
Postuar më parë nga
toni77_toni
Në Filliimet e shkrimit të gjuhës shqipe; Pal Engjëlli!
Formula e pagëzimit!
Gjuha e jonë është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim është mjaft vonë. Sipas burimeve historike që kemi; në rrolin dhe mbrotjen e vlerave shqiptare, të gjuhes dhe letërsinë shqipe, Kleri katolik shqiptar ka dhënë shumë, shumë her edhe të pa mundshmen, konkretisht mund të flasim edhe për dokumentin e parë i shkruar në gjuhën shqipe, i cili është nga ipeshkëvi i njohur i Durrësit, Pal Engjulli. Nga Pal Engjulli mund të gjejmë dokumentin e parë në gjuhen shqipe. Dukumenti mban datën 8 nëntor 1462 dhe është ajo që quhet “Formula e pagëzimit”.
Kjo është një fjali e shkurtër në gjuhën shqipe “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, që gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht, ai shkrim latinisht është prej 37 faqesh, nga argjipeshkvi i njohur i Durrësit, Pal Engjëlli.
Pal Engjulli ishte edhe bashkëpunëtor i ngushtë i Gjergj Kastriotit. përndryshi Pali, përpos se është autor i shkrimit të parë shqip, Pal Engjulli, është nga vargu i diplomatëve më të shquar të Heroit tonë Kpmbëtar, Skendërbeu. Ai ishte ndër burrat më diturorë të përiudhës së Humanizmit dhe të Rilindjes në trojet shqiptare dhe më gjërë. Sipas burimeve që kemi, familja Engjulli është nga Drishti.
Si erdhi shkrimi?
Në at kohë, Pal Engjëlli, gjatë një vizite në Mat, ai la me shkrim disa porosi dhe udhëzime për klerin katolik, ndër të cilat edhe formulën e pagëzimit, të cilën mund ta përdornin prindërit për të pagëzuar fëmijtë e tyre, në rastet kur nuk kishin mundësi t’i dërgonin në kishë, ose kur nuk kishte prift. Formula është shkruar me alfabetin latin dhe në dialektin e veriut (gegërisht).
Formula e pagëzimit është një dokument historik, ka 13 fjalë, me 13 shkronja dhe ka 16 tinguj. Edhe më historik e bënë shenimi i datës; 8 nëntor 1462, kjo ishte edhe datë kritike midis kultures shqiptaretë përiudhës së Arbërit, përkatësisht të epokës së kombësisë shqiptare, Kjo është kohë e fuqisë kulminante të shtetit dhe shtetësisë shqiptare me kohen e Gjegj Kastriotit-Skënderbeu.
toni77[/I]
Krijoni Kontakt