Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    Lightbulb Kryq e Tėrthor

    (Mėkati)

    duke munduar tė bėsh kryq
    bėje trupin tėnd
    hap duart e ofroju vllaut

    kryqi nuk tė bėn shqiptar

    2.
    varret tona
    vėrtet nuk kishin mermer
    kishin nga dy kuja

    po ja qė edhe kujat mbijetuan
    epitafet fallse karpatoide

    nenat tona linden shumė fėmij
    qė dinin ku ishin kalbur kujat e eshtrat
    sistemin e dy fėmijve
    na diktuan armiqėt se frigoheshin
    nga bomba biologjike shqiptare

    varret tona
    vėrtet nuk kishin mermer
    kishin nga dy kuja

    po kujat dhe eshtrat ishin tonat

    e mermeret e tjerėve ishin tė huaja
    dhe tė huaja janė sot nė trojet e shqipes
    edhe eshtrat e tyre tė huaja

    3.
    termat -
    anadollak e romak
    nuk tė bėjnė shqiptar

    shqipja ka flatra prej flake

    tej anadollakut e romakut
    bėni kryq e bini shahadet

    shqipja ka flatra prej flake

    urata e mallkimi
    u krijuan para profetėve
    njeriu ra nė gjunj
    para bubullimės zonit tė qiellit
    uroj begatinė e tokės plleshmėrinė
    nga shirat e prajta
    edhe -
    mallkoi kuēedrat qė zunė grykat e ujit
    qė i kthyen nė vėrshima gjaku

    4.
    epitafet e varreve tona
    lexohen nė sytė e fėmijve tanė
    mė mirė se nė mermeret e huaja

    lexohen nė legjenda tė gjalla
    epitafet tona

    5.
    kot thua se flet shqip
    kur shqipen e pėrthekon me kamca
    zemra qė rreh shqip
    nuk thuret nė kryqėzime tė huaja

    ka diēka tė thellė tė kaltėr
    si deti si qielli
    deti e qielli njė bojė kanė

    njė bojėnjeri
    shqiptar
    shqipe e kaltrive

    6.
    terri i kryqėzimeve
    nuk iu takon shqipeve
    nėse mendon nė shėnjtėri
    nxirre mbishkrimin e varrit tė gjyshit
    nėse nė ty rrjedh gjaku i tij

    ruaju varreve
    se janė me shėnja kohe
    varret lypin nderim

    ēdo pllambėtoke jona
    ėshtė varr -
    epitafi je ti
    mos tė shėmbet dashuria e gjakut
    ashtu si shėmben varret

    mbi varret tona
    pėrkunden djepat e fėmijve tanė

    ēdo pllambėtoke jona
    ėshtė varr
    edhe fole shqipje!

    4.Kalendor, 2003

  2. #2
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    SHQIPJA KA FLATRA PREJ FLAKE

    flatra prej flake
    shikime nga lartėsitė
    sheh edhe lėvizje minjsh edhe peshq nėnujė
    e nėnujet siellen vorbullė
    nga shtėrzimet thahet vrushkulli e mbetet pigment kohe

    nėnujet siellen vorbullė

  3. #3
    e kesthe Maska e xhulia
    Anėtarėsuar
    30-10-2002
    Vendndodhja
    mbi nje dallge...
    Postime
    194
    Sa te bukuuuuuraaaa! Eee c'a nuk prodhon nje mendje e madhe...
    Gjysma e gjerave qe them nuk ka kuptim, por ti them, qe gjysma tjeter te te arrije...
    K.G

  4. #4
    4 kalendor!?
    psssss....te jete kungull valle?

  5. #5
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    Nezir Myrta / VDEKJE NDASIVE!


    ...s'dij
    ē'po na ngjet nganjėherė
    po bijmė pre e fjalės gati therror
    edhe e dijmė se i duhemi njeritjetrit
    si buka e uji
    si buka kripa e zemra!

    Ndasitė na tėhuajsuan tejmase
    lum ai qė i then ndasitė me fuqinė e fjalės
    ato urrejnė fjalėn - bashkim

    vdekje ndasive -
    nė mes gjakut e gjuhės shqipe!

    nganjėherė edhe grenxa shėron mė shumė
    se heterotipet e ilaēit qė ngallė kompeksin e bukur
    nganjėherė mė i ėmbėl ėshtė helmi i grenxės
    se mjalti i fjalve kryq e tėrthor
    o ty ta pafsha hėnėn nė ballė!

    Vdekje ndasive nė mes gjakut e gjuhės shqipe!

    Hesht! Ti zani i zi qė thrret nė dy teha
    bėhesh edhe mė i ligė se je kur nuk e din zbulimin e zjarrit
    edhe me shkrepsė nė dorė
    zjarri i fjalės ka njė tjetėr gjenetikė tė gjallė
    hieroglifi i parė i zjarrit ėshtė zanorja e parė
    e ti mbetesh gojėhapur pas mijėra epokash
    vetėm me shkrola gjarpėrore!

    Vdekje ndasive nė mes gjakut e gjuhės shqipe!

    (7.Kalendor, 2003)

Tema tė Ngjashme

  1. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •