Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Celularët IPhone, tani edhe në shqip



    Të inspiruar nga një dizajn të lartë nga një sistem shumë të përparuar dhe për të gjithë adhuruesit e celulareve IPhone, dy studentë nga Kumanova, Lulzim Fazlija dhe Suejb Memeti, për herë të parë kanë përfunduar projektin e pakos së gjuhës shqipe për celularët tashmë mjaft të njohur dhe shumë të përfolur IPhone.

    Edhe pse ende nuk e kemi në shitje këtu tek ne ata prapëseprapë morën guximin për një projekt madhor i cili ndoshta në të ardhmen do të ndihmon për të kuptuar edhe sistemet tjera operative, duke pasur parasysh se IPhone punon ne sistemin Mac dhe ideja lindi duke parë se si shtetet tjera të cilët e kanë në shitje veçmë e kishin të integruar gjuhën e tyre.
    “IPhone është një pajisje e cila për herë të parë bëri bum në tregjet botërore, d.m.th. paraqitet krejtësisht ndryshe nga të tjerët, një karakteristikë e veçantë çka e dallon nga të tjerët është se përmban një ekran të ndijshëm në prekje, sidomos mundësia Multitouch dhe mu kjo ishte arsyeja për ta punuar në gjuhën shqipe”, deklaroi Lulzim Fazlija, në emisionin ‘PC zone’ në Alsat-M.
    ”Duke parë arritjet e shteteve te tjera edhe neve na lindi ideja që të bëjmë një projekt të tillë“, tha projektuesi tjetër Suejb Mehmeti.
    Vullneti i madh për të qenë të parët në këtë drejtim i shtyu që brenda vetëm 45 ditësh ta përfundojnë të tërë projektin e planifikuar pa asnjëfarë pengese, kur kemi parasysh se sistemi Mac shumë pak përdoret në vendin tonë.
    “Projekti ka zgjatur rreth 1 muaj e gjysmë. Kemi filluar në fillim të muajit dhjetor të vitit të kaluar ndërsa me punën tonë dhe angazhim të pandërprerë përfunduam në janar të këtij viti”, shtoi Fazlija.
    Falë sistemit të njëjtë operativ dhe rezultatet e kryera me suksese gjatë testimeve, paketi i gjuhës shqipe do të funksionon në të gjitha versionet e IPhonit si dhe në të riun i cili e ka të integruar 3G teknologjinë.
    “Që të dy versionet e IPhone përdorin të njëjtin sistem operativ, pra nuk kishim ndonjë problem në përshtatjen e versioneve edhe për paketën e gjuhës shqipe”, sqaroi Mehmeti.
    Ky lloj projekti nuk kishte të ndalur këtu po siç na njoftuan këto djelmosha të ri dhe të etur për risi, se tashmë kanë filluar po të njëjtin projekt por në gjuhen maqedonase.
    “Në plan e kemi që të nxjerrim edhe paketën e gjuhës maqedonase për përdoruesit maqedonas”, shtoi Mehmeti.
    Edhe pse këto projekte në vendet perëndimore vlerësohen shumë dhe paguhen mirë, këto studentë kanë vendos që këtë paket të gjuhës shqipe për IPhone ta japin falas për të gjithë shfrytëzuesit dhe adhuruesit e IPhone celulareve.


    Amir Fazlija
    ALSAT-M
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #2
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221
    Edhe pse këto projekte në vendet perëndimore vlerësohen shumë dhe paguhen mirë, këto studentë kanë vendos që këtë paket të gjuhës shqipe për IPhone ta japin falas për të gjithë shfrytëzuesit dhe adhuruesit e IPhone celulareve.
    Nje hape shume i mire i ketyre studenteve i Lumt per kete hape!!!

  3. #3
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    bravo cunave
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  4. #4
    ToRoNtO_GuY Maska e YoUGoTNoGaMe
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Vendndodhja
    EaRtH..,On TeMpOrArY ViSa.....Ne ToKe..,Me ViZE Te PeRkOhShMe
    Postime
    81
    ju lumte!!!
    WoRlD WiDe AlBaNiAn PrIdE
    §e©u®it¥ §©ript ²°°9

Tema të Ngjashme

  1. I riu iPhone 3G S; 199 dollarë për 16GB dhe 299 dollarë për 32 GB
    Nga NBAlbania në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 28-12-2009, 06:31
  2. 100 Aplikacione Për Iphone Që Do Të Ju Bëjnë Më Të Mençur
    Nga YlliRiaN në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-07-2009, 13:08
  3. Nëntëvjeçari krijon një aplikacion për iPhone
    Nga YlliRiaN në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 23-02-2009, 10:26
  4. Celularet pergjues kane marre thirrje nga Shqiperia dhe SHBA-ja
    Nga YaSmiN në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 20:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •