Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    A eshte Shqiperia ne krize ekonomike te thelle?

    Desha te di mendimin e forumisteve.

    Mendimi im eshte qe eshte dhe pse
    1. Shqiperia per 19 vjet ka qene thjeshte nje grope ku leket e saj ikin te gjitha jashte nga shumica e llojeve te bizneseve qe jane mare kryesisht me trgeti.
    Bej leke biznesmenet e co jashte per te blere mallra.
    Erdhi dita qe ska me leke ne Shqiperi si sot. Fajin per kete e ka gjithe klasa politike qe per 19 vjet nuk ka bere asgje qe resurset tona te shiteshin jashte dhe leku te hynte ne Shqiperi. Kete bilanc negativ e ka plotesuar tregetia e droges, armeve, prostitucionit, kontrabandes e gjithe puneve te zeza si edhe nga parate qe refugjatet kane sjelle ne Shqiperi. Erdhi koha qe edhe edhe keto pune te zeza u zvogeluan se u rrit kooperimi ligjor me boten me fjale te tjera shume leke te zeza tani nuk hyne me.
    Po ashtu edhe recesioni ne Europe ka bere qe refugjatet sjellin me pak leke se perpara prandaj rritet bilanci negativ.
    2. Nen qeverine e berishes pati elemente te tjere frenues si polikika asfiksuse kunder biznesit, dhe klientelizmin politik deri ne kundershti me kombin.

    Si mendojne forumistet?

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-02-2009
    Postime
    14
    Mendoj se ke te drejte.

  3. #3
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Jo s'eshte krize. Te pakten mua qe jetoj ne Shqiperi/Tirane s'me duket se ka krize.
    Life's too short to remove USB safely.

  4. #4
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Deri tani kriza nuk ka ndikuar ne Shqiperi ne menyre drastike. Kane filluar ato veshtiresite e kredive por me shume eshte thjesht kujdes.
    Por ceshtja qendron ne vend tjeter. Pikat qe ka renditur juanito qendrojne, dhe kjo do te thote qe Shqiperise nuk i duhet ndonje krize e madhe per ta cuar ne Afrike. Ekonomia shqiptare eshte si njeri ne koma, qe mbahet gjalle nga aparaturat e jashtme, mjafton ta shkeputesh trupin nga aparaturat qe gjithshka te mbaroje. Mjafton te qe Shqiperise t`i nderpritet "ushqimi" nga jashte dhe ekonomia shqiptare falimentoi teresisht.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet nė Bllog
    22
    Bode: Plani anti-krize

    E Merkure, 11 Shkurt 2009

    Qeveria shprehet optimiste ne lidhje me rritjen e nivelit te kreditimit te ekonomise, nga bankat tregtare ne vend, cka perben nje lajm pozitiv ne kushtet e nje krize globale. Ministri i Financave, Ridvan Bode, gjate analizes vjetore, tha dje se qeveria po e ploteson nevojen per hua nga bankat e huaja, duke u dhene mundesi bankave vendase per kreditim me te mire te ekonomise. "Po marrim borxh nga bankat e huaja qe t'i krijojme mundesi bankave ne vend per te kredituar ekonomine", - deklaroi Bode.

    Ministri pohoi me tej se "jemi duke marre masa qe te depozitohen eurot ne bankat vendase dhe jo jashte". Bode i ka dhene nje sinjal pozitiv qytetareve duke u shprehur se zhvleresimi i lekut ndaj valutave eshte i perkohshem. "Cdo fillim viti zhvleresimi i lekut eshte i pritur, pasi nuk eshte kohe qe emigrantet sjellin valute. Eshte thjesht ceshtje ditesh qe tregu te stabilizohet"- u shpreh ai.

    Sakaq, ministri lajmeroi se renia ne disa dege te eksporteve shqiptare ku vecoi mineralet, si pasoje e krizes, do te kompensohet edhe me shitje te energjise elektrike. Numri nje i Financave, verejti se eksporti i energjise, i cili po vazhdon, balancon renien e eksporteve.

    "Kemi filluar te eksportojme energji dhe ky fakt do te na ndihmoje qe te gjenerojme parate e munguara si pasoje e renies se eksporteve", - u shpreh ministri.

    Mes te tjerash gjate analizes vjetore ministri nxori ne pah, rritjen e te ardhurave gjate 2008-es dhe ritmin e realizimit te investimeve. "Te ardhurat u rriten me 15 per qind, duke shkuar ne mese 3 miliarde dollare, si dhe ritmin e larte te realizimit te investimeve ndersa borxhi eshte ne kontroll"", - evidentoi Bode.

    Per ministrin Bode pavaresisht problemeve financiare ne tregjet nderkombetare, situata makroekonomike ne vend gjate 2008-es ka qene e favorshme, teksa u regjistrua rritja me e madhe ekonomike gjate dekades se fundit.

    KJ

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet nė Bllog
    22
    Depozitat, tani sigurohen 2.5 milione

    E Merkure, 11 Shkurt 2009

    Kriza financiare nderkombetare ka detyruar Banken e Shqiperise te ktheje vemendjen nga sigurimi i depozitave te shqiptareve. Burime te Bankes se Shqiperise, bene te ditur dje, se ne mbledhjen e radhes se keshillit mbikeqyres qe pritet te zhvillohet te merkuren, Banka Qendrore ka vendosur qe te miratoje garantimin 100 per qind te kursimeve te shqiptareve per shumat deri ne 25 milione leke te vjetra. Kjo do te thote qe ne rast se nje banke e nivelit te dyte falimenton, kompensimi i klientit pavaresisht nga shuma qe ka depozituar do te filloje nga 25 milione leke.

    Te gjithe klientet qe kane kursime nen 2.5 milione leke jane 100 per qind te sigurt.

    Ndersa ata qe kane me shume se 2.5 milione, kompensimi mbi kete shifer do te jete ne perqindje. E njejta shume do te jete e garantuar edhe per kursimet ne euro ose dollare.

    Aktualisht kufiri minimal i garantimit te depozitave eshte 3.5 milione leke, ndersa per shumat deri ne shtate milione, gjysma e shifres kompensohet e plote ndersa gjysma tjeter ne masen 80 per qind dhe me tej me perqindje regresive. Veprimi i Bankes se Shqiperise per te rritur kufirin e garantimit te depozitave vjen ne te njejten linje me Bankat Qendrore Evropiane. Ne 6 mujorin e dyte te vitit 2008 pjesa me e madhe e vendeve te Evropes e rriten kufirin e garantimit te kursimeve ne 50 mije euro.

    Nga tetori 2002 ne Shqiperi vepron Agjencia e Sigurimit te Depozitave, e cila ka si mision te saj, sigurimin dhe kompensimin e depozitave ne sistemin bankar. ASG thote se qe pas miratimit te skemave per sigurimin e depozitave, numri i bankave te falimentuara ka rene ndjeshem dhe ne raste falimentimesh depozituesit jane marre ne mbrojtje nga fondi i sigurimit te depozitave. Ne depozitat e individeve, numrin me te madh te depozituesve e perbejne depozituesit e vegjel, depozitat e te cileve arrijne deri ne 700.000 (shtateqind mije) leke, me 83% te totalit te numrit te depozituesve, gje qe shpreh edhe njehere qe ky ligj mbulon pjesen e depozituesve te vegjel te cilet dhe jane me te ekspozuar kundrejt riskut te mungeses se informacionit ekonomik. ASD sqaron se nuk sigurohet pjesa e depozites mbi 700 mije leke ose e njevlereshmja e saj ne monedhe te huaj.



    Cfare nuk sigurohet nga ASD?

    Duke iu referuar ligjit "Per sigurimin e depozitave" nga ASD nuk sigurohet:

    a) pjesa e depozites mbi 700 000 (shtateqind mije) leke ose e njevlereshmja e saj ne monedhe te huaj;

    b) depozitat e cdo shoqerie tregtare, personi fizik ose personi tjeter juridik;

    c) depozitat e drejtorit, te administratoreve, te debitoreve te bankes se siguruar ose te cdo depozituesi tjeter, me te njejtin status ne personat juridike te lidhur me banken ne fjale;

    c) depozitat e cdo personi qe zoteron, ne menyre te drejtperdrejte ose te terthorte, te drejten e pronesise te nje aksioneri ne masen 5 per qind (pese per qind) ose me shume ne kapitalin e bankes se siguruar ose te aksioneve me te drejte vote te lidhur me banken ne fjale;

    d) depozitat e kontrolloreve dhe te eksperteve kontabel te bankes se siguruar, ose te cdo depozituesi tjeter me te njejtin status ne personat juridike te lidhur me banken ne fjale;

    dh) depozitat e cdo depozituesi te bankes se siguruar, qe gezon me shume se 20 per qind (njezet per qind) interes preferencial, te ndryshem nga interesi i zbatuar sipas kushteve te punes per te gjithe depozituesit e tjere te kesaj banke;

    e) depozitat e cdo personi ne banken e siguruar, qe perdor llogarine depozite per veprimtari kriminale;

    e) depozitat jonominative, perfshire depozitat ne letrat me vlere te pruresit;

    f) depozitat ne degen e bankes jashte Shqiperise;

    g) depozitat e vendosura ne banken e siguruar gjate dhe pas dites se nderhyrjes ne kete banke.

    KJ

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Desha te di mendimin e forumisteve.

    Mendimi im eshte qe eshte dhe pse
    1. Shqiperia per 19 vjet ka qene thjeshte nje grope ku leket e saj ikin te gjitha jashte nga shumica e llojeve te bizneseve qe jane mare kryesisht me trgeti.
    Bej leke biznesmenet e co jashte per te blere mallra.
    Erdhi dita qe ska me leke ne Shqiperi si sot. Fajin per kete e ka gjithe klasa politike qe per 19 vjet nuk ka bere asgje qe resurset tona te shiteshin jashte dhe leku te hynte ne Shqiperi. Kete bilanc negativ e ka plotesuar tregetia e droges, armeve, prostitucionit, kontrabandes e gjithe puneve te zeza si edhe nga parate qe refugjatet kane sjelle ne Shqiperi. Erdhi koha qe edhe edhe keto pune te zeza u zvogeluan se u rrit kooperimi ligjor me boten me fjale te tjera shume leke te zeza tani nuk hyne me. Po ashtu edhe recesioni ne Europe ka bere qe refugjatet sjellin me pak leke se perpara prandaj rritet bilanci negativ.
    2. Nen qeverine e berishes pati elemente te tjere frenues si polikika asfiksuse kunder biznesit, dhe klientelizmin politik deri ne kundershti me kombin.

    Si mendojne forumistet?
    ------
    Juan,
    me ketė fjalinė e nėnvizuar ,kėsaj qeverie i ke dhėnė noten mė tė mirė tė mundėshme.
    Pra kjo Qeveri ka ndaluar tregtine e drogės,armėve,kontrabandės,prostitucionit dhe gjithė punėve tė pista.
    Kjo Qeveri,arriti tė rritė bashkėpunimin dhe koperimin ligjor me boten me ēka zvogloi punėt e pista dhe lekėt qė sillte maffia nė Shqipėri.

    Juan,a nuk ėshtė ky njė tregues shumė i fuqishėm e kuptimplotė,se punėt e Shqipėrisė kanė filluar tė vėhen nė vijė e nė rrugė tė mbarė drejt integrimeve evro-atlantike ?
    Me njė fjalė,tė gjitha premisat ēojnė nė kokluzionin se Qeveria dhe populli janė unison nė rrugėn qė po ndiqet aktualisht nė Shqipėri.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Degjo po zvogelimi i parave te pista nuk eshte vetem merite e qeverise Berisha pa mohuar edhe rolin e saj. Ka filluar qe ne kohe te Nanos me mbylljen e trafikut klandestin.
    Dhe kjo erdhi jo aq shume nga vullneti i mire i politikaneve shqiptare po bash nga presioni madh i botes se qyteteruar. Dhe kuptohet sa vjen e shtrengohet.
    Po te kujtoj vetem qe kjo para akoma nuk ka mbaruar se hyri sadoqe me pak.
    Sot per sot tregetia e droges per aq sa eshte eshte ajo qe po mban gjalle hyrjen e parase ne Shqiperi. Eshte ajo e vetmja qe po investohet e pastrohet.
    Prandaj duke ndenjtur shtrember e folur drejt qeveria Berisha eshte ne mes te rruges te kesaj pune.
    Premisat se Shqiperia po shkon ne rruge te drejte as qe diskutohen. Problem i madh eshte shpejtesia e duhur per te shkuar te to. Deri tani mendoj se kemi ecur me hap breshke pa bere dallim ne krahet e poltikes.
    Problemi eshte si ti shpejtojme proceset.
    Per kete arsye medoj qe nje riciklim i poltikes pa emer e pa vene gisht askend ku te spikasin politikane me te rinj do ta shpejtonin kete proces.

  9. #9
    Krize ekonomike besoj se ka, po jo te thelle, ose te pakten jo me keq se ca ka qene. Per mendimin tim ekonomia shqiptare vazhdon te rritet me hap te avashte ashtu sic ka bere pothuaj rregullisht keto 20 vitet e fundit.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Petro
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    32
    Mendoj qe akoma jo! Nga mesi i vitit mund te themi qe po i afrohemi nje krize!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fillon Kreshma e Madhe
    Nga I KTHYERI nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-02-2023, 01:24
  2. Varfėria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  3. Liria ekonomike, Shqiperia e 53-ta ne 183 vende
    Nga Lioness nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-01-2013, 15:45
  4. Filozofi ekonomike apo metafizikė politike?
    Nga toni007 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2009, 08:26
  5. Sistemi kapitalist nė kolaps, Islami shihet si zgjidhja mė e mirė!
    Nga Archicad nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 05-11-2008, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •