Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327

    Librat e shenjtë në lidhje me pasurinë(materiale)

    Ne Kuran dhe ne Bibel , pasuria konsiderohet vetem si sprove , dhe varsisht si sillesh me pasurine ashtu vend do te kesh ne boten e pasvdekjes.

    Ne Kuran shkruan :

    8:28.
    Dhe, dine se pasuria e juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm një sprovë, dhe se te All-llahu është shpërblimi i madh.


    71:21.
    Nuhu tha: "Zoti im, ata më kundërshtuan, ata shkuan pas atyre (pasanikëve), të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre vetëm ua shtuan dëshpërimin.

    104:3.
    E mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm.

    2:261.
    Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si një kokërr prej të cilës mbijnë shtatë kallinj, ndërsa në secilin kalli ka nga njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është Bujar i Madh, i di qëllimet.

    2:265.
    E shembulli i atyre që pasurinë e vet e japin nga bindja e tyre e duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut, i përngjan një kopshti në një rrafshnaltë që i bie shi i madh, e ai jep fruta të dyfishtë. Po edhe nëse nuk i bie shi i madh, i bie një rigë (që i mjafton). All-llahu sheh atë që veproni.

    4:38.
    Edhe ata që e japin pasurinë e tyre për sy e faqe të botës, e nuk e besojnë All-llahun as ditën e mbramë. E ai që e ka shok djallin, ai pra është shok i shëmtuar.




    Ne Bibel thuhet :

    23
    Atëherë Jezusi, mbasi e hodhi vështrimin përreth, u tha dishepujve të vet: ``Sa vështirë është për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë!``.

    24
    Dishepujt u habitën shumë nga këto fjalë të tij. Por Jezusi foli përsëri dhe u tha atyre: ``O bij, sa e vështirë është që të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë ata që mbështeten te pasuria.

    25
    Éshtë më e lehtë që një deve të kalojë nëpër vrimën e një gjilpëre, se sa të hyjë një i pasur në mbretërinë e Perëndisë``.



    7 Ata shpresojnë në pasuritë e veta
    mburren me kamjen e madhe të veten.
    8 E pra, njeriu s’është i zoti ta shpërblejë vetveten,
    askush s’mund t’ia paguajë Hyjit shpërblimin:



    17 Mos u tremb kur ndokush pasurohet,
    kur i rritet gjëja e shtëpisë së tij:

    18 kur të vdesë asgjë s’do të marrë me vete,
    me të s’do të zbresë pasuria e tij.

    19 Sa qe gjallë njëmend thuhej se qe i lum:
    “Do të të lavdërojnë se ia bëre qejfin vetes”,

    20 por edhe ai do të shkojë të bashkohet me etër,
    të cilët kurrë më s’do ta shohin dritën e diellit.

    21 Njeriu që jeton marrëzisht ndër kënaqje, nuk kupton;
    krahasohet me kafshët që theren,
    dhe është i ngjashëm me to.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    "Njeriu lakuriq vjen ne kete bote dhe asgje nuk merr me vete kur iken prej saj."

    Per te krishteret, kur flasim per bote materiale, eshte e rendesishme qe te kuptojme qe gjithcka qe na eshte dhene ne kete bote, eshte nje dhurate e Perendise, Beresit dhe Krijuesit te gjithckaje qe na shikon syri. Qe do te thote qe duhet te jemi sa te perulur edhe mirenjohes karshi Perendise per ate qe na eshte dhene. Nuk duhet te lakmojme pasurine e te tjereve, as nuk duhet te te mundohemi te korrim atje ku nuk kemi mbjelle, as nuk duhet te harrojme qe njeriu nuk rron vetem me buke e me uje, ka nevoje edhe per ushqimin shpirteror te Perendise, gjakun dhe trupin e Krishtit qe marrim nga ajo Kupa e Shenjte ne Kishe.

    Atij te Krishteri qe Perendia i ka dhene shume nga ana materale, kjo eshte ne vetvete nje sprove per shpirtin e tij. A do t'ia japi 1/10 e te ardhurave te vitit Kishes dhe puneve bamirese te saj? A do te ndihmoje materialisht ata qe jane ne nevoje? A do te ndikoje pasuria materiale mbi boten e tij shpirterore? A do te jete prioriteti kryesor i jetes se tij zgjerimi i pasurise materiale apo rritja shpirterore e tij?

    Ekziston nje tradite e lashte mes shqiptareve orthodhokse. Besimtaret e devotshem qe kishin bere pasuri per se gjalli, kur vdisnin, ia linin gjithe pasurine e tyre Kishes.

    Albo

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Nxitja për dhënien në rrugë të Allahut të asaj pjese të pasurisë, që është tepër nevojave bazë

    Kur ky besim u rrënjos e zuri vend në zemrat e myslimanëve e kur kjo ide u mishërua me ta, kur këndvështrimi i veçantë ndaj pasurisë dhe konsiderimi i saj pronë e Allahut ndaj të cilës na ka emëruar përkujdesës dhe mëkëmbës u ngulit thellë brenda tyre, Allahu i Madhëruar u kërkoi atyre të jepnin prej pasurive të tyre, atë pjesë që ishte tepër nevojave bazë, të ligjshme. Për këtë zbriti ajeti kuranor: "Të pyesin ty o Muhamed se çfarë duhet të japin prej pasurive të tyre? Thuaj , tepricën". (Bekare 291)1

    Ata e zbatuan dhe demonstruan këtë kërkesë hyjnore me zell dhe entuziazëm, pasi realisht pohuan se pasuria është e Allahut të Madhëruar dhe se ata janë thjesht përkujdesës dhe mëkëmbës ndaj saj. Ç'do gjë u dukej e thjeshtë, derisa arritën të jepnin dhe të shpenzonin edhe kur kulmi i nevojave dhe varfërisë ishin të lidhura me ato pasuri. Madje dhe u dhanë përparësi të tjerëve ndaj vetes dhe fëmijëve të tyre. Ngjarja e Ebu Talha Ensariut që e ka regjistruar lapsi i historisë është një shembull i mrekullueshëm i bujarisë dhe sakrificës, i rrallë në historinë e shoqërive njerëzore. Imam Buhariu transmeton se Ebu Hurejre (r.a.) ka thënë: "Një burrë shkoi te Profeti (a.s.) dhe i tha: "Më ka rraskapitur uria". Profeti (a.s.) kërkoi ushqim nga gratë e tij, por nuk gjeti gjë. Profeti tha: "A ka mundësi ndonjëri ta marrë këtë person sonte për darkë, Allahu e mëshiroftë?" Një burrë nga ensarët u ngrit dhe tha: "E marr unë , o i dërguari i Allahut". Shkuan në shtëpi dhe i tha gruas së tij: "Ky është miku i Profetit (a.s.) prandaj mos kurse gjë". Ajo tha: "Për zotin nuk kam gjë tjetër veç ushqimit të fëmijëve". Ai i tha: "Kur fëmijët të kërkojnë ushqim vëri në gjumë dhe eja dhe fike kandilin, ndërsa ne do t'i lidhim barqet tona". Gruaja ashtu bëri.
    Të nesërmen kur Profeti u takua me këtë burrë i tha: "Mbrëmë Allahu është habitur - ka qeshur (në një transmetim tjetër) – nga ky burrë dhe gruaja e tij.
    Për këtë veprim Allahu zbriti ajetin kuranor "madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të ( pasurinë ), ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes" . (Hashr: 9)

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-07-2008
    Postime
    285
    Per bese cudi, sip o e shohe se kurani edhe ne kete forum vje ne kundershtim nga vete idhujtaret e tij.
    E pabesueshme por e vertete.
    A ishte more Perandoria Arbae qe mbret I saj ishte vete muhameti qe e pushtoj nje bote te tere gati, a ishte ai qe edhe imoralitet beri e cka jo, nuk e dij vlla si mund ta mbroni edhe genjeshtren me te paster.
    Zoti ju drejtofte dhe ju gzofte atje ku e keni vendin…

Tema të Ngjashme

  1. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  2. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  3. Agjiologjia
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-07-2006, 00:12
  4. Sfida e Kur’anit në lidhje me prozën dhe poezinë arabe
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2006, 15:15
  5. Jeta e Shën Nilit - 7 maj, 12 nëntor
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 22:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •