Ne Kuran dhe ne Bibel , pasuria konsiderohet vetem si sprove , dhe varsisht si sillesh me pasurine ashtu vend do te kesh ne boten e pasvdekjes.
Ne Kuran shkruan :
8:28.
Dhe, dine se pasuria e juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm një sprovë, dhe se te All-llahu është shpërblimi i madh.
71:21.
Nuhu tha: "Zoti im, ata më kundërshtuan, ata shkuan pas atyre (pasanikëve), të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre vetëm ua shtuan dëshpërimin.
104:3.
E mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm.
2:261.
Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si një kokërr prej të cilës mbijnë shtatë kallinj, ndërsa në secilin kalli ka nga njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është Bujar i Madh, i di qëllimet.
2:265.
E shembulli i atyre që pasurinë e vet e japin nga bindja e tyre e duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut, i përngjan një kopshti në një rrafshnaltë që i bie shi i madh, e ai jep fruta të dyfishtë. Po edhe nëse nuk i bie shi i madh, i bie një rigë (që i mjafton). All-llahu sheh atë që veproni.
4:38.
Edhe ata që e japin pasurinë e tyre për sy e faqe të botës, e nuk e besojnë All-llahun as ditën e mbramë. E ai që e ka shok djallin, ai pra është shok i shëmtuar.
Ne Bibel thuhet :
23
Atëherë Jezusi, mbasi e hodhi vështrimin përreth, u tha dishepujve të vet: ``Sa vështirë është për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë!``.
24
Dishepujt u habitën shumë nga këto fjalë të tij. Por Jezusi foli përsëri dhe u tha atyre: ``O bij, sa e vështirë është që të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë ata që mbështeten te pasuria.
25
Éshtë më e lehtë që një deve të kalojë nëpër vrimën e një gjilpëre, se sa të hyjë një i pasur në mbretërinë e Perëndisë``.
7 Ata shpresojnë në pasuritë e veta
mburren me kamjen e madhe të veten.
8 E pra, njeriu s’është i zoti ta shpërblejë vetveten,
askush s’mund t’ia paguajë Hyjit shpërblimin:
17 Mos u tremb kur ndokush pasurohet,
kur i rritet gjëja e shtëpisë së tij:
18 kur të vdesë asgjë s’do të marrë me vete,
me të s’do të zbresë pasuria e tij.
19 Sa qe gjallë njëmend thuhej se qe i lum:
“Do të të lavdërojnë se ia bëre qejfin vetes”,
20 por edhe ai do të shkojë të bashkohet me etër,
të cilët kurrë më s’do ta shohin dritën e diellit.
21 Njeriu që jeton marrëzisht ndër kënaqje, nuk kupton;
krahasohet me kafshët që theren,
dhe është i ngjashëm me to.
Krijoni Kontakt