Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    Sa pasive paskeni qene edhe ju kosovaret. E prisni c`do gje nga bota. Duhet te dini me e mbajt pavaresine se te hujt nuk do meren gjithe kohen me ju. 5 bomba do mjaftonin per me i vra te gjithe parlamentaret serbe ne qofte se shkelin ne Kosove.
    po kure te kesh shkopin pse ti digjesh duart ! eshte e gjithe ushtria e natos ne kosove ata s'kan cfar me ber , sillen ashtu si te çmendure e vetit i bejne keq , atyre ju ka ardh fundi dote shperngulen te gjithe.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Serbët shpallin “të pavlefshme” pavarësinë
    I ashtuquajturi Kuvend i Komunave të banuara me serbë, miratoi të martën një deklaratë, me të cilën pavarësia e Kosovës shpallet e “pavlefshme”.

    Në këtë Kuvend që u mbajt në Zveçan, pjesëmarrës kanë qenë edhe deputetë të Kuvendit dhe ministra të Qeverisë serbe, ardhjen e të cilëve e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

    Kryetari i Kuvendit të Komunave Serbe, Radovan Niçiq, ka lexuar deklaratën, në të cilën, përveç tjerash, garantohet, siç thuhet, sovraniteti dhe integriteti territorial i shtetit serb.

    Deklarata nuk njeh as Kushtetutën e Kosovës, të fuqizuar në qershor të vitit të kaluar, ndërsa i bëhet thirrje Qeverisë serbe që të padisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë shtetet që njohën pavarësinë e Kosovës.

    Po ashtu kërkohet që Qeveria serbe të komunikojë në Kosovë vetëm me UNMIK-un dhe KFOR-in - si dy misione që parashihen me Rezolutën 1244.

    Në të njëjtën frymë kanë qenë edhe përfundimet e nxjerra nga Komisioni për Kosovën i Kuvendit të Serbisë, i cili në shenjë simbolike kundër festimeve të pavarësisë, mbajti një seancë pune në Zveçan.

    Ky komision kërkoi nga Qeveria e Serbisë, që me veprime të ashpra diplomatike në institucionet ndërkombëtare, të këkrojë respektimin e së drejtës ndërkombëtare, të pamundësojë shkeljen e Rezolutës 1244 dhe të kërkojë respektimin e të drejtave të njeriut dhe atyre kombëtare në Kosovë.

    Ndër të tjera, komisioni ka kërkuar unitet mes forcave në Serbi që të luftojnë për ta mbajtur Kosovën në Serbi. /REL
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #13
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    kush e vret mendjen me per serbet mer aman. rruga e integrimit te serbise kalon nga ura e mitrovices.

    ka marr fund regjimi serbo shovinist.

    rroft kosova e pavarur
    vari leshte

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pavarësia E DYTË
    Mijëra vetura të mbuluara nga flamujt
    shtetërorë të Republikës së Kosovës dhe
    flamujt kombëtarë kuqezi, formuan
    imazhin e fortë të këtij përvjetori të
    parë të shtetit. Më mirë s'kishte s'i të
    shprehej ndjenja kombëtare dhe të
    shënohej pavarësia.
    Simbolika e flamujve përbri njëri-tjetrit
    është e fortë. Qindra mijëra njerëz
    dëshmuan përkatësinë etnike dhe
    qytetarinë e tyre. Kombëtarë dhe të
    civilizuar, është ajo që kërkohet. Shteti
    qytetar është krijuar dhe po shkon
    drejt konsolidimit, por shtetasit që i
    përkasin atij nuk janë njerëz pa
    identitet. Koloriti i flamujve në rrugë,
    sheshe, automjete, në duart e
    qytetarëve, është treguesi më bindës
    për këtë identitet. Shqiptarët nuk
    zhbëhen lehtë. Nëse nuk janë asimiluar
    gjatë historisë së mundimshme, s'mund
    të treten pas një viti të pavarësisë së
    dytë. Si duket, 17 Shkurti mund të
    formojë një binom perfekt me 28
    Nëntorin. S'është keq edhe me dy
    pavarësi. Edhe me dy flamuj dhe
    himne. Fundja, e plotësojnë njëritjetrin.
    Duke parë ç'ndodh në anën serbe,
    vështirë të sakrifikohet "shqiptarja" për
    gjërat e tjera që të ofrohen.
    Një vit shtetësi ka mjaftuar për të
    materializuar qytetarinë dhe shpirtin
    demokratik, dëshirën për integrim dhe
    përpjekjen për barazi. Këtu, vend s'ka
    pasur për ndjenja të forta nacionaliste,
    por prej lëkurës s'mund të dalim.
    Shqiptarë jemi dhe nëse do të ishte
    ndryshe, kombinimi kaltër-verdhë do
    të shkëlqente i vetën më 17 Shkurt.
    Pavarësinë e Kosovës, në fund të
    fundit, e festojnë mbi 90 për qind e
    popullsisë, që janë shqiptarët, ndërsa
    pakica serbe nuk i gëzohet asaj. Edhe
    në këtë ditë, ata kanë gjetur kohë të
    shfaqin donkishotizmin e tyre duke "e
    deklaruar pavarësinë të pavlefshme". Sa
    poshtë janë edhe në këtë përvjetor.
    Po, s'ua ndërrojmë dot mendjen. Si
    shqiptarë dhe shtetas të Kosovës duhet
    të zhvillohemi. Kundërshtarët dhe të
    dëshpëruarit në Ballkan s'zhduken
    kurrë.
    kosova sot
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #15
    Ka te forta me kto serbet! Akoma nuk kane heq dore nga keto budalliqe? Nejse, kaloi 1 vit shume bukur. Gjithmone e me mire do behet!

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    shkiet hi n e dalin kur te don hashim trasktoristi ska **** mej nal veq eulexi nesde i ndalon per ne voja te tyre

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    juve qe su ha per shqiptaret ne veri ju duket let o matufa a din i ju se shqiptaret ne veri skan liri as levizje e ju u duket se spo ndodh as gje ah kur ishte lufta ishim te gjith vllezer dhe motra te bashkuar ne duhet tna ndodh secilit ndonje katastrof qe ta kuptojm njeri tjetrin se kur te kalojm lumin q... kalin jemi ber rac shum injorante nuk mendojm per njerzot tan
    shkoni e jetoni nje nat ne veri te mitrovices ju qe po e shijoni lirion ne prishtin dhe ne viset tjerea ne kosove
    ata te ri ne veri te mitrovices nuk e shiojn kafiqin si gur rinia e prishtines apo e gjilanit apo e qytetve te tjera ne kosove ju tregoni sa e doni kosoven aty ne veri po ruhet paq a mos harroni nse dridhet mitrovica edhe prishtina dote dridhet ket ta keni parasyesh

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    juve qe su ha per shqiptaret ne veri ju duket let o matufa a din i ju se shqiptaret ne veri skan liri as levizje e ju u duket se spo ndodh as gje ah kur ishte lufta ishim te gjith vllezer dhe motra te bashkuar ne duhet tna ndodh secilit ndonje katastrof qe ta kuptojm njeri tjetrin se kur te kalojm lumin q... kalin jemi ber rac shum injorante nuk mendojm per njerzot tan
    shkoni e jetoni nje nat ne veri te mitrovices ju qe po e shijoni lirion ne prishtin dhe ne viset tjerea ne kosove
    ata te ri ne veri te mitrovices nuk e shiojn kafiqin si gur rinia e prishtines apo e gjilanit apo e qytetve te tjera ne kosove ju tregoni sa e doni kosoven aty ne veri po ruhet paq a mos harroni nse dridhet mitrovica edhe prishtina dote dridhet ket ta keni parasyesh
    Shteti i Kosovës dhe shoferi i çmendur
    “Ekziston edhe një barsoletë tjetër, e cila me humorin e saj e ilustron më se miri qëndrimin e nihilistëve të Prishtinës ndaj shtetit të Kosovës. Kjo është barsoleta për ngasësin e makinës i cili po e ngiste makinën në autostradë në drejtimin e kundërt me atë të lejuarin sipas rregullave të komunikacionit. Duke parë se të gjitha makinat tjera po lëviznin në kahun tjetër u habit dhe tha: qenkan çmendur sot të gjithë, po ecin në drejtimin e gabuar”.

    Nga OpEd - Të Tjerë më 22.02.2009 në ora 13:15
    Blerim Latifi

    Në punët e ekzistencës së shtetit ekziston një qëndrim ekstrem ndaj kësaj ekzistence. Herë quhet anarkizëm e herë nihilizëm politik. Mund të ketë edhe ndonjë term tjetër që tash nuk po më kujtohet por esenca është e njëjtë. Fjala është për një mohim ose devalvim të plotë të ekzistencës së shtetit.

    Që nga dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës e deri sot, pra një vit pas lindjes së shtetit të Kosovës, këtij nuk i ka munguar ballafaqimi me këtë qëndrim.
    Janë dy variacione të nihilizmit politik ndaj shtetit të Kosovës. Njëri artikulohet në Beograd, tjetri në Prishtinë. Natyrisht perspektiva e tyre është e ndryshme dhe rrjedhimisht edhe qëllimet e ndryshme. Momenti ku puqen këto dy variacione është konstatimi i tyre se shteti i Kosovës është një qenie fantome. Nihilistët e Beogradit për të argumentuar vetën thirren në disa dokumente të së drejtës ndërkombëtare, e këta të Prishtinës në përkufizimet akademike për shtetin të shpërndarë nëpër librat e shkencave sociale. Sipas logjikës së tyre nëse shteti i Kosovës nuk përputhet me këto definicione ai nuk ekziston. Njësoj si në atë barsoletën që tregohet për Hegelin, mendimtarin e njohur gjerman të shekullit të XIX. Kur studentët i thanë : profesor kjo që po thoni ju bie në kundërshtim me faktet atëherë ai iu përgjigj atyre me cinizëm : aq më keq për faktet. Pra, nëse fakti i shtetit të Kosovës nuk përputhet me definicionin e filan fistekut për shtetin aq më keq për këtë fakt. Kjo na tregon se këta nihilistët tanë e marrin botën mbrapshtë. Mendojnë se ekzistenca e shtetit del nga definicionet e tij, e jo sikurse ndodhë në realitet ku definicionet dalin nga fakticiteti i shtetit. Ekzistojnë kush e di sa variacione të lindjes dhe zhvillimit të shteteve dhe jo vetëm një, sepse situatat historike gjithmonë janë të veçanta. E tillë ka qenë edhe situata që rezultoi me lindjen e shtetit të Kosovës.

    Por ekziston edhe një barsoletë tjetër, e cila me humorin e saj e ilustron më se miri qëndrimin e nihilistëve të Prishtinës ndaj shtetit të Kosovës. Kjo është barsoleta për ngasësin e makinës i cili po e ngiste makinën në autostradë në drejtimin e kundërt me atë të lejuarin sipas rregullave të komunikacionit. Duke parë se të gjitha makinat tjera po lëviznin në kahun tjetër u habit dhe tha : qenkan çmendur sot të gjithë, po ecin në drejtimin e gabuar. I tillë është edhe perceptimi i nihilistëvve në fjalë. Për ta vetëm pikëpamja e tyre për atë se çka ka ndodhur prej 17 shkurtit e këtej në Kosovë është e drejtë dhe e saktë. Gjithë të tjerët: Institucionet e vendit, qytetarët që festojnë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian, 55 shtetet që e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran janë të çmendur. Ngasësi i veturës që lëvizë në drejtimin e gabuar të autostradës nuk do ta kuptojë se në fakt ai është i çmenduri derisa të mos takohet me ndonjë patrullë të policisë rrugore e cila do t’ia rrëfej të vërtetën dhe rregullat e lëvizjes në autostradë. Në rastin e nihilistëve të Prishtinës në vend të policisë rrugore është historia politike, e cila një ditë do t’ua tregojë të vërtetën e perceptimit të tyre. Njësoj sikurse bëri dhjetë vite më parë në kohën e Konferencës së Rambujesë. Edhe atëherë, sikurse sot, bërtisnin : mos nënshkruani atë që po na ofron Perëndimi sepse po duan të na mashtrojnë, po duan të na lënë nën Serbi, drejtimi juaj është i gabuar, nëse nënshkruani jeni tradhtarë.

    Çka mund të hetohet prapa këtij qëndrimi është një mentalitet i rrënjosur në dy mite të famshme të enverizmit. Njëri është miti për “Europën si një njerkë e shqiptarëve”, i cili u zhvillua që nga Lidhja e Prizrenit e deri tek Konferenca e Ambasadorëve të fuqive të mëdha në Londër me 1912, si reflektim letraro-politik i ngjarjeve të asaj kohe. Më vonë, ky mit u mor dhe u bë politikisht i dobishëm në ideologjinë zyrtare të regjimit stalinist të Enver Hoxhës. Tjetri është miti komunist për “Perëndimin kapitalist që vetëm keq di të bëjë”, e të cilin Hoxha e kishte marrë nga Kominterni, Internacionalja Komuniste e themeluar dhe kontrolluar nga Bashkimi Sovjetik.

    Janë dy data që shënojnë fundin e këtyre miteve. Viti 1989 për mitin komunist dhe viti 1999 për mitin e Europës Njerkë. Me 1989 e pamë se Perëndimi nuk ishte ashtu siç nga gënjenin komunistët dhe me 1999 e pamë se Europa ( civilizimi perëndimor) nuk ishte një njerkë për shqiptarët, por ajo na doli si një nënë, madje shumë e devotshme, që na mori në mbrojtje nga xhelati i Beogradit, i cili në fund iku nga kjo botë në vetminë e turpshme të një qelie europiane.

    Të mendosh realitetin aktual duke pasur në prapavijë të mendimit mite të tilla të vdekura nuk është asgjë tjetër veçse një anakronizëm. Dhe në këtë pikë nihilistët e Prishtinës sikur takohen me ata të Beogradit. Edhe ata janë anakronik në mënyrën e tyre, sepse ende besojnë në diçka të cilës i ka ikur koha e ajo është sundimi i Serbisë mbi Kosovën.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    o trim ata sdo te vin hiq kurr
    une veq thash me u tall me ty pak se le te vin e te festoin me ne
    por nese me te vertet vin ini ju trimat qe aq shum po e permendeni veriun e Kosoves thua ti qe bash u han palla per te jo jo ju sun e mashtroni kerkend
    qe po u vjen dita pra dilni ju trimat e vonuar e ndalni hajt kush po ju nal.
    Shikone Llapin hashimi kryeminister veq per privilegje me e rrit kapitalin e tij personal, ndersa per pergjegjsi na duhet me shku atje ne mitrovic, po nje gje po ta them edhe me shku na atje hashimi yt nuk na len, kete ta kesh te qart.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    Shikone Llapin hashimi kryeminister veq per privilegje me e rrit kapitalin e tij personal, ndersa per pergjegjsi na duhet me shku atje ne mitrovic, po nje gje po ta them edhe me shku na atje hashimi yt nuk na len, kete ta kesh te qart.
    ti se kie vendin as ne Kosove as ne Mitrovic po ne avganistan tek talibanet
    rrugae mbar te qoft
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Katalog shenjtorësh
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  4. Kosova me kod të ri ndërkombëtar postar
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •