Close
Faqja 4 prej 20 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 192
  1. #31
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Toni !!

    E kisha fjalen per Besimin Praktik ne Popull,d.m.th ai besim qe praktikohet ne Popull,realisht kam pasur kontakte te shpeshte me te Krishter shqiptar ,mirpo perpos qe e kan bere kryqezimin me duar ne Trup,tjeter gje nuk ke mundur qe te verejsh se kan qasje ndaj Trinitetit..

    I nderuari Fisniku!

    Shkrimi I yt vertetë është në frymen e dialogut dhe I nevelit. Kështu na ka hije të debatojmë dhe të shkëmbejmë mendimet dhe pervojat tona në lami të ndryshme, e, në këtë rast lidhur me besimin në Zot.

    Ajo qe dua ta them sinqerisht, unë kam shumë miq dhe shokë të besimit musliman, kam ni pervojë të mire dhe të pa harruar, kjo, besoj se do të trashigohet edhe në pasardhsit e mi. Shkurt ajo qe dua ta them është se nuk jam I ngarkuar aspak dhe kur flas flas vetem nga ajo qe e mendoj, pa shibla.

    Jam qytetar I Kosoves, shqiptar I perkas Krishtit – anëtar I kishes katolike. Nuk jam as teolog as prift. Këtë e them për të perseritur edhe niher qendrimin tim.


    TRINIA:
    Edhe unë kohë të gjatë nuk kam mundur të kuptoj Trinitetin, kjo nuk ka ndodhur si e metë e Kishes, Kisha gjithmon e ka predikue Trinitetin. Unë kina veshtirsi per ta pranuar ndersa edhe më vështirë për ta kuptuar. Prifti në meshë, mesimet në Kishë gjithëher kan folur per Tritetin. Nënen dhe prinderit, njerëzit qe I kina afer I kam ndigjue duke folur apo, duke e shprehë në uratë fjalen Trini, por prap un kam patur vështirsi kohë të gjatë. As vetë nuk e kuptoj por ashtu ishte. Ndërkohë kam kuptuar dhe mësuar lidhur me Trinitetin pa ndihmen e askujt, kjo ka ndodhur (eshte mendim I imi) sepse në lutje të pa nderprera iu drejtova Zotit. Ndoshta e quditshme për dikënd por është realitet I imi.

    Kjo, siq thua edhe ti se shumë katolik nuk e kutojnë Trinitetin, vërtetë edhe un kam hasur në shumë njerëz – anëtarë të kishes katolike!! Pse? Mendoj se nuk duhet të gjykojmë, por ajo qe mund ta them është se nuk e kan atë zbulesë të këtij Misteri.

    Tani me kujdes të lutem, perpiqu t’më kuptojsh se qka dua te them. Më e rendësishmja për ta kuptuar është qe un flas në bindjet e mia dhe mësimet biblike. Andaj Fisniku ti si musliman, pasivisoje bindjen tënde për ni moment për t’më kuptuar më lehtë qka dua të them.

    Të krishterët besimin në Zot e mbeshtesin në Bibel. Bibla spjegon shumë here per Shpirtin Shenjt. Shpirti Shenjt (sipas mesimeve biblike) ndikohet në njeri - besimtari merr fuqinë - dhuraten e Shpirtit Shenjt.


    Ni shembull të shkurtë për të speguar lidhur me ato qe thua se disa njerez nuk e kuptojnë Trinitetin, kjo është e vertetë por:

    E thash edhe më parë se ka njerëz të besimit të krishterë që nuk e kuptojnë ndoshta në thelb, por janë pak ata qe nuk e besojnë Trininë, ka pak qe nuk e besojnë Atin, Birin dhe Shpirtin Shenjt, sepse në emër të Trinitetit marrin edhe Sakramentet, duke filluar nga Pagëzimi e gjashtë tjera, duke filluar nga lindja e deri në kalimin nga kjo botë. Nëse ni besimtar nuk e kupton apo nuk mund ta spjegon thelbin e Trinitetit nuk do të thotë se ai apo ata nuk janë të krishterë. I krishteri ka varësi nga Zoti për të zbuluar misteret Hyjnore. Zbulimi bëhet përmes Shpirtit Shenjt. - Dhuratat e Shpirtit janë të ndryshme, por (sipas Bibles) Shpirti Shenjt është i njëjtë. Secili besimtar merr dhuratë të veçantë.

    Bibla:
    “Secili merr dhuratë të veçantë të zbulesës së Shpirtit Shenjt për të mirën e përbashkët. Dhe njëmend, Shpirti Shenjt i jep njërit fjalën e urtisë, kurse i njëjti Shpirt Shenjt një tjetri i jep fjalën e dijes; po i njëjti Shpirt Shenjt një tjetri i jep fenë, një tjetri prapë, i njëjti Shpirt Shenjt, i jep dhuratën e shërimeve; një tjetri pushtetin për të bërë mrekulli, një tjetri profecinë, një tjetri aftësinë të dallojë shpirtrat, një tjetri zotësinë e gjuhëve të ndryshme, një tjetri shtjellimin e gjuhëve. E të gjitha këto i bën një i vetmi Shpirt Shenjt duke i ndarë veçanërisht secilit ashtu si Ai do. (1 Kor 12; 7-11)

    Si perfundim, nëse dikujtë I mungon dhurata e zbuleses së Trinitetit, me siguri ai ka dhurata të tjera që vet Zoti ia ka zbuluar, ose urtinë, apo humanizmin, dashurinë, etj kështu qe gjithsecili shpetohet nga Zoti duke vepruar nën fuqinë e Shpirtit Shenjtë për të “miren e përbashkët”. Un pajtoj plotësisht aty kur thua se: “d.m.th sipas definicioneve te besimi eshte edhe ky Definicion:" Te Besosh do te thote , te Bindesh me Zemer , te Deshmosh me Gojë dhe te Praktikosh Obligimet qe te urdheron Zoti". Kjo është e vertetë. Psh ka plot njerëz qe nuk kuptojnë ndonjëren nga misteret të Zotit, por ata janë të bindur me zemer në Zotin dhe këtë e deshmojnë me Gojë dhe me vepra. Unë mendoj se shpetimi nuk vjen nga aftësia e njohurisë vetem mbi një mister të Zotit, sepse ai me siguri e njef të tjetren, gjithsecila e ka vleren e vetë nëse është në sherbim të Zotit dhe të afermit, - vëllaut njeri.

    Në vijim dua të shkëputi vetem disa rreshta nga Libri – veper e imja ku flitet për Trinitetin.

    Fisniku, nuk kam qellimin të bindi në Trininë, por, qellimi im është të spegoj pakëz sepse e shoh, - shumë her, te besimtarët musliman se kjo luan ni rrol shumë të rendësishem si arsye e bindjes tyre se besimi në Trinitet është I gabuar.

    Shumë her muslimanët thojnë se Triniteti nënkupton “tre Zota”! Prite Zot. Secili I Krishterë duhet ta besoj dhe ta shpall Një ZOT dhe pos Tij nuk ka tjeter.


    Pra, Trnia e Shenjtë është Një ZOT - por, tri Vetje hyjnore. Nuk janë Dy apo Tre sikurse thuahet nag besimtarët e besimeve të tjera.

    Trinia e Shenjte është bashkësia e Atit, Birit dhe Shpirtit Shenjt, bashkësi dashurie, jo bashkësi e qenieve të ndryshme, sikurse tek njerzit, por bashkësi në të njëjtën esencë hyjnore.

    Kjo është njëjtësi apsolute e Vetjeve në varësi të Dytës prej të Parës, kurse të Tretës prej të Parës dhe të Dytës; në "të qenet - eksistimin" e amshueshëm tė Hyjit si At, Bir dhe Shpirt Shenjt përkundrazi "lindjes" së Vetjs së dytë dhe "hukatjes" sė Vetjes sė Tretë. Prandaj forma konkrete dhe mënyra e bashkësisë trinitare pranë ndryshmërisë së Vetjeve në të njejtën kohë (një Hyj - tri Vetje hyjnore)


    Por, Ati është Vetja e parë hyjnore sepse është burimi i dy Vetjeve tjera (Krs. Gjn 1, 18). Mirëpo, ky kryevend (parësi) nuk do të thotë se ai është më i lartë (më i fortë) nė rendin e eksistencës: Ati nuk është më i madh (i lartë) se Biri as Shpirti, sepse të Tretë janë të një eksistence - natyre mes veti, por Ai posedon (ka) kryevendin zanafillor. Hyji (Zoti) është At me relacionin (raportin) e atërise, Biri eksiston si Bir me relacionin (raportin) e bijërisë kurse Shpirti me relacionin (raportin) e "hukatjes".

    Si perfundim, prej gjithë asaj që e thash shkurtimisht, dmth se Ati, e Biri dhe Shpirti Shenjt vërtetë në eksistencën hyjnore e përbëjnë një Hyj (Zot) të vetëm. Të përkryer në gjithëka. Ati e lind Birin prej shekujsh, Biri rrjedh prej Atit kurse Shpirti Shenjt prej Atit dhe Birit duke e formuar ashtu një bashkësi të përkryer. Ai është një ZOT i vetëm të cilin e pėrbejnë tri Vetje hyjnore, të cilat dallohen mes veti, por jo edhe në esencë. Të Tretë janë të një eksistence - natyre mes veti.

    Duke mbetur në shpresë se bisedat dhe shkrimet tona nuk do të kufozohen kurr, me bindje se secili njeri është krijesë e Zotit dhe I thirrur në sherbim të Tij në lami të ndryshme. Me lutje qe secili ta jetoj Zotin dhe bekimet e Tij, të aftësohemi për ta dashur njëri tjetrin si e duam vetveten, po e perfundoj këtu duke uruar suksese dhe bekime të Zotit.

    Zoti qoftë përher me ty.
    toni77
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN


    1.JEZUSI I NAZARETIT.


    3) Jezusi dhe e ardhmja. –e) BIRI I PERËNDISË.

    Mbetet edhe një pyetje e fundit.
    Për të zbuluar kush ishte, a ka zgjedhur Jezusi një mjet të shpejtë, duke përdorur formula të zakonshme në Judaizëm, si Mesia, Biri i Zotit, Biri i njeriut?
    Në Ungjitë këta tituj dëgjohen në mënyrë të njëjtë nga goja e tij.
    Mirëpo, duke lënë anash emërtime: “Biri” dhe “Biri i njeriut” që mund t’i mohohen kategorikisht Jezusit, kritikët mendojnë se Kisha që po lind, nuk e ka shtrëmbëruar, por e ka nxjerrë në pah mendimin e Jezusit, duke bërë që ai të thotë se është “Biri i Perëndisë” ose “Mesia”.
    Jezusi nuk e ka marrë nismën të shpallet Mesi, emër që vetëm vdekja në kryq do t’ia hiqte dykuptimësinë; por i vë bashkëkohësit në udhën e njohjes kur u ndalon dishepujve që të zbulojnë identitetin e tij të vërtetë

    [Mk 8,27-30: Jezusi i nis me nxënësit e vet drejtë fshatrave të Cezaresë së Fuilipit. Udhës i pyeti nxënësit e vet:
    “Çka thonë njerëzit, kush jam unë?”.
    Ata i përgjigjën:
    “Disa thonë se je Gjon Pagëzuesi, do tjerë Elia, do tjerë prapë se je njëri ndër profetë”.
    Atëherë i pyeti ata: “Po ju, kush thoni se jam?”
    “Ti je Mesia!” – i përgjigji Pjetri.
    Ai u urdhëroi reptësisht të mos i tregojnë askujt këtë gjë për të],

    kur ai e lë veten të brohoritet si Bir i Davidti në çastin e hyrjes së tij në Jeruzalem (Mt 21,1-9);
    ose kur kryepriftit që e pyeste: “A je ti Biri i të Bekuarit?”, ai i përgjigjet në mënyrë të fshetë sipas formulës më të vjetër të Mateut: “Ti po e thua” (Mt,26,64).

    Qëndrimi i tij tregon sheshit se Jezusi nuk u jep rëndësi këtyre “titujve”, që, padyshim, do ta kishin shtrëmbëruar marrëdhënien e vërtetë që donte të caktonte me njerëzit.

    Duke u paraqitur si njeri, që ka një marrëdhënie të vetme me Zotin dhe të vetme me të gjithë njerëzit, Jezusi ka bërë pyetjen përfundimtare: “Po ju, kush mendoni se jam unë? (Mt 16,15).

    Torrkerry

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TONI77 TONI.

    Ne nje menyre te heshtur (implicite- por reale, te ndjeshme) ne e perjetojme misterin e Trinise, edhe pse nuk e kuptojme ate, kur per shembull marrim pjese ne meshen.
    Me Eukaristine ne e adhurojme, falenderojme, lavderojme Hyjin, Atin tone i gjithpushtetshem, burim i çdo shenjterie. Jezu Krishti, vetia e dyte e Trinise si Shenjte e ben kete duke ia ofruar Atij veten ne lterin-kryq dhe veten ne popullin qe e ka bashuar me veten e qe eshte Korpi mistik i tij qe eshte kisha, prej te ciles ai Kristi eshte i pandare. Gjithe realitet qe nderhyn me marredhenje dashurie ne ate moment, jane Shpirti i Shenjte qe vazhdon e do te vazhdoje misiomnin e Kristit pas meshes.
    Te gjithe katolike, qe nuk mund te kuptojne misterin (Hyji eshte gjitnje Hyji e ne jemi gjithmonwe njeres, e dime dhe e kuptojme kete) kane ekzperiencen e kesaj pjesemarrjeje.

    Torrkerry

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN


    2. JEZUSI ZOT, KRISHTI E BIR I PERËNDISË.


    Kësaj pyetjeje (Kush mendoni se jam unë?) dishepujt nuk ishin në gjendje t’i përgjigjeshin ashtu si duhet, para se Jezusit, i vdekur në kryq, t’u dilte atyre i gjallë në disa shfaqje.
    Duke iu përgjigjur me fenë e tyre nismës së Jezusit, dishepujt zbulojnë kuptimin e jetës dhe misterin e personit të Jezusit të Nazaretit.
    Për të shprehur këtë kuptim ata përdorin për Jezusin disa tituj të marrë nga e folura tradicionale, duke u dhënë atyre një kuptim të ri.
    Formulimet janë të ndryshme dhe të hamendshme sipas dhuntive të secilit dhe sipas mjediseve ku jeton.
    Kjo kristologji ka padyshim një histori, por nuk mund ta përshkruajmë në mënyrë të sigurt, duke qenë se burimet i paraqesin në mënyrë të përzier fundin palestinez dhe interpretimet helenistike.
    Mirëpo kemi mundësi të dallojmë kuptimet e para të misterit të Jezusit dhe pastaj këndvështrimet tipike të Ungjilltarëve

    1) Afrimet e para me misterin.-

    Në formulimin e përvojës së Pashkëve mund të bashkohen katër përspektiva, që do të mund të pasqyronin një farë shvillimi historik
    Në shenjën e paruzisë pohohet lartësimi qiellor i Jezu Krishtit.
    Kryqi shpërblyes e përqëndron kërkesën mbi Shërbëtorin.
    Më në fund vëmendja drejtohet te njeriu Jezusi, së pari në misterin e personit të tij, pastaj në marrëdhënien e tij me rruzullimin.
    Kjo paraqitje do të përdorë sidomos rrëfimet e fesë dhe himnet, materiale përpara teologjisë paliniane ose paraqitjeve ungjillore, megjithatë zgjatjet teologjike të Besëlidhjes së Re të tregohen si referim.

    Torrkerry

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN

    2. JEZUSI ZOT, KRISHTI E BIR I PERËNDISË.

    1. Afrimet e para me misterin.

    a) Jezusi i ngjitur në qiell, Zoti e Krishti.

    Meqenëse kanë qenë në kontakt me Jezusin kur ishte i gjallë, dishepujt shpallin : “Zoti e ka ngjallur nga të vdekurit”

    [1 Sel 1,10: Sepse njerëzit vetë tregojnë...si u kthyet kah Hyji prej idhujsh, që t’i shërbëni Hyjit të gjallë e të vërtetë dhe që ta prisni nga qielli Birin e tij, të cilin e ngjalli nga të vdekurit, Jezusin, që na shpëton nga hidhërimi i ardhshëm;

    Rm 10,9: Sepse në qoftë se me gojë e dëshmon se Jezusi është Zot dhe në qoftë se Hyji e ka ngjallur prej të vdekurish, do të shëlboesh;

    Rm 8,11: Nëse Shpirti i atij që e ngjalli nga të vdekurit Jezusin banon në ju, atëherë Ai që ngjalli Krishtin prej të vdekurve, do t’i japë jetë edhe trupit tuaj të vdekshëm me anë të Shpirtit të vet që banon në ju;

    Gal 1,1: Pali, apostull, jo prej njerëzve as me anë të ndonjë njeriu, por me anë të Jezu Krishtit edhe të Hyjit Atë, që e ngjalli Jezusin prej të vdekurve – dhe të gjithë vëllezërit që janë me mua;

    1 Pt 1,21: Në saje të tij (=Jezu Krishtit) ju besoni në Hyjin që e ngjalli nga të vdekurit dhe i dha lavdi, kështu që feja juaj dhe shpresa të jenë në Hyjin;

    Vap 4,10: ...le të dijë secili prej jush dhe mbarë populli i Izraelit: ky njeri qëndron para jush shëndosh në saje të Emrit të Jezu Krishtit Nazarenas, që ju e kryqëzuat, por që Hyji e ngjalli prej se vdekuri].

    Ky pohim nuk është marrë duke u nisur nga një reflektim mbi ndonjë tekst të Shkrimit të Shenjt, por ai shpreh drejtpërdrejt me ndihmën e gjuhës teologjike judaike të njalljes, se përvoja e Pashkës kërkon lartësimin dhe hypjen në fron të Jezusit, siç e tregojnë përvoja e Shtjefnit dhe ajo e Palit

    [Vap 7,56: dhe (Shtjefni) tha: Qe, po e shoh qiellin e hapur dhe Birin e njeriut në të djathtën e Hyjit;

    Vap 9,3: Kur duke udhëtuar, iu afrua Damaskut, papritmas e shndriti një dritë prej qiellit. U rrezua për tokë dhe dëgjoi një zë që i tha: Saul, Saul, pse po më salvon?;

    Vap 22,6: Pali tha: “Ndërsa po udhëtoja, dhe po afrohesha Damaskut, papritmas, rreth mesditës, prej qiellit më shndriti një dritë e madhe, unë rashë për dhe e dëgjova një zë që më tha: Saul, Saul, pse po më salvon?;

    Vap 26, 13: Isha duke udhëtuar – e ishte pika e mesditës – kur që, o mbret, shoh se po vjen prej qiellit një dritë më e shndritshme se dielli – më mbuloi me dritë mua dhe bashkudhëtarët e mi];

    Kësaj të dhënë fillestare të fesë së krishterë i përgjigjet brohoritja shumë e vjetër aramaike “Marana tha”

    [1Kor 16,22: Të fala me dorën time: Pali.
    Kush nuk e do Jezu Krishtin, qoftë i malkuar!
    Marana tha!;

    Zb 22,20: Ai që i dëshmon këto thotë: Po, po vij për së shpejti!
    Amen! Eja, o Zot, Jezus!],

    Do më thënë sipas interpretimit më të mundshëm: “Eja, o Zoti ynë!”
    Ajo saktëson se Jezusi, i lartësuar dhe i kurorëzuar në qiell, është “Gjykatësi” eskatologjik; përveç kësaj ajo sqaron kuptimin e vërtetë të ardhjes së Jezusit të lavdëruar

    [Vap 1,11: dhe u thanë: O burra Galileas, pse rrini kështu duke shikuar kah qielli? Ky Jezus, që prej jush u ngrit në qiell, do të kthehet pikërisht kështu, si e patë se shkoi në qiell!],

    ardhje e cila nuk është një kthim i thjesht në fund të kohëve, por një shfaqje që vazhdon gjatë rrjedhjes së historisë së njerëzve: Jezusi është Zotëria i historisë

    [Mt 28,18.20: Jezusi u afrua dhe u tha: “Më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë...Mësoni të zbatojnë gjithçka ju kam urdhëruar! Dhe, ja, unë jam me ju gjithmonë – deri në të sosur të botës!”]. (vazhdon).

    Torrkerry

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN

    2. JEZUSI ZOT, KRISHTI E BIR I PERËNDISË.

    2. Afrimet e para me misterin.

    a) Jezusi i ngjitur në qiell, Zoti e Krishti.(vazhdim).

    Një tjetër shprehje e vjetër, e përpunuar pa dyshim në kishat heleniste, është shpallja e fesë: “Jezusi është Zot”

    [1 Kor 12,3: Prandaj po ju them: askush që flet në ndikimin e Shpirtit të Hyjit, nuk thotë : Qoftë malkuar Jezusi!,
    Por edhe askush nuk mund të thotë as : Jezusi është Zot!. veçse nën veprimin e Shpirtit Shenjt;

    Rm 10,9: Sepse në qofrtë me gojë e dëshmon se Jezusi është Zot dhe në qoftë se në zemrën tënde e beson se Hyji e ka ngjallur prej të vdekurish, do të shëlboesh;

    Fil 2,11: dhe çdo gjuhë do të dëshmojë: Jezu Krishti është Zot! Në nder të Hyjit Atë],

    “e shpallur” edhe ajo në mjedis liturgjik.

    Kjo nuk është një formulë e thatë e fesë, por një akt mirënjohjeje dhe nënshtrimi ndaj Zoti që u bë Jezusi.

    E lajmëruar kështu, natyra e kësaj ngjarjeje do të jetë e saktësuar falë Shkrimeve.
    Profecitë Mesianike (2 Sam 7,14; Ps 2,7; 110,1), ndihmojnë në këtë mënyrë të kuptohet se Jezusi “u bë Zot dhe Krisht”

    [Vap 2,36: Le ta dijë, pra, pa farë dyshimi mbarë populli i Izraelit se mu këtë Jezus, që ju e kryqëzuat, Hyji e bëri Zotëri e Mesi],

    se “u bë Biri i Perëndisë

    [Rm 1,4: mbi Birin e vet,, i cili është për kah trupi, pasardhës i Davidit, por i dëftuar për Birin e Hyjit me të gjitha pushtet me anë të Shpirtit Shenjt mbas ngjalljes prej të vdekurve, mbi Jezu Krishtin, Zotin tonë;

    Vap 13,33: E ne u shpallim Lajmin e Gëzueshëm se premtimin që Hyji ua pat dhënë etërve, na e plotësoi neve, bijve të tyre, duke e ngjallur Jezusin, sikurse shkruan në Psalmin e dytë: Ti je biri im, unë sot të linda];

    ai rri në të djathtën e Perëndisë

    [Vap 7,56: Vap 7,56: dhe (Shtjefni) tha: Qe, po e shoh qiellin e hapur dhe Birin e njeriut në të djathtën e Hyjit;

    Rm 8,34: Kush do të dënojë? Krishti Jezus vdiq, për më tëpër edhe u ngjall! Ai qëndron në të djathtën e Hyjit, ai ndërmjetëson për ne;

    Mk 14, 62: “Unë jam! Po edhe ju do ta shihni Birin e njeriut duke ndenjur në anën e djathtë të Hyjit të gjithpushtetshëm, dhe duke ardhur me re të qiellit”;

    Vap 2, 33: e djathta e Hyjit e lartësoi...;

    Vap 5,31: Ky (Jezu Krishti) është ai që Hyji me të djathtën e vet e lartësoi...],

    se fundi ai ndan me të gjithpushtetin hyjnor

    [Mat 28, 18: Jezusi u afrua dhe u tha: “Më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë...].

    Në përspektivën e lartësimit, tituit Mesia, Biri i Perëndisë dhe Zotit, kanë në origjinë një kuptim të ngjashëm: nuk i referohen menjëherë vdekjes ose jetës tokësore të Jezusit; ata pohojnë thjesht se Jezusi i Nazaretit i plotëson shpresat e Izraelit e bëhet Zoti i të gjitha kohëve.

    Zhvillimet teologjike të autorëve të BR do të shartohen këtu.
    Kështu Pali vetëm se mban mend kalimin te Jezusi të emërtimit KYRIOS (që do të thotë Hyji në LXX-ta)

    [Rm 10, 1-4: Vëllezër! Dëshira e zemrës sime dhe lutja ime që ia drejtoj Hyjit është që të shëlbohen. Për të vërtetë, unë dëshmoj për ta: kanë zell për Hyjin, por mjerisht, jo në kuptimin e vërtet, sepse, duke mos e pranuar drejtësinë që vjen prej Hyjit e duke kërkuar të vendosin të veten, nuk iu bindën drejtësinë së Hyjit. Sepse, ai që i dha fund Ligjit të Moisiut është Krishti – për shenjtërimin e secilit që beson;

    Fil 2,11: dhe çdo gjuhë do të dëshmojë: Jezu Krishti është Zot! Në nder të Hyjit Atë;

    1 Kor 2,8: Por predikojmë dijen e Hyjit të fshehur në mister, atë që Hyji e kishte paracaktuar para shekujve për lumturinë tonë, atë që asnjë nga princat e kësaj bote nuk mund e njohi: sepse, po ta kishin njohur, nuk do takishin kryqëzuar Zotin e lavdisë;

    Fil 1,20vv: Pushteti dhe forca e Tij
    “e tregoi me vepër në Krishtin
    duke e ngjallur nga të vdekurit
    dhe duke e vendosur në të djahthën e vet në qiell,
    mbi çdo Principat, Pushtet, Fuqi, Zotërim
    dhe mbi çdo emër që mund të përmendet
    jo vetëm në këtë, por edhe në botën e ardhshme.
    Dhe çdo gjë e vuri nën këmbët e tija
    e Atë e vendosi mbi çdo gjë...”],

    Por edhe ia kundërvë Jezusin “zotërinjve të paganëve

    [ 1 Kor 8,5v: Sepse edhe pse ka ashtuquajtura “hyjni” në qiell ose në tokë – sikurse ka shumë “hyjni” e shumë “zotërinj” – por për ne s’ka veç një Hyj, Atin, prej të cilin është krijuar gjithçka e të cilit i përkasin; dhe një Zot të vetëm Jezu Krishtin, nëpër të cilin është gjithçka e ne jemi nëpër të;

    1 Kor 10, 21: Nuk dua ta pini gotën e Zotit dhe gotën e djajve. Nuk mund të jemi pjesëtarë të tryezës së Hyjit dhe të tryezës së djajve];

    Prej këtej do të vinte emërimi “Zoti ynë Jezu Krisht”.
    Kështu e thërrasin ungjillorët Jezusin, jo më thjesht “rabbi”, por “Zot”

    [Mt 8,25: Atëherë nxënësit iu afruan, e zgjuan dhe i thanë: “Ndore tënde, O ZOT, se e mbytemi].

    Torrkerry

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN

    2. JEZUSI ZOT, KRISHTI E BIR I PERËNDISË.

    1) Afrimet e para me misterin.

    b) Vdekja shëlbimprurëse e Jezusit.
    Përballë skandalit të vdekjes poshtëruese të Jezusit, feja e Pashkëve kërkon ndër Shkrimet e Shenjta kuptimin, që ajo mund të ketë. Jezusi gjatë jetës së tij tokësore kishte interpretuar në mënyrë të mbuluar fatin e vet, duke u mbështetur në profecinë e Shërbëtorit të vuajtur dhe të lartësuar.
    Kisha fillestare i jep Zotit të vet titullin e Shërbëtorit

    [Vap 3,26: Për ju, pra, më së pari Hyji e ngriti Shërbëtorin e vet dhe e dërgoi për t’ju bekuar – që secili prej jush t’u shmanget veprave të veta të këqija;

    Vap 4,25-30: O Zot,
    Ti krijove qiellin, tokën e detin
    dhe gjithçka është në ta!

    Ti the nëpërmjet të Shpirtit Shenjt
    me gojë të atit tonë Davidit, shërbëtorit tënd:

    Përse çohen peshë paganët
    e përse fiset bëjnë shestime të kota?

    Mbretërit e dheut po ngriten kundra,
    princa bëjnë besëlidhje
    kundër Zotit e kundër të Shuguruarit të tij.

    Qe, në këtë qytet, vërtet, bënë lidhje Herodi e Ponc Pilati
    me paganë e me fiset e Izraelit kundër Jezusit
    – Shërbëtorit tënd të shenjtë, të cilin ti e shugurove,

    Kështu s’bënë tjetër por çka dora jote
    e vullneti yt paracaktoi të bëhet.

    E tani, o Zot, shih kërcënimin e tyre
    e bëj që shërbëtorët e tu
    ta shpallin me plot guxim Fjalën tënde!

    Shtrije dorën tënde
    e bëj shërime, shenja të bindshme e mrekulli
    me fuqinë e Emrit
    të Shërbëtorit tënd të shenjtë, Jezusit],

    dhe shpreh kuptimin e ngjarjeve të kaluara me fjalët e Isaisë (Is 542,13-53).

    Jezusi ka qenë lartësuar

    [Vap 2, 33: e djathta e Hyjit e lartësoi...;

    Vap 5,31: Ky (Jezu Krishti) është ai që Hyji me të djathtën e vet e lartësoi...],

    lavdëruar

    [Vap 3,13yj i Abrahamit, Hyji i Izakut, Hyji i Jakobit, Hyji i etërve tanë e lavdëroi Shërbëtorin e vet Jezusin, të cilin ju e dorëzuat në vdekje...];

    Mundimi i Krishtit përmendet në këtë mënyrë në një tekst të l Pt

    [! Pt 2,21-25: Edhe Krishti pësoi për ju
    duke ju lënë shembullin
    që edhe ju t’i ndiqni gjurmët e tija:

    Ai që mëkat nuk bëri
    dhe në buzët e tija nuk u gjet gënjim,

    Ai që, i fyer, nuk hakmerrej me fyerje
    dhe i salvuar, nuk kërcënohej,
    por ia lëshonte çeshtjen e vet
    Atij që gjykon me drejtësi.

    Ai në trupin e vet i mori
    mbi drurin e kryqit mëkatet tona,
    që, të vdekur për mëkat ,
    të jetojmë për drejtësi:
    me vërragët e të cilit jeni shëruar:

    Ishit po, si delet e tretura,
    por tani u kthyet
    te Bariu e Rojësi i shpirtrave tuaj],

    dhe në katekezën e Filipit

    [Vap 8, 30-35: Filipi vrapoi dhe e dëgjoi se po lexonte Isainë profet. I tha: “Vallë a vërtet merr vesh atë që po lexon?”
    “E si mundem – i përgjigji ai – kur nuk e kam atë që më udhëzojë?”
    Dhe e grishi Filipin të hypë e të ulej afër tij.
    Pjesa që po lexonte prej Shkrimit Shenjt ishte Kjo:
    “E çuan porsi delen që çohet në thertore,
    ishtë porsi qengji i pazë në duart e qethtarit.
    Nuk e çeli gojën e vet.
    Në përvujtërimin e tij iu mohua e drejta.
    Kush do ta përshkruajë fatin e tij?
    Sepse jeta e tij hiqet nga toka”.

    Atëherë obortari iu drejtua Filipit: “Të lutem për kë e thotë këtë profeti?
    Për vetvete apo për ndokënd tjetër?”
    Atëherë Filipi mori fjalën e, duke u nisur prej këtij teksti të Shkrimit Shenjt, ia kumtoi Ungjillin e Jezusit].

    Më në fund njëra prej formulave më të vjetra të fesë thotë se “Jezusi ka vdekur për mëkatet tona, sipas Shkrimeve

    [1 Kor 15,3: Ju shpalla...se Krishti vdiq për mëkatet tona sikurse e paralajmëroi Shkrimi Shenjt].

    Parafjala hyper , këtu si gjetkë (Gal 1,4; 2Kor 5,14v.21; Rm 4, 25; 8,32; 1Pt 3,18; 1Gjn 2,2) dhe veçanërisht në terminologjionë eukaristike (Lk 22,20; 1Kor 11,24) përdoret për të shprehur vlerën shpëtimtare të vdekjes së Jezusit[Gal 1,4: ...Zotit tonë Jezu Krishtit, i cili e flijoi vetveten për (hyper) mëkatet tona përtë na shpëtuar...;

    2 Kor 5,14v.21: Sepse dashuria e Krishtit na nxit kur mendojmë se: Njëri vdiq për të gjithë, prandaj të gjithë vdiqën; e Ai vdiq për të gjithë, në mënyrë që ata që jetojnë...; Atë që kurrë nuk bëri mëkat, Hyji për ne e bëri mëkat;

    Rm 4,25: Jezusi Zotin tonë, i cili u flijua për faje tona, dhe u ngjall për shfajësimin tonë;

    Rm 8,32: Ai as biri e vet nuk e kurseu, po e dorëzoi të flijohet për të gjithë ne;

    1 Pt 3,18: E njëmend edhe Krishti një herë vdiq për mëkate tona, i drejtë për të padrejtë;

    1 Gjn 2,2:Ai është flia pajtuese për mëkatet tona. Dhe jo vetëm për mëkatet tona, por edhe për të mbarë botës;

    Lk 22,20: Ky kelk është Besëlidhja e Re në gjakun tim që derdhet për
    ju;

    1 Kr 11,24: Ky është korpi im për ju]. (vazhdon).

    Torrkerry

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN

    2. JEZUSI ZOT, KRISHTI E BIR I PERËNDISË.

    1) Afrimet e para me misterin.

    b) Vdekja shëlbimprurëse e Jezusit. (vazhdim)

    Emërime të tjera,me kuptim të ngjashëm me atë që mori titullin e Shërbëtorit, do të shprehin të njëjtin realitet.
    Jezusi është “i Drejti” (Vap 3,14), ai që prin në jetë (Vap 3,15), Qengji i Zotit pa të meta (1 Pt 1,19v).Ai ështe kryeprifti i papërlyeri, ndërmjetësi i Besëlidhjes së Rë (Hb 2,14-18: 4,14).

    Duke u nisur nga kjo, nën ndikimin e përbashkët të besimeve fetare heleniste,, lexohet emri i “Shëlbuesit” në letrat e fundit paliniane
    (Tit 1,4; 2,13; 6,2; 2Tm 1,10).
    Duke u nisur përsëri nga kjo, shvillohet mistikja paliniane e të pagëzuarit të bashkuar me vdekjen dhe Ngjalljen e Krishtit (Gal 2,19; Rm 6,3-11), ku thellohet doktrina e fajshlyerjes (Rm 3, 23v...).

    Torrkerry

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN

    2. JEZUSI ZOT, KRISHTI E BIR I PERËNDISË.

    1) Afrimet e para me misterin.

    c) JEZUSI NJERI.

    Duke i kushtuar më shumë rëndësi origjinës së atij, që ajo e di se sot është i gjallë pas vdekjes së tij, Kisha apostolike nuk është vonuar të hedhë vështrimin e saj mbi ekzistencën tokësore të Jezusit.

    Kështu merr trajtë tradita ungjillore, duke iu përgjigjur nevojës së dyfishtë për ta bërë të njohur jetën e atij, që besojnë që është i ngjallur

    [Vap 10,37v: Ju e dini çfarë ka ndodhur në mbarë Judenë, duke filluar nga Galileja, pas Pagëzimit që predikoi Gjoni...Hyji e ngjalli të tretën ditë dhe e bëri që të dëftohet i gjallë – jo mbarë popullit në përgjithësi, por dëshmitarëve prej Hyjit të paracaktuar – neve që bashkë me të kemi ngrënë e kemi pirë pasi u ngjall prej të vdekurish...]

    dhe për ta përmendur atë si shembull për mënyrën e sjelljes së besimtarëve.

    Kështu që, pak nga pak, kujtime saktësohen dhe grumbullohen, të gjitha të polarizuar nga feja në Zotin Jezus.
    Në këtë dritë që e kurorëzon me lavdi dhe e shndërron, shfaqet figura e njeriut Jezus.

    Pali nuk interesohet aq për ekzistencën e tij tokësore sa për mësimin dhe vdekjen e tij shpërblyese.
    Letra e drejtuar Hebrenjve e nxjerr qartë kuptimin e “vuajtjeve të Krishtit”.
    Jezusi ka pranuar vullnetarisht vdekjen e tij

    [Hb 10,7: Për këtë arsye Krishti, duke hyrë në botë tha: “...Ja, po vij ! Sepse për mua shkruan në rrotullin e librit: për ta kryer, o Hyj, vullnetin tënd!],

    Ai u bë i përsosur më anë të vuajtjeve

    [Hb 2,10: Dhe vërtet, i kishte hije Atij, për të cilin dhe prej të cilit është çdo gjë dhe që donte t’i çojë në lumturi shumë bij – ta bënte të përsosur me anë të vuajtjeve Udhëheqësin e shëlbimit të tyre]:

    Në vend të gëzimit duroi kryqin dhe nga këto mundime mësoi dëgjesën:
    Ai është pionieri dhe përkryesi i fesë

    [Hb 12,2: ...me shikim të drejtuar mbi Autorin dhe Përkryesi i fesë, Jezusin, i cili, në vend të gëzimit që i takonte, duroi kryqin duke e përbuzur turpin dhe ndenj në të djathtën e fronit të Hyjit;

    Hb 5,7v: Ai në ditët e jetës së vet këtu mbi tokë, i kushtoi urata dhe lutje me ofshame të mëdha dhe me lot Atij që mundte ta shpëtonte nga vdekja, dhe qe vështruar për shkak të nënshtrimit të vet. Ai meqenëse ishte Bir, mësoi nga ato që pësoi të jetë i dëgjueshëm, dhe pasi e fitoi përsosëmërinë, për të gjithë ata që e dëgjojnë, u bë shkaku i shëlbimit të amshuar, i shpallur prej Hyjit Kryeprifti në mënyrë të Melkisedekut].

    Lëvizja për t’u kthyer mbrapa shkon deri te vetë origjina e Jezusit, e ndihmuar ndoshta nga profeci si ajo e Natanit (2Sam 7,12vv)
    ose nga psalmi (16,10v).
    Ekzistenca e Jezusit përmban dy Mënyra të të qenit: njëra në mish, tokësore, tjetra me Shpirt, qiellore

    [Rm 1,2v: (Ungjilli i Hyjit)
    të cilin Hyji e kishte premtuar qysh më parë
    me anë të profetëve të vet në Shkrimet e Shenjta,
    mbi Birin e vet i cili është për kah trupi, pasardhës i Davidit,
    por i dëftuar për Birin e Hyjit
    me të gjitha pushtetet
    me anë të Shpirtit Shenjt
    mbas ngjalljes prej të vdekurve,
    mbi Jezu Krishtin Zotin tonë;

    1Pt 3,18: E njëmend edhe Krishti
    një herë vdiq pqr mëkatet tona,
    i Drejtë për të padrejtët
    që t’ju shpiente te Hyji
    – njëmënd i vrarë në trup,
    por i ngjallur me anë të Shpirtit;

    1Tm 3,16: S’ka dyshim, i madh është misteri i përshpirtërisë:
    Krishti u dëftua në natyrën e njeriut,
    u shfajesua me Shpirtit Shenjt,
    u vrojtua nga engjëjt,
    u predikua ndër paganë,
    u besua nga bota,
    u ngrit në lavdi].

    I shndërruar në brendësi prej Shpirtit, Jezusi ka marrë një lyerje, në fillim e kuptuar si mbretërore gjatë fronësimit të tij

    [Hb 1,9: E ke dashur drejtësinë dhe e ke urrejtur padrejtësinë:
    prandaj, o Hyj, Hyji yt të shuguroi
    me bagmin e gëzimit si asnjë ndër shoket e tu],

    pastaj profetike në çastin e pagëzimit për ministrinë e tij

    [Vap 10,38: ...se si Hyji Jezusin prej Nazaretit e shuguroi me Shpirtin Shenjt e me pushtet: atë që e përshkoi vendin duke bërë mirë e duke shëruar të gjithë ata që kishin rënë nën pushtet të djallit, sepse Hyji ishte me të].

    Ngjallja e kuptuar si një plotësim i premtimit të bërë Davidit

    [Vap 2,34v: ‘I tha Zoti Zotit tim:
    rri në të djathtën time
    derisa t’i vë armiqtë e tu
    shtrojë të këmbëve të tua!;

    2Tm 2,8: Kujtoje Jezu Krishtin
    të ngjallur nga të vdekurit
    nga trungu i Davidit
    simbas Ungjillit që unë predikoj],

    na shpie të shohim te Jezusi birin e Davidit (Rm 1,3v; 2Tm2,8;Vap 13, 25v; Vap 15,160.

    I njëjti proces ndiqet për përpunimin e gjenealogjive të Krishtit (Mat 1,1-17: Lk 3,23-37).

    Të njëjtit qëllim (kristologjia e shprehur më qartë, përmbushja e Shkrimeve) i përgjigjen prologët e ungjijve, që janë traditat mbi fëmijërinë e Jezusit (Mt 1-2; Lk 1-20; historia anedoktike që ata tregojnë, pasqyron një teologji të thellë, mendimi madhor i së cilës është t’i përgjigjet kësaj pyetijeje: cila është origjina e atij që ne e adhurojmë si Zot?

    Torrkerry

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Citim Postuar më parë nga Arpos Lexo Postimin
    A dëshiron qe ti sjelli argumentet nga bibla qe thot, qe Jezusi nuk eshte ZOT === ?
    I nderuar, kishe postuar nje here nje Video. U zduk. Nuk di pse. Mos e posto me, sepse une e njoh ate.
    Nese ti i ke lexuar postimet e mia ne kete teme, ndoshta ke kuptuar qe disa kur studiojne Jezu Krishtin si shpallet nga Bible, e ndajne ne dy: Jezusin Njeri, i lindur ne mish, tokesor, dhe Jezusin shpirteror; pastaj arsyetojne keshtu: nese ai eshte tokesor, nuk mund te jete Shpirteror; nese ai eshte shpirteror, ai nuk mund te jete tolesor.
    Eshte sikur per nje njeri, qe eshte nje shpirt i misheruar, do te ndaheshin dy pjeset (mishi-trupi dhe shpirt), dhe pastaj duke bere listen e te gjitha aftesive shpirterore, te themi qe ai nuk ka trup-mish, dhe anasjeltas.
    Kur ne studiojme Jezu Krishtin i bashkojme ne menyre te pandashme te dy aspektet e personit te tij, natyren njerezore dhe natyren hyjnore.

    Ketu behet nje perpjekje ne kete drejtim, duke qene i bindur qe ne kete nuk arrihet persosemeria. Arsyen e gjen ne temen Besimi dhe arsyeja, postimet 150,151,152, 153.
    Shpresoj qe ta kesh durim per kete studim.
    Te pershendes.

    Torrkerry

Faqja 4 prej 20 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Krishti, përmbledhja e gjithçkaje frymore.
    Nga marcus1 në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38
  3. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Ka qënë Krishti revoltues apo anarkist?
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 10:55
  5. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •