Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    9

    Unhappy Historia ime: "Udhetim neper Ferr"

    Pershendetje te gjithve!!!!!!!

    Jam 21 vjec dhe nga keto vite pervec viteve qe njeriu nuk mund te regjistroj gje nga jeta, te gjitha te tjerat kan qen vecse te zymta. Linda normal si pjesa me e madhe e femijve, por nuk kaloi shume dhe u preka nga semundjet qe preken femijet. Me temperature prej 41 gradesh kalova tri her ne gjendje kome te thelle, familjaret me kane thene se ke vdekur tri here dhe tri here jam ringjallur. Por ka qen thjesht nje koma e thelle. Ehhh shume mundime qe foshnjez. Sa dyert e spitaleve i mesova qe ne 1 vjec. Po gjithe keto gjera nuk mund te kalonin pa pasoja, krahu i majte humbi aftesine per tu komanduar sic duhet pra ne gjuhen e popullit (sakat). Me punen e mjekeve krahu arriti te fitonte pak aftesi por jo dicka te madhe. Vitet kalonin dhe une me instiktin e femijes ndjeja se dicka nuk ishte si gjithe te tjeret tek une dhe gjithmone qendroja i vetmuar, nuk i gezoja dickaje si femijet e tjere, qaja shpesh pa arsye (sipas pikpamjes se te tjerve). Kjo gjendje do te behej me e rende kur arrita moshen e adoleshences. (e cila eshte e veshtire per adoleshentet normal e jo me per mua). Ne moshen 15-16 kaloj ne depresion. E ndjeja veten te diskriminuar kudo (edhe pse askush nuk me thoshte gje). Sidomos ne shkolle ku te gjithe kishin aftesit normale i trembesha nje topi basketbolli ose volejbolli, i trembesha fiskultures si lende sa qe ate ore e lija bosh. Nje dite me gjene me thike ne dore, e vetma gje qe doja ishte te ikja nga kjo bote ku lumturine se ndjeva ne moshen kur duhej ndjere. U luta dhe qava, sa se mbaj mend sa ndenja ashtu.

    Por papritur bije dera, (ishin ata qe te shumica i quan te papelqyer pra D.JEHOVAIT) as se kisha mendjen te ajo qe thoshin por mjafton qe dikush beri zhurme dhe me nxori nga ajo gjendje. Nga naiviteti femijnor dhe gjendja qe isha i besova seriozisht ato qe thane kur erdhen dhe nje here tjeter (kur nuk u bera njeri prej tyre). Kjo gjendje po kalonte ashtu me deshperim. Me ne fund vjen matura 2005-2006, isha 18 vjec. Beja plane se ku do vazhdoja shkollen dhe per cfare. I percaktova disa dege shoqerore dhe po pergatitesha. Viti i katert iku pa u ndjere, mes gjerave te bukura te shoqerise dhe moshes. Vijne provimet e matures Shteterore dhe Shkollen e mbaruam nji jave para per te mesuar. Nje dite kur ndodhesha vetem me liber ne dore me behet dicka si vegim ku une dridhesha shume dhe i shtangur, i qellova me shuplake vetes dhe thashe; hej budalla cfare ben, leri keto se po humbet kohe, ke provimet. Bera provimin e letersise dhe pas dy ditesh ishte i Matematikes, por gjeja e pare qe bera ne mengjesin e dites se provimit ishte se volla. Mengjes nuk hengra pas kesaj por shkova ne shkolle. Futemi ne provim. Po ca provim, nje dhimbje e tmerrshme koke dhe syte qe ishin skuqur. Ne ate gjendje plotesoj dicka sa per 5-6. Mbaron provimi, shkova ne shtepi per te pare ndeshjet e boterorit (sigurisht dhe lloto ). Nga pasditja me vjen nje gol me rafishat pra nje shtangie dhe ngrirje e trupit sic e kisha parandjere nje jave me pare. E vetmja fjale qe thosha ishte jjjjjjjjjooooooooooo po me ze te lart sa u alarmua e gjithe lagja. Pas shume mundimesh dhe hamendjeve te mjekeve ne spitalin e qytetit vjen nje dite ku ne pikun e vapes me urgjence u nisa per ne spitalin e TR . Aq shpejt sa rruges rrezikuam te perplaseshim, ndjeva dhe une ne gjendje kome nje frenim te forte dhe zerat e te tjerve qe bertiten.

    Gjithsesi shkojme ne Tirane dhe shtrohem te reparti i neuro kirurgjise. Nje ankth dhe stres i fort kur me thane se duhet te operohesha ne koke. E bukura qelloi qe shoqeria e vitit te kater benin pergatitjet per mbremje mature ndersa une per salle operacioni. Kjo me beri te ndihesha shume keq per vec kesaj gjyshi ishte ne gjendje te rende, teper kritike ne shtepine e tij dhe un prisja ti futesha nji gjendje po te rende nen efektin e narkozes ku nuk i dihej si do reagonin organet e mija duke qene se ishte dhe nje operacion teper i rende. Ate dite me kane bere qetesus te forte per te fejtur. Erdhi mengjesi dhe qe ne 8 duhesha ne salle, nuk e dhashe veten por shkova vete qe te mos beja merak familjaret. Nderkohe gjendja e gjyshit sa vinte dhe keqesohej sa qe arrin nje pike kur te dy gjendeshim prane vdekjes, te dy ne gjendje teper te rende, kush shpetonte apo vdiste i pari nje gare e frikshme. Ne kohen qe une dal nga efekti i narkozes, gjyshi vdes. (te gjitha keto mua mi thane me vone). Dhe keshtu mes dhimbjeve te tmerrshme fizike dhe shpirterore vjen nje dite dhe gjerat sikur marrin per mire, mua me japin lajmin e mire se pas 2 ditesh mund te dilja nga spitali. U gezova, thashe se aty mbaruan mundimet por............... jo fati perseri do godiste. Mora vesh se gjate operacionit te pare ishte krijuar nji pershtjellim i muskujve te fytyres dhe une duhej te beja dhe nje nderhyrje tjeter po me te lehte kesaj radhe (sikur nuk mjaftuan ato 2 muaj vec tortura por ne shtator duhet te rifillonin). U inatosa keq me veten sa theva dhe pasqyren me grusht se nuk me linin te shihesha ne te.

    Nje gjendje shume ankth dhe tmerr. Pastaj me treguan per gjyshin, e mbajta veten per te mos qare por lotet binin vete (esht normale qe njeriu te vdese ne nje moshe te konsiderueshme por me teper me vinte inat dhe keqardhje pse gjerat te ndodhnin ashtu). Ate operacionin e dyte e kreva po me sukses dhe tani jam mire por ato qe kalova lane pasojat e veta. Pak fizike por shume shpirterore. Ja dola me shum perpjekje te behem pjese e jetes aktive dhe pse ato qe kalova ndoldhen vetem gjate moshes 18-19. Tani jam shume mire pa frike dhe ankth por i vrar shpirterisht. Ju falenderoj ju qe lexoni kete histori dhe me falni. KERKOJ TE ME NDHMONI ME ADRESA NJEREZISH QE KANE PERJETUAR TRAUMA TE TILLA, QE KANE NJE MANGESI FIZIKE. DHE VECANERISHT ME ADRESA HOTMAIL OSE NUMRA TELEFONI TE VAJZAVE QE KAN DIFEKTE FIZIKE. DUA TE KRIJOJ MIQESI ME NJEREZ TE TILLE DHE NJE LIDHJE TE NGUSHTE. TE GITHE NJIHNI NJEREZ TE TILLE SEPSE JAN PJESE E SHOQERISE, FISIT DHE AQ ME KEQ PJESE TE FAMILJES TUAJ. ADRESA IME ESHTE Ardit-berat@hotmail.com. Nese mundeni dhe nese me kuptoni dicka te till ju kerkoj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 17-02-2009 mė 12:19 Arsyeja: edituar per gabime gramatikore

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Si fillim do te keshilloja te kerkoje bashkebisedim me anetaret ne teme, me duket e pavend kerkimi i adresa te msn apo numrave te telefonit per te bashkefolur me persona qe kane kaluar te njejtat probleme si ju.

    Me falni nqs jam skeptike,por virtualiteti permban shume "keqkuptime" .
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anėtarėsuar
    06-05-2005
    Postime
    196

    Mos e lesho veten Friendly

    Jam dakort me Perlen,ju nuk duhet te kujtoni te kaluaren tuaj,fatkeqesite etj.Jeta eshte e bukur varet si e nderton,prandaj mblidh veten mos u lesho, dhe gjej forca per te qene sa me prane shoqerise.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    9
    Citim Postuar mė parė nga [Perla] Lexo Postimin
    Si fillim do te keshilloja te kerkoje bashkebisedim me anetaret ne teme, me duket e pavend kerkimi i adresa te msn apo numrave te telefonit per te bashkefolur me persona qe kane kaluar te njejtat probleme si ju.

    Me falni nqs jam skeptike,por virtualiteti permban shume "keqkuptime" .
    mendoj se do kisha veshtirsi per te treguar historin time po te njihesha se pari me antaret. jam dakort me ate qe thua se lindin keqkuptime por s me intereson per to.. thjest kerkoj dicka dhe e di se ka njerez te till dhe jam ketu per kete qellim. kam dhe shoqeri qe kan nji jet me normale se e imja dhe kam shum..por e di qe ka dhe njerez qe per shkak te nji traume e kan te veshtir te futen perseri ne jeten e vrullshme...flm

  5. #5
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Ideja ime ishte te kontaktoje me anetaret nepermjet forumit, pra virtuales dhe mos te vrapoje per t'i ēuar kontaktet me ta pertej tij, pasi ne realitet njerezit nuk jane aq "te mire" sa mund te te duken ne planin e pare. Krijo nje ide njehere per ta pastaj vendos vete per te tjerat. ( Keshille miqesore )

    Gjithesesi bie ne kundershtim me juve, te jesh ne kontakt me njeres qe kane kaluar te njejtat veshtiresi nuk besoj te te sjelle ndonje ndjesi te mire, thjesht do te kujtoje ne ēdo ēast ato qe ke kaluar. Nqs tani je me mire, hidhi pas kraheve ato qe ke kaluar ,sepse jeta vazhdon. Nqs te duhet te komunikosh me njeri, me e vlefshme do te ishte nje psikolog ,sepse gjykimi i tij do te ishte objektiv dhe i pandikuar nga ndjesite e brendshme.

    Te uroj gjithe te mirat.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    9
    Citim Postuar mė parė nga Jimy Lexo Postimin
    Jam dakort me Perlen,ju nuk duhet te kujtoni te kaluaren tuaj,fatkeqesite etj.Jeta eshte e bukur varet si e nderton,prandaj mblidh veten mos u lesho, dhe gjej forca per te qene sa me prane shoqerise.
    jam pran shoqeris por e pranoj apo jo une i perkas dhe nji grupi te till njerzish... po te them qe njerzit ndihen me mir kur jan pjes e shoqeris se nivelit te tyre..po them nivel kulturor,ekonomik,racial,etnik, keto nuk pengojn per te kaluar mir me perfaqsues te shoqeris nga grupe te tilla por qe te ndihesh plotesisht mir s besoj qe arrihet...me thuaj si do te ndiheshe nji coban para nji ministri..!!!??? nji pa shkoll para dikujt qe ka mbarr master....!!!??? nji fukara para dikujt qe sapo zbret nga nji limuzin...!!!??? etj etj..vertet qe post ketyre mund te ket nji lloj shoqerie por eshte e kufizuar ne shpehje lirshem.. keshtu dhe me njerez te till qe kerkoj te njoh..nuk e kam leshuar veten ne kohe me kritike...

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    9
    Citim Postuar mė parė nga Jimy Lexo Postimin
    Jam dakort me Perlen,ju nuk duhet te kujtoni te kaluaren tuaj,fatkeqesite etj.Jeta eshte e bukur varet si e nderton,prandaj mblidh veten mos u lesho, dhe gjej forca per te qene sa me prane shoqerise.
    se kam ndjer nevojen e nji psikologu...gjithsesi sinqerisht flm per keshillen nuk e konsideroj turp jo..klm

  8. #8
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Ne moshen 15-16 kaloj ne depresion.
    Si nuk e paske ndjere nevojen e nje psikologu? Po bie ne kundershtim me te gjitha cke shkruar .
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    9
    Citim Postuar mė parė nga [Perla] Lexo Postimin
    Si nuk e paske ndjere nevojen e nje psikologu? Po bie ne kundershtim me te gjitha cke shkruar .
    nuk do te thot gjithmon depresioni se ke nevojen e nji psikologu te mirfillt....ndoshta te duket apsurde por nuk bie ne kundershtim me ato qe them..dicka mund ta perballosh dhe pa ndimen e dikujt...

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga Friendly-Boy Lexo Postimin
    nuk do te thot gjithmon depresioni se ke nevojen e nji psikologu te mirfillt....ndoshta te duket apsurde por nuk bie ne kundershtim me ato qe them..dicka mund ta perballosh dhe pa ndimen e dikujt...
    Jam dakord, depresioni nuk ka patjeter nevoje per psikolog.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Historia nuk ėshtė vepėr e ca “protagonistėve” pa skrupuj!
    Nga Brari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 20:25
  4. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •