I nderuar Sefedini PZ,
per lutjen e Jezusit ne Getcemani dhe ne vendet e tjera, kam shkruar shume: Lexo per shembull postimin 52, edhe 87.
Une kam shkruar gjithçka ne kete teme per te shpjeguar qe, nese lexohet mire, Bibla thote se Jezu Krishti eshte Zot. Lexo ate qe kam shkruar.
Disa prej jush thone se Jezusi nuk ka thene as nje here UNE JAM ZOT.
Mund te jem dakord. Por ka perdorur fjalet dhe fjalite qe kane te njejtin kuptim. Jane dokumentuar ne postimet e mia qe flasin per pretendimin e Krishtit te jete Zot.
Pastaj shume here Jezu Krishti, me fjalet e veta, ka provokuar reagime te ashpra nga ana e Judenjve sepse nga fjalet e tij ata kuptonin se Ai thoshte se ishte Zot. Arsyeja per te cilen e kane denuar me vdekje ka qene: “Sepse Ti qe je njeri pretendon te jesh Zot”.
Edhe kete e kam dokumentuar ne postimet e mia.
Kurani meson per Jezu Krishtin gjera te tjera dhe njerezit e Kuranit e ndjekin mesimin e tij.
Kjo eshte e lejueshme. Nje gje e shenjte. Çdo njeri eshte detyruar ta ndjeke ndergjegjen e vet e ndriçuar nga besimi i vet, duke qene gjithmone gati ta ndryshoje mendimin kur e verteta shfaqet si nje evidence. Ne kete kuptim mund te thuhet se te gjitha fete jane te verteta.
Por nese e lexon mire postimet e mia e ti je korrekt, nuk mund me te thuash me se "Jezusi eshte Zot? Bibla thote jo". Eshte e sigurt qe Bibla thote se Jezu Krishti eshte Zot.
Kurani thote se Jezusi nuk eshte Zot. Ka disa probleme per sa i perket vertetshmerise(Veridicita' ne italisht) se Kuranit; ka nje problem per sa i perket varesise se Kuranit nga Bibla, qe eshte e dokumentuar; ka nje problem per sa i perket personit te Jezu Krishtit, qe sipas Kuranit nuk lindi si nje njeri; e ndoshta, a mund te kuptohet se lindi si nje Zot-njeri? Dhe per sa i perket personit te Krishtit, sipas parimeve dhe kritereve te kritikes letrare dhe historike, deshmite qe jane me afer me ngjarjet, deshmite e bera nga njerez qe per kete kane paguar me jeten e vet, jane me shume te besueshme se “deshmite”(!?) e bera me shume se gjashte qind vjet me vone, nga njerez qe e luftonin kete besim...
Pershendetje.
Torrkerry
Krijoni Kontakt