Close
Faqja 3 prej 20 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 192
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN


    1.JEZUSI I NAZARETIT.


    1) Gjendja eskatologjike e Jezusit.

    b) Pra, për të, lajmi është ëskatologjik: ai kryen pikësinymin e Zotit duke e përmbledhur atë.
    Kështu Jezusi gjendet i lidhur me Besëlidhjen e Vjetër.
    Ai admiron Gjonin si të fundin e më të madhin e profetëve: “Në të vërtetë unë po ju them: ndër ata që kanë lindur prej gruas,nuk ka dalë asnjë më i madh se Gjon Pagësuesi”; por, meqenëse mbretërimi i Zotit ka përuruar një epoke të re, Jezusi vazhdon: “Megjithatë më i vogli në mbretërinë e qiejve është më i madh se ai (Mat 11,11v).

    Torrkerry

  2. #22
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    toni77_toni
    Krishterizmi, Kisha Katolike ka besuar në Krishtin Zot dhe Njeri qe nga koha e apostujve. Ka besuar në Trininë e Shenjët. Të gjithë e dimë se Ati, i Biri dhe Shpirti i Shenjët quhet Trini. Andaj per të dokumentuar se siç thua ti: "te Krishteret e Trojeve Shqiptare kan pasur nje besim te pastert deri ne Fund te shek XIX d.m.th kan besuar ne Monoteizem klasik (Nuk ka existuar Triniteti si Kend"! Po te postoj ku dokumenti më i mirë është Formula e Pagëzimit ku eshte edhe histori e gjuhes shqipe. Kjo verteton se Trinia ekziston edhe më parë në besimin e Krishterë në trojet shqiptare, besimi i në Trini ka ekzistuar qe ne fillim.
    Toni !!

    E kisha fjalen per Besimin Praktik ne Popull,d.m.th ai besim qe praktikohet ne Popull,realisht kam pasur kontakte te shpeshte me te Krishter shqiptar ,mirpo perpos qe e kan bere kryqezimin me duar ne Trup,tjeter gje nuk ke mundur qe te verejsh se kan qasje ndaj Trinitetit.

    Doren ne Zemer po te shikojm konkretisht faktin se sa eshte perqindja e Popullit te krishter qe e kuptojn thelbin e Trinitetit ateher del se jo me shume se rreth 2 % e te Krishtereve jan ne gjendje ta kuptojn thelbin e Trinitetit.

    Keshtu qe ,sinqerisht duhet te ndalemi dhe te meditojm ,vall qfar eshte kjo lloj Alternative te te Besuarit qe eshte aq e veshtire dhe e komplikuar per tu kuptuar nga Njerzimi i thjesht. Pse ndodh kjo gje qe te veshtiresohet dhe Komplikohet Besimi,kur dihet se Besimi eshte i thjesht dhe dihet se existon nje Zot ,ateher pse ngacmohet psikika e njeriut me menyra te tjera te te besuarit ne Zot.

    Kur dihet se vetem nje Perqindje e vogel e te krishtereve jan ne gjendej ta kuptojn Trinitetin ,ateher po i bie se shumica e te krishterev nuk jan Besimtar te Krishter,sepse nuyk po arrijn qe te kultivojn kete menyre te te besuarit ,qe praktikohet te te Krishteret. Pse Ndodh nje gje e tille ,kur dihet se Te besosh eshte diqka e thjesht d.m.th sipas definicioneve te besimi eshte edhe ky Definicion:" Te Besosh do te thote , te Bindesh me Zemer , te Deshmosh me Gojë dhe te Praktikosh Obligimet qe te urdheron Zoti"

    D.m.th ky eshte definicioni i te besuarit dhe po quditem se pse te Krishteret e bejen aq te pakuptuar Besimin ,duke komplikuar aq shume ,sa qe vetem po te thellohesh dhe te mendosh dhe meditosh ,futesh ne dilema sa qe nuk del dote prej tyre .

    Kalo mire Toni dhe ke pershendetje nga Une ,Rrespektoj Punen tende qe vazhdimisht bene ne senzibilizimin e Fes sate.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    1.JEZUSI I NAZARETIT.


    2) Gjendja eskatologjike e Jezusit.

    c) E reja rrënjësore e mbretërisë së Zotit nuk qëndron në faktin se është e pranishme, por edhe në natyrën e saj.
    “Që nga ditët e Gjon Pagëzuesit deri tani, mbretëria e qiejve sulmohet me dhunë, janë të dhunshmit që ua rrëmbëjnë [atyre që duan të hyjnë në të]” (Mat 11,12).

    Prandaj Jezusi duhet të ngrihet kundër përkrahësve të rendit sabatik e ritual
    të vendosur nga doktorët e Ligjit me kazuistikën dhe stërtollimet e tyre
    (lezo: Mat 15, 1-20; dhe 23, 1,33).

    Por duhet edhe gjithashtu të spastrojë pritjen e bashkëkohesve të vet, që e ngatërrojnë mbretërinë e Zotit me çlirimin kombëtar e tokësor

    [ Mat 16, 22: Atëherë Pjetri e ndau veças dhe i tha: Mos e thashte, Zotëeri!
    Ty s’do të ndodh një gjë të tillë!”;

    Mat 20,21: Jezusi i tha: “Çka dëshiron?”.
    Ajo përgjigji: “ Urdhëro që këta të dy, bijtë e mi,
    të rrinënë mbretërinë tënde njëri në të dhjathtën
    e tjetrri në të majtën tënde”;

    Mat 21, 9: E populli që shkonte para e pas tij, brohoriste: Hosana Birit të Davidit...;

    Lk 19,11:Ndërsa ata po e dëgjopnin, ai shtoi shëbëlltyrën për arsye se mendonin
    se do të vinte Mbretëria e Hyjit aty për aty, pse Jezusit ishte afër Jeruzalemit;

    Lk 22,38: Ata i thanë “Zotëri, ja, këtu dy shpata! Ai u përgjigji: “Mjaftojnë!”;

    Lk 24, 21: Ne shpresonim se ai do të çlironte Izraelin. E përmbi të gjitha këto –
    sot është e treta ditë me që ndodhën këto ngjarje...;

    Gjn 6,15: Kur Jezusi jetoi që se duan të vijnë e ta kapin për ta bërë mbret,
    u tërhoq përsëri në mal, krejtësisht vetëm;

    Vap 1,6: Tani ata që ndodhën bashkë me të, e pyetën:
    Zotëri, athua do ta ripërtërish në këtë kohë mbretërinë e Izraelit?].

    Jezusi mban megjithatë distancë me Gjon Pagësuesin
    [Mat 11,11:...megjithatë, më i vogli në Mbretërinë e qiellit është më i madh se ai;

    Mat 11,2-4: Tashti, kur Gjoni dëgjoi në burg për veprat e Krishtit,
    dërgoi nxënësit e vet për ta pyetur: “A je ti “Ai që do të vijë”,
    apo duhet të presom një tjetër?”
    Jezusi përgjigji: “Shkoni e tregoni Gjonit çka po dëgjoni e çka po shihni...”].

    Sikurse Gjoni Pagwzuesi, edhe Jezusi kërkon konvertimin e plotë, por në vend që të lajmërojë dënimin e shpejtë nga një Zot shpagues, si bëri Gjoni

    [ Mat 3,7-12: Kur pa se shumë farizenj e saducenj po i vinin në pagëzi, u tha: “Pjellë shligash, kush ju mësoi t’i ikni zemërimit që po vjen?
    Bëni, pra, vepra të denja kthimi! As mos t’ju bjerë në mend të thoni në vete: ‘Kemi atë Abrahamin!’ sepse unë po ju them: Hyji mund t’i nxjerrë Abrahamit bij edhe prej këtyre gurëve!
    Tashmë sëpata u vu në rrënjë të lëndëve: çdo lëndë që nuk jep fryt të mirë, pritet e qitet në zjarr.
    Unë po ju pagësoj me ujë në shenjë kthimi, porse ai që po vjen pas meje, është më i fortë se unë e vetë nuk jam i denjë as t’ia zbath të mbathurat: Ai do t’ju pagëzojë me Shpirtin Shenjt e me zjarr.
    Ai ka në dorën e vet terplotën e do ta pastrojë lëmin e vet; grurin e vet do ta mbledhë në grunar, kurse bykun do ta djegë në zjarr të pafikshëm”],

    Ai shpall një vit hiri

    [Lk 4,19: Shpirti i Zotit është mbi mua...Ai më dërgoi...të shpall vitin e hirit të Zotit”].

    E tillë është gjendja e vetme ku Jezusi e sheh të arsyeshme të ndodhët.
    Gëzimi u premtohet atyre që e zbulojnë thesarin (Mat 13,44v).
    Lum ata që e jetojnë atë orë!

    Torrkerry

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN


    1.JEZUSI I NAZARETIT.


    2) Vendimi ndaj Jezusit.

    Është e kotë të kërkohet se kur do të bjerë kjo orë: “Mbretëria e Zotit nuk mund të hetohet. Nuk do të thonë “ajo është këtu” as “ajo është atje”; sepse Mbretëria e Zotit është mes jush

    [Lk 17,20v.: I pyetur prej farisenjve: “Kur do të vijë Mbretëria e Hyjit?”, ai u përjigji: ‘Mbretëria e Hyjit nuk vjen në mënyrë të duksme, as nuk mund të thuhet: “Qe këtu!” ose “Qe atje! “Porse, ja, Mbretëria e Hyjit është mes jush!”].

    Mbretërimi i Zotit jo vetëm se është duke ardhur, por që tani është në mes të të gjithëve: mjafton të njihen kohët mesianike dhe të hidhen shikimet tona mbi Jezusin.

    Kush është, pra, Ai?
    Ky Jezusi nuk është një rabin i zakonshëm, që shpjegon Shkrimet e Shenjta, ai mëson me autoritet

    [Mk 1,22: Njerëzit mbetën të habitur nga mësimi i tij, sepse i mësonte si ai që ka autoritet e jo porsi skribët].

    Ndryshe nga profetet, ai nuk thotë vetëm “orakullin e Perëndisë”, por shpall: “dhe unë, po ju them (lexo si shembull kapitullin e peshtë e Shën Mt), duke paraprirë deklaratat e veta me një dëshmi solemne: “Me të vërtetë po ju them”, si përgjigje e një fjale të dëgjuar fsheurazi.
    Madje ai guxon të krahasohet me personazhe të famshme të BV: “Këtu ka më shumë se Jonas...Këtu ka më shumë se Salomon (Mt 12,41v; Lk 11,31v).

    Prandaj të konvertohesh në Zotin do të thotë të “ndjekësh Jezusin, të vendosësh për atë ose kundër tij: “Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shpërndan” (Mt 12,30)

    Të dëgjosh Jezusin do të thotë të dëgjosh vetë Zotin, sepse është njësoj si “të ndërtosh shtëpinë tënde mbi shkëmb” Mt 7,24).

    Por, përballë një Jezusi, sjellja e të cilit çorientohet, si mund të merrët një vendim të tillë?
    Jezusi e di fort mirë: “Lum ai që nuk skandalizohet prej meje! (Mt 11,6).

    Për këtë arsye, Jezusi duhet ta përligjë pretendimin e vet, jo duke deklaruar identitetin e vet, por duke treguar se ka një lidhje të vetme me Atin.
    Për atë gjithçka është e mundshme, sepse beson

    [Mk 9,23:...nëse mund të bësh gjë, na ndihmo! Ki mëshirë për ne!”
    “Nëse mund të bësh gjë...! – përgjigji Jezusi – Gjithçka është e mundshme për atë që beson!”]

    në një fe që do të të jetë prototipi i çdo feje

    [Heb 12,2: me shikim të drejtuar mbi Autorin dhe Përkryesin e fesë, Jezusin].

    Për më tepër ai i flet Zotit si “Babait” të tij

    [Mk 14,36) E thoshte) “Abba! Atë, ti mundesh gjithçka! Largoje prej meje këtë gotë, por jo çka dua unë, por çka do ti!”]

    e duke u bashkuar me traditën apokaliptike të Danielit (lexo Dan 2,23-30), ai guxon të pohojë se misteret janë zbuluar për të, sepse ai është “i Biri në marrëdhënie unike me “Atin”

    [Mt 11,25vv: Në atë kohë, Jezusi mori fjalën e tha:
    “Po të bekoj, o Atë, Zotërues i qiellit dhe i dheut,
    që i fshehe këto gjëra nga të dishmit e nga të urtit,
    e ua zbulove të vegjëlve.
    Mirë, o Atë, pse të pëlqeu ty kështu!
    Ati më dhorëzoi mua gjithçka dhe askush s’mund ta njohë Birin
    përveç Atit, dhe askush s’mund ta njohë Atin, përveç Birit
    e përveç atij kujt do Biri t’ia zbulojë”].

    Megjithatë nuk ia vesh vetes njohjen e çdo gjëje

    [Mk 13,32) “Sa për atë ditë e për atë orë, s’di askush, as engjëjt në qiell, as Biri,
    por vetëm Ati]

    dhe ia nënshtron vullnetin e vet vullnetit të Atit

    [Mk 14,36) E thoshte: “Abba! Atë, ti mundesh gjithçka! Largoje prej meje
    këtë gotë, por jo çka dua unë, por çka do ti!”;
    Mt 20,23: Jezusi vijoi: “Me të vërtetë ju do ta pini kelkun tim,
    por të më rrini njëri në të djathtën e tjetri në të majtë,
    nuk është në dorën timë t’jua japë, por do t’u jepet atyre,
    për të cilët u bë gati prej Atit tim”].

    Mirëpo duke lënë mënjanë vargun e të dërguarve të Zoti

    [Mk 12,6) Kishte vetëm edhe një: djalin e vet të dishirit.
    Të sprasmin ua dërgoi atë. Mendonte:’Do të ma nderojnë djalin’],

    Ai identifikon mbretërinë e Zoti me vetë përsonin e tij; këtë p. Sh. na e sugjeron shëmbëlltyra e Mbjellësit (Mt 13,3-9) dhe na e tregon sjellja e tij ndaj të varfërve dhe mëkatarëve, simboli i qëndrimit të vet Zotit (Lexo Lk 15).

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 02-03-2009 më 12:59

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-07-2008
    Postime
    285
    fisnik-student, meso.
    Per fen time ti nuk di e nuk kupton asgje.
    E lexova temen: eshte Jezu Krishti eshte Zot. Jo Trini!
    Je nje hetues jashtezakonshem: vetem 2%...
    Ji serioz

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN


    1.JEZUSI I NAZARETIT.


    3) Jezusi dhe e ardhmja. –a)


    Jezusi ka jetuar si një Jude i mirë.
    Por ai i zotëron traditat judaike, të cilat i vlerëson në bazë të vullnetit të Zotit, me të cilin ruan marrëdhënien e vetme, që kemi përmendur.
    Ai vjen për të përkryer Ligjin dhe Profetët,

    [Mt 5,17: Mos t’ju shkojë ndër mend se erdha për ta shlyer Ligjin ose Profetët!

    Jo, s’erdha të shlyejm, por të përkryej].


    Ideali i dashrisë absolute që propozon, i turbullon stërhollimet e kazuistikës
    dhe mbetet i pazbatueshëm për atë që nuk e ndjek Jezusin.
    Ky ideal mund të synohet mirë dhe të arrihet vetëm me një varësi të ngushtë ndaj tij: “Ejani tek unë...sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime e lehtë

    [Mt 11,28v: Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rëndë
    e unë do t’ju çlodh. Merrni mbi vete zgjedhën time
    e pranoni t’ju mësoj unë që jam zemër butë e i përvujtë.
    Kështu do të gjeni pushim për shpirtrat tuaj,
    sepse, vërtet, zgjedha ime është e ëmbël e barra ime e lehtë].

    Jezusi e përkryen më shumë traditën profetike kur, në kundërshtim me bashkëkohësit e vet, lajmëron se edhe paganët do të marrim shpëtim

    [Lk 13, 28vv: Atje do të jetë vaj e kërcëllim dhëmbësh,
    kur t’i shihni Abrahamin, Izakun, Jakobin dhe të gjithë profetët
    në Mbretërinë e Hyjit, e veten të hedhur përjashta.
    E do të vijnë nga Lindja e nga perëndimi, nga veriu e nga jugu
    dhe do të ulen në tryezë në Mbretërinë e Hyjit.
    Po se, ka të prapëm që do të jenë të parët e të parë që do të jenë të prapëm!].

    Që kjo vepër të realizohej, Jezusi a e ka menduar valle se Kisha do ta zinte vendin e tij?
    Do të ishte tepër naive të besohej se Jezusi e ka krijuar Kishën ashtu siç e njohim ne;
    por është gabim të pohohet që Jezusi të ketë menduar, se në vdekjen e vet, nuk do të kishte më vend për ndonjë kohë të ndërmjetme para paruzisë.

    Torrkerry

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN


    1.JEZUSI I NAZARETIT.


    3) Jezusi dhe e ardhmja. –b). Rrethi i apostujve dhe dishepujve

    Duke grumbulluar rreth vetes rrethin e dishepujve

    [Lk 10,1v: Pastaj Zotëria i zgjodhi edhe shtatëdhjetë e dy nxënës tjerë
    dhe i dërgoi nga dy e dy përpara vetes në çdo qytet dhe vend,
    ku mendonte të shkojë...]

    dhe në veçanti atë të Dymbëdhjetëve

    [Mk, 3,13: Pastaj u ngjit në mal e i thirri ata që deshi vetë.Ata shkuan tek ai.
    Dhe i emëroi të Dymbëdhjetët (të cilët edhe i quajti apostuj),
    që të jenë me të e t’i dërgojë të predikojnë e të kenë
    pushtetin t’i dëbojnë djajtë...],

    që duhet të vijnë pas tij

    [Lk 9,57-61: Ndërsa po bënin rrugë, një njeri i tha: “Unë dua të vij pas teje kahdo
    që të shkosh!”
    Jezusi i përgjigji: “Dhelprat i kanë strofujt e vet
    edhe shpendët e qiellit çerdhet, kurse Biri i njeriut nuk ka ku
    ta mbështesë kokën!”
    Një tjetri i tha: “Eja pas meje!”
    Por ai përgjigji: “Zotëri, më lejo të shkoj një herë e ta varros tim atë!”
    “Lëri – i përgjigji Jezusi – që të vdekurit t’i varrosin të vdekurit e vet
    e ti shko e prediko Mbretërinë e Hyjit!”.
    Atëherë i tha një tjetër: “Zotëri Unë po vij me Ty,
    por më jep leje njëherë të shkoj e të përshendetem
    me anëtarët e familjes time”.
    “Kushdo – përgjigji Jezusi – që e vë dorën në parmendë
    dhe sillet e shikon mbrapa, nuk është i përshtatshëm
    për Mbretërinë e Hyjit!”],

    për ta shtrirë veprën dhe praninë e tij – fakt historik i njohur, edhe pse është e vështirë të datohet me saktësi –, Jezusi nuk ka dashur padyshim të përurojë një “Kishë të menduar sipas bashkësisë separatiste të Qumran-it,, por të parafytyrojë si do të jetë populli i Zotit në fund të kohëve

    [Mt 19,28-29: Për të vërtetë po ju them: ju që erdhët pas meje
    në ripërtëritje të botës – kur Biri injeriut të rrijë
    mbi fronin e lavdisë së vet – edhe ju do të rrini mbi 12 frone
    dhe do të gjykoni 12 fiset e Izraelit.
    Edhe kushdo që të lërë, për dashuri të emrit tim, shtëpi
    ose vëllezër, ose motra, ose babë ose nënë, ose grua ose fëmijë,
    ose ara, do të marrë njëqind për një dhe do të fitojë jetën e pasosur]

    Nga ana tjetër, ndryshe nga Gjon Pagëzuesi, Ai ka menduar sigurisht se vendosja e Mretërimit të Zotit do të bëhej shkallë-shkallë

    [Mk 4,29: E posa fryti piqet, i vë draprin, sepse është koha e korrjes;
    Sh.mesazhin e shëmbëltyrave në Mt 13,24-30],

    se Simoni duhet t’i forconte shokët e tij në fe

    [Lk 22,32: Por unë u luta për ty, që feja jote të mos mungojë.
    Por ti, kur të kthehesh, forcoj vëllezërit e tu]

    Dhe si dishepujt e tij duhej të vuanin pas vdekjes së tij

    [ Mt 9,15: Jezusi u përgjigji: A është e mundur të mbajnë zi dasmorët
    derisa të jetë me ta dhëndri? Por, do të vijë koha kur do t’ua
    rrëmbejnë dhëndrin. Atëherë edhe ata do të agjërojnë;
    Mk 8,34: Atëherë grishi popullin bashkë me nxënësit e vet dhe u tha:
    “Nëse ndokuh do të vijë pas meje, le t’i bjerë mohit vetvetes,
    ta marrë kryqin e vet e të më ndjekë...;
    Lk 6,22: Të lumët ju kur njerëzit do t’ju urrejnë, kur do t’ju përjashtojnë
    prej rrethit të tyre, kur do t’ju poshtërojnë, kur do ta çmojnë emrin tuaj
    për të pandershëm për shkak të Birit të njeriut].

    Për këtë arsye fjala “ekklesia”, e baravleshme me fjalën aramaike “sod” ose “edah”, e përdorur në Qumran për të shënuar bashkësinë eskatologjike të të zgjedhurve të Zotit, ka mundur të dilte nga goja e Jezusit, edhe pse gjendet në ungjijtë vetëm dy herë

    [Mt 16,18: Edhe unë po të them: Ti je Pjetër-Shkëmb dhe mbi këtë shkëmb
    unë do ta ndërtoj Kishën (= sod-edah) time dhe dyert e ferrit
    s’do të ngadhënjejnë kundër saj!;
    Mt 18,17: Në qoftë se as ata nuk i dëgjon, tregoj Kishës. Nëse as Kishën (sod-edah)
    nuk e dëgjon, mbaje si të ishte pagan ose tagrambledhës].

    Të dhënat e BR do të thjeshtësoheshin, në qoftë se do t’i mungonte Jezusit perspektiva e nje kohe pas vdekjes; kjo gjë nuk përjashton në asnjë mënyrë bindjen përsonale se me vdekjen e tij do të vinte fundi.

    [Khs Mk 9,1: Dhe u thoshte: Për të vërtetën po ju them: ka këtu ndër ju asish
    që nuk do të vdesin para se të shohin se arriti me fuqi Mbretëria e Hyjit”].

    Torrkerry

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Realisht nje Atribut i tillë eshte po aq Inexistent ,sa mund te konsiderohet si nje Shpifje qe meriton qmim Nobel (Nese jepet per Shpifje). Eshte nje gje e rende per nje Besimtar dhe paraqet katalizatorin kryesor qe te provokohet dhimbshem besimi i nje Besimtari.

    "Per ta besuar nje gje te tille ,ateher Logiken duhet te Fusesh ne Gjepë"

    Sipas mendimit tim ,te Krishteret e Trojeve Shqiptare kan pasur nje besim te pastert deri ne Fund te shek XIX d.m.th kan besuar ne Monoteizem klasik (Nuk ka existuar Triniteti si Kend Trefimenzional i te Besuarit),qe pothuajse ka qen pika kyqe qe edhe te mos dallojn ndermjet Muslimaneve dhe keshtu te kultivohet nje Toleranc e mirefilltë,mirpo sipas mendimit tim tek me hyrjen e misionareve te lloj lloj te krishter ne vitet e 90ta ,eshta indoktrinuar Populli i krishter me formula te dyshimta dhe poashtu te quditshme rreth besimit ,formula qe sipas meje vetem se e bejn JoBesimtar nje te Krishter dhe asesi nje Besimtar. Dhe sipas mendimit tim ky lloj formulimi qe per mua konsiderohet jo fetar dhe as hyjnore ,kam frike qe do ndikoj qe te destabilizoj tolerancen fetare e cila ka existuar ne vite ne trojet shqiptare ndermjet te Krishtereve dhe Muslimaneve qe vetem disa gjerave "teknike" i kan dalluar se perndryshe ne Monoteizem si besim nuk kan pasur ndryshime te medha.

    Per mua eshte absurde ti mvishen keso Atributesh nje Profeti qe ka qen si te gjithe profetet vetem se me ndihmen e Zotit ka mundur te i ngjall te vdekurit , Sinqerisht une personalisht provokohem kur ndegjoj kesi etiketimesh ,sepse Isai a.s eshte nje figure qe per qdo Musliman paraqitet si figure e dashur dhe hyn ne radhen e Profeteve qe i ka derguar Allah-u dhe se te etiketohet nje Profet me nje shpifje flagrante siq eshte fakti i Shoqerimit te Zotit me nje Rival - Shok..

    Kaloni mire edhe jam i vetedijshem se keni te drejt ta fshini postimin tim sepse eshte kunder rregullave te nenforumit Katolik,mirpo besoj se mund te sherbej si kritike qe ka qellime te pasterta dhe logjike per Besimin Final ne Zotin.

    I NDERUAR FISNIK, eshte shume e veshtire per mua te kuptoj: jane dymije vjet qe ne vendin tone predikohet se Jezusi eshte Zot, e kjo u be panderprere edhe ne kohet e perndjekeve me çrenjezore. E bejne edhe misionaret qe kane ardhur pas rrenimit te komunizmit.
    Por tani lexo nje deshmi nga ne myslyman, Aerial, tema Siaps Shefet Krasniqi Nene Tereze, postim 426.


    Te thuhen fjale nga hoxhallare e nga njerez te thjeshte qe nuk kan ndikim, do te ishte fare e thjeshte. Ky hoxhe qe perfaqeson fene, qe perfaqeson institucionin, xhamine, te flet kaq hapur e ne kete menyre dhe ne nje pyetje te tille ky vet te marr rolin e gjykuesit, kjo eshte e papranueshme. Jo vetem per faktin pse eshte duke fol per dikend qe s'i perket komunitetit fetar te vetin, po edhe per faktin se eshte duke fol para nje turme shume lehte te manipulueshme dhe eshte duke prediku dhune midis komuniteteve.

    Po i ndaj njerezit ne komunitete, per shkak se keshtu vec ka fillu me u nda bota jone shqiptare sot. Ky fakt duhet te na shqetesoje te gjitheve dhe keta njerez qe predikojne keshtu duhet te izolohen nga shoqeria, nga ne qe e ndiejm veten shqiptare para se gjithash dhe qe krenohemi me njerezit e zot qe i patem e kemi.

    Musliman jam lind vet dhe besimtar i flakte isha deri sa, fillova te ndegjoje njerez si ky Kraniqi qe qajne duke fol e qe folin symbyllur, permendesh.

    Ju lutem, ju qe degjoni ligjeratat e zt. Kraniqit, t'ia beni kete pytje: Po te ishte puna qe te zgjidhte midis dy femrave, njeres katolike shqiptare (ose se paku femer qe i ndalohet me Kuran, hadith) dhe nje vajze te tezes muslimane, cilen do te zgjidhte zt. Krasniqi?


    Faleminderit per vemendjen

    Torrkerry

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    FISNIK STUDENT, te keshilloj te lexosh edhe cka ka shkruar Llapi ne te njejtin teme:
    Sipas Shefet Krasniqit Nene Tereze, postim 423.
    Pa koment!

    Torrkerry

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN


    1.JEZUSI I NAZARETIT.


    3) Jezusi dhe e ardhmja. –c) Një vdekje shëlbimprurëse.

    Për të vlerësuar kuptimin e këtij pohimi të fundit (në postimin më sipër), duhen peshuar fjalë të tjera të Jezusit.

    Jezusi ka parashikuar se po shkonte drejt një vdekje të afërt, siç e pohojnë lajmet që nuk e përmendin Ngjalljen

    [Lk 13,31vv: Po në atë moment iu afruan disa farisenj dhe i thanë: “Dil e ik së kendejmi se Herodi do të të vrasë!”.
    Ai u përgjigji: “Shkoni e thoni asaj dhelpre: Ja, sot e nesër po dëboj djaj e po shëroj, të tretën ditë i jap fund. Porse sot, nesër e pas nesër më duhet ta vazhdoj rrugën, sepse nuk ka hije që profeti të vdesë jashtë Jeruzalemit.
    Jeruzalem, Jeruzalem, që i vret profetët e me gurë i mbyt ata që të dërgohen! Sa herë desha t’i bashkoj fëmjët e tu sikurse klluka i bashkon nën krahë zogjtë e vet...e ju nuk deshët!
    Mirë, pra, ‘shtëpia juaj do t’ju lihet juve!’
    Jo po, unë po ju them: nuk do të më shihni më deri që të vijë dita të thoni: “Qoftë bekuar ai që vjen në emër të Zotit!

    Mk 9,12: S’ka dyshim – u përgjigji – më parë duhet të vijë Elia për të vënë përsëri çdo gjë në vendin e vet. Por pse atëherë u shkrua për Birin e njeriut se i duhet të pesojë shumë e të përbuzet?
    Veçse unë po ju them: Elia erdhi e bënë me të si deshën, po ashtu siç shkruan për të në Shkrimin shenjt”].


    Ai e ka parë këtë vdekje në pikësynimin e Zoti, si një shërbim, si një flijimi shpërblesë

    [Mk 10,45: Sepse Biri i njeriut nuk ershi për të qenë shërbyer, por që ai të shërbëjë e të japë jetën e vet si shpërblim për të gjithë].

    E në çastin e vdekjes, u lë të tijve testamentin e shërbimit të dyanshëm
    [Lk 22,25vv: Atëherë apostujt filluan të grnden ndër vete: cili prej tyre do të ishte më i madhi.
    Jezusi u tha: “Mbretërit e paganëve sundojnë me ta si zotërues; madje ata që sundojnë mbi ta kërkojnë të quhen ‘Bamires’! Ju s’guxoni të bëni ashtu! Përkundrazi, më i madhi ndër ju të jetë si të ishte më i riu, kurse kryetari, sikur të ishte ai që shërben. Cili me të vërtetë është më i madhi: ai që është në tryezë, apo ai që shërben? Vallë, a s’është ai që rri në tryezë? Tashti8,, unë jam ndër ju porsi ai që shërben”]

    Torrkerry




    PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN


    1.JEZUSI I NAZARETIT.


    3) Jezusi dhe e ardhmja. –d) Një vdekje e vuajtur për një qëllim.

    [B]Këta tregues pengojnë që të shihet Jezusi si një njeri, që do të kishte duruar pa dëshirë një vdekje të shkaktuar prej armiqve më të fortë se ai.
    Shume ekzegjetë shkojnë më larg dhe mendojnë se Jezusi e ka identifikuar ekzistencën e vet me atë të Shërbëtorit të Zotit.
    Në të vërtetë Jezusi e paraqet fatin e vet, atë të Birit të njeriut, me anë të vetë shprehjeve të këngëve të Shërbëtorit tek Isaia (Is 52,13- 53,12): bindja e tij shprehet me “duhet që...”[/B]

    [Lk 17,25: Por më parë i duhet të vuajë shumë e të përbuzet prej kësaj breznie],

    flija e jetës së vet dhurohet për shumicën

    [[Mk 10,45: Sepse Biri i njeriut nuk erdhi për të qenë shërbyer, por që ai të shërbëjë e të japë jetën e vet si shpërblim për të gjithë;
    Edhe Mt 20,28; 26,28; Lk 22,16,18,30]:

    Ai vendos kështu Besëlidhjen

    [Lk 22,20: Ky kelk është Besëlidhja e Re në gjakun tim që derdhet për ju].


    Nëse Jezusi e ka kuptuar kështu vdekjen e tij, përse të mos e ketë parandier ngjalljen e tij?
    Saktësitë që sjellin tri lajmet e mëdha të mundimit e të ngjalljes së Jezusit


    [ Mt 16, 21) Që atëherë jezusi filloi t’u dëftojë nxënëzve të vet se i duhej të shkonte në Jeruzalem, të vuante shumë prej anës së pleqve, të kryepriftërinjvë e të shkribëve, se do ta vrasin e të tretën ditë do të ngjallët’

    Mt 17,22) Kur u bashkuan në Galile, Jezusi u tha: S’do të vonojë e Biri i njeriut do t’u lëshohet në duart e njerëzve dhe ata do ta vrasin e të tretën ditë do të ngjallet;

    (Mt 20,18) Kur Jezusi po njitej në Jeruzalem, i mori veçmas të dymbëdhjethët dhe udhës u tha: Qe po ngjitemi në Jeruzalemm, dhe Biri i njeriut do t’u dorëzohet kryepriftërinjve e skribëve. Ata do ta dënojnë me vdekje, e do ta dorëzojnë paganëve për ta vënë në lojë, për ta frushkulluar e për ta kryqëzuar. Por ai të tretën ditë do të ngjallet”

    Sh pjesë par. Në Mark dhe Lukë],

    bëjnë padyshim që të ndihet ndikimi i bashkësisë fillestare; por feja e Jezusit në ngjalljen e vet brenda një afati shumë të shkurtë, del qartë nga fjalët e tij.
    Si çdo hebre besimtarë, ai e di se do të ngjallet në mbarimin e kohëve (shumë vende në Biblën e dëshmojnë kërë fe në Izrael); përpos kësaj, siç është parë, ai qëndron mënjanë, madje edhe në fund të kohëve, e kemi theksuar tashmë këtë.
    I bindur nga ana tjetër për marrëdhënien e vetme që ka me Zotin e me të gjithë njerëzit, si mund të dyshonte Jezusi për suksesin e fundit të misionit të vet e për një ndërhyrje të veçantë të Atit në dobi të tij?
    Siguria e ngjalljes nuk e shkul sigurisht nga gjendhja njerëzore: i kapërthyer nga ankthi, dridhet në Gjetsemani dhe i duket se është braktisur nga vetë Perëndia: por e di mirë se është “Biri”.


    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 02-03-2009 më 12:56

Faqja 3 prej 20 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Krishti, përmbledhja e gjithçkaje frymore.
    Nga marcus1 në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38
  3. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Ka qënë Krishti revoltues apo anarkist?
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 10:55
  5. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •