Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 38 prej 38
  1. #31
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933
    Deshmitaret e johovanit jan ata qe per here te katert tek dera shpis e ste lejn rehat.
    Te dielen me ndodhi dicka e vecant me erdhin nje burr nga Modena(qe e fliste shqipen shum mir) e nje grua shqiptare me emerin tim e me Du revista ne Shqip.
    jan te edukuar por jan dhe kokfort ....

  2. #32
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    A e dini se:

    Deshmitarët e jehovait mohojnë Jezusin, shpifin, genjejnë, fallcifikojnë shkrimet e shenjta e te gjitha te zezat I bëjnë me qellim të largimit të njerëzve nga Jezusi! Ata nuk prajnë duke ngjuajtur Jezusin me gurë. Ata thonë që Jezusi ishte një krijesë e Atit Hyji. Ata thonë se Hyji Jehova krijoi së pari perëndinë Jezus dhe sipas doktrines së tyre Jezusi është një hyj I tjeter. Dmth; Hyji shkallë shkallë, njëri më I vogel dhe tjetri më I madh! Deshmitarët e jehovait kan marrur një emer te Hyjit Jehova, a në fakt, ky është vetëm njëri nga emrat e Tij. Por qe ata nuk dinë se Jezusi është vet Jehova. Kjo do të thotë se ata janë duke kundërshtuar Beslidhjen e Vjeter dhe se janë politeistë! Ata besojnë në dy Perëndi; Perendia I pare dhe perndia I dytë! Njëri më I madh tjetri më I vogel!


    Deshmitaret e Jehovait i kanë sjellë problem vetvetes në përkthimin që i kanë bërë dhe ata nuk dinë se Jezusi është vet Jehova!


    Jezui është Jehova:
    Mund të shohim, duke krahasuar disa vargje të Beslidhjes së Vjeter me disa nga vargjet e Beslidhjes së Re, se Jezuit i atribuohen disa fakte, emra dhe tituj që i atribuoheshin Jehovait në Beslidhjen e Vjeter, gjë kjo që vërteton hyjninë e Krishtit.


    Tek Isaia 44;6,
    Jehovai quhet i Pari dhe i Fundit.;
    6 Kështu thotë Zoti, Mbreti i Izraelit, Shpëtimtari i tij, Hyji i Ushtrive:
    Unë jam i pari dhe unë i sprasmi, përveç meje Hyj tjetër nuk ka!


    Tek Zbulesa 22;13-16
    Por shohim që Jezui thotë për veten e Tij se është i Pari dhe i Fundit:

    13 “Unë jam Alfa dhe Omega, i Pari dhe i Fundit, Fillimi dhe Mbarimi!”


    Tek Isaia 9;5,
    Jezui quhet Hyjii i fuqishëm,Atë i amshueshëm, Princ i Paqes;

    5 “Sepse na lindi një foshnjë, fituam një djalë.
    Në krahun e tij u vu shenja e mbretërisë. Për emër do të quhet: Këshilltar i mrekullueshëm, Hyj I fortë, Atë i amshueshëm, Princ i Paqes.”


    Tek Isaia 10;21-23
    Jehovai quhet Zot i fuqishëm.

    21 “Te Hyji i gjithëpushtetshëm do të kthehet Teprica, Teprica, them, e Jakobit!
    Paralajmërimi i shfarosjes.
    23 Urdhrin e shfarosjes Zoti, Hyji i gjithëpushtetshëm, në vend do ta çojë mu në zemrën e mbarë vendit!”


    Tek Isaia 43;11-13
    Jehovai thotë: përveç meje Shëlbues tjetër s’ka

    11 Unë, e vetëm unë jam Zot, përveç meje Shëlbues tjetër s’ka!
    12 Unë parakallëzova dhe shëlbova; bëra të dëgjohem e mes jush hyjni të huaj s’pati.
    Ju më jeni dëshmitarë thotë Zoti dhe unë jam Hyj,
    13 gjithmonë i tillë që prejamshimit. Askush s’shpëton nga dora ime, çka bëj unë kush mund ta shndërrojë?


    Tek letra Titit 3; 6
    Thuhet se Jezu Krishti është Shëlbuesin jonë

    “me anë të larjes së rilindjes dhe të ripërtëritjes që jep Shpirti Shenjt, të cilin me begati e ndikoi në ne nëpër Jezu Krishtin, Shëlbuesin tonë,”

    Kur lexojmë ungjijt dhe letrat e apostujve po a del kështu se Jezui është Shpëtimtari i botës?

    Psalmi 23;1, Isa. 40;10,11 dhe Ezekieli 34;11-16
    thonë se Jehovai është Bariu i popullit të Hyjit:


    11 Si bariu e kullot grigjën e vet, në dorë i merr qengjat, n’përqafim i mbart; i shikon me kujdes pëllejat.”
    Zoti është bariu im, asgjë nuk më mungon. Më pushon kullotave të gjelbra, më prin në ujëra të qeta, shpirtin ma përtërin.”


    Tek Gjoni 10:11,14
    Jezui tha se Ai vetë ishte Bariu i vërtetë i popullit të Hyjit

    11 “Unë jam Bariu i mirë. Bariu i mirë e jep jetën e vet për delet”
    14 Unë jam Bariu i mirë: i njoh të miat dhe ato më njohin mua.



    Tek Isaia 43:10
    thuhet se besimtarët do të jenë dëshmitarët e Jehovait,


    10 Porse ju më jeni dëshmitarë, kështu flet Zoti shërbëtorët e mi që unë ju zgjodha, që ta dini e të më besoni,

    Tek Luka 24;47-48 Vepr 1;8
    Jezusi u thotë nxënësve se ju jeni dëshmitarët

    47 Në Emër të tij do të predikohet ndër të gjithë popujt, duke filluar prej Jerusalemit, kthimi dhe falja e mëkateve. Ju jeni dëshmitarët e kësaj gjëje.

    8 Por ju do të merrni fuqinë e Shpirtit Shenjt, i cili do të zbresë në ju dhe ju do të bëheni dëshmitarët e mi në Jerusalem, në mbarë Judenë, në Samari, madje dhe deri në skajin e botës.”


    Tek Isaia 45;23-24
    thuhet se Hyji është betuar se çdo gju do të përkulet para Tij dhe çdo gjuhë do të betohet për Të.

    “se unë jam Hyj e tjetër s’ka! Me vetvete unë jam përbetuar: nga goja ime del e drejta,
    fjala që kurrë s’kthehet dalë para meje çdo gju do të përkulet, e çdo gjuhë do të bëjë betim,”



    Tek Fil. 2:10-11
    thotë se çdo gju do të përkulet Jezus Krishtit:

    10 “që në Emër të Jezusit të përkulet çdo gju i atyre që janë në qiell, në tokë e në nëntokë”

    Si perfundim pra, te gjithë ne se lexojmë Biblen mund te lexojmë se tek Isaia 44;6,8; 45:6,14,21, Jehovai thotë se Ai është Hyji i vetëm dhe se përveç Tij nuk ka Hyji tjetër. Atëherë, ne pyesim se çfarë jemi të detyruar të themi për doktrinën e deshmitarëve të jehovait që thotë se Jezui është “një perëndi” i krijuar prej Jehovait?

    Është mjaft e thjeshtë; kjo do të thotë se ata janë duke kundërshtuar Beslidhjen e Vjeter dhe se janë politeistë! Ata besojnë në dy Perëndi.


    vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 03-10-2009 më 17:56
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2005
    Postime
    137

    Deshmitaret e Jehovait, kush jane ata?

    Ata janë një sekt i perbër nga njerëzit e deshtuar te cilet kan hy dhe nuk dinë se ku kan hy dhe kujt i perekasin!

    Nuk e di nese e dini ju apo keni lexuar se themeluesi i Deshmitareve te Jehovait, Charles T. Russell, ka qene marre me astrologji, me fene egjiptjanase dhe me shkencen e studimit te piramidave te Egjiptit? Ne nje nga botimet e Kulles se Rojes, (te dates 15 qershor 1922), ai ka shkruar: “Kur Urani dhe Jupiteri te takohen ne shenjen njerezore te Akuariumit ne vitin 1914, kjo do te jete koha e premtuar kur njeriu do te filloje te punoje per te siguruar shpetimin e tij, dhe do te realizoje perfundimisht endrrat dhe idealet e te gjithe poeteve dhe shkrimtareve te historise”.

    D.J janë njerez qe ia kan mbyllur deren JEZUSIT.

  4. #34
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    A e dini se:

    Te ashtu quajtuarit deshmitaret e zakonshem te Jehovait (ata qe nuk jane anetare te grupit drejtues) nuk jane ne dijeni te faktit qe, grupet e ndryshme drejtuese te “Kulles se Rojes”i kane ndryshuar vazhdimisht doktrinat e tyre, per t‘jua pershtatur nevojave te organizates me kalimin e viteve.

    A e dini se:

    Ato kane arritur deri aty sa te shtremberojne pjese nga Bibla. Te ashtu quajtuarit deshmitaret e Jehovait jane te njohur per profeci te rreme, duke perfshire ketu edhe thenie te tilla si p.sh. Armagedoni dhe fundi i botes do te ndodhin ne vitin 1914, 1918, 1925 dhe 1975.

    A e dini se:

    Shumica e te ashtu quajtuarit deshmitareve te Jehovait nuk e kuptojne se autoriteti i tyre i vertete nuk eshte i bazuar tek Bibla, por bazohet tek pikepamjet e Trupit te tyre Drejtues me qender ne Bruklin, pikepamje keto qe ndryshojne gjithmone. Fjala e Perendise ne Bibel nuk ndryshon dhe nje profeci qe s’del e vertete, nuk eshte nga Zoti. Kjo histori e profecive te rreme nga “Shoqeria” duhej te ishte prove me se e mjaftueshme per t’i bindur Te ashtu quajtuarit deshmitaret e Jehovait te largoheshin me vrap, jo me hap, nga keto mesime te rreme.

    A e dini se:

    Te ashtu quajtuarit deshmitaret e zakonshem te Jehovait nuk e dine qe po “ushqehen me luge” dhe po hane vetem ate ushqim qe ua lejon “Trupi Drejtues”. Te ashtu quajtuarit deshmitareve te Jehovait qe regjistrohen per here te pare ne rradhet e organizates, nuk u lejohet te dine asgje lidhur me listen e plote te rregullave dhe kerkesave te organizates, derisa ata ta kene dedikuar jeten e tyre ne sherbim te plote te “Shoqerise”. Anetaret e rinj dhe shumica e te ashtu quajtuarit deshmitareve te Jehovait nuk u lejohet t’i shikojne botimet “sekrete”, te cilat jane vetem per drejtuesit e “Shoqerise”. Keto botime njihen me emrin “Vini re!”, dhe japin udhezime lidhur me ofezat dhe se si duhet te ndeshkohen anetaret. Ne thelb, keto botime jane mjeti me te cilin drejtuesit ushtrojne “fuqine” e tyre brenda per brenda bashkesise e te ashtu quajtur deshmitareve te Jehovait.



    A e dini se:

    Te ashtu quajtuarit deshmitarët e Jehoavit janë të mashtruar dhe kan nevojë qe ne te lutemi per ta.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #35
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    A e dini se:

    Te ashtuquajturit deshmitarët e Jehovait mohojnë Shpirtin e Shenjt dhe mësojnë, perdikojnë derë në derë se Shpirti I Shenjtë është jo-hyjnor, jo Hyji, jo frymore.

    Ne mesimet, doktrinat dhe debatet e tyre ata thonë se Shpirti I Zotit është vetëm një forcë, një fuqi, një energji që Zoti-Hyji e përdor për t’i përmbushur qëllimet e Tij. Për pasojë Ai është, sipas teorisë së tyre, fuqia e Hyjit dhe asgjë më shumë; ashtu siç mund të flasë njeriu për energjinë dhe fuqinë e trupit të tij fizik por që këto nuk janë njeriu vetë. Revista e tyre Kulla e Rojës, që u botua më 1 maj 1994, tek faqja 11 thotë: "...fryma e shenjtë është forca vepruese e Perëndisë".


    A e dini se:

    Thuaja se ne asnjë qendrim te tyre kundershtimet mbi realitetin e Shpirtit te Hyjit – Hyji, ata nuk janë edhe stabil, por ajo qe është e rendesishme është realitet se ata e mohojnë Shpirtin e Hyjit qe është Hyji I gjallë, vetja e tretë e hyjnore e Trinisë-HYJI. Por, nder te tjera ata marrin vargje që flasin për rrjedhjen, derdhjen e Shpirtit të Shenjtë dhe pastaj shtrojnë pyetjen: "Nëse Fryma (Shpirti) e Shenjtë është Person, atëherë si mund të rrjedhë dhe të derdhet - spraset Ai?", pa kuptuar se, sigurisht në Shkrimet për Shpirtin e Shenjtë flitet simbolikisht si për ujin (Gjoni 7:37-39) dhe si për zjarrin (Veprat 2:3), vajin (Isaia 61:1-2), erën (Veprat 2:1-4) po ashtu edhe si për një pëllumb (Mateu 3:16), por kjo nuk u bënë varrë pasi qe ata veq kan vendosur të shkojnë vet ashtu dhe ashtu të drejtojnë edhe të tjeret drejt mohimit te ZOTIT.


    A e dini se:

    Te ashtu quajturit deshmitarëte Jehovait në secilin debat mohojnë fjalen Shpirt por vetem Frymë e quajnë. Fillimisht nuk e kam kuptuar se pse e bëjnë këtë dhe pse ata e kan këtë qendrim! Vetem pasi qe kam debatuar shumher me ta, kam kuptuar se ku eshte qellimi se D. J nuk e pranojnë fjalen Shpirt por vetem frymë!! DMTH, nuk ishte asryeja sikurse ata genjejnë kinse ashtu duhet te quhet, por ishte arsyeja krejtë djallzore dhe me qellime te plotesimit te doktrines se tyre mashtruese. Pra, kjo ndodhë per faktin se ata nganjëherë kapen pas faktit që fjala greke që përdoret për frymë në DhR-në është pneuma, fjalë e cila është e gjinisë asnjanëse. Ata thonë se, meqenëse është e gjinisë asnjanëse, atëherë Fryma e Shenjtë nuk mund të jetë Person, por duhet të jetë jofrymore.

    Sigurisht, ky argumentim është i pabazë, pasi gjinia gramatikore e një fjale nuk ka të bëjë aspak me faktin që diçka është frymore apo jofrymore. Nëse argumenti i DJ-ve do të ishte i vërtetë, atëherë, meqë fjala Perëndi në shqip është e gjinisë femërore, kjo do të thoshte që Perëndia është femërore?!. Dhe, sigurisht, kjo është marrëzi! Si një shembull tjetër mund të marrim dy fjalët shqipe frymë dhe shpirt që përdoren zakonisht për ta përkthyer fjalën spirit në anglisht. Fraza Holy Spirit jepet herë si Fryma e Shenjtë dhe herë të tjera si Shpirti i Shenjtë. Fjala shqipe frymë është e gjinisë femërore; fjala shpirt është e gjinisë mashkullore; atëherë (sipas argumentimit të tyre) cilës gjinie i përket kjo përfundimisht? Argumentimi i tyre që mbështetet në gjininë gramatikore të një fjale është i pakuptimtë! Kjo ishte edhe arsyeja se pse ata mohojnë fjalen Shpirti I Shenjt!!


    A e dini se:

    Te ashtu quajturit deshmitarëte Jehovait, nuk më çudit fakti që ata mohojnë hyjninë e Shpirtit të Zotit, pasi e unë dhe secili I krishter e kupton se ky mohim është një pasojë e natyrshme e besimit që ata kanë se Ai nuk është Person. Nëse Ai nuk është një Qenie frymore, atëherë si mund të jetë Ai Hyji? DJ-të gjithmonë i referohen Shpirtit të Shenjt si "frymë e shenjtë" për të bërë që emri i Tij të tingëllojë jofrymor.
    Te dashur lexues, fatbardhsisht ne kemi shkrimet dhe në shkrime zbulohet qartë edhe natyra e Tij hyjnore. Në shkrimet ka vargje që flasin për Shpirtin e Shenjt që i japin Atij atributet dhe karakteristikat që vetëm një person mund t’i ketë dhe të cilat është e pamundur t’ia veshësh një force jofrymore. Për më tepër, sikurse edhe e thash se në shkrime zbulohet qartë edhe natyra e Tij hyjnore.


    A e dini se:

    Te ashtu quajturit deshmitarët e Jehovait kan gabim të mjerë e tragjik! Ata e quajnë Shpirtin e Shenjt , pra Hyjin një gjë joshpirterore-jo hyjnore apo jo frymore, në vend që ta nderojnë Atë si një PERSON HYJNOR! Ata e kthejnë Atë në diçka të krijuar në vend që ta nderojnë Atë së bashku me Atin dhe Birin si Zotin dhe Dhënësin e jetës.!!

    Te shohim në vijim, se pse gabojnë dhe a kemi arsye nese themi se ata janë duke gabuar pse nuk besojnë se Shpirti I Shenjt është Person.

    Ai-Shpirti i Shenjt lidhet me të dy, me Atin dhe Birin, të cilët, të dy, janë Persona, në formulën e pagëzimit lexo te Mateu 28;19. Kjo bashkëvendosje tregon se Ai është Person. Mateu thotë këtu të pagëzohen "në emër të...Shpirtit të Shenjt". Ne mund të pagëzojmë në emër të Tij vetëm nëse Ai është Person-HYJI. Vini re se të pagëzohesh për dikë apo në emër të dikujt do të thotë të lidhesh me këtë person si me udhëheqësin tënd shpirtëror (1 Kor. 1:12-16; 10:1-4) dhe nga kjo duket qartë se këtu nuk kemi të bëjmë me ndonjë lloj force. Një forcë nuk mund të jetë udhëheqësi ynë shpirtëror. Kështu nëse kemi për t’u pagëzuar në emër të Shpirtit të Shenjt atëherë Ai duhet të jetë Person – është HYJI.

    Shpirti I Shenjt, sipas shkrimeve erdhi ta zëvendësonte Krishtin mbi tokë. Ai është Ngushëlluesi i premtuar, lexo Gjoni 14-16. Ai do t’ju japë një Mbrojtës tjetër, që të jetë me ju përgjithmonë: Shpirtin e së Vërtetës

    Shpirti i Shenjt nuk është diçka një force. Net e gjithë se kemi lexuar ungjijt e dimë se Jezui tha se iështë mire që Ai vetë te shkoj sepse nese nuk shkoj, atëher Ai nuk do të vij. Lexo Gjn 16;7 që kështu të vinte Shpirti i Shenjtë. Jezusi ishte person dhe nuk do të ishte aspak e mirë nëse do ta kishte zëvendësuar veten me një "diçka" me një “force” e cila nuk mund të ishte gjithçka që Ai kishte qenë për dishepujt për ato tri vite; kjo do të ishte një humbje e pallogaritshme!

    Shpirti I Shenjt mund t’provohet qe të gënjehet lexo Veprat 5;3. është e logjikshme që dikush nuk mund të gënjejë diçka që është jofrymore. Nuk mund ta gënjesh një "gjë"! Ai është Person.

    Shpirtit Shenjt -ka Ligjin e Tij: që më jep jetën në Jezu Krishti ; lexo Rom 8; 1-2), “Nuk ka, pra, tani kurrfarë dënimi për ata që janë në Jezu Krishtin. Sepse, Ligji i Shpirtit Shenjt që më jep jetën në Jezu Krishtin, më çliroi nga ligji i mëkatit dhe i vdekjes.
    Të dashuri lexues rreshti thotë; "Ligji i Shpirtit Shenjt"! Ku ka ligj pos atij ligji te Zotit qe është Person? Atëher çka nenkupton kjo? Shpirti fuqi apo Zot? Keshtu thuhet sepse Shpirti I Shenjt është Person - HYJI.
    .
    Shpirti I Shenjt ka deshira sepse Ai është person: (Roma 8; 3-5) “E në të vërtetë: ata që jetojnë nën ndikimin e trupit, jepen pas gjërave të trupit, e ata që jetojnë nën ndikimin e Shpirtit Shenjt, jepen pas gjërave shpirtërore: 6 të bësh çka dëshiron trupi, sjell vdekjen e të bësh çka dëshiron Shpirti Shenjt, sjell jetën e paqen.
    Pra edhe ky rresht po thotë se Ai është Person; "e të bësh çka dëshiron Shpirti Shenjt, sjell jetën e paqen". Si mendon nuk është Person Shpirti i Shenjt? Ky rresht po thotë; "çka dëshiron Shpirti Shenjt" Ai deshiron sepse është Person-HYJI.

    Rreshtat biblik flasin njëjtë; kur flasin per Hyjin ashtu flasin kur flasin per Shpirtin e Shent lexo Rom 8; 7 “Sepse, prirja e trupit është kundër Hyjit: nuk i bindet Ligjit të Hyjit, madje as nuk mundet.


    Shiqoj këta rreshta; "nuk i bindet Ligjit të Hyjit" = "Ligji i Shpirtit Shenjt"

    Ata që jetojnë nën ndikimin e trupit, nuk mund t’i pëlqejnë Hyjit. Ju nuk jeni nën ndikimin e mishit, por nën atë të Shpirtit Shenjt, në qoftë se Shpirti i Hyjit banon në ju. Nëse ndokush nuk e ka Shpirtin e Krishtit, ai nuk i përket Atij. (Rom 8; 8)

    "por nën atë të Shpirtit Shenjt, në qoftë se Shpirti i Hyjit banon në ju, Nëse ndokush nuk e ka Shpirtin e Krishtit, ai nuk i përket Atij".

    E nëse Krishti është në ju, trupi është patjetër i vdekur për shkak të mëkatit e Shpirti është jetë për shkak të drejtësisë.(Rom 8; 10)


    Shpirti I Shenjt mund të trishtohet (Efes. 4;30). është diçka që dihet mjaft mirë që një gjë jofrymore nuk ka ndjenja të cilat mund të preken dhe kështu kjo gjë të trishtohet; vetëm personat kanë ndjenja të tilla. KëtuShpirti i Shenjt na përshkruhet me ndjenja. Për këtë Ai është Person. Shumë herë u kam bërë sfidë DJ-ve në lidhje me këtë varg dhe asnjëherë nuk më kanë dhënë ndonjë përgjigje të kënaqshme rreth kësaj çështjeje.

    Ndaj Shpirtit te Shenjt mund të blasfemohet lexo te Mat. 12;31-32. Përsëri është një fakt i thjeshtë dhe i qartë që mund të blasfemohet vetëm kundër Perëndisë. As ndaj njerëzve, as ndaj sendeve jofrymore dhe as ndaj forcave nuk mund të blasfemohet, veçse ndaj Perëndisë. Shih edhe tek Heb. 10;29.

    Shpirti Shenjt flet:, lexo Veprat 13:2. "Dhe ndërsa po kryenin shërbesën e Zotit dhe po agjëronin, Shpirti i Shenjtë tha: ‘Mi ndani veç Barnabën dhe Saulin për veprën për të cilën i kam thirrur’" Ai flet sepse është Person - HYJI.

    Shpirti Shenjt ndërmjetëson: lexo Romakëve 8; 26. "Kështu, pra, edhe Shpirti i Shenjt na ndihmon në dobësitë tona, sepse ne nuk dimë çfarë të kërkojmë në lutjet tona, sikurse duhet; por vetë Shpirti i Shenjt lutet për ne me psherëtima të patregueshme" . Ai flet sepse është Person - HYJI.

    Shpirti I Shenjt ka vullnet dhe vepron, lexo 1 Kor. 12;11. Në këtë rresht flitet për shpërndarjen e dhuntive-dhuratave të Shpirtit të Shenjtë në të gjithë Trupin e Krishtit. Kjo punë bëhet prej Tij ashtu si vendos Ai vetë. Kështu Ai edhe ka vullnet edhe vepron për ta bërë shpërndarjen. Përsëri pra, duket qartë që këto nuk janë veçori që mund t’i ketë një "gjë" apo fuqi por Zoti qe është Shpirti I Shenjt Person.

    Shpirti Shenjt dëshmon: "Por kur të vijë Ngushëlluesi, që do t’ju dërgoj prej Atit, Shpirti i së Vërtetës, që del nga Ati im, ai do të dëshmojë për mua" (Gjoni 15:26).

    Shpirti Shenjt urdhëron: "Kur ata po kalonin nëpër Frigji dhe në krahinën e Galatisë, u penguan nga Shpirti i Shenjt që të shpallin fjalën në Azi. Si arritën në kufijtë e Misisë, ata kërkuan të shkojnë në Bitini, por Shpirti nuk i lejoi".

    Shpirti Shenjt është Hyji. Hyji është Shpirtë thotë Jezusi: "Hyji është Shpirtë, dhe ata që e adhurojnë duhet t'a adhurojnë në shpirtë dhe në të vërtetën".(Gj 4, 24)

    Shpirti I Shenjt është HYji, lexo te Veprat 5;3-4. Në rreshtin 3 Pjetri e akuzon Ananinë se ka gënjyer Shpirtin e Shenjt, dhe pastaj në vargun 4 vazhdon duke thënë se ai ka gënjyer Hyjin.


    A e dini se:

    Kjo qe u than e këtë artikull ku ka edhe shumë të tjera, janë shkrime dhe rreshta nga shkrimet e shenjta te cilatve nuk mund t’i shpëtosh dot dhe te ashtuquajturit deshmitaret e Jehovait nuk mund t’i shmangen këtij realiteti. Shpirti I Shenjt është PERSON që ka NATYRë HYJNORE. Ai është HYJI, në kuptimin më të plotë të fjalës.

    Është gabim I rëndë mohimi i Shpirtit të Shenjt dhe ka pasoja të rënda. Këto nuk janë çështje të vogla dhe të parëndësishme! Në vend që të mundë ta njohin Atin dhe të ushëheqen prej Shpirtit të Shenjt, ata as nuk e marrin as nuk e besojnë Shpirtin e Shenjt, kjo ndodhë edhe pse ne shkrime thuhet "Sepse bijtë e Hyjit janë ata, të cilët i udhëheq Shpirti i Hyjit”. Shpirti I Shenjt na bënë bij të adoptimit, në saje të të cilit ne thërrasim: Abba! O Atë! Në vend që t’i njohin thesarin dhe lavdinë e shpëtimit dhe bekimeve të Tij në jetën e tyre, DJ-të mbeten vetëm me një fe që ata vetë e kanë krijuar, një fe të bazuar në shtrembërimin e Shkrimeve sipas ideve të gabuara që janë shpikur prej njerëzve, nëpërmjet ideve që nuk i kanë aspak veprimin, praninë ose bekimin e Shpirtit të Shenjt – HYJI.

    Ç’gabim të mjerë e tragjik që bëjnë këtu te ashtuquajturit deshmitarët e Jehovait!



    A e dini se:

    Shpirti Shenjt është Vetja e tretë hyjnore i cili rrjedh prej Atit dhe Birit. Bibla thotë: “Çka është në Hyjin, askush nuk di, përveç Shpirtit të Hyjit' (1 Kor 2, 11). Kurse Shpirti i tij, i cili e zbulon, na mundëson t'a njohim Krishtin, Mendimin e tij dhe Fjalën e Gjallë, por vetvetën nuk e shpreh. Ai që foli me anën e profetëve bënë që ta dëgjojmë Fjalën e Atit. Por Atë (Shpirtin) nuk e dëgjojmë. Ne e njohim vetëm në lëvizje e cila na 'zbulon' Krishtin, nuk flet prej vetvetës (Gjn 16, 13). Mbulesa e tillë, nė kuptimin e plotë hyjnor, shpjegon pse 'bota nuk mund ta pranojė, sepse nuk e sheh e as nuk e njeh', kurse ata që besojnë nė Krishtin e njohin sepse Ai mbetet nė ta" . Ajo çka thuhet për Atin dhe Birin vlen edhe për Shpirtin Shenjt. Ai është Zot, Vetja e tretë hyjnore, një natyrë (njëgjejtë) me Atin dhe Birin. Ai është Shpirti i Hyjit, jetëbërës, i pandashem në jetën intime të Trinisë, as edhe nė dhurimin e dashurisë së vet për botën.

    Shpirti Shenjtë nuk është ndonjë hije e paqartë, as ndonjë fuqi jopersonale. Ai është person i barabartë me Hyjin At dhe Hyjin Bir. Ai konsiderohet si personi i tretë i Trinisë. Jezui iu tha apostujve të Tij "...Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Shpirti të Shenjtë, dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar." (Mateu 28:18-20)


    vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 11-11-2009 më 08:53
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #36
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    A e dini se:

    Te ashtuquajturit dëshmitarët e Jehovait janë vrastarë te shpirtit te njerëzve, janë mashtrues dhe mashtrimet i prodhojnë me Bibël në dorë!!


    A e dini se:

    Te ashtuquajturit dëshmitarët e Jehovait mashtrojnë njerëzit se vetëm 144.000 njerëz i ka zgjedhur Perëndia për në parajsën qiellore dhe këta janë vetëm nga disa te ashtuquajturit dëshmitarët e Jehovait!!!
    Ndërsa Bibla - Zbulesa 7:9-12 thotë se një turme e panumërueshme nga te gjitha kombet, popujt, gjuhet është ne parajse me Perëndinë dhe jo vetëm 144.000


    A e dini se:

    Tek libri i te ashtuquajturave dëshmitarëve te Jehovait. “Edhe ti mund te jetosh përgjithmonë ne parajsën toke” F 124 thuhet se;
    “Perëndia ka zgjedhur vetëm 144.000 për te shkuar ne parajsë” dhe këta janë te vetmit qe marrin dhuratën e Shpirtit të Shenjte.


    A e dini se:

    Ata me këtë doktrinë – mësime dhe shpjegime vetëm sa po gënjejnë sepse Bibla nuk e kufizon numrin për ne Parajsën qiellore me Zotin por sipas Ungjillit te shkruar nga Gjoni “Gjo 3;16” thuhet:
    “Vërtet, Hyji aq fort e deshi botën sa që dha një të vetmin Birin e vet kështu që, secili që beson në të, të mos birret, por të ketë jetën e pasosur.”


    A e dini se:

    Te ashtuquajturit dëshmitarët e Jehovait shpallin se shpirti i njeriut vdes bashke me trupin e njeriut. Ata thonë - shpallin se nuk ekziston ferri!!

    Krejt kjo dhe ato qe janë thënë më parë dëshmon se këta dhe doktrinat e dëshmitareve te Jehovait I shërbejnë djallit te mallkuar. Kjo ka ndodhur qe ne zanafillën e njeriut: “Nuk do të vdisni assesi. Madje Hyji e di se kurdo të hani prej saj, sytë tuaj do të hapen e do të bëheni porsi Hyji duke e njohur të mirën e të keqen”. Kështu qe djalli qe ne fillim i ka fry njeriut në vesh kinse Hyji nuk u ka treguar te vërteten. Kjo qe ndodhë sot është vetëm trashëgimi - vazhdimësi e asaj qe ka ndodhur ne Zanafillën 3; 1-7. me qellim për të dalur kundër mësimeve te Perëndisë.


    A e dini se:

    Vet I mallkuari lufton qe tek njeriu te mbizotëroj bindja se nuk ekziston ferri. Djalli dëshiron qe njerëzit mos te besojnë në ekzistencën e Parajsës dhe ferrit. Kjo luftë e djallit te mallkuar sot zhvillohet nëpërmes te ashtuquajturve dëshmitareve te Jehovait. Te thotë dikush, apo të shkruaj libra dhe të përpiloj doktrina dhe mësime se ferri as Parajsa e Perëndisë nuk ekzistojnë, (parajsa është e kufizuar ne numër) kjo është një shërbese e madhe qe I bëhet djallit dhe çdo njeri duhet të jetë I kujdesshme ndaj mësimeve të tyre te rrejshme dhe te rrezikshme.



    A e dini se:

    Për ata dhe doktrinat e tyre ferri nuk është vendi ku ata qe jetojnë pa Zotin vuajnë përgjithmonë. Ne Librin Edhe ti mund te jetosh përgjithmonë ne parajsën toke” ne F 89 thuhet:
    Ai (ferri) nuk mund te jete vendi I mundimeve, sepse një mendim I tille nuk I ka ardhur kurrë as ne mendje e as ne zemër Perëndisë”. 2Mb16:3 17:17, dhe se te mësuarit se shpirtrat e lige vuajnë përjetësisht ne ferr është një mësim nga djalli”.


    Te lexojmë nga Bibla dhe të shohim në vijim, se pse gabojnë se thonë nuk ekziston ferri.

    Të shohim në vijim se pse gabojnë se thonë se; "te mësuarit se shpirtrat e lige vuajnë përjetësisht ne ferr është një mësim nga djalli” sepse këtë e thotë Bibla dhe disaher Jezusi dëshmon se shpirtrat e lige vuajnë përjetësisht ne ferr. Kjo nuk është nga mësimet e djallit sikurse thonë D.J por Jezus Krishti e thotë këtë

    Të shohim se çka thotë Jezusi dhe shkrimet e shenjta te cilet ne shumë raste dëshmohet ekzistenca e ferrit; "..... të hidhesh në ferr".....


    (Mk. 9; 45-48)
    "E nëse këmba jote të çon në mëkat, preje! Më mirë është për ty të hysh në jetë i çalë se t’i kesh të dy këmbët e të hidhesh në ferr."

    "Po qe se edhe syri yt të çon në mëkat, nxirre! Më mirë është për ty të hysh në Mbretërinë e Hyjit me një sy se t’i kesh të dy e të hidhesh në ferr. Ku ‘krimbi i tyre nuk cof e zjarri nuk fiket".’

    (Lk 16; 19-25)
    “Ishte një njeri i pasur që vishej me cohë të kuqe e me pëlhurë të çmueshme dhe gostitej shkëlqyeshëm si një ditë përditë. Kurse para derës së tij rrinte një skamnor, plot çibana, që quhej Lazër e dëshironte të ngihej me dromcat që binin nga tryeza e pasanikut. Madje edhe qentë vinin e ia lëpinin varrët".

    "Vdiq skamnori e engjëjt e çuan në prehër të Abrahamit. Vdiq edhe pasaniku dhe e varrosën.

    Në ferr, ndër mundime të mëdha, çoi sytë e pa prej së largu Abrahamin dhe Lazrin në prehrin e tij e bërtiti: ‘O atë Abraham, ki mëshirë për mua e dërgoje Lazrin ta lagë majën e gishtit të vet në ujë e të ma flladisë gjuhën se po mundohem për së tepërmi në këtë flakë.’ Abrahami iu përgjigj: ‘Mos harro, o bir, se ti i gëzove të mirat e tua gjatë jetës sate, ndërsa Lazri të këqijat; tashti, ky këtu gëzon e ti vuan."


    (LK 16; 25)
    "Por, për më tepër, ndërmjet nesh e jush është një humnerë e madhe, kështu që, edhe ata që do të donin të kalojnë prej këndej te ju, nuk munden, po ashtu edhe prej andej të kalojë këndej, s’mundet askush!’"


    (LK 16; 27-28)
    "Pasaniku vazhdoi: ‘Atëherë, po të lutem, o atë, çoje Lazrin në shtëpinë e tim eti, se i kam pesë vëllezër e le t’i qortojë seriozisht që të mos vijnë edhe ata në këtë vend mundimesh".


    (2 e Sel 5-9)
    "Ato janë shenja e gjyqit të drejtë të Hyjit dhe kanë për qëllim t’ju bëjnë të denjë për Mbretërinë e Hyjit, për të cilën edhe pësoni. E njëmend është e drejtë që Hyji ë japë mundim atyre që ju salvojnë, kurse juve, të salvuarve, t’ju dhurojë bashkë me ne pushimin në Ditën e Zbulesës së Zotit Jezus, kur të vijë prej qiellit bashkë me engjëjt e pushtetit të vet me zjarr të ndezur flakë dhe të hakmerret mbi ata që nuk duan ta njohin Hyjin dhe mbi ata që nuk duan ta dëgjojnë Ungjillin e Jezusit, Zotit tonë. Të tillët do të ndëshkohen me dënimin e pasosur larg nga fytyra e Zotit dhe nga lavdia e madhërisë së tij,..."


    (Zb 14; 10-11)
    “..do të pijë verën e zemërimit të Hyjit të pazbutur, të ndikuar në gotën e zemërimit të tij dhe do të hidhet në mundime në zjarr dhe në sulfur ndër sy të engjëjve të shenjtë dhe të Qengjit.Tymi i mundimeve të tyre nuk do të pushojë së ngrituri në shekuj të shekujve, dhe nuk kanë pushim as ditë as natë ata që e adhurojnë Egërsirën dhe truporen e saj dhe kushdo e merr vulën e emrit të saj”.


    (Zb 20; 15)
    "Kushdo nuk u gjet i shkruar në librin e jetës qe plandosur në liqenin e zjarrtë".



    Është gabim I rëndë mohimi i ekzistencës së ferrit dhe të shpallet se "te mësuarit se shpirtrat e lige vuajnë përjetësisht ne ferr është një mësim nga djalli” sepse këtë e thotë Jezus Krishti, kjo ka pasoja të rënda.

    Është gabim I rëndë dhe me pasoja të rënda mohimi i ekzistencës së Parajsës me Perëndinë apo përkufizimi i numrit sikurse shpallin D.J duke mësuar se; “Perendia ka zgjedhur vetem 144.000 per te shkuar ne parajsë” , sepse Krishti thotë ndryshe, Ai thotë se; "ne shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa" apo; "...secili që beson në të (JEZUSIN), të mos birret, por të ketë jetën e pasosur.”. Përkufizimi ne shifra është nga djalli i mallkuar me qellim për të humbur shpresën dhe besimin njeriut në KRISHTIN - SHPETIMTARIN e atyre qe i besojnë.



    Ne Bibël ka edhe shumë dëshmi të tjera qe përshkruajnë për ekzistencën e ferrit dhe Parajsës qiellore në lumturi me Zotin. Unë kam postuar vetëm disa nga ato për të dëshmuar se te ashtuquajturit dëshmitaret e Jehovait mashtrojnë njerëzit dhe me këto mashtrime i shërbejnë djallit dhe ai do tua shpërblej. Vetëm djallit dhe ushtarëve te tij i përshtatet te largoj njerëzit nga shpresa e Parajsës me Zotin me qellim për ti ndalur në ferr. D.J dhe mësimet e tyre janë pikërisht ato qe na thotë Jezusi ne Bibël; “Ruajuni iu përgjigj të mos ju gënjejnë! Sepse shumë do të vijnë në emrin tim e do t’ju thonë: ‘Unë jam!’ dhe: ‘U afrua koha!’ Mos shkoni pas tyre! (Lk 21; 8)



    vazhdon-->

    toni77
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 26-11-2011 më 19:57
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #37
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    178
    jane thjesht organizata te masoneve e kjo dihet fare mire
    kane gjetur vdekje shume femije te pafajshem ne shqiperi nga keta vrasese te fshehte duke vene litarin ne gryke e pastaj do takojne zotin pse nuk ja vene ata te paret litarin vetes meqe e duan me shume zotin?
    jane mbi 80 vrasje te konstatuara deri tani ne shqiperi qe kane bere vetvrasje nga keta te paguar qe levizin si mushkonja neper rruge pse nuk reagon shteti e i le te levizn danimarka i ak perzene me dhune keta te ketillet po ashtu edhe ne greqi pse valle erdhen tek ne keta pse ne ngelem per keta pastaj danimarka ka me shume nivel me ne pse i perzuri/
    sepse keta te felliqur "deputet" kane marre rryshfete e pra keto organizata te fshehta i propagandojne njerzve litarin ne gryke e mabs kesaj parajsa i keni keto ne fiks fare deshmimtaret e videot e marra nga persona qe kane rene viktima te tyre por qe e kane kuptuar mashtrimin e tyre
    e sot ata i gjen levizin me nje buzeqeshje fallco thuaj se keta jane engjullore krejt te zbritur e pra mos na dale ndonje qe sdo ta pranoje kete realiett e na i mbron se atyre u the su the ecin qorrazi ne te tyren se i thone ekonomi tregu kur sje ujk te hane ujqrit i thone nje fjale ecni gjini shehs e ben pershehsh se vetm shkopi u vjen hakut juve mor te marre qe keni vrare femije te pafajshem
    e me e forta tani kane dale mormonet hahahahahaha edhe keta neser do na bejne ndonje doktrine e do ngrejne zerin me te madhe qe ne jemi te saktet hahahaha hajde eshte bere pershesh ne shqipri

  8. #38
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    A e dini se:

    Te ashtuquajturit “dëshmitarët e Jehovait” në doktrinat e tyre “Ku janë të vdekurit?” mësojnë se jeta e njeriut përfundon me vdekjen e trurit dhe gjithçka perfundon në varrin e njeriut - nuk ekziston asgjë ma!!!

    Kjo ndodhë pavarësisht se këta deklarohen se besojnë Ungjillit dhe fjalës së Jezusit, ama harrojnë se Jezusi tha se Hyji nuk është Hyj i të vdekurve, por i të gjallëve;
    “Hyji i Abrahamit, Hyji i Izakut, Hyji i Jakobit. Hyji nuk është Hyj i të vdekurve, por i të gjallëve, sepse të gjithë për të jetojnë:"(20;27)



    A e dini se;

    Çka shpjegon doktrina e “dëshmitarëve te Jehovait”;

    Citim
    5 Për Jehovain, Krijuesin e trurit, ajo që ndodh kur njeriu vdes, nuk është enigmë. Ai e di të vërtetën dhe në Fjalën e tij, në Bibël, e shpjegon gjendjen e të vdekurve. Mësimi i qartë i Biblës është: kur njeriu vdes, nuk ekziston më. Vdekja është e kundërta e jetës. Të vdekurit nuk shohin, nuk dëgjojnë dhe nuk mendojnë.

    Sepse në mësimet e tyre ka ndikuar Satanai. Ai e përdor fenë e rreme për t’i bërë njerëzit të besojnë se, pasi të vdesë, do të vazhdojnë të jetojnë në të ashtuquajturën botë të shpirtrave. Kjo është një gënjeshtër që Satanai e ndërthur me gënjeshtra të tjera, për t’i larguar njerëzit nga Perëndia Jehova

    A e dini se;

    Për ata qe besojnë kështu dhe doktrinat e tyre te gabuara, kemi mjaft dëshmi nga Bibla dhe mësimet e Jezusit: Shembulli më i miri është kur Jezusi kthej ne jetë një vajzë të vdekur, edhe pse vajza kishte vdekur dhe si pasojë edhe truri, kjo u kthye në jetë, kur Jezusi e thirri dhe i tha “vajzë zgjohu” ajo dëgjoj zërin e Jezusit dhe u ngrit, dmth, nuk paska perfunduar gjithçka, të lexojmë:


    “Vajza jote vdiq! Mos e mundo më Mësuesin!” Jezusi, kur e dëgjoi, i tha: “Mos ki frikë! Ti vetëm beso! Ajo do të shpëtojë!”

    Kur erdhi te shtëpia, nuk la askënd të hyjë brenda përveç Pjetrit, Gjonit, Jakobit, babait dhe nënës së fëmijës. Të gjithë e qanin dhe e vajtonin. Jezusi u tha: “Mos qani! Ajo nuk ka vdekur, por po fle!” Ata e përqeshën sepse e dinin mirë se kishte vdekur. Ai e kapi për dore dhe i tha:

    “O vajzë, çohu!”

    Asaj iu kthye shpirti dhe menjëherë u çua. Jezusi u urdhëroi t’i japin vajzës menjëherë të hajë. Prindërit e saj mbetën të mallëngjyer. Jezusi i porositi të mos i tregojnë askujt çka ndodhi. (Lk 8; 49-56)



    A e dini se;

    ka edhe shembuj tjetër si dëshmi se njeriu nuk përfundon edhe pse ne mendojmë se ai vdiq, ai vdes për ketë botë tonën, për ndryshe jeta e njeriut vazhdon. Bibla na shpjegon se edhe pse shumë shekuj më parë ata ishin vdekë, Moisiu dhe Elia u shfaqen duke biseduar me Jezusin, dhe tani ne bëjmë pyetje atyre qe përmbajnë këto doktrina te rrejshme, siç shpjegojnë ata; “kur njeriu vdes, nuk ekziston më” e si pati mundësi qe Moisisu dhe Elia u shfaqen? Si nuk ekziston më njeriu pasi të vdes? Ata u panë nga Apostujt në krahet e Jezusit, bile Apostujt deshën ne ngrehin edhe tenda për ta, si shpjegohet kjo? Të lexojmë:

    “Pas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, vëllain e tij e i çoi në vetmi në një mal të lartë. Atëherë u shndërrua para syve të tyre: fytyra i shkëlqeu porsi dielli e petkat iu bënë të bardha porsi drita. Dhe ja, atyre iu dukën Moisiu dhe Elia e flisnin me të. Atëherë Pjetri i tha Jezusit:

    ‘Zotëri, është mirë për ne të rrimë këtu: nëse do ti, po ngre këtu tri tenda: një për ty, një për Moisiun e një për Elinë.’” (Mt 17; 1-4)



    A e dini se:

    Doktrina e “deshmitarëve të Jehovait” thotë se;
    Fetë japin përgjigje të ndryshme për këto pyetje. Disa prej tyre mësojnë se po të bësh një jetë të ndershme, do të shkosh në qiell, kurse po të bësh një jetë të keqe, do të digjesh në një vend mundimesh. Fe të tjera mësojnë se kur vdesin, njerëzit kalojnë në një botë tjetër,
    Dhe tha:
    “Të të bjerë ndër mend për mua, o Jezus, kur të arrish në Mbretërinë tënde!”

    E Jezusi i tha:

    “Për të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë (Lk 23; 42-43).”


    A e dini se;

    Jezusi u thotë doktrinave te tyre se jeni gabim shumë, Ai tha; “...kush jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë” (Gjn 11; 25-26).

    Dhe ne fund Jezusi pyet;

    “A e beson ti këtë?”



    vazhdon-->

    toni77
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 26-11-2011 më 20:23
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Vetëvritet 11-vjeçarja besimtare
    Nga GiSHteZa në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 08:46
  2. Vetëvaret 16 vjeçari, frekuentonte "Jehovain"
    Nga Cimo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 22:55
  3. Dëshmitarët e Jehovait dhe vetvrasja
    Nga Arrnubi në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 06:38
  4. Deshmitarja e Jehovait vret veten ?
    Nga Arrnubi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-12-2008, 22:26
  5. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •