Close
Faqja 5 prej 20 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 192
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN

    2. JEZUSI ZOT, KRISHTI E BIR I PERËNDISË.

    1) Afrimet e para me misterin.

    d) I PARALINDURI I ÇDO KRIJESE.
    Të shkosh edhe më larg, do të thotë të zbulosh paraekzistencën e Jezusit, sipas një përpjekje që duhet të jetë frymëzuar jo nga miti gnostik i Zotit-Shëlbues, por nga tradita apokaliptike judaike, të brengosura për të treguar njësinë e krijimit dhe të mbarimit të kohëve.

    Kështu në librin e Henokut pohohet paraekzistëenca e Birit të njeriut; gjetkë disa mjedise judaike e sodisninUrtësinë në zanafillën e krijimit

    [Jb28,20-28: Nga pra, Dija thua na vjen neve?
    Ku ështe vendi i kuptimit?

    Mbetet fshetë për sytë e të gjallëve,
    e fshetë mbetet edhe për shpendë të qiellit!

    Humnera e vdekja thonë:
    vetëm zërin i kemi dëgjuar!

    Vetëm Hyji ia di udhën,
    ku qëndron veç Ai e di!

    Ai ia sheh botës mbarimin,
    gjithçka është nën kupën qiellore.

    Kur ai deshi erës t’i japë peshë,
    e kur ujërat i peshon në peshojë,
    e kur shirave ligj u vuri
    edhe udhën vetëtimës gjëmuese.

    Atëherë Ai, pra, e vlerësoi,
    e përgatiti dhe e shqyrtoi.

    Atëherë Ai i tha njeriut:
    Frika e Zotit – ja ç’është dija!
    Iki të keqes – ja se ç’është Urtia!;


    Shiko edhe Bar 3,32-38; Fu 8,22-31; Sir 24, 3-22 dhe

    Ur7,25v: Sepse ajo (Urtia) është frymë e fuqisë së Hyjit,
    burim i pastër i lavdisë së të Gjithpushtetshmit,
    prandaj asnjë papasterti në të nuk mund të depërtojë:
    Është bredhje e dritës së amshueshme,
    pasqyrë e padangë e pushtetit të Hyjit,
    përngjasimi i mirësisë së Tij].

    Në himnin shumë e lashtë, që ruhet në

    [Fil 2,6-11:
    I cili (Krishti Jezus) edhe pse me natyrë Hyj,
    barazinë e vet me të
    nuk e çmoi si një visar që s’mundet pa të,
    por ia mohoi vetvetes,
    e mori natyrën e shërbëtorit
    dhe u bë i ngjashëm me njerëz
    dhe për kah pamja e jashtme,
    dukej vetëm njeri.

    E përuli vetveten
    duke u bërë i dëgjueshëm deri në vdekje,
    mu deri në vdekje në kryq.

    Prandaj edhe Hyji e lartësoi tesve
    dhe i dha emrin që është mbi çdo emër
    që në emër të Jezusit çdo gjuhë të dëshmojë:
    “Jezu Krishti është Zot!”
    në nder të Hyjit Atë],

    përshkruhen tri gjendjet e njëpasnjëshme të Jezusit, që ishte në “trajtën e Zotit” para se të asgjësohej gjatë jetës së tij tokësore dhe më pas të lartësohej në qiell.
    Ky tekst nuk pohon se një farë natyre njerëzore “merret përsipër” nga një përson hyjnor; ai përpiqet të tregojë se prania e Jezusit shtrihet në tërë vazhdimësinë e kohës.
    Jezusi është “ai përmes të cilit gjithçka ekziston e nëpërmjet të cilit ne e shohim Hyjin” (1 Kor 8,6), ai është shkëmbi që e shoqëronte popullin në shkretëtirë (1Kor 10,4).
    Më në fund, ndoshta para se të përpunohej teologjia e Palit, Jezusi përcaktohet si “Shëmbëllesa e Zotit të padukshëm, i Parëlinduri i çdo krijese” (Kol 1,15), ai “në të cilin banon plotësia e hyjnisë”.

    [Kol 2,9: Dhe pasi në Krishtin banon trupërisht
    e tërë plotësia hyjnore,

    kështu edhe ju jeni të mbushur me anë të tij]. (vazhdon).

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 07-03-2009 më 10:01

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Kam lexuar nje postim qe tani nuk gjendet me ketu. Nuk di pse!
    Atij qe e kiste shkruar, i them: Ajo qe lexohet ne Suren 3, nuk ben qe edhe ti te mendosh diçka me shume per natyren e Jezu Krishtit, nga momenti qe lindi nga nje virger ne nje menyre te jashtezakonshme? Nuk lindi si nje burre, atehere ndoshta jo si nje kafshe, ndoshta si...

    Une nuk shkruaj ketu qe Myslymanet te nderrojne fene. Nderrimi i fese varet prej Zotit.
    E perseris, une shkruan per katoliket, qe ta njohin me mire fene e tyre.

    Por deshiroj qe te mos ta nderroni Biblen, apo qe te mos lexoni vetem ate qe ju pelqen.
    Nese flitet per Jezu Krishtin ne Biblen, objektiviteti pretendon qe te marrim parasysh gjithçka ne Biblen eshte shkruar per Te.

    Pastaj sepse Krishti eshte nje person per te cilin shume kane flijuar jeten e tyre e per te cilin edhe une e shume besimtare si une jane gati te japin jeten e tyre, sepse Ai eshte lidhur ngushte me shume personat qe e duan me shume se veteveten, kur flitet per te (dhe zakonisht per çdo probleme fetare) do te ishte mire nese te gjithe do t'i perkujtonin fjalet e Tij: "Beni te tjereve ate qe deshironi qe te tjeret t'iu bejne juve".
    Ne gjithçka e gjithmone shume respekt per te gjithe, per bindjet e fene e tyre,
    dhe me shume respekt per te vdekurit.

    Me respekt.

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 07-03-2009 më 10:28

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN

    2. JEZUSI ZOT, KRISHTI E BIR I PERËNDISË.

    1) Afrimet e para me misterin.

    d) I PARALINDURI I ÇDO KRIJESE (vazhdim).

    Pasi e ka pohuar drejtësinë dhe shenjtërinë e përsosur të Jezusit

    [Vap 3,14: Ju i ratë mohit Shenjtit dhe të drejtit, e kërkuat që t’ju falej gjaksori,, kurse Jetëdhënësin e vratë. Por Atë Hyji e ngjalli prej të vdekurve, për çka ne jemi dëshmitarë],

    BR shkon drejt shpalljes së hyjnisë së tij.
    Ai është “Biri i Perëndisë” në kuptimin që i shpjegon qartë aluzionet e bëra nga Jezusi i Nazaretit dhe që e tejkalon kuptimin mesianik, sepse bazohet në paraekzistencën e Birit që Perëndia ia zbuloi Palit

    [ Gal 1,12: Sepse Atë (Ungjilli që unë kam predikuar) as nuk e mora, as nuk e mësova prej ndonjë njeriu, por ma zbuloi Jezu Krishti],

    i cili e shpalli Ungjillin e tij

    [Vërtet, dëshmitar e kam Hyjin – të cilit i shërbej me gjithë shpirt duke shpallur Ungjillin e Birit të tij].

    Jezusi është Biri i Perëndisë: kjo është feja e të krishterit

    [1Gjn 4,15: “Ne pamë dhe dëshmojmë
    se Ati e dërgoi Birin
    për shëlbues të botës.
    Kush dëshmon
    se Jezusi është Biri i Hyjit,
    Hyji mbetet në të
    dhe ai në Hyjin”;

    Gjn 5,5: Kush është ai që e mund botën
    Në mos qoftë ai që beson
    Se Jezusi është Biri i Hyjit?],



    e shpallur pa pushin në Ungjitë

    [Mk 1,11: ...pa qiellin e hapur, dhe Shpirtin në trajtë pëllumbi që po zbriste mbi të, kurse prej qiellit jehoj zëri: “Ti je im Bir – Djali i dishirit! Ty të miratova;

    Mk 9,7:... “Prej resë u dëgjua një zë:
    “Ky është Biri im, -
    djali i Dëshirit! Atë dëgjoni!”.


    Mk 14,61: Kryeprifti prapë e pyeti dhe i tha: “A je ti mesia, Biri i Hyjit të bekuar? Jezusi i përghigji: Unë jam! Po edhe ju do ta shihni Birin e njeriut në anën e djathtë të Hyjit të gjithpushtetshëm dhe duke ardhur me re të qiellit;
    Mk 15,39: Centurioni që rrinte kundruall Jezusit, kur pa se si i doli shpirti, tha: “Ky njeri paska qenë me të vërtet Biri i Hyjit!”;

    Lk 1,35: Engjëlli i përgjigji: Shpirti Shenjtdo të zbresë në ty e fuqia e Hyjit të tejetlartë do të mbulojë me hijen e vet; prandaj ky fëmijë do të jetë i shenjtë – Biri i Hyjit;

    Lk 22,70: "Atëherë i thanë të gjithë: 'Ti, pra qenke Biri i Hyjit?'.
    Ai u përgjigj:
    'Ju thoni të vërtetën! Unë jam!';

    Khs edhe Mat: 2,15;14,33; 16,16; 27,40.43],


    si jehonë e fjalës së Jezusit rreth “Birit”

    Mt 11,27: Ati më dorëzoi mua gjithçka dhe askush s’mund ta njoh Birin përveç Atit, dhe askush s’mund ta nhoh Atin, përveç Birit e përveç atij kujt do Biri t’ia zbulojë;

    Mt 21, 37vv: Në fund dërgoi të birin duke menduar: Do të kenë nderin ndaj djalit tim! Porse vreshtarët, kur e panë djalin i thanë njëri-tjetrit:
    Ky është trashëgimtari! Ejani ta vrasim dhe neve do të na mbesë pasuria e tij;

    Mt24,36: E kur do të jetë ajo ditë dhe ajo orë, askush s’di gjë, as engjëjtë e qiellit, as Biri, përveç vetëm Atit!]


    Lëvizja e zbulimit bën që të shpallet. Ndoshta tashmë në Rm 9,5

    [Rm 9,5: “...të tyre (Izraelitëve) janë edhe patriarkët,
    prej tyre, si njeri, është edhe Krishti,
    i cili është mbi çdo gjë,
    Hyji i bekuar në shekuj. Amen”],

    sipas çdo gjasë në Hb 11,8

    [Hb 11,8; Ndërsa për Birin thotë:
    Froni yt, o Hyj, në shekuj të shekujve,
    dhe skepter drejtësie – skeptri i Mbretërisë sate]

    dhe në Tit 2,13

    [Tit 2,13: Ai na mëson t’i biem mohit pabesimit dhe dëshirave të shekulli për të jetuar në këtë botë urtisht, drejtësisht dhe përshpirtërisht duke pritur shpresën e lume dhe ardhjen e lavdisë të të madhit Hyj dhe shëlbuesit tonë, Jezu Krisht],

    dhe sigurisht në Gjn 1,1.18; dhe në 20,28) se jezusi është Zot me Zotin

    [Gjn 1,1.18: Në fillim ishte Fjala
    e Fjala ishte në Hyjin
    e Fjala ishte Hyj...
    Hyjin kurrë askush nuk e pa:
    Biri i vetëm – që eshte Hyj,
    një natyre me Atin,
    Ai bëri të njihet;

    Gjn 20,28: Toma i përgjigji:
    “Zotëria im dhe Hyji im!”.


    Dimensioni kishtar e kozmik i Jezusit zbulohet si pasojë e paraekzistencës së tij.
    Ai është Koha e Kishës, që është Trupi i tij (Kol 1,18); Zotërimi i tij shtrihet në mbarë botën ku ai ka përshkuar të tri hapësirat: tokë, ferr, qiej (Fil 2,10).
    A nuk është vallë ai “Zot i Lavdisë” (1Kor 2,8), sepse është “I paralinduri ndërmjet të vdekurve? (Kol 1,18).

    Kësaj përshpektive i bashkëngjiten tituj të ndryshëm. Jezusi është Adami i ri (1Kor 15,15.45; Rm 5,12-21).
    Ai në të ciolin Perëndia mbledh çdo gjë (Ef 1,10), ai që ka themeluar paqen, duke bërë një njeri të vetëm (2,13-16), është Ndërmjetsi i Besëlidhjes së Re (! Tm2,5; Hb 9,15; 12,24).

    Torrkerry

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN

    2. JEZUSI ZOT, KRISHTI E BIR I PERËNDISË.

    1) Paraqitja ungjillore e misterit.

    Kuptimet e para të misterit të Jezusit kanë qenë grumbulluar prej nesh në mënyrë artificiale; në të vërtetë, vetëm ungjijtë janë kritologji autentike.
    Para së të shkruhen të katër Ungjijtë, tradita ungjillore ka punuar për të interpretuar misterin e Jezusit; kjo shihet në hyrjen kristologjike të çdo pjesë të shkurtër të ungjillit, si edhe në sistemimet e ndryshme parasinoptike.
    Interesi për jetën tokësore të Jezusit është , pra, domethënës në vetvete, pavarësisht nga çdo biografi e Jezusit.
    Më saktë, ky interes zbulon një shqetësim të dyfishtë.
    Së pari, kundër çdo përpjekjeje avulluese gnostike në ndonjë mit, ai dëshiron ta mbajë zbulimin e Jezusit të rrënjosur në histori,
    Pastaj kundër çdo përpjekjeje arkeologjisuese, që kënaqet vetëm duke ringjallur të kaluarën, ai shprehet duke u nisur nga një bindje: ai që ka jetuar është ende i gjallë dhe u flet të krishterëve të kohës së sotme.
    Ungjijtë janë të gjithë “aktualizime” të ngjarjes Jezus të Nazaretit.

    Në qoftë se ekziston në BR një kristologji, kjo është Ungjilli para Ungjijve.
    Kjo kristologji nuk është e përpunuar në formë sistematike, as në rrethana letërshkëmbimi, por me të vetmin qëllim që të paraqesë dhe të aktualizojë misterin e Jezusit bërë Zot.
    Përsa u përket ungjijve, ata japin pamje të llojllojshme të kësaj paraqitjeje, duke na kthyer përherë tek i vetmi Ungjill i shpallur në Shpirtin Shenjtë.
    Disa shënime të shkurtra e përfundojnë këtë vështrim të shpejtë mbi këtë temë.

    Torrkerry

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e CYAN1DE
    Anëtarësuar
    07-03-2009
    Postime
    8
    Kujt po i lutej jezusi cdo dite ???
    Vetvetes apo kujt ??

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN

    2. JEZUSI ZOT, KRISHTI E BIR I PERËNDISË.

    1) Paraqitja ungjillore e misterit.

    a) SHËN MARKU e fton lexuesin e tij të njohë në Jezusin e Nazaretit, Birin e Perëndisë, atë që na shpëtoi duke triumfuar mbi Satanin.
    Ai ngul këmbë në përpikëmërinë e takimit personal me Hyjin në Jezus në mbarimin e kohëve.
    Na bie në sy të përmbajturit e Markut në krahasim me Mateun ose Lukën në përdorimin e shprehjes “Biri i Zotit”.
    Përveç rrëfimit të shprehur nga demonët në një tregim

    [Mk 5,7; ..e atëherë me sa zë pati, bertiti:
    “Çka do prej meje, Jezus, Biri i Hyjit tejet të lartë? Po të përbej në Hyjin mos më mundo
    !]

    dhe rasteve të yshtjeve

    [Mk 3,11: E shpirtrat e ndytë kurdoherë e shihnin, binin përmbys para tij e bërtisnin: “Ti je Biri i Hyjit!],
    ky titull ndeshet vetëm në tri kulme të zbulimit:
    me zërin e Zotit në Pagëzim

    [Mk 1,11: ...kurse prej qiellit jehoi zëri: “Ti je im Biri – Djali i dishirit! Ty të miratova!],

    e në Shpërfytyrim

    [Mk 9,7: Ndërkaq u duk një re dhe i mbuloi me hijen e vet e prej resë u dëgjua një zë: “Ky është Biri im – djali i Dishirit! Atë dëgjoni!”]

    dhe pastaj me gojën e centurionit. Perdia e Tempullit sapo u shqye, koha e judaizmit ka mbaruar; atëherë shpallet, në emër të paganëve, dobia e vdekjes së Jezusit: “Ky njeri me të vërtetë ishte Biri i Zotit (Mk 115,39).

    Torrkerry

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN

    2. JEZUSI ZOT, KRISHTI E BIR I PERËNDISË.

    1) Paraqitja ungjillore e misterit.

    b) SHËN MATEU bën që Ungjilli të arrijë kulmin e tij me “Shpalljen” e Krishtit të ngjallur: “Çdo pushtet më është dhënë...Unë jam me ju deri në fund të shekujve (Mt 28,18vv).

    Jezusi paraqitet si Biri i njeriut, lajmëruar nga Daniel profet

    [Dn 7,13v: “Unë po shikova kështu në vegimin e natës:
    kur qe, në retë e qiellit,
    po vinte dikush si Biri i njeriut!
    Arriti deri tek i Tejetlashti i motit
    dhe qe paraqitur para tij.

    Ai i dha pushtetin, nderin e mbrertërinë.
    Të gjithë popujt, fiset e gjuhët
    u shtruan nën shërbimin e tij:
    pushtet i tij pushtet i amshuar
    që kurrë s’do të merret,
    mbretëria e tij
    kurrë nuk do të prishet”]


    që ka marrë sovranitetin universal.
    Ungjilli duhet të tregojë sesi Jezusi, pasi e refuzoi sundimin e Satanit
    (Mt 4,8vv), ngaqë Ati i ka dorëzuar gjithçka

    [Mt 11,27: Ati më dorëzoi mua gjithçka dhe askush s’mund ta njohë
    Birin përveç Atit...],

    triumfoi mbi armiqtë e vet: mbretërimi i Zotit është mbretërimi i Krishtit.Për të vërtetuar këtë, Mateu nxjerr në dukje argumentin e shkrimeve të Kishës fillestare: Jezusi vjen të kurorëzojë (plotësojë) të kaluarën e Izraelit.
    Ai ka shkruar ungjillin kishtar model, duke aktualizuar ngjarjet e kaluara për kohën e vet.

    Torrkerry

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN

    2. JEZUSI ZOT, KRISHTI E BIR I PERËNDISË.

    1) Paraqitja ungjillore e misterit.

    c) SHËN LUKA, që shfaq në librin e tij mbi Veprat e Apostujve interesimin që tregon për Kishën, e bën të qëndrueshme kohën e Jezusit, që rrjedh në mes asaj të lajmit profetik dhe asaj të Kishës

    [Lk 16,16: Ligji e Profetët arrinë deri në kohën e Gjonit.
    Qysh atëherë shpallet Mbretëria e Hyjit dhe gjithkush nxiton me forcë të hyjë brenda;

    LK 22,35-38: Dhe u tha:
    “Kur ju dërgova pa qese, pa strajcë e pa të mbatura a u mungoi gjë?”,
    “Asgjë!” – u përgjigjën ata.
    “Tani, kush ka qese, le ta marrë! Po ashtu edhe strajcën! E kush nuk ka shpatë, le t’i shesë petkat e veta e le ta blejë!
    Sepse, unë po ju them: në mua duhet të vërtetohet fjala e Shkrimit shenjt: ‘U radhit ndër keqbërës!
    Vërtet gjithçka u parafol për mua, po shkon në vend!”
    Ata i thanë: “Zotëri, ja, këtu dy shpata!”.
    Ai u përgjigji:
    “Mjaftojnë!”;

    Vap 2,1ur erdhi dita e rrëshajëve, të gjithë ishin se bashku në të njëjtin vend...].

    Jeta e Jezusit merr vlerë për kohën e Kishës: ka qenë akti i parë i pikësynimit të Hyjit në Kishë, akt që ka vlerë tipike.
    Pas tij, ajo ka për të ardhur mbështetet vazhdimisht në të: ngjarje e kaluar që mbetet përherë e tanishme.
    Nga ana tjetër, portreti i Krishtit është më shumë ai i Shëlbuesit të mëshirshëm

    [Lk 3,6: “E çdo njeri do ta shohë shëlbimin e Hyjit”;

    Lk 9,38.42: Kur qe, papritmas, një njeri prej popullit bërtiti: “Mësues, po të lutem, ma shiko djalin tim: është i vetmi që kam!...E ndërsa djaloshi po afrohej, e kapi djalli, e hodhi për tokë dhe e përplaste.
    Jezusi iu kërcënua shpirtit të ndytë, pastaj e shëroi djaloshin dhe ia dorëzoi t’et. Të gjithë mbetën të mrekulluar prej madhërisë së Hyjit”;

    Vap 10,38: Ai (Hyji) u dërgoi fjalën e vet izraelitëve dhe ua shpalli ungjillin e paqes përmes Jezu Krishtit që është Zotëria i të gjithëve...ju e dini...se si Hyji Jezusin prej Nazaretit e shuguroi me Shpirtin Shejnt e me pushtet; atë që e përshkoi vendin duke bërë mirë e duke shëruar të gjithë ata që kishin rënë nën pushtet të djallit, sepse Hyji ishtë me të],

    që u drejtohet të varfërve

    [Lk 4,18: Shpirti i Shenjtë është mbi mua
    sepse ai më shuguroi!
    Ai më dërgoi t’u kumtoi të vobektëve Ungjillin,
    t’iu shpall robërve çlirimin, të verbërve dritën e syve;
    e t’i lëshojë në liri të ndrydhurit,
    të shpall vitin e hirit të Zotit],


    mëkatarëve

    [Lexo tërë Kapitullin 15],


    të shpronësuarve të kësaj toke.

    Më në fund, emërtimi “Biri i Hyjit” merr tek ai një kuptim të fortë, që dallohet qartë nga ai i Krishtit

    [Lk 1,35: Shpirti i Shenjtë do të zbresë në ty e fuqia e Hyjit të tejetlartë do të mbulojë me hijen e vet; prandaj ky Fëmijë do të jetë i shenjtë – Biri i Hyjit;

    Lk 22,70: Atëherë i thanë të gjithë:
    “Ti, pra, qenke Biri i Hyjit?!”
    Ai u përgjigji:
    “Ju thoni të vërtetën! Unë jam!”]

    Torrkerry

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Citim Postuar më parë nga CYAN1DE Lexo Postimin
    Kujt po i lutej jezusi cdo dite ???
    Vetvetes apo kujt ??
    Citim Postuar më parë nga The Boy Lexo Postimin
    kam nje pyetje .........sipas versionit tuaj biblik, kur Jezusin po e kryqezonin ai i ktheu syte nga qielli dhe tha: "O At, ne duart e tua po e le shpirtin tim".....Nese do te pranojme sipas jush qe Jezusi eshte Zot, atehere KUJT iu lut "Zoti" ? A mos valle Zoti iu lut Zotit ?

    Disa here e bej me vetedije: shpirti im reflekton ne mua: Une e konceptoj njeriun si nje shpirt te misheruar.
    Sipas fene time Jezu Krishti eshte Zoti qe u be njeri, pra njekohesisht Zoti dhe njeri, nje bashim i natyres hyjnore dhe i natyres njerezore ne nje person.
    Per Jezu Krishtin lutja eshte nje dialog mes dy natyrave, hyjnore dhe njerezore,
    dhe nepermjet tij lutja eshte e mundshme edhe per ne si nje dialog mes nesh dhe Zotit tone.

    Edhe ti lutu per mua dhe une per ty.

    Faleminderit. Nese do te lexosh ngadale nga fillimi kete postim, mund ta gjesh ti vete nje pergjigjie me te persosur.

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 09-03-2009 më 20:01

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    9
    Ju lutem lexoni Kuranin, aty ka sqarime bukur te mire lidhje me profetin ISA.

    Nuk eshte mekat ta lexoni, edhe une si musliman e analizoj biblen, bej disa analiza bukur te mira.

    Pasi qe ti keni lexuar te 2 besoj se do ta gjeni te verteten

    Asgje te keqe nuk flitet ne Kuran per profetin ISA, bilem nuk e di qe ka ndoj musliman qe flet kunder tij... lidhje me ate qe shkruan ne Kuran.

    Dot ishte mire edhe ju te benit analiza...
    Ndryshuar për herë të fundit nga serioz1 : 09-03-2009 më 18:51

Faqja 5 prej 20 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Krishti, përmbledhja e gjithçkaje frymore.
    Nga marcus1 në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38
  3. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Ka qënë Krishti revoltues apo anarkist?
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 10:55
  5. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •