Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    80 vjet Spitali Ushtarak

    Spitali Ushtarak, 80 vjet nė shėrbim tė FA dhe civilėve


    I ndėrtuar nė 26 shtator 1929, Spitali Ushtarak Qendror Universitar, pėrgjatė 80 viteve tė funksionimit ka ofruar shėrbimin shėndetėsor jo vetėm pėr ushtarakėt, por dhe pėr popullsinė civile. Ai njihet mė sė shumti si Spitali Ushtarak dhe ėshtė njė ndėr institucionet mjekėsore mė tė rėndėsishėm nė vend pėr traditėn, pėrvojėn e krijuar dhe kontributin e dhėnė nė vite. Mjekėt e pėrgatitur dhe specializuar nė kėtė institucion, kanė lėnė gjurmė nė zhvillimin e modernizimin e mjekėsisė shqiptare, veēanėrisht nė vitet 1945-1970. Plejadė e shkėlqyer figurash tė mjekėsisė ushtarake dhe civile mbeten emrat e Sinan Imamit, Jani Bashos, Sabri Tefikut, Bari Koplikut, Petro Canit, Ibrahim Dervishit, Th.Papavramit, Hiqmet Dibrės, Jul Koliqit, Nazmi Shehut, Maksut Derrasės, Esat Durakut, etj. SUQU mbetet referenca e vetme e mjekėsisė ushtarake nė Forcat e Armatosura (FA). Pas viteve 1990, me ndryshimet dhe zhvillimet nė ushtrinė shqiptare, SUQU u konceptua jo vetėm nė pėrmbushje tė misionit nė mbėshtetje tė FA, por mori pėrsipėr dhe trajtimi i politraumės nė rang kombėtar. Kontributi i veēantė i kėtij spitali nė pėrballimin e emergjencave tė ndryshme, e ka bėrė atė njė emėr tė besueshėm nė mbarė vendin. Pėrmendet kėtu kontributi nė ndihmėn mjekėsore nė ngjarjet e vitit 1997 dhe ngjarjet e Kosovės nė 1999. Ngjarja e Gėrdecit, vitin e kaluar do tė tregonte dhe njė herė gatishmėrinė, pėrgjegjshmėrinė dhe pėrkushtimin e stafit mjekėsor. "Spital Ushtarak ėshtė i pajisur me njė sistem lajmėrimi perfekt, tė cilit i pėrgjigjet gjithsecili nė spital me tė njėjtin pėrkushtim", thotė drejtori i spitalit Bedri Mihja. Stafi ėshtė i angazhuar me tė njėjtin pėrkushtim edhe sot, kur "epidemia e traumave automobilistike" rrezikon ēdo ditė jetėn e njerėzve. Drejtori Mihja pohon se, pėrgjegjėsia e gjithė stafit drejtues dhe personelit mjekėsor ėshtė qė t'u japė zgjidhje tė gjitha rasteve urgjente, tė cilat janė mbi 50 tė tilla ēdo ditė.


    Historik i shkurtėr


    Pėr ndėrtimin e Spitalit tė Pėrgjithshėm Ushtarak (SPU), siē u emėrtua fillimisht, u shpenzuan 548.894.88 franga ari dhe drejtor i parė i tij ishte nėnkolonel dr.Jani Basho.

    Spitali u vendos fillimisht aty ku sot ndodhet Kirurgjia, pranė Qendrės Spitalore Universitare "Nėnė Tereza", ndėrsa nė vitin 1957, u vendos pėrfundimisht aty ku ėshtė edhe sot. Korpusi kryesor i Spitalit Ushtarak ėshtė njė godinė e konsoliduar, e ndėrtuar nga italianėt nė vitin 1932. Fillimisht, godina u destinua pėr fėmijėt jetimė, ndėrsa pas luftės u pėrdor si komandė dhe shkollė ushtarake. Nė vitin 1972 spitali mori emrin Instituti Kėrkimor i Mjekėsisė Ushtarake, qė e mbajti deri nė vitin 1991. Mė pas, me ndryshimet demokratike dhe transformimet nė FA edhe nė fushėn e Mjekėsisė Ushtarake, IKMU u transformua nė Spitali Qendror tė Ushtrisė (SQU). Nė dhjetor 1993, kur iu bashkua shėrbimi Universitar i Ortopedi-Traumatologjisė, duke u krijuar Shėrbimi Kombėtar Ortopedi-Traumatologji, spitali u bė Qendra Kombėtare e Traumės. Nė kėtė qendėr trajtohen tė gjitha rastet urgjente me trauma tė kombinuara (politraumė). Nė vitin 2000-2001 u hartua masterplani nga specialistė norvegjez, tė drejtuar nga Zyra e NATO-PfP, nė Ministrinė e Mbrojtjes, e dėrguar pėr miratim (nėpėrmjet MM) nė Bruksel. Nė tė u parashikua misioni, struktura, funksionimi dhe numri i shtretėrve.

    Spitalit iu dha statusi "Universitar" nė vitin 2002, duke u emėruar Spitali Ushtarak Qendror Universitar (SUQU), ku pėrfshihen Spitali Ushtarak (SU), Instituti e Kėrkimeve tė Mjekėsisė Ushtarake (IKMU) dhe Qendra Kombėtare tė Traumės (QKT).

    SUQU ėshtė nė varėsi tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe bashkėpunon ngushtė me strukturat shėndetėsore nė vend.


    Aktiviteti


    Nė standardet e mjekėsisė ushtarake, SUQU ėshtė institucioni mė i lartė i mbėshtetjes mjekėsore nė nivel terciar, duke mbėshtetur shėndetin e ushtarakėve dhe garantuar sigurimin shėndetėsor nė katastrofa dhe fatkeqėsi. SUQU ka njė kapacitet prej rreth 230 shtretėr. "Stafi i tij pėrbėhet nga 381 punonjės, nga tė cilėt 121 mjekė specialistė", thotė drejtori Mihja. Tė dhėnat statistikore tregojnė pėr njė volum tė pėrditshėm, qė nuk kanė tė krahasuar me institucionet mjekėsore nė vend. Pozicioni gjeografik, me vendndodhjen e tij nė kryqėzimin e rrugėve kryesore nacionale, qė vijnė nga Veriu dhe Jugu i vendit, "favorizon" ardhjen e fluksit tė urgjencave, e kryesisht tė traumave automobilistike. Tė dhėnat tregojnė se gjatė vitit tė kaluar, kėtu u trajtuan rreth 35 mijė urgjenca mjekėsore, nga tė cilat 18 mijė jashtė misionit tė spitalit. Gjatė vitit 2007, u trajtua i njėjti numėr urgjencash (35 mijė), nga tė cilat u shtruan 9520 raste (SU 3457 dhe QKT 6063). SUQU mban peshėn kryesore nė menaxhimin e urgjencės dhe politraumės nė nivel kombėtar. Shėrbimet e Kirurgjisė, Ortopedisė dhe Reanimacionit i japin profilin e plotė kėtij spitali, nė rolin si spital terciar i dyti nė Shqipėri. Gjatė vitit tė kaluar, nė tė u trajtuan 9700 trauma. Numri i operacione urgjente arriti nė 875, krahas 4230 tė planifikuara.

    Me personelin e tij, spitali trajnon dhe pėrgatit ekipet mjekėsore pėr urgjenca brenda vendit dhe atyre nė kuadrin e misioneve paqeruajtėse jashtė vendit. Nė kėtė spital kryhet dhe njė aktivitet i ngjeshur pedagogjik dhe shkencor, me studentė dhe pasuniversitarė, duke plotėsuar imazhin e institucionit mjekėsor tw pėrparuar. Spitali Ushtarak ka njė peshė tė rėndėsishme, si nė fushėn e kurimit tė sėmundjeve tė brendshme pėr ushtarakėt dhe popullsinė civile, por edhe nė fushėn e shėrbimit ambulator pėr kontrollin fiziko-shėndetėsor tė ushtarakėve. Sipas drejtorit Mihja, "ēdo repart ushtarak nė Shqipėri kontrollohet detyrueshėm 2 herė nė vit, ēdo ngjarje e jashtėzakonshme pėr njė epidemi gripi, apo sėmundje tjetėr infektive, zgjidhet brenda ditės nga ekipet e specialistėve". Ndėrkohė, IKMU plotėson misionin e spitalit si njė institucion unik dhe i specializuar nė fushėn e mjekėsisė parandaluese nė Forcat e Armatosura. Kėrkimi shkencor nė etiologji, diagnozė dhe prognozė tė problemeve shėndetėsore tė komunitetit ushtarak, nė bashkėpunim me strukturat homologe tė Shėndetit Publik nė vend, synon pėrpilimin e strategjive shkencore tė kontrollit dhe parandalimin e sėmundjeve e ngjarjeve shėndetėsore nė FA dhe mė gjerė.

    Eriola Ēuko






    Standarde tė reja pėr mbrojtjen e tė drejtave tė pacientit


    Tė drejtat e pacientit nė spital mund dhe duhet tė maten, konsideron Qendra Kombėtare e Standardeve, Cilėsisė dhe Akreditimit tė Institucioneve Shėndetėsore (QKSCA-ISH), e cila pėr herė tė parė, ka kryer njė studim pėr matjen e tė drejtave tė pacientėve, si njė standard i domosdoshėm i kujdesit shėndetėsor. Sipas qendrės, tė drejtat e pacientėve pėrbėjnė njė nga fushat mė tė neglizhuara pėrsa i pėrket matjes sė tė drejtave tė pacientėve, pasi asnjėherė nuk ėshtė kėrkuar qė tė zbatohen, ndaj dhe nuk mungon sistemi i matjes sė tyre nė raport me sistemin shėndetėsor. Nė studimin e kryer nga kjo qendėr nė disa spitale tė vendit, ėshtė vėrtetuar se standardi i derisotėm i tė drejtave tė pacientėve, hartuar nga njė grup specialistėsh tė huaj dhe miratuar nga Ministria e Shėndetėsisė, ka mbetur larg nivelit tė kėrkuar. Matja dhe krahasimi i sistemit shėndetėsor nė Evropė lidhur me treguesit shėndetėsor pėr tė drejtat dhe pėrgjigjshmėrinė ndaj pacientit dhe qytetarit si konsumatorė, prej 3 vitesh ėshtė iniciuar nė vendet e Bashkimit Europian dhe nė vitin e fundit, nė to janė pėrfshirė Kroacia dhe Maqedonia. Nė publikimin "Euro Health Consumer Indeks 2008", 31 vende tė Europės janė radhitur sipas performancės sė arritur nė 20 indikatorė, me njė numėr total pikėsh tė vlerėsimit tė pritshėm tė mundshėm deri nė 1000. Nė krye tė vendeve tė para mė tė suksesshme me mbi 800 pikė, radhiten Holanda, Danimarka dhe Austria. Tė fundit nė performancė nė kėtė sektor kanė rezultuar Kroacia, Maqedonia dhe Letonia. Sipas QKSCA-ISH, "interesant ėshtė fakti se 2 vendet fqinje, Maqedonia dhe Kroacia, kanė kėrkuar vetė tė jenė pjesė e kėsaj ekperience". Sipas qendrės, kėto dy shtete pavarėsisht se dinė qė nuk janė nė nivelin e vendeve tė tjera, janė tė sigurt qė njė proces matjeje dhe krahasimi tė indikatorėve nė mėnyrė publike e transparente, do t'i nxisė qė tė pėrmirėsohen progresivisht dhe tė mos pajtohen me tė prapambeturit. "Ėshtė koha qė edhe ne tė dalim nga izolimi dhe tė bėjmė hapa pėr t'ju bashkuar eksperiencės evropiane", vlerėsojnė burimet nga kjo qendėr. Prioritetet e ardhshme nė Shqipėri pėr tė drejtat e pacientėve dhe qytetarėve nė fushėn e shėndetėsisė, lidhen sė pari, me krijimin e legjislacionit, tė mekanizmave rregullatorė si dhe me njė kulturė tė re tė pėrgjegjėsisė pėr gjithēka qė bėhet, ose jo, e cila do tė kanalizojė veprimin dhe zbatimin jo me fushata, por nė vazhdimėsi. "Pacientėt tanė i meritojnė tė drejtat e tyre, meritojnė shėndetin dhe kujdesin, pėr tė cilin, siē thoshte Nėnė Tereza, ne punonjėsit e shėndetėsisė duhet t'ja japim jo vetėm me profesionalizėm, por me gjithė zemėr dhe dashuri", konsideron QKSCA-ISH.

    Eriola Ēuko


    rd

    --


    pse e solla kte shkrim..

    per te treguar se shqiperia ka pas shkolla e spitale qe kur enveri ishte dobic qe blente koko kalldremeve te gjirokastres e ramizi nje cop qelize qe vertitej.. hallateve te kafazit te ambasades.. e nexhi nje bebe qe dh.itej ne pelena e xhuglinve.. e mir bente..
    pra ka pas burra shqiperia qe i vune shpatullat me kohe..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    su bane njerez shqiptaret
    edhe i vdekur dhe ju del pune me enverin
    ma shume permendet enveri i vdekur se ky enveri i gjalle
    JO SEKS PARA MARTESE

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Studentet dhe Sherbimi Ushtarak ne Shqiperi
    Nga Enri nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 03-06-2010, 18:18
  3. Vendimi i fshehtė, qeveria jep me qera 15 mijė m2 tė Spitalit Ushtarak
    Nga Humdinger nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 04:56
  4. Shėrbimi ushtarak i detyrueshėm
    Nga liridashes nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •