Më intereson ky problem.
A ekziston një mënyrë për të ndaluar temperamentin?
Më intereson ky problem.
A ekziston një mënyrë për të ndaluar temperamentin?
cilin prej temperamenteve e ke fjalen ti![]()
Për të gjitha llojet.
Zoterimi perfekt i vetes ... autokontrolli .
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Nuk mund te ndalohen kurre ato komponente perberes te personalitetit te nje qenie njerezore; mendohu dhe gjyko sa te duash. Megjithate, nese kerkon ta ulesh temperamentin ne pergjithesi, atehere mundohu te zhvillosh logjiken e ftohte dhe ta balancosh ne situata te ndryshme.
"The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)
Temperamenti pershkruan si te themi rezultanten e tipareve emotive te personalitetit te individit ndaj ngacmuesve te jashtem. Pra menyre reagimi emocional nga faktore te jashtem e cila mund te percillet ne menyre pozitive apo negative. Temperamenti eshte njeri nder tiparet e personalitetit.
Çeshtja e "kushtezimit" te temperamentit eshte prekur edhe ne filozofine dhe shkencen antike.
Psh, sipas Hipokratit, temperamenti eshte shfaqje psikike emocionale e personalitetit, produkt i perzierjes se caktuar perpjestimore te kater lengjeve te organizmit te njeriut: te temthit, temthit te zi, te gjakut dhe te jarges.
Me kete pikepamje te Hipokratit u bashkua edhe mjeku i famshem romak Klaudie Galen i cili keto kater lengje te organizmit te njeriut i lidhi me kater elementet e botes: 1. Temthi - Zjarri i ngrohte e i thate. 2. Temthi i zi - Toke e ftohte dhe e thate. 3. Gjaku - Ajer i ngrohte e i laget. 4. Jarge - Uji i ftohte dhe i laget.
Sipas Hipokratit, ne varesi te mbizoterimit te njerit prej lengjeve dallojme 4 tipe te temperamentit (diku ne nje shkrim e kam permendur kete çeshtje).
Temperamenti kolerik (ku mbizoteron temthi) konsiderohet me reagime emocionale te shpejta e te forta.
Temperamenti melankolik (mbizoteron temthi i zi) cilesohet me reagime emocionale te forta e te ngadalshme, idealist, fantazist, etj.
Temperamenti sanguin (mbizoteron gjaku) i cili cilesohet me reagime emocionale te shpejta dhe te dobeta, i paqendrueshem, nxehet lehte por ftohet gjithashtu lehte.
Temperamenti flegmatik (mbizoteron jarga) cilesohet me ndjenja te dobeta dhe me reagime te ngadalshme; gjakftohte i ngadalshem, indiferent, etj.
»« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«
Krijoni Kontakt