TEMA ËSHTË:
JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTI NË BIBLËN. LIDHUR ME KËTË MË DUKET SHUMË INTERESANTE EDHE TEMA E NJALLJES SË TIJ, NË BIBLËN.
Tema e njalljes në BESËLIDHJEN E RE.
2.PUSHTETI I NGJALLJES.
a) Ngjallja në ditën e fundit (pjesa e parë).
Feja çifute në ringjalljen e trupave është miratuar me Jezusin nëpërmjet përspektivave të veta të integritetit të rigjetur e të transformimit rrënjësor
[Mt 22.30vv: Ju jeni në gabim – përgjigji Jezusi – sepse nuk e merrni vesh Shkrimin Shenjt as pushtetin e Perëndisë. Sepse, në ringjallje as meshkujt s’marrin gra as femrat burra, por janë porsi engjëjit e Hyjit në qiell.
E përsa i përket ringjalljes së të vdekurvet a nuk keni lexuar çka ju tha Hyji! Unë jam Huji i Abrahamit, Hyji i Izakut, Hyji i Jakobit? Ai nuk është Hyji i të vdekurvet, por i të gjallëvet!”];
Në qoftë se kjo vijë i mungon tablosë së Ditës e fundit që skicon apokalipsi sinoptik (Mat 24 e par), kjo është një gjë e rastit.
Megjithatë ky besim e merr kuptimin e vet përfundimtar, vetëm mba ngjalljes së vetë Jezusit.Bashkësia primitive është e vetëdijshme se qëndron besnike mbi këtë pikë fesë judaike
[Vap 23,6: Pali e dinte se ata ishin një pjesë saducenj e një pjesë farisenj, prandaj tha me zë të lartë në këshill: “Vëllezër, unë jam farise dhe bir faisenjsh. Për shkak të shpresës në ngjalljen e të vdekurvet jam këtu para gjyqit!;
Vap 24,15: Kam shpresë në Hyjin se do të ngjallen të drejtët e të këqijtë e këtë gjë e shpresojnë edhe ata vetë. Këndej kujdesohem gjithmonë ta kem ndërgjegjën e pastër para Hyjit e para njerëzve;
Vap 26,5vv: Ata...mund të dëshmojnë se kam jetuar simbas mënyrës më të ashpër të fesë tonë, si farise. Dhe tani po gjykohem për shkak të shpresës në premtimin që Hyji ua bëri etërve tanë. Po këtë premtim 12 fiset tona, që i shërbëjnë Hyjit natën e ditë, e presin me afsh të plotësohet. Pikërisht për shkak të kësaj shprese, o mbret, po më pandehin Judenjtë. Përse të çmohet e pabesueshme prej jush se Hyji i kthen të vdekurit në jetë?];
Por është ngjallja e Jezusit që i jep një bazë objektive.
Ne të gjithë do të ngjallemi, sepse Jezusi është ngjallur: “Ai që e ka ngjallur Jezu Krishtin prej të vdekurve, do t’u jap edhe jetën trupave tuaj të vdekshëm me anën të Shpirtit të vet që banon në ju”
[Rom 8,11: Nëse Shpirti i Atij që e ngjalli nga të vdekurit Jezusin banon në ju, atëherë Ai që ngjalli Krishtin prej të vdekurve, do t’i japë jetë edhe trupit tuaj të vdekshëm me anën të Shpirtit të vet që banon në ju;
1Sel 4,14: E njëmend,nëse besojmë se Jezusi vdiq dhe u ngjall, atëherë Hyji patjetër edhe ata që vdiqën, nëpër Jezusin dhe bashkë me Jezusin do t’i marrë në lumturi;
1Kor 6,14: Tani Hyji që e ngjalli Zotërinë me fuqinë e vet, edhe ne do të na ngjallë;
1Kor 15, 12: Por në qoftë se predikohet se Krishti është ngjallur prej të vdekurish, si atëherë disa prej jush thonë: Nuk ka ringjallje prej të vdekurve...Dhe sikurse në Adamin vdesin të gjithë njerëzit, ashtu nëpër Krishtin të gjithë njerëzit do të rifitojnë jetën].
Në Ungjillin e Mateut, tregimi i ngjalljes së Jezusit e nënvizon këtë pikë në mënyrë kionkrete: në momentin kur Jezusi i zbritur në nëntokë, ngjitet prej saj fitimtar, të drejtë që prisnin aty hyrjen e tyre në lumturinë qiellore, dalin për t’i bërë atij një kortezh triumfues
[Mt 27,52v: Varret u hapen e u ngjallën shumë trupa të drejtësh që kishin vdekur. Pas ngjalljes së Jezusit dolën prej varreve, erdhën në Qytetin e shenjte dhe ju dëftuan shumëkujt].
Nuk bëhet fjalë për një kthim në jetën tokësore dhe tregimi flet veçse për shfaqje të çuditshme.
Por është paraprakisht diçka simbolike e asaj që do të ndodhtë në ditën e fundit.
A nuk është ky edhe kuptimi i ngjalljeve të mrekullueshme të bëra nga Jezusi gjatë jetës së tij?
Torrkerry
Krijoni Kontakt