Prej kohes ai nuk i ndahet spektakleve italiane, por me shume eshte nje nga balerinet me te ndjekur mediatike te Italise. Te mendosh rrugen sesi ka nisur atehere ke deshire qe te lexosh librin e tij te pare per aventuren e jashtezakonshme te jetes se tij
Kush ndjek emisionet e moderatores Maria de Filipi ne Kanale 5 e di mire se cfare eshte Kledi Kadiu. Mjafton te dale ne skene ose te perflitet emri i balerinit shqiptar dhe nje kor zerash femerore ngrihet ne perkrahje te tij. Kledi ka mbetur shume modest dhe eshte duke luftuar shume per te mbijetuar ne fushen e tij te artit, por me shume ne profesionin e tij. Se fundi, Kledi Kadiu sapo ka hedhur ne treg librin e tij te pare, te titulluar "Piu di una favola/La mia vita" (Jeta ime/Me shume se nje perralle). Libri i pare i tij mban vulen e shtepise botuese "Mondadori", nje nga me te degjuarat ne Itali. Pjesemarrja e tij ne programin "Amici" te Maria De Filippit, ia ka shtuar disi ate qe ne art njihet me fame. Axhenda e balerinit eshte e ngucur me shume takime Rome, Milano, Torino, Ankona per promovimin e librit dhe autografe per fansat e tij. "Nuk kisha menduar kurre te shkruaja, por kerkesa nga ana e shtepise botuese me perkedheli dhe mendova se historia ime eshte nje histori e vecante". Balerini shqiptar sapo ka marre nenshtetesine italiane, gje per te cilen eshte shprehur se "Ka qene nje moment i bukur ne jeten time".
Ajo qe e ka lodhur ne investigimet e gjata shtypin roz italian ka qene mungesa e nje femre ne krahun e tij. Kadiu, sipas ketyre kronikave, ka pasur nje histori te gjate me Daniela Bellon, njera nga protagonistet e emisionit Passaparola, por qe ka mbaruar tani. "Jetuam nje lidhje prej tre vjetesh , edhe pastaj u ndame. Eshte nga lidhjet e mia me te gjata edhe koha ishte e mjaftueshme per te njohur tjetrin, megjithate...", ka thene ai per medien. Kledin eshte veshtire qe ta testosh, sepse ai eshte i qete dhe duket se puna eshte gjeja me e rendesishme e jetes se tij. Kuptohet se per adhurueset e tij, libri do te jete edhe nje celes per te pare jeten e tij me nga afer dhe per ta pare se deri ku shkoi perpjekje e nje njeriu te suksesshem si ai.
K.J
Krijoni Kontakt