e papritur.

    * * *
    Autobuzi mbėrriti nė orėt e para, pa zbardhur ende agimi. Kishin udhėtuar orė tė tėra pėr tėrė natėn. Pjesa tjetėr, mė tė moshuarit, gratė dhe fėmijėt gjatė udhėtimit rranė nė njė gjumė tė thellė, gjumė vdekje, siē do ta quanin ata. U dėgjuan edhe disa ngėrhitje.
    Autobusė tė shumtė tė ardhur nga qytetet e ndryshme tė atij shteti, njerėz tė moshave tė ndryshme qė lėviznin nė tė gjitha drejtimet, taksi, dyqane tė shumtė qė shndrisnin nga dritat neone... Kjo ishte pamja nė atė agjenci autobuzėsh.
    - Tė hyjmė nė ndonjė dyqan e tė shlodhemi pak - tha burri qė rrinte me gruan dhe dy fėmijėt e vegjėl, qė Dimi pėr asnjė ēast nuk i ishte ndarė.
    Ajri i ngrohtė dhe aroma e kėndėshme e kafes qė ishte pėrhapur brenda dyqanit, sikur ia lehtėsoi lodhjen. Pėrsėri Dimit, mendja i shkoi tek i ati.
    "Kafe, kafe me bollėk... Oohhhh!" Sa i pasur po i dukej ai dyqan ku nuk mungonte asnjė mall. Kafe, fruta dhe fara tė thata, pije tė ndryshme alkoolike dhe freskuese tė panjohura. Mendja i rrinte tani vetėm tek i ati. Po i dhimbsej mė shumė se kurrė. Donte tė blinte kafe e t'ia dėrgonte qė atė ēast. Po ku do ta mbante? Si do t'ia dėrgonte? As vetė nuk e dinte se ku do shkonte atė ditė tė parė tė mbėrritjes sė tij nė atė shtet tė huaj.
    Nga jashtė xhamave ku po rrinin ulur, Dimit iu duk se dalloi tre bashkqytetarė, moshatarė tė tij. U ēua menjėherė dhe doli jashtė. Nuk kishte qenė i gabuar; me njėrin nga ata kishte qenė bashkėnxėnės nė njė klasė.
    - Edhe ju kėtu? -
    - Po - thanė ata. - Edhe ne kėtu, por e kemi vendosur tė ikim.
    - Tė ikni?! Pse?
    - Ah! - tha njėri nga ata. - Kam njė javė pa u larė. Nuk njoh njeri kėtu...
    - S'po gjejmė dot punė...
    - Vdiqėm pėr gjumė...
    - Kam lėnė gruan dhe fėmijėt nė Shqipėri, nuk mundem dot mė...
    Dimit, sikur iu mpakėn shpresat kur dėgjoi ato biseda.
    Ata sikur ia lexuan mendimet nė fytyrėn e tij, qė u duk e mendueshme.
    - Urojmė ore vėlla tė tė ectė mbarė ty. Mos u demoralizo nga ē'po tė themi. Provoje edhe ti njėherė fatin tėnd.
    - Kur do ktheheni nė Shqipėri? - pyeti Dimi dhe pa nga shoku i tij, ish bashkėnxėnės.
    - Tani, me autobusin e rradhės.
    - Tė lutem shumė! Mund tė shqetėsoj me njė porosi tė vogėl? Tė lutem...! - Fjalėt e Dimit, mė tepėr u dukėn si lutje ndaj shokut. - Mund tė tė jap pak kafe pėr babin?
    Dy tė tjerėt buzagazėn.
    - Pak! Sa pak kafe?
    - Jo mė shumė se njė kile.
    - Mirė - tha shoku me zė tė ulėt, qė mė tepėr u duk se nuk u dėgjua.
    - Rrofsh! - tha Dimi dhe u kthye nga dera e dyqanit.

    ***

    Ato ditėt e para, bisedat telefonike me tė afėrmit e tij nė atdhe ishin pothuajse tė pamundura. Nė tė gjitha ambientet postare tė qyteteve tė Shqipėrisė, njerėzit rrinin nė radhė me orė tė tėra pėr tė folur dhe pėr tė mėsuar rreth fatit tė tė afėrmėve tė tyre larguar. Dimi, me ndihmėn e disa bashkatdhetarėve tė tij, pas disa ditėsh, nė ambientėt e postės telegrafike, mundėsoi dėrgimin e njė telegrami pėr mbėrritjen e tij shėndoshė e mirė nė shtetin fqinj. Mė vonė u mundėsua edhe bisedat telefonike me tė afėrmit e tij. Zakonisht, fliste nė telefon me dy motrat dhe vėllanė.
    Gjendja shėndetėsore e tė atit, papritur ishte rrėnduar, por Dimit nuk i kishin treguar. Ishte kjo arėsyeja, qė i ati foli vetėm njėherė me tė nė telefon.

    * * *
    Mendimi pėr t'i dėrguar tė atit sa mė shpesh kafe, i rrinte si njė limė e s'po e linte tė qetė. E kishte marrė shumė malli.
    Kishte kaluar, pothuajse mė shumė se njė muaj, kur rastėsisht dhe mrekullisht, siē do ta quante vetė Dimi, takon njė bashkqytetarin e vet, i njohur me tė atin e tij, i cili pas njė vizite disa javore tek djemtė e tij do kthehej nė atdhe.
    Mė parė se Dimi t'i thoshte edhe pėr porosinė e tė atit, ishte vetė bashkqytetari, sikur ia lexoi mendimin. - Nesėr kthehem nė shtėpi, nė Shqipėri; nėse ke ndonjė porosi tė vogėl, mos nguro tė ma japėsh.
    - Kafe - tha menjėherė Dimi, pa mbaruar mirė fjalėn bashkqytetari. Kafe! Tė lutem shumė, kafe pėr babin dua tė dėrgoj.
    - Mos m'u lut i tha bashkqytetari, unė vetė tė thashė. Vetėm kafe, apo edhe ndonjė nga ato tė tjerat, rroba veshje, coca cola...?
    - Nėse mundesh edhe ato tė tjerat... por kafenė e kam tė parėn qė dua tė tė jap.
    Pa humbur kohė, shkuan nė dyqanin mė tė afėrm dhe bleu kafe; kafe tė pjekur dhe tė bluar tė paketuar, siē shitej. Bleu edhe kafe tė papjekur.
    U lehtėsua shpirtėrisht.

    Priste pas disa ditėsh, nga tė afėrmit e tij nė Shqipėri, ta njoftonin pėr mbėrritjen e pakos. Asnjė lajm nuk kishte marrė. Iu duk e ēuditėshme dhe e paspjegueshme, pėrse kjo heshtje nga ata. Shumė mendime i vinin nė mendjen, por asgjė tė keqe nuk mendonte. Ajo heshtje, zgjati pothuajse dy javė. Motrat dhe vėllai i telefononin pothuajse ēdo tre ditė. - "Kanė kaluar dy javė..."!
    Sapo ishte thyer mesdita. Nga jashtė dhomės ku rrinte, dėgjoi zėrin e ėmbėl tė zonjės sė shtėpisė ku rrinte me qera; po i thėrriste. U ēua menjėherė dhe doli jashtė. I shkoi mendja, ajo e thėrriste vetėm kur e kėrkonin Dimin pėr tė folur nė telefon. Me shpejtėsi, i ngjiti dy e nga dy shkallėt qė tė ēonin nė katin e sipėrm tė shtėpisė. Frymėmarrja i ishte shpejtuar nga tė nxituarit dhe emocionet.
    - Po tė kėrkojnė tė flasin nė telefon me ty - tha gruaja me fytyrė gazmore dhe zėrin e ėmbėl. - Unė s'po kuptoj se ē'mė thonė, por, sigurisht, njerėzit e familjes tėnde nė Shqipėri do jenė. - Fytyra i buzagazte.
    Dimi kapi menjėherė receptorin e telefonit dhe shqiptoi fjalėn, tashmė tė njohur: "Alo". Nga ana tjetėr e telefonit dėgjoi njė zė femre. E dalloi, ishte zėri i njėrės nga dy motrat. Por ai zė po i vinte i shurdhėt, si me ndėrprejre, jo i qartė. Iu duk se ai zė po i vinte vajtueshėm.
    - Jam Xh. - i tha ajo, qė u kuptua se diēka po e mundonte tė vazhdonte bisedėn. Tė dyja motrave tė tij, emrat i fillonin me tė njėjtėn shkronjė.
    - Mė keni bėrė shumė merak; pse s'mė keni telefonuar...?
    - Po... ja... - Pėrsėri zėri i motrės u ndėrpre.
    - Si jeni? Babi, si ėshtė?
    - Mirė... jemi... mirė... ne. Mirė jemi ..., ndėrsa babi... - zėri pėrsėri u ndėrpre.
    - Alo, mė dėgjon? Aty je? - Buzėqeshja e mėparshme iu tret.
    - Ooohhh! - Dėgjoi ofshamėn e thekshme tė motrės, qė iu duk e dhimbshme. Ajo psherėtimė u dėgjua shurdhshėm dhe vajtueshėm.
    - Fol e dashur motėr. Tė lutem, ē'farė ke sot? Si jeni? Babi, si ėshtė? - Diēka tė keqe ndjeu nė shpirt dhe trupi filloi t'i dridhej, ndėrsa zemra po i rrihte me shpejtėsi, sikur donte t'i dilte jashtė kraharorit.
    - Ne mirė jemi, po... babi, ėshtė pak pa qejf! - E folura e tė motrės iu duk e turbullt.
    - Babi pa qejf? Pse, ē'farė ka?
    Pėrsėri heshtje nga ana tjetėr e telefonit. - Xh. Tė lutem mė thuaj, ē'farė ka babi?
    - ... Ėshtė... pak... sėmurė...
    - Sėmurė?! - Dhe iu duk se ndjeu njė goditje nė kokė. - Sėmurė shumė? Ku ndodhet, i shtruar nė spital apo nė shtėpi?
    - Dimi, ... shpirt i motrės. Babi...
    - J'u kam dėrguar njė pako tė vogėl. Kafenė qė dėrgova pėr babin, e morrėt?
    E motra nuk mundi dot tė durronte. Nga dhimbja qė ndjeu nė ato ēaste iu duk se iu shkėput shpirti. Nuk po mundte ta mbante mė veten. Me zėrin e mekur qė po i dilte nga buzėt qė po i dridheshin, mes ngashėrimit dhe lotėve qė po i rridhnin, gjeti forcė tė flasė: - Dimi... babi... ka... - nuk mundi dot tė vazhdojė.
    Ai dėgjoi vajtimet e mbytyra tė sė motrės.
    - Ē'farė ka babi? - dhe zemra filloi t'i rrahė me shpejtėsi. E zonja e shtėpisė qė po i rrinte pėrkundruall dhe qė s'kuptonte asgjė se ē'thuhej, vazhdonte ta shihte Dimin duke buzėqeshur. Pastaj ajo buzėqeshje edhe asaj sikur i ngriu. Edhe ajo, dikur e kishte pasur djalin e saj tė ikur emigrant nė njė shtet tjetėr tė huaj dhe e kuptonte shumė mirė se ē'ėshtė malli dhe dashuria qė tė jep largėsia nga njerėzit e dashur.
    - Motėr, ē'farė ka babi? - e pyeti pėrsėri ai.
    - Dimi... babi... ka... 12 ditė... Oh Dimi! Babi ka 12 ditė ... qė nuk jeton mė!
    - Ē'po mė thua motėr? Jo! Jo! - Lotėt i rrodhėn me shpejtėsi nga sytė duke zbritur poshtė. Zemra po i rrihte edhe mė fort. Trupi po i dridhej. Nuk po mundte dot tė fliste. Nė gjoks iu mblodh njė gulē. Nuk donte ta besonte. - Jo! Jo motėr! Joooo!
    - Po, i dashur vėlla! Mbahu i fortė. Babi iku. Babi nuk jeton mė. Tė duam shumė vėlla! Tė duam shumė, tė gjithė tė duam ty, Dimi. Na fal vėlla i dashur. E di qė ndjen dhimbjen e thellė pėr humbjen e babit, ashtu siē po e ndjejmė tė gjithė ne kėtu, por, nuk tė njoftuam dhe besoj se na kupton. E morrėm pakon, Dimi. Edhe kafenė e morrėm, por, babi nuk e pa, as pakon, as kafenė, qė ti na dėrgove. Ajo erdhi tre ditė pasi babi kishte vdekur. Oohh! Babi vėrtet nuk e pa dhe nuk e shijoi kafenė qė i dėrgove ti, por ajo kafe u pi nga tė gjithė njerėzit pas disa ditėsh pėr shpirtin e tij. Babi mori me vete orėn e xhepit qė ia kishe dėrguar ti disa javė mė parė, atė orė, qė e donte aq shumė dhe e mbante gjithmonė me vete. "Vėrtet, mė ka marrė shumė malli pėr Dimin, por ja, mbaj kėtė orė pranė dhe mė ēmall... - i foli e motra me ton tė pėrvajshėm.

    Me hapa tė rėnduara, me kėmbėt qė s'po i ndjente tė tijat, Dimi zbriti shkallėt dhe hyri nė dhomėn e tij pėr t'u shkrehur nė vaj. - Babi...! Babi, nuk jeton mė! 12-tė ditė, qė babi ka ikur nga kjo jetė dhe unė nuk di gjė! Oohh! Kafeja. Shkoi nė guzhinė pėr tė pėrgatitur njė kafe. "Ta pi njė kafe edhe unė pėr shpirtin tėnd babi. U prefsh nė paqe i shtrenjt baba..."
    Me dhimbjen nė shpirt, eci nė rrugėn qė tė ēonte nė kishėn mė tė afėrt. Mori njė qiri; e ndezi dhe u fal pėr shpirtin e vdekur tė tė atit.
    Nė vesh i trokisnin fjalėt: "Kafeja qė dėrgove ti Dimi, na erdhi tre ditė pas vdekjes sė babit. Ai vėrtet nuk e pa dhe nuk e shijoi kafenė qė i dėrgove ti, por ajo kafe u pi nga tė gjithė njerėzit pas disa ditėsh pėr shpirtin e tij".
    - "Babi im i donte shumė njerėzit. Kishte shumė miq, me tė cilėt, ai, me siguri, do ta pinte kafen time, kafen qė i dėrgova unė..."
    Sikur iu lehtėsua pak dhimbja.
    - Babi tani prehet pėrjetėsisht nė tė njėjtin varr, me nėnėn tonė, bashkėshorten e tij.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. James Pandeli: Tė gjesh Jezusin
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2010, 02:50
  2. "Asgjėja"
    Nga Veshtrusja nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 17-05-2008, 14:59
  3. Majko refuzon tė ulet nė njė tryezė me homologun Serb
    Nga Enri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 24-08-2003, 06:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •