PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN
2. JEZUSI ZOT, KRISHTI E BIR I PERËNDISË.
1) Afrimet e para me misterin.
d) I PARALINDURI I ÇDO KRIJESE.
Të shkosh edhe më larg, do të thotë të zbulosh paraekzistencën e Jezusit, sipas një përpjekje që duhet të jetë frymëzuar jo nga miti gnostik i Zotit-Shëlbues, por nga tradita apokaliptike judaike, të brengosura për të treguar njësinë e krijimit dhe të mbarimit të kohëve.
Kështu në librin e Henokut pohohet paraekzistëenca e Birit të njeriut; gjetkë disa mjedise judaike e sodisninUrtësinë në zanafillën e krijimit
[Jb28,20-28: Nga pra, Dija thua na vjen neve?
Ku ështe vendi i kuptimit?
Mbetet fshetë për sytë e të gjallëve,
e fshetë mbetet edhe për shpendë të qiellit!
Humnera e vdekja thonë:
vetëm zërin i kemi dëgjuar!
Vetëm Hyji ia di udhën,
ku qëndron veç Ai e di!
Ai ia sheh botës mbarimin,
gjithçka është nën kupën qiellore.
Kur ai deshi erës t’i japë peshë,
e kur ujërat i peshon në peshojë,
e kur shirave ligj u vuri
edhe udhën vetëtimës gjëmuese.
Atëherë Ai, pra, e vlerësoi,
e përgatiti dhe e shqyrtoi.
Atëherë Ai i tha njeriut:
Frika e Zotit – ja ç’është dija!
Iki të keqes – ja se ç’është Urtia!;
Shiko edhe Bar 3,32-38; Fu 8,22-31; Sir 24, 3-22 dhe
Ur7,25v: Sepse ajo (Urtia) është frymë e fuqisë së Hyjit,
burim i pastër i lavdisë së të Gjithpushtetshmit,
prandaj asnjë papasterti në të nuk mund të depërtojë:
Është bredhje e dritës së amshueshme,
pasqyrë e padangë e pushtetit të Hyjit,
përngjasimi i mirësisë së Tij].
Në himnin shumë e lashtë, që ruhet në
[Fil 2,6-11:
I cili (Krishti Jezus) edhe pse me natyrë Hyj,
barazinë e vet me të
nuk e çmoi si një visar që s’mundet pa të,
por ia mohoi vetvetes,
e mori natyrën e shërbëtorit
dhe u bë i ngjashëm me njerëz
dhe për kah pamja e jashtme,
dukej vetëm njeri.
E përuli vetveten
duke u bërë i dëgjueshëm deri në vdekje,
mu deri në vdekje në kryq.
Prandaj edhe Hyji e lartësoi tesve
dhe i dha emrin që është mbi çdo emër
që në emër të Jezusit çdo gjuhë të dëshmojë:
“Jezu Krishti është Zot!”
në nder të Hyjit Atë],
përshkruhen tri gjendjet e njëpasnjëshme të Jezusit, që ishte në “trajtën e Zotit” para se të asgjësohej gjatë jetës së tij tokësore dhe më pas të lartësohej në qiell.
Ky tekst nuk pohon se një farë natyre njerëzore “merret përsipër” nga një përson hyjnor; ai përpiqet të tregojë se prania e Jezusit shtrihet në tërë vazhdimësinë e kohës.
Jezusi është “ai përmes të cilit gjithçka ekziston e nëpërmjet të cilit ne e shohim Hyjin” (1 Kor 8,6), ai është shkëmbi që e shoqëronte popullin në shkretëtirë (1Kor 10,4).
Më në fund, ndoshta para se të përpunohej teologjia e Palit, Jezusi përcaktohet si “Shëmbëllesa e Zotit të padukshëm, i Parëlinduri i çdo krijese” (Kol 1,15), ai “në të cilin banon plotësia e hyjnisë”.
[Kol 2,9: Dhe pasi në Krishtin banon trupërisht
e tërë plotësia hyjnore,
kështu edhe ju jeni të mbushur me anë të tij]. (vazhdon).
Torrkerry
Krijoni Kontakt