Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Në Shqipëri falimentojnë 800 kompani ndërtimi

    Mbi 800 kompani ndërtimi në Shqipëri gjenden para fdalimentimit, lajmëro, koresppodenti i Makfaksit.
    Shoqata e kompanive të ndërtimit me shkrim e kanë njoftuar qeverinë se industria e ndërtimit gjendet në situatë të vështirë, ndërsa humbjet llogariten në mbi 250 milionë euro.
    Sipas kësaj Shoqate, aktualisht në Shqipëri rreth 4 mijë objekte ndërtimi nuk mund të shiten për shkak të problemeve rreth pagesës, tatimeve dhe lejeve të nevojshme.
    Ndërtimtaria është dega me fitimprurëse në Shqipëri sepse për çdo vit ka një qarkullim prej 1.2 miliardë dollarë. Nga fillimi i vitit, mbi 90 për qind e kompanive të ndërtimit nuk kanë bërë asnjë ndërtim.


    Alsat
    Sui generis

  2. #2
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Ferronikeli afër mbylljes

    Une do thoja se edhe Kosova eshte Prekur tani me!!!


    Ferronikeli, e cila kishte realizuar më së shumti investime nga kompanitë e privatizuara në Kosovë, po kërcënohet nga kriza financiare globale. Kjo ndërmarrje e privatizuar me spin-off special, sipas gazetës “Kosova Sot”, është duke punuar me 50 për qind të kapaciteteve të saj.

    Kompania ka ndalur eksportet në tërësi. Zyrtarët e kësaj kompanie kanë thënë se nëse situata në tregjet ndërkombëtare vazhdon të jetë e njëjtë, kjo kompani mund të mbyllet.

    Sipas, zyrtarit për informim të Ferronikelit, Arten Bajrushi, me iniciativë të OEK-ut, ata kanë pasur një takim, në fund të janarit, me ministrin e Ekonomisë dhe Financave, ndërsa kanë marrë premtimin që shumë shpejt do të organizohet edhe një takim me kryeministrin e Kosovës.

    “Të shohim se çfarë asistence mund të na jap Qeveria gjatë kësaj kohe shumë të rëndë për industrinë minerare”, ka thënë ai, për gazetën.

    Bajrushi ka thënë se kompania do të kërkojë lirimin nga disa taksa nga Qeveria. “Ne e dimë që Qeveria nuk ka pare, sikur në shtetet e tjera që po subvencionohen kompanitë, mirëpo gjatë periudhës se krizës, kur jemi duke punuar pa profit, do të ishte shumë mirë sikur të na lirojnë prej disa taksave”.

    Nikeli, i cili prodhohet në këtë ndërmarrje, kryesisht përdoret në industrinë automobilistike, e cila është njëra ndër më të prekurat nga kriza.

    Më parë Feronikeli kishte rreth 15 milionë dollarë qarkullim në muaj, kurse tani ka vetëm 2.5 milionë dollarë.

    As gjatë këtij viti nuk pritet të këtë ndonjë rritje të çmimit të Nikelit. Rritja pritet të ndodhë gjatë vitit 2010, kur do të kalojë periudha e recensionit në shtetet e zhvilluara industrialiste.

    “Çmimi standard i Nikelit për vitin 2009 pritet të sillet në 9700 dollarë për ton dhe me këtë rreth 10 % të industrisë se prodhuesve të nikelit janë në rrezik të mbylljes”, thuhet në një raport të kryer nga kompania “Brook Hunt”, të publikuar së fundi.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Epo ska krize fare fare ne Shqiperi.
    Keshtu folen ca mndjelehte ketu kur cela nje thread qe a ka krize te thelle ne ne Shqiperi.
    Kur balli i industrise vendase ndertimi gjendet ne krize e falimentim vaj hallite te tjerat.
    Te na rroje qeveria e epokes se bilionit.

  4. #4
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    po na plasi K... per keta zgjebsa neve! i mbajn shtepite ne tiran me 650 euro e siper metrin katror dhe bejn edhe si pordhacer. ashtu te perfundojn keq e me keq i pafsha.
    vari leshte

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •