Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2006
    Postime
    174

    Ligji Lustrimit pezullohet nga Gjykata Kushtetuese

    Gykata Kushtetuese pezullon deri ne nje vendim te dyte ligjin per Lustracionin, arsyeja ishte: cenimi i shtetit te se drejtes, apo te drejtave te njeriut. Ligji ka nje permbajtje i cili cenon kushtetuten e vendit dhe te drejtat e shtetesave, athere me gjithe rendesin e vecante (politike) qe permbane ky ligj pse duhet te aplikohet "gjysmake"?
    Pse mazhoranca aktuale e miratoi kete ligj duke qene koshiente se kishte nje ser shkeljesh kushtetuese?
    Sipas mendimit tim modest ky ligj duhet te jete me gjithperfshires, (jo duke prekur vetem sistemin e drejtesis per te penalizuar disa prokuror qe kane ceshtje te rendesishme ne duar), por duke perfshire brenda nje hapsire kohore me te gjate, duke eleminuar nga skena politike nje ser politikanesh te konsumuar te regjimit komunist te cilit mbajne akoma peng politikin si djathtas ashtu dhe majtas. Me gjithe kuntributin madhor qe kane dhene keta politikan ne konsolidimin e demokracise Shqipetare, mendoj se koha e tyre ka perenduar, duhet te largohen duke i hapur rruge frymes se re politike(jo asaj demagogjike).
    Keta politikane trumbetojne reforma demokratike, zhvillim demokratike te vendit, kur disa syresh kane nga 18 vjet ne krye te partive respektive, dhe s`kane ndermend te largohen nga drejtimi si te pazevendesueshem.
    A eshte kjo valle nje shenje pozitive ne mbarvajtjen demokratike te vendit?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Apolloni31 : 16-02-2009 mė 16:32

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Shyqyr qe e pezulluan dhe e mira eshte qe te behet ashtu sic e pershkruan. Ti heqe te drejten publike per pjesmarrje ne politike dhe ne administraten e shtetit, ne gjyqesor e parlament, cdo bashkepunetori te sigurimit e cdo sekeretar partie te ppsh ne cdo skaj te politikes.
    Te jeni te bindur qe Berisha kurre nuk do ta beje tamam kete ligj sepse eshte i lidhur vete me 100 fije me diktaturen.
    Nuk ruan dot ujku tufen e deleve.

    Vetem keshtu do te behej nje hap i madh shoqeror ne Shqiperi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    EDITORIAL
    Gjykata Kushtetuese mori njė vendim jashtėzakonisht tė rėndė. Anėtarėt e saj kanė kryer krime
    16-02-2009 / Prof. Dr. Sali Berisha






    Sot ėshtė marrė njė vendim jashtėzakonisht i rėndė, sepse anėtarėt e Gjykatės Kushtetuese i lejuan vetes tė marrin vendim nė konflikt tė hapur interesi, nė kundėrshtim flagrant me ēdo standard tė njė vendi tė lirė. Me kėtė vendim, qė mund tė quhet thjesht standardi i Mark Abdisė, Gjykata Kushtetues dhunoi njė parim universal tė etikės tė gjyqėsorit, qė ėshtė parimi i integritetit dhe qė ka si kusht themelor pėrjashtimin nga konflikti i interesit dhe nga dukuria sikur je nė konflikt interesi, ajo theu ligjin e saj organik qė nuk i lejon gjykatėsit tė vendosin nė konflikt interesi. Pra, nuk ėshtė ēėshtja se ky vendim do tė mund tė pengojė dėnimin e krimeve kundėr njerėzimit tė sistemi komunist, sepse nė mėnyrė absolute ky ėshtė njė proces jetik pėr kėtė shoqėri dhe nuk do tė mund tė pengohet, por cėshtja ėshtė se pėrmes kėtij vendimi, Gjykata Kushtetuese i dha njė goditje shumė tė rėndė parimėsisė, kodit etik tė gjyqtarit dhe tė gjyqėsorit.



    Me institucionet ndėrkombėtare diskutuam dhe ramė dakord qė tė gjejmė modalitetet, nė mėnyrė qė Gjykata Kushtetuese, jashtė konfliktit tė interesit, tė mund tė shprehej. Ne nuk kemi asnjė kundėrshtim qė institucionet tė ushtrojnė tė gjithė funksionet e tyre, por standardi i vendosur sot ėshtė unikal. Sigurisht, me kėtė vendim, qėllimi kryesor i atyre tė cilėt kanė probleme tė mėdha me krimet e shkuara, ėshtė mbrojtja personale e vetes sė tyre, por ne nuk kemi pasur qėllime qė tė bėjmė gjėra personale ndaj asnjė njeriu, qėllimi ynė ėshtė tė dėnojmė krimet kundėr njerėzimit te periudhės komuniste. Kurse ata e personalizuan ēėshtjen.



    A mundet qė kjo mazhorancė, e cila lindi si njė pėrballje gjigante me diktaturėn dhe krimet e saj monstruoze, tė tėrhiqet dhe tė heqė dorė nga dėnimi i krimeve kundėr njerėzimit? |Kurrė jo! Pėrkundrazi, kėto qė ndodhin dėshmojnė se ky proces ėshtė jetik. Ēfarė i shtyu ata tė votojnė nė njė moment kritik pėr etikėn dhe parimet e mėdha tė etikės sė gjygjtarit, pėrvec ēėshtja e ”karriges” sė tyre?.



    Njė vit mė parė, nė Gjykatėn Supreme tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, u paraqit ēėshtja e 50 kompanive qė kishin bėrė biznes gjatė regjimit tė Aparteidit nė Afrikėn e Jugut. Ndodhi qė 4 gjykatės tė kėsaj gjykate kishin qenė aksionerė nė kėto kompani. Ata u tėrhohėn dhe Gjykata Supreme respektoi standardin dhe nuk e shqyrtoi dot vendimin.



    Mirėpo, kėtu tek ne u vendos njė anti standard. Lufta kundėr krimeve tė njerėzimit tė dikaturės komuniste ėshtė njė proces i vėshtirė, ajo ka avoketėrit e vet tė lidhur kokė e kėmbė me tė shkuarėn, tek Edi Rama dhe Partia Socialiste e cila edhe 18 vjet pas krijimit, tė saj dėshmoi se ka mbetur ajo qė ka qenė, njė parti e dosjeve, e krimeve dhe e urrejtjes klasore. Ky njeri do tė vinte nė vitin 90 nė mitingun tonė, pas Bibliotekės sė Universitetit dhe do tė mė thoshte se ky fjalimi yt nuk ėshtė gjė, ėshtė i butė, sepse ata duhen varur. E pashė drejt e nė sy e i thashė; kė duhet te varim? Ata, - mė tha - Komitetin Qendror dhe Byronė Politike. Unė iu pėrgjigja se nuk kam krijuar partinė e varjeve, por kam krijuar Partinė Demokratike. Absolutisht ai ishte me idetė e Enverit pėr Bari Omarin. Por ai u transformua tashmė nė njė avokat tė tmerrshėm tė krimeve tė familjes sė tij, pinjoll i arkivave tė dosjeve.





    style="text-align: justify;">Zotimi ynė para shqiptarėve, por edhe komunitetit ndėrkombėtar, ka qenė se ky do tė jetė njė proces qė do tė bazohet nė rregullat e shtetit ligjor, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė ky bėhet njė proces i dobishėm dhe vetėm nė kėtė mėnyrė ai realizon qėllimin e tij.



    Ndaj, duke denoncuar publikisht vendimin nė konflikt tė plotė interesi tė Gjykatės Kushtetuese, sigurisht qė ne jemi tė detyruar qė, pėr shkak tė primeve tė shtetit ligjor, vendimin ta marrim parasysh. Unė e kuptoj qė ky ėshtė njė mesazh tmerrėsisht i hidhur qė marrin sot qindra e mijėra familje shqiptare qė pėrjetuan kalvarin mė tė egėr, inkuizicionin e luftės sė klasave. Por, mė lejoni tė zotohem para tyre se, kėtė betejė do ta vazhdojmė pa ndėrprerje, gjithnjė nė pėrputhje mė rregullat e shtetit ligjor. Qeveria nuk mund t’i lejojė vetes tė dalė mbi gjykatėn, pavarėsisht nga vendimi absurd i tyre. Ajo ėshtė organ ekzekutiv, ėshtė e detyruar me ligj e Kushtetutė tė vetkufizohet. Unė e kuptoj qė ky vendim ėshtė marrė nga ata tė cilėt ishin subjekt i ligjit, por mazhoranca qėndron e vendosur nė kėtė drejtim. Unė kam qenė i gatshėm tė bashkėpunoj pėr tė gjetur modalitetet qė Gjykata tė dalė jashtė konfliktit tė interesit, sepse nuk duhet qė, nė rast se ke njė problem, tė krijosh edhe njė problem tjetėr.



    Ndaj unė rashė dakord me pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė OSBE-sė, qė ne, me ekspertė tė shqyrtonim modalitetet, nė mėnyrė qė ligji le tė gjykohet, pasi ne pėr kėtė nuk kemi asnjė kundėrshtim, por ai tė gjykohet jashtė konfliktit tė interesit. Sepse ka disa variante gjykatash, diku ato funksionojnė si njė trup unike, diku tjetėr funksionojnė edhe tė fragmentuara. Mirėpo nė kėtė rast ata mbrojtėn karriget e tye.



    Kjo qė ka ndodhur ėshtė jashtėzakonisht e rėndė. Kjo ėshtė njė pengesė nė preocesin e ndarjes nė mėnyrėn mė tė cilvilizuar me njė tė shkuar makabre. Ndaj, duke theksuar se vendimin ne do ta zbatojmė, sepse nuk mund tė hedhim poshtė vendimin e Gjykatės Kushtetuese, pavarėsisht se ai ėshtė absurd dhe pavarėsisht se pas kėtij vendimi ėshtė kryekėput Edi Rama, avokat kryesor i krimeve tė shėmtuara tė sistemit komunist, ne do tė vazhdojmė nė mėnyrė tė vendosur betejėn nė kėtė drejtim. Ne jemi shumicė, ne kemi parlamentin, ne do tė vazhdojmė betejėn tonė tė pandėrprerė, nė kuadrin e shtetit ligjor, derisa Shqipėria tė ndahet nė mėnyrėn mė dinjitoze nga krimet mė barbare qė shqiptarėt kanė pėrjetuar nė tėrė historinė e tyre.



    Edhe njėherė, kjo luftė bėhet nė kuadrin e shtetit ligjor dhe nuk mund tė dalė jashtė kėtij kuadri, sepse nuk realizon qėllimin e saj, pėrkundrazi krijon probleme tė mėdha pėr vendin, pėr liritė e shqiptarėve. Njė shtet demokratik fuknsionon mbi bazėn e institucioneve. Unė e kuptoj qė familjarėt dhe tė afėmit, vet tė pėrndjekurit, e kanė kėtė vendim tė sotėm tė Gjykatės njė mesazh shumė tė hidhur prej saj, por duhet tė kenė besim se kjo ėshtė njė betejė nė vazhdim dhe se kjo shumicė do ta ēojė kėtė ēėshtje deri nė fund.



    Tė gjykosh pėr veten tėnde, kur kėtė ta ndalon ligji, tė gjykosh pėr veten tėnde, kur e di gjithė Shqipėria e gjithė bota se ke urdhėruar varjen e njerėzve tė pafajshėm, etj, krijon njė precedent shumė tė rrezikshėm. Por, reformat, reformat dhe vetėm reformat janė rruga e zgjidhjes sė kėtyre problemeve. Demokracia nuk ėshtė njė proces qė ndėrtohet nė njė ditė. Pėrkundrazi. Ndaj ne do ta ndjekim kėtė ēėshtje, pasi ata kanė shkelur nė mėnyrė flagrante edhe rezolutėn e Gjykatės Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut tė qershorit tė vitit 2008, kanė shkelur ligjin e Gjykatės Kushtetuese dhe njė sėrė ligjesh tė tjera. Por, sėrish zotimi ynė ėshtė qė ēdo gjė duhet tė funksionojė mbi bazėn e rregullave tė shtetit ligjor. Edhe Edi Rama, i cili ka bėrė ankesėn pranė kėsaj gjykate , ka vepruar nė konflikt tė plotė dhe flagrant interesi, sepse janė me dhjetėra e dhjetėra dosje tė cilat kanė firmėn e njerėzve tė tij mė tė afėrt pėr ekzekutim. Edhe njė pjesė e atyre qė e gjykuan ligjin, janė nė konflik interesi, pra e gjithė kjo u bė njė aferė e bazuar nė kunfliktin e interesit. Sėrish ne na duhet tė respektojmė shtetin ligjor. Sot nuk mund tė konstituohet komisioni, sipas pėrcaktimeve ligjore, pasi qeveria duhet tė zbatojė vendimin dhe vullneti i qeverisė shprehet edhe tek ju dhe te parlamenti. Vendimet janė tė domosdoshme qė tė zbatohen”.





    ...

    Komente

    Ku jane te burgosurit politike, pse s'protestojne para Gjykates Kushtetuese,ku eshte elektorati i djathte, kaq shpejt e harruat komunizmin dhe krimet e tij?! Po ju drejtohem juve ish te burgosur dhe ish te perndjekur politike: perpara se t'i kerkoni qeverise demshperblime, beni detyren tuaj morale,protestoni, nese doni te tregoni para te gjitheve se komunizmi dinjitetin te pakten s'ua mori dot. Ndryshe...
    Postuar nga Altini ne daten 16-02-2009


    55

  4. #4
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Nuk fitohet lufta kunder nje te keqeje me tolerime dhe duke degjuar parlamentin Evropian apo dipllomatet angleze. Sepse anglezet nuk pane ndonje te keqe nga vuajtjet e shqiptareve per 45 vjet me radhe. Me cuditi ai ambasadori anglez ne Shkoder kur thoshte -Un nuk jam kunder ndryshimit te kushtetutes dhe me pas - Ndryshoheni, por ju me zor e bete.

    Hedhja poshte e ketij ligji tregon edhe njehere se ish-komunistet kane shume fuqi ne vendin tone. E djathta shqiptare duhet te angazhohet me seriozisht ne kete problem.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga SKRAPARI Lexo Postimin
    Nuk fitohet lufta kunder nje te keqeje me tolerime dhe duke degjuar parlamentin Evropian apo dipllomatet angleze. Sepse anglezet nuk pane ndonje te keqe nga vuajtjet e shqiptareve per 45 vjet me radhe. Me cuditi ai ambasadori anglez ne Shkoder kur thoshte -Un nuk jam kunder ndryshimit te kushtetutes dhe me pas - Ndryshoheni, por ju me zor e bete.

    Hedhja poshte e ketij ligji tregon edhe njehere se ish-komunistet kane shume fuqi ne vendin tone. E djathta shqiptare duhet te angazhohet me seriozisht ne kete problem.
    Nuk eshte e djathte PD dhe mos u lodhni me kot me te. Eshte gjysma e ppsh po aq sa edhe PS.
    Bile me shume komuniste e aparatcike te Enverit ka ne PD se ne PS.
    Prandaj se ben dot kete ligj as PS as PD se jane shume ne tave nga te dy krahet.
    Largoni nje ore e me pare komunistet nga PD dhe do ta shihni sa te mire do ta beje ligjin PD
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga juanito02 : 17-02-2009 mė 03:04

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    TemA

    Nė vend tė njė “revanshi’ pėr Fehmi Abdiun
    Nga Desada Metaj

    Po tė drejtohem personalisht nė mėnyrė publike, jo pėr t’iu bashkuar ndonjė fushate propagandistike apo politike, por pėr tė kujtuar se nė njė betejė tė tillė, ku dėshtojnė palėt qė nuk kanė qenė palė vite mė parė, tė humburit e mėdhenj ndjehemi ne, qė kemi qenė realisht viktimat e atij sistemi.

    Unė nuk po tė shkruaj si gazetare, as si pjesė e stafit tė TV “Klan”, por si mbesa e Selim Metės, vėllait tė gjyshit tim, qė vdiq nė burgun e Ballshit nė dhjetorin e vitit 1981.

    Gjyshi im u pushkatua nė vitin 1945 dhe vėllai i mbetur dhe i vetėm i tij, Selimi, e shtyu jetėn nė burgje e internime duke lėnė rrugėve 7 fėmijėt e tij. Nuk dua tė merrem as me skenėn e ridėnimit tė tij dhe as me fatin e paracaktuar prej regjimit pėr tė. Por sot, kur debati rreth dėnimit tė krimeve tė komunizmit po kthehet nė ushqim dite pėr politikėn, ne tė persekutuarit kemi nevojė tė shikojmė shembuj pendese dhe distance nga kėto krime sė paku nga autorėt e shquar tė tyre. Ju, zoti Abdiu, jeni “njė shembull i mirė negativ” pėr tė qetėsuar mijėra shpirtra. Jeni njė shembull i mirė negativ, jo se jeni mė krimineli i gjithė gjykatėse tė komunizmit, por jeni mė i shquari i atyre qė janė ende sot nė detyrė. Po tė ishte gjallė Bilbil Klosi, qė mė ka pushkatuar gjyshin, apo po tė ishte nė detyrė Arianit Ēela, ti natyrisht do mbeteshe nė hije. Por vonesa jonė e madhe pėr tė dėnuar krimet e komunizmit i dha kohė dhe shans shumicės sė asaj skote tė vdesė e qetė dhe pa brerje ndėrgjegjeje. Nuk di nė ėshtė fat apo fatkeqėsi fundi i jetės sė tyre, por di tė them qė ti mund tė quhesh me fat qė ke shans tė dėshmosh pendesė dhe distancė nga krimet e njė regjimi qė i ke shėrbyer. Mund tė ishe dhe pak mė i vjetėr dhe nuk do ta kishe kėtė shans. Do kishe ikur nė heshtje si paraardhėsit e tu. Shansin e ke qė askush nuk po tė drejton pistoletėn te koka. Askush nga ne, nipėrit dhe mbesat e atyre qė kanė vdekur dhe janė persekutuar nė burgje, nuk po kėrkon shpagim fizik ndaj teje dhe shokėve tė tu. Pėrkundėr kėsaj kemi dėshmuar tolerancė dhe pėrgjegjshmėri ndaj sė shkuarės suaj.

    Unė nuk pres qė ligji i pezulluar prej jush tė bėnte ndonjė mrekulli. Nuk kam pritur as mė parė, kur ju u rikthyet nė pushtet nė vitin 1997 tė kishit ndonjė ndjenjė pendese. Por tashmė qė beteja pėr njė ligj pėr lustrim ėshtė bėrė tėrėsisht politike dhe spekulative, ju keni shansin tė ngriheni mbi palėt dhe tė dėshmoni se keni ndėrgjegje. Unė nuk jam shumė e interesuar, nėse te ti apo ndonjė kolegu yt do tė vijė ndonjė dosje qė shqetėson qeverinė, qė shqetėson kryeministrin apo ndonjė ministėr tė tij, qoftė ky dhe Lulzim Basha. Unė jam e shqetėsuar qė njė nga orėt e tua tė zakonshme tė punės si gjyqtar komunist ka shėrbyer pėr tė lėnė nė burg njė njeri fatkeq, tė moshuar, vetėm pse ishte vėllai i gjyshit tim, po ashtu i pushkatuar mė 1945. Unė nuk e di ē’tė duhen ty dhe tre muaj mė shumė apo mė pak punė apo rrogė nė Gjykatėn Kushtetuese. Di qė ti, sapo u hap ky debat, duhet tė merrje vetė iniciativėn pėr t’u larguar. Jo pėr t’i bėrė qejfin Berishės apo pėr tė lėnė keq Edi Ramėn, por pėr tė shmangur dhe kėtė spekulim tė madh me shashkat e luftės kundėr komunizmit. Ti, dhe kur them Ti, kam parasysh gjithė “shokėt” e tu qė kanė dhėnė vendime tė tilla dhe janė ende nė poste mund tė bėnit njė gjest distancimi tashmė nė fund dhe pastaj do tė kishim njė shans pėr tė provuar sa realisht e kanė tė tjerėt luftėn kundėr komunizmit. Por ti e humbe kėtė shans. Shokėt e tu po ashtu e humbėn kėtė shans. Shqipėria po ashtu po e humbet shansin tė ndahet nga e kaluara e saj me dinjitet dhe tė sillet me tė shkuarėn e saj si njė vend i emancipuar. Njė nga arsyet ėshtė dhe vendimi yt pėr tė dalė nė pension gjykatės, edhe pse kėtė profesion, jo vetėm pėr fajin tėnd, e ke pėrdhosur gjatė njė regjimi qė ishte fatkeqėsi e tė gjithėve.

    Unė tė kėrkoj ta bėsh gjestin e largimit si qytetare e re e Shqipėrisė, por dhe si mbesa e gjyshit qė nuk e kam njohur, pushkatuar nė vitin 1945 dhe si vajza e njė babai, xhaxhai i tė cilit ėshtė lėnė nė burg nė pleqėri prej teje dhe ka gjetur vdekjen nė qeli duke lėnė fėmijėt dhe fisin e tij nė mjerim. Nuk dua t’i bashkohem nė kėtė thirrje as fushatės sė atyre qė flasin pėr shtet ligjor dhe kanė parasysh mbrojtjen ligjore pėr tipa si ty, as pėr ata qė flasin pėr spastrim tė sistemit nga njerėz si ju, por falin tė tjerė politikanė dhe ish-komunistė fanatikė.

    Unė do tė isha e qetė mos tė kisha punė me tė kaluarėn, por kur mendoj se aq vite sa unė jam sot, viktima jote, qė ėshtė vėllai i gjyshit tim, i ka kaluar nė burg, trishtohem thellė dhe kėrkoj pak, fare pak: Tė na lini tė qetė, sė paku duke mos ju pasur mė nė zyra gjykatash, nė zyra partish dhe nė zyra pushteti. Ka plot punė tė tjera, me tė cilat mund tė jetoni dhe tė mbani familjet tuaja. Askush nuk ju uron fatin e tim gjyshi dhe vėllait tė tij, por as ju s’keni pse na mbani me zor tė lidhur me kujtimet e hidhura tė tyre.

    Pa shumė respekt pėr ju dhe sėrėn tuaj
    Desada Metaj, gazetare

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Vendimi i Gjykates Kushtetuese eshte i drejte. Nuk mund ti privosh nje shtetasi te drejten per tu zgjedhur kur ky nuk ka kryer nje krim, ose nuk eshte duke kryer nje denim per nje krim. Dhe nga aspekti politik, mazhoranca eshte duke bere nje gabim te madh teknik: eshte duke dashur tu privoje kandidimin ne zgjedhje ish-funksionareve te rregjimit komunist kur keta nuk jane denuar me pare nga gjykatat shqiptare per ndonje krim.

    Berisha ka te drejte kur thote se Abdiu ne krye te Gjykates Kushtetuese ka nje konflikt interesi, pasi ia vete ka nenshkruar plot procesverbale burgosje apo pushkatimi gjate kohes qe ka qene gjykates e prokuror i regjimit komunist. Ai duhet te mos kish votuar ne lidhje me kete ceshtje, por duhet te kish absternuar duke ua lene rradhen gjyqtareve te tjere qe te vendosin fatin e ligjit. Por ja qe Abdiu nuk eshte nje gjyqtar me integritet, dhe kjo nuk cudit njeri, nuk duhet te cudise as Berishen qe mundohet te kryqezoje Abdiun publikisht.

    Cila eshte zgjidhja e duhur e problemit te denimit te krimeve te komunizmit?

    1. Kuvendi i Shqiperise duhet te aprovoje nje rezolute me ane te te ciles u kerkon falje publike te gjithe viktimave te pafajshme te komunizmit. U njeh te gjithe atyre pafajesine, duke i renditur te gjithe emrat e viktimave te pafajshme, si ata qe jane pushkatuar e nuk jetojne me, edhe te atyre qe jane internuar, deklasuar, burgosur dhe qe jane ende gjalle. Emrat e tyre duhet te renditen ne kete rezolute.

    2. Hapjen e dosjeve te Sigurimit te Shtetit, gje qe Kuvendi i Shqiperise e ka bere tashme.

    3. Pas aprovimit te hapjes se dosjeve te Sigurimit te Shtetit, nuk eshte detyra e mazhorances politike, apo ndonje partie politike, qe te "gjykoje ne grup" krimet e komunizmit. Perkundrazi, sipas Kushtetutes Shqiptare, askush nuk i pengon shtetasit shqiptare viktima te rregjimit komunist qe ti drejtohen gjykates duke paditur te gjithe persekutoret e tyre, si ata qe kane vdekur edhe ata qe jane ende gjalle. Kjo eshte liria dhe pergjegjesia e viktimave dhe jo e shtetit apo partive politike.

    4. Shteti shqiptar te beje kompensimin e duhur ne leke te te gjithe viktimave te pafajshme per vitet e burgut, internimit etj.

    Dhe me kaq, kjo ceshtje mbyllet. Ata ish-funksionare komuniste qe do ta gjejne veten nen padi, nen hetim, apo duke vuajtur denimin, nuk do te kene mundesi qe te zgjidhen e kandidojne ne zgjedhje. Ose nese zgjedhin qe te kandidojne, do tu duhet te perballen me akuzat publike te viktimave te tyre dhe me gjithe gjurmet e tyre te dosjet e Sigurimit te Shtetit.

    Kjo eshte zgjidhja e vetme kushtetuese e nje problemi 64 vjecar.

    Albo

  8. #8
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar mė parė nga [B
    1. Kuvendi i Shqiperise duhet te aprovoje nje rezolute me ane te te ciles u kerkon falje publike te gjithe viktimave te pafajshme te komunizmit.
    Kjo eshte liria dhe pergjegjesia e viktimave dhe jo e shtetit apo partive politike.

    4. Shteti shqiptar te beje kompensimin e duhur ne leke te te gjithe viktimave te pafajshme per vitet e burgut, internimit etj.

    Kjo eshte zgjidhja e vetme kushtetuese e nje problemi 64 vjecar.

    Albo
    Kush duhet te kerkoje falje publike ? Kuvendi apo ata qe i sherbyen regjimit te enver hoxhes duke denuar mijera intelektuale shqiptare?

    Shteti shqiptar nuk duhet te beje kompesimin e viktimave te komunizmit me leket e taksave tona, OK? Kompesimin duhet ta bejne ata qe kane denuar dhe pushkatuar dhe jane shnderruar ne milionere te rinj.
    Zgjidhja e vetme eshte te largohen sa me shpejt nga administrata dhe te vertetohet pasuria e te gjithe ish-gjykatesve apo ish-sigurimsave te sistemit komunist.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Agjensia e Lajmeve "SOT"

    Kushtetuesja, peng i vrasėsve tė poetėve dhe kriminelėve tė diktaturės

    Bllokimi i ligjit tė dosjeve lė nė pushtet spiunėt e sigurimit, hetuesit, prokurorėt dhe gjyqtarėt vrasės

    Mė nė fund Gjykata Kushtetuese mori vendimin e saj kundėr ligjit tė lustracionit. Nė unison me Partinė Socialiste dhe me shpurėn e spiunėve tė sigurimit, operativėve tė sigurimit, punonjėsve tė sigurimit, hetuesve, prokurorėve, gjykatėsve pjesė e dhunės sė diktaturės komuniste, kjo Gjykatė vendosi pezullimin e ligjit qė pastronte figurėn e politikanit, gjyqtarit, prokurorit, administratorit nga njollat e sė kaluarės sė egėr komuniste.Ky vendim i marrė me njė mazhorancė absolute votash padyshim qė ėshtė pjesė e vendimeve mė skandaloze nė rruzullin tokėsor. Njė nga gjyqtarėt qė ka firmosur dėnimin me varje pėr Avzi Nelėn nė konflikt tė plotė interesi me ligjin nė fjalė voton pėr rrėzimin e kėtij ligji. Paradokse tė tilla vetėm nė Shqipėri mund tė ndodhin, ku njeriu qė ka varur njė poet pushon njė ligj qė nuk e vret, por minimalisht i heq tė drejtėn tė ridėnojė apo tė marrė jetė njerėzish. Vendimi i djeshėm riktheu sėrish nė politikė, nė administratė, nė gjykata, prokurori, e kudo ata qė vranė, persekutuan, rrahėn, torturuan, masakruan, burgosėn internuan mijėra fėmijė, tė rinj, gra, plaka e pleq. Vendimi i djeshėm i Gjykatės Kushtetuese riktheu nė skenė faktin qė diktatura kriminale e regjimit monist ėshtė mė e fortė se kurrė, ėshtė mė e pamposhtur se kurrė.
    Duart me gjak tė gjykatėsve firmosėn ditėn e djeshme dėnimin me vdekje tė shpresės sė vetme pėr tė larguar njėherė e pėrgjithmonė nga pushteti shėrbėtorėt e diktaturės qė kanė duart me gjak. Diktatura e proletariatit e ushtroi edhe dje trysninė e saj mbi demokracinė shqiptare. Tashmė pinjollėt e kėsaj diktature ushtruan dhunėn e kartonit pėr tė mbajtur tė paprekur forcėn e pushtetit qė buron nga pėrfaqėsimi i tyre nė tė gjitha qelizat e shtetit. Sot ne shikojmė nė radhėt e prokurorisė ish hetues qė kanė rrahur, vrarė dhe pėrdhunuar gjatė diktaturės komuniste. Sot ne shikojmė nė krye tė gjyqeve njerėz qė kanė vrarė e kanė prerė, hetues e sigurimsa tė cilėt kanė lyer muret e qelive me gjakun e shqiptarėve nėn pretekstin e veprimtarive armiqėsore ndaj Partisė sė Punės. Sot ne shikojmė nė deputetė dhe politikanė shqiptarė spiunė dhe spiune qė kanė dalė dėshmitarė miqve tė tyre duke i dėnuar me dhjetėra vite burg pėr agjitacion e propagandė ose puē kundėr shtetit. Vendimi i djeshėm i gjykatės Kushtetuese konfirmoi hapur para shqiptarėve se mitra komuniste vazhdon tė pjellė kėlyshėt e saj qė po mbajnė peng njė komb tė tėrė, tė ardhmen dhe zhvillimin e tij. Vendimi i Gjykatės Kushtetuese konfirmoi faktin qė kjo gjykatė nuk ėshtė njė institucion i pavarur por ėshtė pjesė e partisė sė punės qė merr urdhra nga pasardhėsja e saj Partia Socialiste. Vendimi i djeshėm ishte konfirmimi i asaj qė nė Shqipėri demokracia ėshtė njė iluzion, forcėn dhe pushtetin e kanė ata qė vranė dhe prenė, ata qė masakruan pėr 45 vjet rresht njė komb tė tėrė.

    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 17-02-2009 mė 20:19

  10. #10
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    ky palla me lart ka gjithmone te drejte, eshte kompetent me patente iso

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata e Strasburgut i jep njė tjetėr “shuplakė” qeverisė pėr pronat
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 07:26
  2. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Liria e shtypit ne diktatin e krimit
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 02-12-2003, 18:57
  4. RD flet Kodra mbas bregut
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-06-2002, 12:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •