Faleminderi, filon!
Te postoj dicka nga kapitulli i pare se ltres te shen Palit drejtuar Romakeve.
Cdo njeri, une dhe ti, eshte pergjegjes me pare per nivelin e jetes se tij njerezore dhe pastaj per perdorimin e nje aftesie dalluese njeezore qe quhet arsyeja...
Fajësia e gjinisë njerëzore
Hidhërimi i Hyjit, vërtet, zbulohet nga qielli kundër çdo mbrapshtie e padrejtësie të njerëzve, të cilët me padrejtësi s’e lënë të veprojë e vërteta.
E pra, çka mund të dihet për Hyjin, njerëzit e kanë të qartë: vetë Hyji ua ka zbuluar.
E në të vërtetë, përkrymeritë e tij të papashme: pushteti i tij i amshuar dhe hyjnia, atje që prej krijimit të botës, mund të shihen me anë të mendjes në saje të veprave të tij: prandaj nuk kanë se si të arsyetohen.
Sepse, edhe pse e njohën Hyjin, nuk ia dhanë nderimin e duhur as falënderimin ashtu si i përket Hyjit, por përkundrazi humbën në arsyetimet e veta të zbrazëta e kështu u errësua zemra e tyre e pakuptim.
Duke dashur ta tregojnë veten për të mendshëm, u bënë të marrë
dhe e ndërruan lavdinë e Hyjit të pashkatërrueshëm me idhuj ‑ piktura që paraqesin njeriun e shkatërrueshëm, shpendët, shtazët katërkëmbshe e zvarranikët.
Prandaj edhe Hyji lejoi të bien, sipas prirjeve të zemrës së tyre, në fëlligështi e kështu ata vetë e çnderojnë trupin e vet.
Ata e ndërruan Hyjin e vërtetë me idhuj: nderuan dhe u shërbyen krijesave në vend të Krijuesit, i cili është i bekuar në amshim. Amen.
Për këtë arsye Hyji lejoi të poshtërohen me vese çnderuese: femrat e tyre shndërruan marrëdhëniet natyrore me ato kundër natyrës;
po kështu edhe meshkujt ‑ duke lënë marrëdhëniet natyrore me femrën, u dogjën në prirje të ndyta njëri kundrejt tjerit: kështu ‑ meshkujt me meshkuj, bëjnë fëlligështi e në trup të vet marrin pagën e kobshme të merituar të gabimit të vet.
Pasi e çmuan se për ta nuk vlen të jetojnë si mëson Hyji, vetë Hyji lejoi që ta ndjekin mendjen e tyre të prishur, e kështu të bëjnë çka nuk u ka hije,
plot me çdo lloj padrejtësie, zemërkeqësie, lakmimi, shpirtligësie; plot smirë, vrasje, grindje, tradhti; plot qëllime të këqija; spiunë,
shpifës, urrejtës të Hyjit, faqezezë, krenarë, madhështorë, hartues të këqijash, të padëgjueshëm ndaj prindërve,
të çmendur, të pabesë, të padhimbshëm, të pamëshirshëm.
Edhe pse e dinë urdhëresën e Hyjit ‑ se ata që i bëjnë këto vepra ‑ meritojnë vdekjen, ata, jo vetëm që vazhdojnë t’i bëjnë veprat e tilla, por madje edhe i miratojnë me plot pëlqim ata që i bëjnë këto.
Pra nuk ka nevoje as per Biblen as per Kuranin per ta njohur Hyin, mjafton nje person i vetedishem per nevojat e veta e gati te kerkoje nje zgjidhje!
Torrkerry
Krijoni Kontakt