TEMA ËSHTË:
JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN. LIDHUR ME KËTË MË DUKET SHUMË INTERESANTE EDHE TEMA E NGJITJES SË TIJ NË QIELL, NË BIBLËN.
Tema e NGJITJES NË BESËLIDHJEN E RE.
II.TË NGJITURIT E KRISHTIT NË QIELL.
3. Momenti i Ngjitjes.
Të ngjiturit e Krishtit në qiell, e ndaluar prej daljes nga varri si shfaqje kozmike, duhej ende të shkëputej nga kjo për shkak të nevojës pedagogjike për të treguar në kohën e njerëzve një ngjarje, që e trashendon (kapërcen) si edhe për të pasur parasysh periudhën e shfaqjeve.
Sigurisht asgjë nuk pengon, madje gjithçka mbështet faktin se Jezusi, duke ju shfaqur dishepujve të vet, ka ardhur për këtë nga bota e lavdisë ku kishte hyrë që në çastin e ngjalljes së tij; në fakt nuk shihet mirë se ku mund të gjendej gjatë kohës ndërmjet këtyre shfaqjeve, por ai u tregon atyre në gjendje e vet tashmë të lumturuar.
Në fakt Mateu duket se i kupton në këtë mënyrë gjërat: nuk flet për Ngjitjen, por lë të kuptojë me deklaratën e Jezusit mbi pushtetin që ka në qiell e mbi tokë
[Mt 28,18: “Jezusi u afrua e u tha: Më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. Prandaj, shkoni e bëni nxënës të mi të gjithë popujt!”],
se Zotërimi i fronit qiellor ka ndodhur përpara se të shfaqet në Malin e Galilesë.
Të njëjtën gjë mëson Gjoni, por në një mënyrë tjetër: në qoftë se Jezusi u njofton dishepujve të tij nëpërmjet Maria Magdalenës se po ngjitet tek Ati
[Gjn 20,17: “Jezusi i tha: “Mos u ngarrit me mua, se ende nuk u ngjita tek Ati, por shko të vëllezërit e mi e thuaju: Po ngjitem tek Ati im e Ati juaj, tek Hyji im e Hyji juaj”],
do të thotë se është ngjitur tashmë dhe se ka zbritur përsëri për t’iu shfaqur atyre në të njëjtën mbrëmje
[ Gjn 20,19: “Në mbrëmje po të asaj dite – të parën ditë të javës – ndërsa dyert e shtëpisë, ku banonin nxënësit, ishin të mbyllura prej frikës së Judenjve, erdhi Jezusi, zuri vend midis tyre dhe u tha: Paqja me ju!”].
Ky afat prej disa oresh mes Ngjalljes dhe Ngjitjes është shumë pedagogjik dhe i lejon Jezusit të ngulitë të Maria Magdalena, se ai ka hyrë në një gjendje të re, ku kontaktet e dikurshme (Gjn 20,27; 11,2; 12,3) do të jenë të shpitërizuar (Gjn 6,58; 6,62).
Torrkerry
Krijoni Kontakt