Historia na ka mësuar se shumë popuj janë udhëhequr nga njerëz, të cilët, në të shkuarën kanë patur shumë mistere dhe që kanë mbijetuar falë pakteve dhe mbështetjeve të personave të tjerë. E njëjta gjë ndodh edhe këtu në Shqipëri.
Nevojitet një analizë e thellë, pse ne si popull, shpesh, nuk jemi në gjendje të dallojmë të mirën nga e keqja? Nuk jemi në gjendje të mësojmë nga e kaluara, por biem viktimë e gabimeve tona?
Si është e mundur që të jemi vendi më i varfër dhe më kaotik në Europë dhe të votojmë prapë të njëjtët autorë të kësaj situate? Ose këta njerëz që ne votojmë janë gjeni, ose ne jemi aq injorantë sa nuk kuptojmë lojën e tyre.
Email i Botuar ne gazeten Shekulli
Krijoni Kontakt