Close
Faqja 10 prej 20 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 192
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-10-2008
    Postime
    9
    pershndetjeorrkerry,mos u lodh me mysliman per ta shpjeguar Jezusin se nuk marr vesh myslimanet

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Buja 20:

    Bibla nuk eshte nje liber shkencor as nje liber historik si e kuptojme ne fjalen "histori" sot, asnje kode ligjor qe duhet te zbatojme qe te mos shkojme ne ferrin...

    Eshte nje mesazh qe Zoti na ka dhene. Esenca e mesazhi eshte qe ai na do. Eshte nje liber per riperteritjen tone shpirterore.

    Si thote vete Bibla, Ajo eshte burimi e gezimit...




    Torrkerry

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    [QUOTE=buja_20;2190253]i



    Zanafilla: 6 6 Zotit i erdhi keq pse e krijoi njeriun përmbi tokë. I erdhi keq thellë në zemër



    Protestant jane vellezerit e mi, i dua shume, dhe kerkoj t'i dua te gjithe njerezit, edhe myslymanet edhe pse me shume gabime. E di mire se edhe ata jane ne kerkim, si edhe une. Biblat e tyre i perdore edhe une.
    Me duket se kjo eshte hera e pare qe shkruaj fjalen POTESTANT ne forumin. Per respekt ndaj atyre, jo per arsye tjera. Por lexoj temat e tyre.

    Atje kam shkruar besimtaret katolike sepse shkruaj ne Komunitet katolik per katolike.
    Por ketu flitet per diçka tjeter.

    Me respekt.

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 18-03-2009 më 19:08

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Citim Postuar më parë nga buja_20 Lexo Postimin
    [B]B]

    Asnjehere nuk kam shkruar kete! Zoti ka mendimet e veta, qe nuk perputhen shpeshhere me mendimet e mia. Ai sigurisht qe ka 1000 menyre e me shume, kush e di sa, per te na shpetuar.
    Une mendoj edhe se ai ma ka zbuluar nje rruge ne Jezu Krishtin, e kjo rruge me pelqen!


    E jetoj si rrugen e lirise dhe egezimit. Me kete nuk kam thene se nuk ka rruget te tjera, jam i sigurt se jane me shume se 1000...por kjo me mjafton...Edhe ky eshte nje problem tjeter.

    Por tani te pershendes. Lutu per mua dhe une per ty.

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 18-03-2009 më 19:07

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    [QUOTE=buja_20;2190285]QUOTE]


    Por kaloni shume kohe duke kerkuar gabime dhe kontradikta te Bibles
    Nje i riu i dashuruar me nje vajze nuk kalon kohe duke kerkuar dhe informuar te tjeret per veset, difektet, gabimet, dobesite e dashures se vet.

    A buja, MENDON PAK EDHE KETE: A NDOSHTA DIKUSH PREJ JUSH NUK ESHTE VETE NJE KONTRADIKTE.

    ME KETO NUD DESHIROJ TE NDERPRES NJE MIQSIE NE LINDJE E SAJ!

    Pershendetje, kete here me te vertete.

    Torrkerry.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 18-03-2009 më 19:07

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TEMA ËSHTË:
    JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTI NË BIBLËN. LIDHUR ME KËTË MË DUKET SHUMË INTERESANTE EDHE TEMA E NJALLJES SË TIJ, NË BIBLËN.


    Tema e njalljes në BESËLIDHJEN E RE.


    1.I PARËLINDURI NË MES TË VDEKURVE.

    c) Ungjilli i Ngjalljes në predikim apostolik (pjesa e parë).

    Që nga dita e Rrëshajëve, Ngjallja bëhet qendra e predikimit apostolik, sepse në të zbulohet objekti themelor i fesë së krishterë
    [Vap 2,22-35: ...Jezusin Nazarenas – njeri që Hyji e përforcoi para jush me vepra të madhërueshme, me mrekulli dhe me shenja, që siç e dini – me anë të tij i bëri ndër ju, këtë, të tradhtuar sipas vullnetit të caktuar dhe parapamjes së Hyjit – ju e kryqëzuat dhe e vratë me duar të pafeve. Por Hyji i ngjalli duke e shpëtuar nga tmerri i vdekjes, sepse s’ishte e mundur që vdekja ta mbante nën sundimin e vet...
    Davidi...qysh më parë e parapa dhe paralajmëroi ngjalljen e Krishtit...
    Por këtë Jezus Hyji e ngjalli! Të gjithë ne e dëshmojmë këtë gjë...
    Le ta dijë pra, pa farë dyshimi mbarë populli i Izraelit se mu këtë Jezus, që ju e keni Kryqëzuar, Hyji e bëri Zotëri e Mesi...].

    Ky Ungjill i Paskës është para së gjithash dëshmi e një fakti: Jezusi ka q enë kryq ëzuar dhe ka vdekur, por Perëndia e ka ngjallur e nëpërmjet tij u sjell njerëzve shpëtimim.E tillë është katekeza e Pjetrit për Judenjtë

    [Vap 3,14: “Ju i ratë mohit Shenjtit dhe të Drejtit, e kërkuat që t’iu falej gjaksori, kurse Jetëdhënësin e vratë. Por Atë Hyji e ngjalli prej të vdekurve, për çka ne jemi dëshmitarë”]

    dhe rrëfimi i tij para Sinedrit

    [Vap 4,10: “Le të dijë secili prej jush dhe mbarë populli i Izraelit: ky njeri qëndron para jush shëndosh në saje të Emrit të Jezu Krishti Nazarenas, që ju e kryqëzuat, por që Hyji e ngjalli prej së vdekuri”],

    mësimi i Filipit për eunukun etiopian

    [ Vap 8,35: “...Filipi...ia kumtoi Ungjillin e Jezusit”],

    ai i Palit për Judenjtë

    [Vap 13,27-33: “Sepse banoret e Jeruzalemit dhe krerët e tyre nuk e pranuan Jezusin dhe duke e dënuar për vdekje, i çuan në vend fjalët e profetëve që lexohen çdo të shtunë.
    Edhe pse nuk gjetën në të kurrëfarë arsyeje për të qenë dënuar, kërkuan prej Pilatit që të vritej.
    Pasi kryen gjithçka shkruan për të, e ulën nga Kryqi dhe e shtinë në varr.
    Porse Hyji e ngjalli prej të vdekurish. Jezusi u dëftua i gjallë për shumë ditë atyre që bashkë me të qenë ngjitur prej Galilesë në Jeruzalem, të cilët tani janë dëshmitarët e tij para popullit.
    E ne u shpallim Lajmin e Gëzueshëm se premtimin që Hyji ua pat dhënë etërve, na e plotësoi neve, bijve të tyre, duke e ngjallur Jezusin, sikurse shkruan në Psalmin e dytë...”

    Vap 17,3: “...duke ua shtjelluar e vërtetuar se Mesisë i është dashur të pësojë e të ngjallet prej së vdekuri.’Dhe Mesia – u thoshte – është Jezusi, të cilin unë jua predikoj”]

    dhe paganët

    [Vap 17,31: “sepse ai e caktoi një ditë, kur me drejtësi do ta gjykojë botën me anë të një njeriu, të cilin e caktoi për këtë gjë dhe e përforcoi para të gjithëve duke e ngjallur nga të vdekurit”]

    dhe rrëfimi i tij para gjyqtarëve

    [Vap 23,6: Pali e dinte që ata ishin një pjesë saducenj e një pjesë farisenj, prandaj tha me zë të lartë në Këshill: ‘ vëllezër,, unë jam farise dhe bir farisenjsh. Për shkak të shpresës në ngjalljen e të vdekurvet jam këtu para gjyqit].

    Nuk është gjë tjetër përveçse vetë përmbajtja e përvojës së Pashkës.

    Torrkerry

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TEMA ËSHTË:
    JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTI NË BIBLËN. LIDHUR ME KËTË MË DUKET SHUMË INTERESANTE EDHE TEMA E NJALLJES SË TIJ, NË BIBLËN.


    Tema e njalljes në BESËLIDHJEN E RE.


    1.I PARËLINDURI NË MES TË VDEKURVE.

    c) Ungjilli i Ngjalljes në predikim apostolik (pjesa e dytë).

    Një pikë e rëndësishme vihet re përherë lidhur me këtë përvojë: përshtatshmëria e saj me Shkrimet

    [1Kor 15,3v: Dhe njëmend më së pari ju shpalla ato të vërteta që edhe unë vetë i mora: se Krishti vdiq pqr mëkatet tona sikurse e paralajmëroi Shkrimi shenjt, qe varrosur e të tretën ditë u ngjall së vdekuri si u tha në Shkrimin shenjt, dhe u duk...]

    Nga njëra anë ngjallja e Jezusit kryen premtimet e profetëve: premtimin e lartësimit të lavdishëm të Mesisë në anën e djathtë të Perëndisë

    [Vap 2,34: E pra Davidi nuk që ngritur në qiell, e megjithatë thotë: ‘I tha Zoti Zotit tim: rri në të djathtën time...],

    të lavdërimit të Shërbërorit të Jahveut

    [Vap 4,27.30: ...kundër Jezusit, Shërbëtorit tënd të Shenjtë të cilin e shugurove...
    Shtrije dorën tënde e bëj shërime, shenja e bindshmee mrekulli me fuqinë e Emrit të Shërbëtorit tënd të Shenjtë, Jezusit”;

    Fil 2,7vv: ...ia mohoi vetvetes e mori natyrën e shërbëtorit dhe u bë i ngjashëm me njerëz],


    të fronëzimit të Birit të Njeiut

    [Vap 7,56: Shtjefni tha: “ Qe, po e shoh qiellin e hapur dhe Birin e njeriut në të djathtën e Hyjit”].

    Nga ana tjetër për të shprehur këtë mister, që është jashtë përvojës historike të zakonshme, tekstet e Shkrimeve japin një tërësi shprehjesh që skicojnë pamje të ndryshme të tij: Jezusi

    është Shenjti që Pëerëndia e shkëput nga shkatërrueshmëria e Hadesit (Vap 2,25-35),
    është Adami i ri në këmbët e të cilit Zoti ka vënë çdo gjë (1Kor 15,27; Heb 1,5-13);
    ai është guri i flakur tej nga ndërtuesit që u bë guri i qoshes (Vap 4,11).
    Krishti i lavdëruar shfaqet në këtë mënyrë si çelësi i krejt Shkrimit të Shenjtë, që paraprakisht i përkishte atij.
    Torrkerry

  8. #98
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TEMA ËSHTË:
    JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTI NË BIBLËN. LIDHUR ME KËTË MË DUKET SHUMË INTERESANTE EDHE TEMA E NJALLJES SË TIJ, NË BIBLËN.


    Tema e njalljes në BESËLIDHJEN E RE.


    1.I PARËLINDURI NË MES TË VDEKURVE.

    d) Kuptimi dhe rëndësia e Ngjalljes (pjesa e parë).
    Sa më shumë që predikimi apostolik ballafaqon ngjalljen me Shkrimet, aq më shumë ai përpunon një interpretim teologjik të faktit.
    Duke qenë lavdërimi i të Birit nga ana e Atit
    [Vap 2,22vv: ...Jezusin Nazarenas – njeri që Hyji e përforcoi para jush me vepra të madhërueshme, me mrekulli dhe me shenja, që siç e dini – me anë të tij i bëri ndër ju, këtë, të tradhtuar sipas vullnetit të caktuar dhe parapamjes së Hyjit – ju e kryqëzuat dhe e vratë me duar të pafeve. Por Hyji i ngjalli duke e shpëtuar nga tmerri i vdekjes, sepse s’ishte e mundur që vdekja ta mbante nën sundimin e vet...
    Davidi...qysh më parë e parapa dhe paralajmëroi ngjalljen e Krishtit...
    Por këtë Jezus Hyji e ngjalli! Të gjithë ne e dëshmojmë këtë gjë...
    Le ta dijë pra, pa farë dyshimi mbarë populli i Izraelit se mu këtë Jezus, që ju e keni Kryqëzuar, Hyji e bëri Zotëri e Mesi...;

    Rm 8,11: “Nëse Shpirti i Atij që e ngjalli nga të vdekurit Jezusin, banon në ju, atëherë Ai që ngjalli Krishtin prej të vdekurve, do t’i japë jetë edhe trupit tuaj të vdekshëm më anë të Shpirtit të vet që banon në ju”],

    Ngjallja vendos vulën e Zotit mbi aktin e shpërblimit, i përuruar me mishërimin dhe i përkryer në kryq.
    Me të Jezusi është bërë “Bir i Perëndisë me tërë fuqinë e vet”

    [ Rm 1,4: “por i dëftuar për Birin e Hyjit me të gjitha pushtetet me anë të Shpirtit Shenjt mba Ngjalljes prej të vdekurve;

    Vap 13,33: E ne e shpallim Lajmin e gëzueshëm se premtimin që Hyji ua pat dhënë etërve, na e plotësoi neve, bijve të tyre, duke e ngjallur Jezusin, sikurse shkruan në Psalmin e dytë: ‘Ti je Biri im, unë sot të linda’],

    “Zot e Krisht”

    [ Vap 2,36: Le ta dijë pra, pa farë dyshimi mbarë populli i Izraelit se mu këtë Jezus, që ju e kryqëzuat, Hyji e bëri Zotëri e Mesi],

    “prijës dhe shëlbues”

    [Vap 5,31: Ky është ai që Hyji me të djathtën e vet e lartësoi dhe e bëri Pijës e Shëlbues për t’i dhuruar Izraelit hirin e kthimit e faljen e mekateve],

    Gjyqtar e Zot i të gjallëve dhe i të vdekurve”

    [Vap 10,42: Ai edhe na urdhëroi t’i predikojmë popullit e t’i japim dëshmi se Jezusi është prej Hyjit i caktuar Gjykatës i të gjallëve e i të vdekurve;

    Rm 14,9: Për këtë arsye Krishti vdiq dhe u ngjall që të jetë Zotëria e të vdekurve e i të gjallëve;

    2Tm 4,1: Po të përbej para Hyjit dhe para Krishtit Jezus i cili do të gjykojë të gjallët e të vdekurit: pash ardhjen e tij dhe Mbretërinë e tij].

    I ngritur përsëri pranë Atit

    [Gjn 20, 17: Jezusëi i tha: “Mos u ngarrit me mua, se ende nuk ngjita tek Ati...],

    ai tani mund t’u japë njerëzve Shpirtin e premtuar

    [Gjn 20,22: “si foli kështu, hukati mbi ta dhe u tha: Merrni Shpirtin shenjt!”;

    Vap 2,33: E djathta e Hyjit pra, e lartësoi prej Atit e mori premtimin – Shpirtin Shenjt dhe e ndikoi ashtu siç po shihni e po dëgjoni edhe ju vetë].

    Me këtë zbulohet plotësisht kuptimi i thellë i jetës së tij tokësore, që ishte shfaqja e Zotit këtu poshtë. E dashurisë së tij, e hirit të tij
    [2Tm 1,10: (Hyji) u dëftua tani me Ardhjen e Shëlbuesit tonë Jezu krishtit. Ky e asgjësoi vdekjen dhe bëri të shndrisë jeta dhe pavdeksia me anë të ungjillit;

    Tit 2,11:Vërtet u duk hiri i Hyjit që u sjell shëlbimin të gjithë njerëzve;

    Tit 3,4: Kur u dëftua mirësia e Hyjit, shëlbuesit tonë, dhe dashuria e tij ndaj njerëzve, Ai na shëlboi jo në daje të veprave tona që në e bëmë në drejtësi, por në saje të mëshirës së vet: me anë të larjes së rilindjes dhe të ripërtëritjes që jep Shpirtit Shenjt...].

    Kjo është shfaqje e mbuluar,, ku lavdia ishte e kapshme vetëm nën shenja (Gjn 1,11) ose në momente të shkurtra si ai i Shndërrimit Lk9,32.35).
    Tani që Jezusi ka hyrë përfundimisht në lavdi, shfaqja vazhdon në Kishë me mrekullitë (Vap 3,16) e me dhuntinë e Shpirtit për njerëzit që besojnë (Vap 2,38v; 10,44v).

    Torrkerry

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TEMA ËSHTË:
    JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTI NË BIBLËN. LIDHUR ME KËTË MË DUKET SHUMË INTERESANTE EDHE TEMA E NJALLJES SË TIJ, NË BIBLËN.


    Tema e njalljes në BESËLIDHJEN E RE.


    1.I PARËLINDURI NË MES TË VDEKURVE.

    d) Kuptimi dhe rëndësia e Ngjalljes (pjesa e dytë).

    Në këtë mënyrë Jezusi”i parëlinduri në mes të vdekurve

    [Vap 26,23rishti do të pësojë dhe se ai, i pari i ngjallur ndër të vdekurit, do t’i lajmërojë popullit hebre dhe paganëve dritën e shëlbimit;

    Kol 1,18: Ai është Kryet e Trupit – Kishës; Ai është Fillimi, i Parëlinduri ndër të vdekurit – që të jetë në gjithçka i Pari.
    Sepse Hyji i pëlqeu të banojë në Të e tërë plotësia...;

    Zb 1,5: dhe prej Jezu Krishtit, Dëshmitarit besnik, të Parëlindurit ndër të vdekur, Sunduesit të mbretërve të tokës!],

    ka hyrë i pari në botën e re që është gjithësia e shpërblyer.

    Duke qenë "Zoti i lavdisë"

    [1Kor 2,8: Ne...predikojmë dijen e Hyjit të fshehur në mister, atë që Hyji e kishtë paracaktuar para shekujve për lumturinë tonë, atë që asnjë nga princat e qësaj bote nuk mund e njohi; sepse, po ta kishin njohur, nuk do të kishin kryqëzuar Zotin e lavdisë],

    Ai është për njerëzit autori i shpëtimit

    [Vap 3,6: Atëherë Pjetri tha: “Unë nuk kam as argjend as ar, por po të jap çka kam: në Emër të Jezu Krishtit Nazarenas, ec!].

    I fortë prej fuqisë hyjnore, ai krijon një popull të shenjtë

    [1Pt 2,9v: "Porsi ju jeni: Fis i zgjedhur, meshtari mbretërore, komb i shenjtë,
    popull që Hyji e fitoi për vete,
    për t'i shpallur vepra e Atij që ju thirri nga errësira
    në dritën e vet të mrekullueshme"],
    që e tërheq në hullinë e vet.

    Torrkerry

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TEMA ËSHTË:
    JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTI NË BIBLËN. LIDHUR ME KËTË MË DUKET SHUMË INTERESANTE EDHE TEMA E NJALLJES SË TIJ, NË BIBLËN.


    Tema e njalljes në BESËLIDHJEN E RE.


    2.PUSHTETI I NGJALLJES.

    Ngjallja e Jezusit, problemit të Shëlbimit, i jep një zgjidhje sipas mënyrës që shtrohet për secilin prej nesh.
    Objekti i parë e fesë sonë, ajo është edhe themeli i shpresës sonë, qëllimi e së cilës ajo përcakton.Jezusi u ngjall “porsi frytet të para të atyre që flenë (1Kor 15,20).
    Këtu mbështetet pritja jonë për ngjalljen në ditën e fundit.

    Përveç kësaj, Ai është në vetvete “ngajllja e jeta: ai që beson në të, edhe në pastë vdekur, do të jetojë (Gjn 11,25);
    Këtu mbështetet siguria jonë për të marrë pjesë që tani në misterin e jetës së re, që Krishtin na e ben të arritshme nëpërmjet shenjave sakramentore.


    Torrkerry

Faqja 10 prej 20 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Krishti, përmbledhja e gjithçkaje frymore.
    Nga marcus1 në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38
  3. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Ka qënë Krishti revoltues apo anarkist?
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 10:55
  5. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •