JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN. KËTU POHOJMË SE NË BIBLËN JEZUSI SHPALLET SI HYJ.
PËR TË KUPTUAR MIRË BIBLËN KUR FLET PËR JEZUSIN, BIRIN E NJERIUT, DO TË SHTUDIOUJMË KËTË FJALË.
BIRI I NJERIUT.
NË BESËLIDJEN E RE
I. UNGJIJTË.
2) UNGJILLI I KATERT.
Teksti i Gjonit mbi “Birin e Njeriut” përmbajnë në mënyrën e tyre të gjithë aspektet e temës, që janë shënuar në Sinoptikët.
Aspekti i lavdishëm: Biri i Njeriut si Biri i Perëndisë do të ushtrojë në ditën e fundit pushtetin për të gjykuar
[Gjn 5,26-29: “Dhe, sikurse Ati e ka jetën në vetvete,
po ashtu i dha zotësinë edhe Birit ta ketë jetën në vetvete.
Atij ia dha edhe pushtetin të gjykojë, sepse është Biri i njeriut.
E mos u çuditnio vjen koha, kur të gjithë ata që pushojnë në varre
do ta dëgjojnë zërin e tij dhe do të dalin: ata që bënë mirë
- do të ngjallen për të jetuar, ata që bënë keq, - do të ngjallen për t’u dënuar”].
Atëherë do të shihen Engjëjt duke u ngjitur e duke zbritur mbi të
[Gjn 1,51: “Dhe shtoi: “Për të vërtetë, për të vërtetë po ju them: do ta shihni qiellin e hapur dhe engjëjt e Hyjit duke u ngjitur e duke zbritur mbi Birin e njeriut”],
e ky lavdërim përfundimtar do të shfaqe prejardhjen e tij qiellore
[Gjn 3,13: “Askush nuk u ngjit në qiell, përveç Birit të njeriut
që zbriti nga qielli”],
meqenëse “ai do të ngritet atje ku ishte më parë” (Gjn 6,62).
Por para kësaj, Ai duhet të kalojë nëpër një gjendje poshtërimi, ku njerëzit do ta kenë të vështirë ta zbulojnë për të “besuar në të”
(Gjn 9,35).
Që ata “të mund ta hanë mishin e tij e ta pinë gjakun e tij” (Gjn 6,53), do të duhet që mishi i tij të “jepet për jetën e botës” si fli (Gjn 6,51).
Mirëpo në përspektivën e Gjonit, kryqi shkrihet me kthimin në qiell të Birit të Njeriut për të përbërë lartësimin e tij: “Duhet që Biri i Njeriut të lartësohet (Gjn 3,14; 12,34); ky është në mënyrë paradoksale, lavdërimi i tij
[Gjn 12,23: “Jezusi u përgjigj: “Arriti ora të lavdërohet Biri i njeriut”;
Gjn 13,31: “Pasi Juda doli përjshta, Jezusi tha: “Tani u lavdërua Biri i njeriut! Edhe Hyji u lavdërua në të!”] e përmes tij kryhet zbulimi i plotë i misterit të tij: “Atëherë do ta merrni vesh që unë Jam” (Gjn 8,28).
Kuptohet se para kohee të kësaj lavdie përfundimtare, Biri i njeriut ushtron, që tani, disa prej pushteteve të tij: veçanërisht për të gjykuar e për të gjallëruar njerëzit
[Gjn 5, 21v: “Dhe, sikurse Ati i ngjall të vdekurit e i bën të jetojnë,
ashtu edhe Biri i bën të jetojnë ata që do.
Ati në të vërtetë nuk gjykon askënd, pse krejt gjykimin ia la në dorë Birit,
që të gjithë të nderojnë Birin siç e nderojnë Atin”;
Gjn 5, 25vv: “Përnjëmend, përnjëmend po ju them: po vjen koha - tani është - kur të vdekurit do ta dëgjojnë zërin e Birit të Hyjit
dhe ata që ta dëgjojnë, do të jetojnë.
Dhe, sikurse Ati e ka jetën në vetvete, po ashtu i dha zotësinë
edhe Birit ta ketë jetën në vetvete.
Atij ia dha edhe pushtetin të gjykojë, sepse është Biri i njeriut”]
Duke u falur mishin e tij (6,53), ushqim që vetëm ai mund të japë, sepse Ati qiellor e ka shënuar me vulën e vet (6,27).
Torrkerry
Krijoni Kontakt