Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 38
  1. #21
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga coptic Lexo Postimin
    A ke marrë përgjigje për një gjë shumë të thjeshtë, një pyetje e thjeshtë që të vë të dyshosh në atë që thua ti. A ka ndonjë vend në Bibël që Ati i thotë Birit, "Perëndia im" siç i tha Biri Atit? Dhe interesant që askund në Bibël nuk thuhet që Perëndia mbushej me frymë të shenjtë, pse duhej të ndodhte kur Ai të ishte në tokë, a nuk ka fuqi tashmë?
    Po harron se Bibla thote se Jezusi (Biri, Fjala) kishte dy natyra... Hyjnore dhe njerezore. Mos te hyjme me thelle se veq humbje kohe eshte te debatosh me ju sepse nuk jeni njerez te sinqerte, pra jeni te mbyllur brenda burgut te kultit tuaj. Kulla e Rojes ka deshtuar dhjetera here ne profeci, cdo profeci qe e kane thene kurre nuk u eshte plotesuar, i kane ndrruar doktrinat sic u ka shkuar per shtati, e ka ndrruar edhe 'Biblen' e tyre. Kur nuk te plotesohet nje profeci pra je profet i rreme, e s'munesh me thone 'jo valla eshte njerezore te gabosh' sic thone Deshmitaret e rreme te Jehovait se Profecine nuk e thote njeriu nga vetvete, por Perendia permes njeriut. Nuk eshte Hyjnore te gabosh, por njerezore edhe une pajtohem, pra ata njerez qe jane ne krye te Kulles se Rojes ne Brooklyn jane te gjithe profete te rreme dhe manipulues me miliona jetera njerezish.



    Me ne fund askund ne Bibel nuk thuhet se duhet te besohet Kulla e Rojes, por Jezusi ka thene se njerezit duhet t'i besojne Atij. Mos harro se askund ne Bibel nuk permendet organizata 'Kulla e Rojes', e perse duhet t'i besojme Kulles se Rojes kur nuk permendet ne Bibel? Bejani vetes keto pyetje dhe kursene veten nga injoranca.

  2. #22
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga coptic Lexo Postimin
    Nuk është kulturë bisede të fillosh të ofendosh të tjerët. Nëse di diçka për atë varg thuaje, përndryshe është më mirë të mos fillosh të diskutosh për gjërat që nuk i njeh.

    Sa për shkrimet që përdoren, nuk është i vetmi. Komplet Bibla jep dëshmi për atë shkrim dhe e vërteton atë shkrim. Ndërsa disa shrime të pakta të nxjerra jashtë kontekstit dhe të manipuluara gjatë përkthimeve biblike, arrijnë të mjegullojnë këtë të vërtetë dhe pa arritur të argumentojnë ndonjë gjë tjetër.

    Mirëmbetsh
    Po flet pa fakte e argumente, po flet mite i nderuar. Edhe kur me vine Deshmitaret tek dera ime (mos harroni se kjo organizate edhe ketu ne perendim i ka manipuluar disa rome injorante e te pashkolluar dhe i ka bere kinse Deshmitare te Jehovait), une ju them se organizata e tyre jane profete te rreme, eshte nje kult por kete nuk e them per t'i ofenduar njerezit por realitetin. E ju shkoni sherbeni atyre profeteve te rreme se me ta fundin e keni.

    A thoni ju se Jehovai eshte Zot, dhe Ai ka krijuar Jezusin si perendi tjeter. A jeni ne vete more ju ku krijon Perendia perendi tjeter, cfare absurditeti logjik, s'jeni kerkah hiq ju po nejse. A jeni ju politeista, se Bibla thote se ka vetem nje Perendi e askund nuk thote se Perendia ka krijuar nje perendi tjeter (Jezusin).

    Shiqo videon



    Ju jeni bere per filma vizatimore...

    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 22-02-2009 më 15:17

  3. #23
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    A e dini se:


    Bibla në përkthimin Bota e Re nga te ashtu quajturit deshmitaret e jehovait është r gabuar dhe me qellime qe të mbuloj dhe arsyetoj doktrinen e tyre djallzore!

    Organizata e deshmitareve te jehovait, për të mësuar anëtarët e saj, ka nxjerrë një version të sajin të Biblës në anglisht. Ky version quhet përkthimi Bota e Re (BR). Ata thonë se versione të tjera të Biblës janë të gabuara dhe të pasakta, përmbajnë keqpërkthime, gabime të mëdha në qellime dhe shprehje te caktuara.

    Ata thonë se versioni i tyre, Bota e Re, është një version shumë më korrekt dhe është ai që ka autoritet përfundimtar për ta.

    BR-ja u shtyp për herë të parë më 1950, në ShBA. Ky ishte një prodhim i punës së kryetarëve të organizatës së deshmitareve te jehovait në Nju Jork. Qysh atëherë deri më sot ka pasur disa rishtypje të BR-së, secilën me ndryshime nga versioni i mëparshëm.

    Gjëja e parë që bie menjëherë në sy si diçka e çuditshme është fakti se emrat e njerëzve të cilët “përkthyen” këtë version mbaheshin sekret ndaj publikut për shumë vjet dhe se gjithë përpjekjet për të zbuluar saktësisht se kush e kishte përkthyer atë dështonin. Vetëm këto vite të fundit është bërë e ditur se kush u përfshi në punën e përkthimit të Bota e Re. Organizata e tyre i mbajti sekret për një kohë të gjatë emrat e tyre dhe refuzonte të tregonte se kush ishin ata. Kjo, pa dyshim, bëhej për t’i mbrojtur ata nga hetimet e ndryshme që mund të bëheshin mbi nivelin e diturisë së tyre dhe aftësisë së tyre për të përkthyer nga hebraishtja dhe greqishtja.

    Dikush ka thënë: “A është e mundur t’i besosh një kirurgu apo një avokati në qoftë se ai refuzon të t’i tregojë emrin dhe kualifikimet e tij dhe në qoftë se nuk ke asnjë lloj dëshmie për aftësinë dhe zotësinë e tij?” është e rëndësishme t’i njohim ata që na bëjnë shërbime, por është e një rëndësie më të madhe të njohim ata njerëz të cilëve ua besojmë jetën tonë shpirtërore. Kush ishin ata? Çfarë kualifikimi, aftësie dhe zotësie kishin?

    Deshmitaret e jehovait e zhgënjyen publikun në këtë pikë aq thelbësore. Ata refuzuan t’i jepnin emrat dhe kualifikimin e anëtarëve të komisionit për prodhimin e BR-së së tyre. Pse gjithë ky sekret i madh? A nuk kishin “përkthyesit” asnjë lloj kualifikimi? Dhe, në fakt, kjo ishte e vërteta! Ne mund të sjellim argumente se katër njerëz qe u morën me përkthimin e Bota e Re, vetëm njëri prej tyre kishte një farë njohurie për gjuhët biblike.

    Ndryshime të qëllimshme dhe keqpërkthime të teksteve tek Bota e Re
    Kur bëjmë një studim të përkthimit të BR-së, në krahasim me versionet e tjera të Biblës (d.m.th. ato që janë pranuar prej kishave të krishtere) dhe me origjinalin në greqisht (në rastin e DhR-së), shohim se, tek Bota e Re, janë bërë ndryshime të caktuara e të qëllimshme të tekstit në mënyrë që t’u shkojnë për shtat doktrinave të deshmitareve te jehovait, d.m.th. ata kanë imponuar doktrinat e tyre në Bibël, në vend që të përkthenin atë që thotë faktikisht teksti greqisht.

    Në vijim, do të shqyrtojmë disa nga këto ndryshime të qëllimshme dhe keqpërkthime.


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #24
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    A e dini se:

    Deshmitaret e Jehovait - Bota e Re, kan perkthyer Biblen duke ndryshuar. Ata bëjnë një ndryshim shumë të vogël por mjaft domethënës, me atë ata kanë shpikur edhe nje doktrine te re - “nje drite te re” - lidhur me "Fjala"! Në qoftë se ata e përkthejnë në këtë mënyrë, atëherë ata janë politeistë, besojnë në dy Perëndisi; Perendi dhe perndi!

    Gjoni 1:1
    Ndoshta më i njohuri nga keqpërkthimet e qëllimshme në Bota e Re është përkthimi tek Gjoni 1:1. Në vend të përkthimit “Në fillim ishte Fjala. Fjala ishte me Perëndinë, dhe Fjala ishte Perëndi” (të cilën specialistët e pranojnë si përkthimin e vërtetë), ata bëjnë një ndryshim shumë të vogël por mjaft domethënës. Formulimi që ata i bëjnë këtij vargu në BR-në (përkthyer në shqip) është: “Në fillim Fjala ishte, dhe Fjala ishte me Perëndinë, dhe Fjala ishte një perëndi”.

    Ky ndryshim i vogël (shtimi i fjalëve një dhe perëndi në vend të fjalës Perëndi) përbën një përpjekje të madhe për t’ia zhveshur Jezu Krishtit të qenët Hyjni të Tij. Jezui bëhet kështu vetëm “një perëndi”. Duhet të shtojmë se specialistët kryesorë nuk e pranojnë këtë formulim të tillë të tekstit greqisht. Ata bien dakord për faktin që ata janë në gabim këtu.

    Sidoqoftë, ky keqpërkthim tek Gjoni 1:1 ngre një pyetje mjaft interesante. Në qoftë se Jezui është një perëndi, atëherë çfarë do të thotë kjo? Çfarë është një perëndi? Ashtu siç pyesim edhe në kapitullin 4: Çfarë nënkuptojnë saktësisht ata, kur e quajnë Jezuin një perëndi? A mund të na japin një shpjegim bindës për këtë? Sa Perëndi kanë dhe besojnë Deshmitaret e Jehovait? Në qoftë se ata e përkthejnë në këtë mënyrë, atëherë janë politeistë, besojnë në dy Perëndi.

    Ky keqpërkthim është thjesht një përpjekje e qëllimshme për t’i shtrembëruar Shkrimet, në mënyrë që ato t’u vijnë për shtat doktrinave të tyre. Ata thjesht nuk duan të besojnë se “Fjala ishte Perëndi” d.m.th. që Jezui është Perëndi.

    Është diçka interesante që e njëjta formë gramatikore e cila gjendet në origjinalin greqisht tek Gjoni 1:1 (d.m.th. që fjalës theos i mungon nyja shquese), përsëritet edhe tek vargjet 1:6,12,13. Megjithatë, në këto vargje, Deshmitaret e Jehovait, në Boten e Re te tyre, kanë përkthyer me fjalën Perëndi dhe jo me shprehjen një perëndi. Kjo përbën një kontradiktë. Ata përgjigjen e thonë se fjala në vargjet 6, 12 dhe 13 përdoret për Atin dhe jo për Birin dhe për këtë duhet të jetë Perëndi dhe jo një perëndi. Kjo thjesht na zbulon ndryshimin e qëllimshëm që është bërë në përkthimin e tyre. Ata nuk duan të pranojnë që Jezui është Perëndi. Fakti që në vargun 1 fjalës theos i mungon nyja shquese nuk do të thotë që ajo nuk mund të përkthehet si Perëndi. Arsyeja pse i mungon nyja shquese është thjesht që në atë varg zbatohet një rregull e veçantë gramatikore të greqishtjes së vjetër.

    Ata e bëjnë pyetjen: “Si ka mundësi që Fjala të jetë me Perëndinë dhe të jetë Perëndi në të njëjtën kohë?” Përgjigjja për këtë është kjo: “Ai që, prej natyre, është Perëndia, është, prej natyre, edhe Fjala; d.m.th. Jezui ka natyrë hyjnore, Ai shpreh se kush është Perëndia”. Kjo është një zbulesë e thellë, e lavdishme dhe madhështore. Perëndia është një Perëndi triun që na e ka zbuluar Vetveten në Personin e Zotit Jezu: “Fjala u bë mish dhe ndenji ndër ne...” (Gjoni 1:14). Jezui nuk është një qenie e krijuar; Ai ka ekzistuar nga gjithë përjetësia dhe nëpërmjet Tij ne mund të arrijmë ta njohim Perëndinë e gjallë dhe të vërtetë!

    vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 22-09-2009 më 08:54
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #25
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    A e dini se:

    Bota e Re, e deshmitarëve te jehovait, kan perkthyer Biblen duke ndryshuar. Ata bëjnë një ndryshim shumë të vogël por mjaft domethënës: Në tekstin greqisht të këtyre vargjeve të perkthyer, fjala greke allos, për fjalën tjetër, nuk gjendet aspak. Sidoqoftë, në përkthimin e tyre për këto vargje, ata e kanë shtuar këtë fjalë jo më pak se katër herë!


    Të shiqojmë në vijim këtë perkthim se si e kan fallcifikuar: Kolosianët 1;16-17


    Në tekstin greqisht të këtyre vargjeve, fjala greke allos, për fjalën tjetër, nuk gjendet aspak. Sidoqoftë, në përkthimin e tyre për këto vargje, ata e kanë shtuar këtë fjalë jo më pak se katër herë! Kjo është një përpjekje për të bërë që të duket se Jezui është një pjesë e Krijimit të Perëndisë, d.m.th. që Ai është një qenie e krijuar dhe jo vetë Krijuesi i përjetshëm.

    Po e japim më poshtë versionin e tyre nga Bota e Re, e përkthyer në shqip, dhe vetë lexuesi do të kuptojë atë ndryshim të madh që sjell futja e kësaj fjale.

    Përemri vetor nënkupton natyrisht Jezuin:

    “...sepse me anë të tij u krijuan të gjitha gjërat [e tjera] që janë në qiejt dhe mbi dhe, gjërat e dukshme dhe gjërat e padukshme; çfarëdo që të ishin - frone apo zotërime apo principata apo pushtete. Të gjitha gjërat [e tjera] janë krijuar nëpërmjet tij dhe për të. Gjithashtu, ai është përpara gjithë gjërave (e tjera) dhe me anë të tij të gjitha gjërat e tjera] erdhën në ekzistencë...”


    Kjo qe thuhet "(e tjera)" nuk ekziston por ia kan shtuar me qellim.


    Në Bibel është kështu e shkruar:

    16 Sepse në Të u krijua çdo gjë në qiell e në dhe, çka shihet e çka nuk shihet: qoftë Fronet, qoftë Zotërimet, qoftë Principatat, qoftë Pushtetet ‑ gjithçka u krijua nëpër Të dhe për Të.

    17 Ai është para çdo gjëje dhe çdo gjë qëndron në Të.



    Kater herë ata perdorin fjalen fjala greke allos, për fjalën "e tjetër"! Mirpo kjo nuk gjindet, të shiqojmë me kujdes:

    Colossians 1:16 Greek Study Bible

    oti en autō ektisthē ta panta en tois ouranois kai epi tēs gēs ta orata kai ta aorata eite thronoi eite kuriotētes eite archai eite exousiai ta panta di autou kai eis auton ektistai

    Colossians 1:16 Hebrew Bible
    כי בו נברא כל אשר בשמים ואשר בארץ כל הנראה וכל אשר איננו נראה הן כסאות וממשלות הן שררות ורשיות הכל נברא על ידי ולמענהו׃

    Colossians 1:16 Aramaic NT: Peshittaܘܒܗ ܐܬܒܪܝ ܟܠܡܕܡ ܕܒܫܡܝܐ ܘܒܐܪܥܐ ܟܠ ܕܡܬܚܙܐ ܘܟܠ ܕܠܐ ܡܬܚܙܐ ܐܢ ܡܘܬܒܐ ܘܐܢ ܡܪܘܬܐ ܘܐܢ ܐܪܟܘܤ ܘܐܢ ܫܘܠܛܢܐ ܟܠܡܕܡ ܒܐܝܕܗ ܘܒܗ ܐܬܒܪܝ ܀
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 23-09-2009 më 06:41
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #26
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Viktima te herezise se Ariosit jane!

    Kjo herezi qe lindi dhe u shua ne shekullin e 4-t te krishterimit u rishfaq perseri me ta ne kohet e fundit.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #27
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    A e dini se:

    Bota e Re, e deshmitarëve te jehovait, kan perkthyer Biblen duke ndryshuar me qellim qe të zhveshin Jezuin në ekzistenca e Tij e përjetshme, pra, të qenët Hyjni. Në botimin e parë të BR-së, në vitin 1950, ata kanë dhënë përkthimin me fjalët “unë kam qenë” dhe e quajtën këtë “koha e kryer e pashquar”. Ky është një budallallëk dhe i qellimshem.

    Jezusi u përgjigj:
    “Përnjëmend, përnjëmend po ju them: përpara se të ishte Abrahami, UNË JAM!”

    Gjoni 8;58

    Në këtë varg Jezui thotë: “Para se të lindte Abrahami, UNE JAM”. Çifutët e kuptuan menjëherë se çfarë po thoshte Jezui dhe menjëherë morën gurë për ta vrarë meqë mendonin se blasfemoi.
    "Atëherë kapën gurë për ta gjuajtur" (Gj 8; 59)

    Kur i pyti Jezusi se per çfar doni t'më vritni me gur; ata i pergjigjen:

    Judenjtë iu përgjigjën:
    “Nuk duam të të vrasim me gurë për shkak të ndonjë vepre të mirë, por për shkak të blasfemisë: pse ti, duke qenë njeri, e bën veten Hyj!” (Gjn 10; 31)


    Sigurisht, këtu, Ai e kishte fjalën për ekzistencën e Tij të përjetshme. Ai nuk tha: “Para se të lindte Abrahami, unë isha”, apo: “Para se të lindte Abrahami, unë ekzistoja”, por “UNE JAM”. Fjalët greke për këtë janë ego eimi. Folja eimi është në mënyrën dëftore të kohës së tashme dhe mund të përkthehet vetëm unë jam.

    Megjithatë, le të shohim se çfarë kanë bërë Deshmitaret e Jehovait me këtë varg!

    Në botimin e parë të BR-së, në vitin 1950, ata kanë dhënë përkthimin me fjalët “unë kam qenë” dhe e quajtën këtë “koha e kryer e pashquar”. Ky është një budallallëk, sepse nuk ekziston një kohë foljore e tillë. Kjo tregon thjesht injorancën e dalluar të përkthyesve të Botes e Re e deshmitarëve te jehovait. Në botimin e mëvonshëm të Bot e Re, ata e kishin kuptuar gabimin e tyre dhe e quajtën “mënyra dëftore e kohës së kryer”. Por përsëri, e kishin gabim. Ai njeri, që di sado pak nga greqishtja e DhR-së, e di se ego eimi është mënyra dëftore e kohës së tashme!

    Shikojmë që edhe këtu ndodh e njëjta gjë - një përpjekje nga ana e përkthyesve për të imponuar doktrinën e tyre të gabuar në Bibël. Në qoftë se kjo shprehje përkthehet “unë kam qenë”, atëherë Jezuit i zhvishet ekzistenca e Tij e përjetshme, pra, të qenët Hyjni. Pra ky është edhe qellimi. “Unë jam” sugjeron të qenët Perëndi dhe ishte kjo ajo që po thoshte Jezui. Ai po barazonte Veten me Perëndinë dhe pikërisht kështu e kuptuan drejt çifutët atë që po u thoshte Ai.


    Te shiqojmë shkrimin ne gjuhet e ndryshme:

    Jezusi u përgjigj: “Përnjëmend, përnjëmend po ju them: përpara se të ishte Abrahami, UNË JAM!”

    John 8:58 English
    said to them Jesus truly truly I say to you before Abraham came to be I am

    ΚΑΤΑ ΙΩΑΝΝΗΝ 8:58 Greek NT:
    εἶπεν αὐτοῖς Ἰησοῦς· ἀμὴν ἀμὴν λέγω ὑμῖν, πρὶν Ἀβραὰμ γενέσθαι ἐγὼ εἰμί.

    John 8:58 Greek
    eipen autois iēsous amēn amēn legō umin prin abraam genesthai egō eimi

    John 8:58 Hebrew Bible
    ויאמר אליהם ישוע אמן אמן אני אמר לכם בטרם היות אברהם אני הוא׃

    John 8:58 Aramaic NT: Peshitta
    ܐܡܪ ܠܗܘܢ ܝܫܘܥ ܐܡܝܢ ܐܡܝܢ ܐܡܪ ܐܢܐ ܠܟܘܢ ܕܥܕܠܐ ܢܗܘܐ ܐܒܪܗܡ ܐܢܐ ܐܝܬܝ ܀
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 24-09-2009 më 14:33
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #28
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    A e dini se:

    Deshmitaret e jehovait profetizuan ne menyre te rreme shumher, njëra nder profetizimet e rrejshme është se Armagedoni do të ndodhte në vitin 1914 dhe se Krishti do të kthehej atëherë! Kjo do të ishte, sipas tyre, fillimi i futjes së Mbretërise së Zotit mbi Tokë.

    Bibla thotë:
    “Ruajuni iu përgjigj të mos ju gënjejnë! Sepse shumë do të vijnë në emrin tim e do t’ju thonë: ‘Unë jam!’ dhe: ‘U afrua koha!’ Mos shkoni pas tyre! (Lk 21; 8)

    Kjo ka ndodhur pikrisht tek deshmitaret e jehovait kur ata shpallen se Krishti do të vij, apo edhe atëher kur than se Krishti ka ardhur I pa dukshem. Mirpor Jezusi me kohë është kujdesusu dhe ka demantuar këto rrena të djallit duke na porositur se; “shumë do të vijnë në emrin tim e do t’ju thonë: ‘Unë jam!’”.

    Mbi historinë e deshmitareve te jehovait, ka shumë profeci te rrejshme te cilat mund ti lexojmë në vijim, mirpor më i njohuri nga parashikimet e rreme të sektit të tyre, bërë nga Rasëlli, është ai që thotë se Armagedoni do të ndodhte në vitin 1914 dhe se Krishti do të kthehej atëherë. Kjo do të ishte, sipas tyre, fillimi i futjes së Mbretërise së Perëndisë mbi Tokë. Edhe pse më vonë e pranuan që parashikimet e tyre nuk iu dolën, ata akoma vazhdojnë me mashtrimin e vetvetes dhe te atyre qe u besojnë dhe thonë se në 1914-ën filloi Parousia (Ardhja apo Prezenca) e Dytë e Krishtit. Në librin e tyre Lajmi i mirë i cili na bën të lumtur, botuar në Beograd më 1983, ata thonë: “...Jehova më 1914 e ka marrë pushtetin dhe përmes mbretërisë së Krishtit ka filluar të mbretërojë mbi Tokë”, dhe “...dëshmitarët e jehovës nga 1914-ta në mbarë Tokën kanë lajmëruar se mbretëria e Krishtit është e pranishme” (faqet 162, 163).

    Shumë deshmitare te jehovait e besuan këtë profeci të rreme, bile shitën edhe shtëpitë e pronat e tyre duke pritur këtë gjë dhe, natyrisht, që mbetën të zhgënjyer kur panë se kjo nuk ndodhi.

    Kjo është pikërisht ajo qe na thotë Jezusi ; “Ruajuni iu përgjigj të mos ju gënjejnë! Sepse shumë do të vijnë në emrin tim e do t’ju thonë: ‘Unë jam!’ dhe: ‘U afrua koha!’ Mos shkoni pas tyre! (Lk 21; 8)

    Edhe këtu na porositë Jezusi: "Nëse atëherë do t’ju thotë ndokush: ‘Qe, Mesia është këtu!’, ose ‘Është atje!’ ‑ mos besoni! Sepse do të ngrihen mesi të rrejshëm e profetë të rrejshëm, .....Ju vëriani mendjen vetes: ja, jua paralajmërova të gjitha!” (Mk 13; 21-23)

    Ata thonë se Ardhja e Dytë e Krishtit do të jetë e padukshme: “ai vjen...dhe prandaj është i padukshëm...”. Mirpor Bibla thotë se Ardhja e Krishtit do të jetë e dukshme; “Atëherë do ta shohin ‘Birin e njeriut duke ardhur mbi re’! Ndersa profecitë me shkrime tyre thuhet se se; “kthimi i tij do të ishte i padukshëm” dhe “Kthimi i Krishtit është i padukshëm” (Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë, fq. 143, 146, 147). Ata kanë një pikëpamje të gabuar për Ardhjen e Dytë të Krishtit. Bibla na mëson qartë se Ardhja e Tij do të jetë e dukshme (shih më poshtë).

    e atëherë ‘do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi re’ me fuqi të madhe e me madhëri” (Lk 21; 27)

    “Menjëherë pas mjerimit të atyre ditëve
    ‘Dielli do të terratiset,
    hëna nuk do ta lëshojë dritën e vet,
    yjet do të bien nga qielli
    e trupat qiellorë do të lëkunden.’

    Atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut; atëbotë të gjitha fiset e dheut do qajnë dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe me madhëri të madhe. Ai do t’i dërgojë engjëjt e vet me bori të madhe për t’i bashkuar të zgjedhurit e tij nga katër anët e botës, prej njërit skaj të qiellit në tjetrin.” (Mt 24; 29-31)

    Atëherë do ta shohin ‘Birin e njeriut duke ardhur mbi re’ me fuqi të madhe e me lavdi”.(MK 13; 26)

    “Qielli e toka do të zhduken, e fjalët e mia nuk do të bien poshtë.” (Lk 21; 33) Thot Jezusi.

    vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 07-11-2009 më 20:52
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  9. #29
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    A e dini se:

    Deshmitaret e jehovait profetizuan ne menyrë te rreme shumher, njëra nder to është se, siq kemi shkruar në artikullin e mëparshem; ajo kishte të bënte me atë që Mbretëria e Krishtit do të vendosej në Tokë më 1925. Mirpor, së bashku me këtë, ata shpallen se do të vinë në tokë edhe disa patriarkë (profet) të Beslidhjes së Vjketer; Abrahami, Isaku, Jakobi dhe të tjerë, sipas asaj profecie ata do të ringjalleshin në këtë kohë për t’u bërë udhëhëqësit e Mbretërisë bashk me Jezusin!.

    Kjo ishte pra edhe një profeci tjetër e tyre false, e cila njihet mirë, është ajo që u bë nga Radhërfordi në fillimet e shekullit të 20-të. Ajo kishte të bënte me atë që Mbretëria e Krishtit do të vendosej në Tokë më 1925 dhe se disa patriarkë të Beslidhjes së Vjeter; Abrahami, Isaku, Jakobi dhe të tjerë, do të ringjalleshin në këtë kohë për t’u bërë udhëhëqësit e Mbretërisë. Kur data e supozuar prej tij për Ardhjen dhe ringjalljen e profetëve erdhi e iku dhe ata nuk erdhen fare, kur nuk u pa të ndodhte ndonjë nga këto gjëra, këta zëra heshtën dhe çdo gjë u mbulua!!


    A e dini se:

    Radhërfordi arriti deri atje sa të ndërtonte në San Diego të Kalifornisë një shtëpi të veçantë që e quajti Beth Sarim, shtëpia e cila ishte paraparë ata do të banonin ne të! Por, së fundi, kur ata nuk u shfaqën profetët, as Krishti, vetë Radhërfordi shkoi të banonte në shtëpinë e veçantë që kishte ndërtuar dhe e përdori atë si të tijën!

    Edhe një profeci më e fundit e rrejshme (fallco) e një natyre të tillë madhore, që u bë prej sektit të deshmitareve te jehovait, kishte të bënte me mësimin se Armagedoni dhe fillimi i Mbretërisë Mijëvjeçare të Krishtit do të ndodhte në vitin 1975. Kjo është një profeci që flet për një kohë kaq të vonë sa ata natyrisht që duhet të dinë diçka rreth saj. Ndoshta mund ta kuptojmë që ata mund të mos dinë për profecitë false të Rasëllit në shekullin e 19-të, por nuk ka arsye pse ata të mos dinë rreth profecisë për 1975-ën, sidomos nëse kanë qenë në atë kohë.

    Por, nëse flet me nje deshmitar te jehovait, zbulon se shumë pak prej tyre dinë për ato që u thanë prej sektit të tyre në atë kohë, apo nuk deshirojnë të dinë pasi qe është rrenë dhe deshtim. Gjithçka është mbuluar në një mënyrë të tillë që ata të mos dinë e mos zbulojnë gjë, ata qe dinë mos të flasin per këtë.



    vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 10-11-2009 më 21:43
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e beta85
    Anëtarësuar
    20-03-2009
    Postime
    137
    Disa të mjerë janë viktima, të tjerët mashtrues qe i sherbejnë ferrit!

    Kur i kam takuar per herë të parë me lan pershtypje pozitive pasi qe u dukshin njerez të mirë, të edukuar dhe gjithë kohen biseda e tyre ishte mbi Zotin, kjo fillimish më pelqej dhe vertetë i shtova kujdes takimeve me ta.
    Dikur kur lexova mbi doktrinate tyre dhe sa ma shumë qe pata kontakt me ta, edhe më shum fillova të dyshoj në ta.
    Pasi mësova, lexova Biblen, lexova ungjijt dhe letrat e apostujve, zhvillova takime me grupe te krishtera, kryesisht katolike dhe vertetë u ndikova nga e verteta e Zotit, kuptova se këta janë asgjë, mashtrues të medhenjë qe dinë në mënyrë shumë dinake ta mshehin Jezusin.
    Gjithsecili është i lirë të besoj ashtu si ai mendon se është më mirë. Kemi pergjegjsi edhe per ato qe besojmë por edhe më shumë kur flasim ne emer te Zotit.
    Ajo qe unë kam verejtur te Deshmitarët e Jehovait dhe me ka bë shumë pershtypje negative është se ata e paraqesin një zot te tjeter dhe jo at Zot te Bibles, them më konkret jo at Zot te Beslidhje se Re dhe Kishes së parë, letrave te apostujve eterve te Kishes e keshtu me radhë. Mohojnë Trininë, Krishtin Zot, Shpirtin e Zotit as qe e konsederojnë ekzistient, prandaj kjo është e gabuar sepse te e fundit Historia e Zotit biblik është Shpirti i Shenjt.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vetëvritet 11-vjeçarja besimtare
    Nga GiSHteZa në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 08:46
  2. Vetëvaret 16 vjeçari, frekuentonte "Jehovain"
    Nga Cimo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 22:55
  3. Dëshmitarët e Jehovait dhe vetvrasja
    Nga Arrnubi në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 06:38
  4. Deshmitarja e Jehovait vret veten ?
    Nga Arrnubi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-12-2008, 22:26
  5. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •