-
Krijohet Shoqata Ekonomike Gjermano-Kosovare
Krijohet Shoqata Ekonomike Gjermano-Kosovare
Presidenti i shoqatės ekonomike gjermano-kosovare
Nė Berlin u krijua tė enjten (25.06) Shoqata Ekonomike Gjermano-Kosovare. Ajo pėrbėhet nga njė grup biznesmenėsh shqiptarė dhe gjermanė me banim nė Gjermani dhe gėzon mbėshtetje nga qeveria e Kosovės dhe ajo gjermane.
Presidenti i shoqatės ėshtė biznesmeni nga Hamburgu, Juergen Kosian, i cili mes tė tjerash i ka vėnė vetes si synim tė nxisė sa mė shumė gjermanė tė investojnė nė Kosovė. Ai thotė se vetėm njė vit ka qė ka filluar tė merret intensivisht me Kosovėn, dhe pak a shumė qė atėhere kanė filluar edhe mendimet e tij pėr krijimin e njė shoqate ekonomike gjermano-shqiptare.
Biznesmeni nga Hamburgu thotė se ka shumė miq nga Kosova dhe se mbas vizitės sė tij tė parė nė vend, e ka mė tė lehtė tė punojė pėr tė pėrmirėsuar imazhin e Kosovės nė Gjermani: "Imazhi jo i mirė i Kosovės ėshtė prodhim i medias. Unė do ti sugjeroja ēdokujt qė tė shkojė vetė nė Kosovė. Jam i sigurt se ēdo gjerman do ta gjejė njė kosvar nė rrethin e tij qė do tė jetė nė gjendje ta shoqėrojė atė atje", thotė ai.
Administrimi i shoqatės bėhet ne Degėn Lindore tė Ekonomisė Gjermane (OA) nė Berlin nga Gregor Wolf, i cili duhet tė pėrpiqet tani tė mbledhė sa mė shumė anėtarė. Gjithsesi, siē e garantoi edhe pėrfaqėsuesi diplomatik i Kosovės nė Berlin, Vilson Mirdita, shteti i Kosovės e mbėshtet kėtė iniciativė: "Mendoj qė kjo shoqatė do tmbledhė idetė individuale tė shumė afaristėve, qofshin ata gjermanė apo kosovarė, tė cilėt kanė shprehur interesin pėr tė investuar nė Kosovė, por edhe ato interesa kanė mundėsi qė pėrmes shoqatės kėtu tė kanalizohen nė interesa tė pėrbashkėta, edhe shoqata si e tillė tia shpreh kėto die qeveirsė", i tha Mirdita Deutsche Welles.
Shoqata do tė fillojė sė shpejti aktivitetin e saj, duke u pėrpjekur nė radhė tė parė tė krijojė rrethanat e pėrshtatshme pėr investime gjermane nė Kosovė. Kėtu hyn nėnshkrimin e marrrėveshjes pėr mbrojtjen e investimeve, si dhe njė sėrė marrėveshjesh tė tjera bilaterale nė fushėn e ekonomisė. Por krahas kėtyre formaliteteve, biznesmenėt gjermanė kėrkojnė nė pėrgjithėsi mė shumė mbėshtetje politike pėr fitimin e tenderave: "Konstatoj qė qeveria gjermane jep para qė vijnė nga tatimpaguesit gjermanė, por qė shumė shpesh ato nuk kthehen tek gjermanėt, sepse tenderat i fitojnė firma tė vendeve tė tjera. Ndėrsa vendet e tjera, kur japin para, i bėjnė tenderat nė atė mėnyrė qė automatikisht paratė qė jep tė shfrytėzohen nga njė sipėrmarrje e atij vendi", thotė Carl-Heinrich Deetjen, nga Albaniasped shpk, duke u nisur kėshtu nga pėrvoja e tij nė Shqipėri.
Pėrfaqėsuesi i ministrisė gjermane, Helge Toksdorf, theksoi se Gjermania ka interes shumė tė madh nė fushėn e energjetikės, transporteve, infrastrukturės komunale, dhe sektorin bankar, dhe se Kosova ėshtė prioritare nė listėn e investitorėve gjermanė. Por njė trajtim special pėr investitorėt gjermanė nuk mund tė premtohet: "Gjermania punon pėr krijimin e rrethanave tė duhura e pėr marrėdhėniet kontraktuale me Kosovėn. Kemi ambasadėn pėrmes tė cilės kėrkojmė qė vendimi tė jetė i qartė dhe transparent. Kemi edhe pėrfaqėsuesit tanė si financues tek Banka Botėrore, EBRD-ja, dhe kėshtu kujdesemi qė sipėrmarrėsit gjermane tė kenė njė shans tė barabartė gjatė konkurrimit", tha ai.
dw
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt