Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 38
  1. #11
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    A e dini se:

    Deshmitaret e Jehovait mohojnë realitetin biblik ndaj Krishtit. Sipas Deshmitareve te Jehovait, Jezusi nuk u ngrit fizikisht prej se vdekuri. Ne librin “Mbreteria eshte prane”, ata thone se ne momentin e vdekjes, Jezusi la menjane organizmin njerezor, ne te cilin ai predikoi si nje krijese e re per 3 vjet e gjysem; kur u ringjall, ai nuk ishte me njeri. Ata thone se Jezusi u ringjall prej se vdekuri, por vetem shpirterisht, jo fizikisht. Ata gjithashtu, i mesojne pasuesit e tyre se, pas kryqezimit ne kryq, (ata mesojnë se jo ne Kryq por u var ne ni shtyllë) Krishti vdiq dhe u ringjall si nje krijese shpirterore, e padukshme dhe e paprekshme.

    Ndersa Bibla na meson krejt ndryshe:


    Sipas Gjonit 20

    “Pa e parë në duart e tij vritiën e gozhdave e pa e vënë gishtin tim në vendin e gozhdave; pa e shtirë vënë dorën time në kraharorin e tij, kurrë nuk besoj.”
    Pastaj i tha Tomës:
    “Shtjere gishtin tënd këtu dhe ja, shihi duart e mia! Ma jep dorën tënde e shtjere në kraharorin tim dhe mos ji njeri që s’beson, por besimtar!” (Gj 20; 25-27)


    Në vijim do të lexojmë nga Ungjilli I Lukes

    Ndërsa këta ende po bisedonin për këto ngjarje, vetë Jezusi zuri vend në mes të tyre dhe tha:

    “Paqja me ju!”

    Të tmerruar dhe të frikësuar, mendonin se po shihnin ndonjë shpirt.

    Jezusi u tha:

    “Pse po trembeni? Pse po dyshoni në zemrat tuaja? Shikojini duart e mia e këmbët e mia: unë jam! Vetë! Më prekni e vërtetojeni! Shpirti s’ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!” (Lk 24; 36-39)
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 26-11-2011 më 20:57
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #12
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    A e dini se:

    Deshmitaret e Jehovait mesojne ne menyre te rreme qe Shpetimi vjen permes kryerjes se veprave te mira. Mesimi i vertete i Bibles, sic e dine te krishteret, eshte qe Shpetimi vjen VETEM nepermjet Hirit ose Meshires se Jezus Krishtit, jo nepermjet veprave. Ah, sikur Deshmitaret e Jehovait ta besonin kete te vertete ne zemrat e tyre! Atehere ata do te cliroheshin nga tutela e kesaj organizate te rreme, nga Kulla e Rojes, e krijuar nga duart e njerezve.

    Sistemi i shitjes apo shperndarjes se librave te Kulles se Rojes dere me dere dhe i realizimit te normes mujore eshte plan i Djallit. Nje njeri, kushdo qe te jete ai, mjafton vetem qe te besoje ne zemren e tij se Jezus Krishti eshte Biri i vetemlindur i Atit, dhe se Ai s’eshte i krijuar nga njerezit, por eshte nje me Atin; Ai vdiq per mekatet tona dhe u ringjall prej se vdekuri. Jezusi eshte Fjala e Hyjit, personi i dyte i Trinitetit. Per t’u shpetuar, kushdo mund te shkoje tek Jezusi ne menyre te sinqerte dhe T’i kerkoje Atij t’i laje mekatet ne gjakun e Tij. Djalli atehere s’ka me fuqi t’i vere mekatet para syve te tu dhe te t’i kujtoje ato, sepse tani ti je i paster, i “rilindur” dhe i shpetuar. Sinqeriteti eshte celesi dhe principi themelor ne kete ceshtje.

    Mos i hyj kesaj gjeje, nese je i vaket ne zemer. Lutju Zotit Jezus ta sheroje zemren tende, nese nuk je i sigurte, por je i vaket. Deshmitaret e Jehovait nuk jane kurre te sigurte nese jane te shpetuar apo jo. Kjo dote thote se ata jane te burgosurit e Djallit. Te Krishteret e rilindur jane te sigurte se jane te shpetuar në Jezusin.


    Të lexojmë disa citate te Bibles dhe mund te mesojmë se si deshmitarët e jehovait mesojne ne menyre te rreme qe Shpetimi vjen permes kryerjes se veprave te mira:


    Gjoni 3:16 thote:
    “Sepse Perendia e deshi aq boten, sa dha Birin e Tij te vetemlindurin, qe, kushdo qe beson ne Te, te mos humbase, por te kete jete te perjetshme”. ( Gjn 3:16)

    kurse Efesianeve 2:8-9 thote:
    “Ju ne fakt, jeni te shpetuar me ane te hirit, nepermjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, por eshte dhurate e Perendise, jo nga vepra, qe te mos mburret askush.” ( Ef 2:8-9)
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 26-11-2011 më 20:59
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #13
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    A e dini se:


    Deshmitaret e Jehovait besojne se Jezusi u be Krisht (Mesia) vetem kur u pagezua. Ne faqet 36 dhe 65 te librit “Njohuria” thuhet: “Jehovai e vajosi Jezusin me shpirtin e shenjte. Ne kete menyre, Jezusi u kthye ne Krisht (Mesia)”. Kjo do te thote se, qe nga lindja e tij derisa u pagezua nga Gjon Pagezori, Jezusi s’ishte Krishti. Metota e mohimit te Jezus Krishtit eshte plan i Djallit.

    Të ndalemi per ni moment dhe te meditojmë se çka na thotë Bibla: Nese kjo eshte e vertete, atehere si shpjegohet qe Bibla thote per Simeonin tek Luka 2;26, “Dhe ne menyre hyjnore atij i qe zbuluar nga Shpirti e Shenjte se nuk do te vdiste para se te kishte pare Krishtin e Zotit”? Perkthimi i Botes se Re thote te njejten gje. Pra, nese Simoni nuk e pa Krishtin ashtu sic thote Bibla, atehere Zoti e genjeu ate! E pervec kesaj, barinjve iu tha: “sepse sot ne qytetin e Davidit lindi per ju nje Shpetimtar, qe eshte Krishti, Zoti” (Luka 2;11). Gjithashtu, a ia vlen te besosh se Gjon Pagezuesi, nje njeri i thjeshte, ishte i mbushur “me Shpirtin e Shenjte qe ne barkun e nenes”(Luka 1;15), kurse Biri i Vetemlindur i Hyjit - Jezusi - duhej te priste 30 vjet per te njejten gje? Bibla thote te verteten, por dikush tjeter po genjen!

    Në vazhdim të lexojmë disa citate te Bibles dhe mund te mesojmë se si deshmitarët e jehovait mesojne ne menyre te rreme kur thojnë se “Jezusi u be Krisht (Mesia) vetem kur u pagezua”:

    Ungjilli Lk 2. 10-11 thotë:
    Engjëlli i Zotit u afrua tek ata dhe lavdia e Zotit i shndriti e ata u trembën për së tepërmi. Engjëlli u tha:
    “Mos kini frikë! Ja, unë po ju sjell një lajm të mirë: gëzim të madh për mbarë popullin! Sot, në qytetin e Davidit ju lindi Shëlbuesi Krishti Zot! (Lk 2; 10-11 )



    Ungjilli Lk 2. 25-30 thotë:
    Në Jerusalem asohere jetonte një njeri, që quhej Simon. Ishte njeri i drejtë dhe i përshpirtshëm. Priste Ngushëllimin e Izraelit e në të ishte Shpirti Shenjt. Shpirti Shenjt ia kishte zbuluar se s’do të vdiste pa e parë Mesinë e Zotit. I nxitur prej Shpirtit Shenjt erdhi në Temull. Kur prindërit e sollën Jezusin Foshnjë për të kryer rregulloren e Ligjit mbi të, Simoni e mori para duarsh, falënderoi Hyjin e tha:
    “Tani, o Zot, mund të lejosh të vdesë shërbëtori yt në paqe siç the ti vetë, sepse me sytë e mi e pashë shëlbimin”. (Lk 2 25-30)
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 26-11-2011 më 21:00
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #14
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    A e dini se:

    Deshmitaret e Jehovait kan shpikur edhe nje doktrine te re - “nje drite te re” - lidhur me doktrinen e Jezusit si Krye Engjelli Mikael.

    Nëse fillojnë ata këtu të flasin, fillojnë me ato vjerrshat e tyre te zakonshme: Emri i “Kjo krijesë (Mikaeili) e fuqishme frymore quhet: "një nga princat e parë"; "princi i madh, mbrojtësi i bijve të popullit (të Danielit)" dhe "kryeengjëlli". (Danieli 10:13; 12:1; Juda 9)”. Kjo është e vertetë se ashtu është e shkruar në Bibel lidhur me Mikaelin, por ata harrojnë se Jezusi ka krejt ni emer të tjeter. Gjatë leximit të Bibles askund nuk lexon, të pakten niher ku Jezusi është quajtur Engjull, perkunder asajë ne në Bibel shumëher lexon fjalen; Jezusi – Krisht. Jezusi – Biri I Atit. Jezusi Zot. Jezusi - Hyji. Edhe diçka tjeter lidhur me këtë është e shkruar në Bibel ku kjo doktrine e deshmitarëve të Jehovait bie ne kundershtim me ate qe thonë shkrimet biblike, kemi tek Hebrenjte 1;5 “Sepse cilit nga engjejve i tha (Zoti) ndonjehere: Ti je Biri im, sot me je lindur?”

    Poashtu si “argument” ata citojnë nga Zbulesa 12:7 ku e përmend faktin që Mikaeli dhe engjëjt e tij do të luftonin kundër Satanait dhe do ta hidhnin atë bashkë me demonët e tij nga qielli”. Po rata harrojnë se meniher në vazhdim të atyre rreshtave thuhet: “Atëherë dëgjova një zë të madh në qiell, që thoshte: »Ja, tani koha e shëlbimit, e pushtetit dhe e Mbretërisë së Hyjit tonë dhe e sundimit të Krishtit të tij!” (Zb 12 10). Per çudi këtu thuhet “Hyjit tonë dhe e sundimit të Krishtit të tij” ndersa nuk thotë Mikaeli. Dmth nuk është ashtu.

    Pra, deshmitarët e jehovait Jezusin e njohin si Mikaeli përpara se të vinte në tokë, poashtu ata thonë se “Jezusi njihej po me këtë emër (Mikaeli) kur u kthye në qiell, ku banon si Bir frymor i Perëndisë”!

    Është ni dallim i madh ne mes të Bibles dhe mesimeve te deshmitareve te Jjehovait. Në këtë rast, të gjithë ata qe janë kapur në rrjeten e mashtrimit te Kulles se Rojes, duhet t’i pergjigjen nje pyetjeje te rendesishme, asaj pyetjeje, te cilen vete Jezusi ua pyeti dishepujve te Tij tek Mateu 16. 13-17 duke ju thënë: “Po ju, kush thoni se jam?” Sipas mesimeve te Kulles se Rojes, Pjetri duhej t’i pergjigjej kesaj pyetjeje keshtu: “Une them se Ti je engjelli Mikael”. Por, jo, pergjigja e vertete e Pjetrit ishte: “Ti je Mesia Biri i Hyjit të gjallë!” (Mt 16 13-17).

    Tani sipas doktrines se deshmitarëve te Jehovait na del se Jezusi është “mashtrues” sepse Krishti nuk I dha verejtje Pjetrit, Ai nuk I tha “jo jo Pjeter, un nuk jam ai qe ti thua por un jam ni Engjul”l. Por Jezusi perkunder asajë, Ai e pergezoi duke I thënë: “I lumi ti, o Simon, biri i Jonës, sepse këtë nuk ta zbuloi mishi e gjaku, por Ati im që është në qiell”! (Mt 16 13-17)

    Apostuj e njohen Jezusin si Mesi e Zot. Ata e dinin se Mesia duhej te ishte ndryshe nga profetet ose nga engjejt. Kemi shembullin tek Marku 9; 2-17, shpjegohet se si ata perjetuan nje ngjarje qe s’do ta harronin dot kurre, Bibla na flet për Shndërrimin ei Jezusit, kur Elija dhe Moisiu u takuan me Jezusin. Por vini re! Jezusi nuk u Shndërrua ne nje profet, sepse kjo gje do ta kishte bere Ate te njejte me profetet Elija dhe Moisiu. Ai gjithashtu nuk u shperfytyrua ne nje engjell si Mikaeli. Jo, sepse kjo gje bie ne kundershtim me ate qe thote Bibla tek Hebrenjte 1;5 “Sepse cilit nga engjejve i tha Zoti ndonjehere: Ti je Biri im, sot me je lindur?” Pra, Hyji nuk po i referohej nje njeriu te thjeshte, apo qofte edhe nje engjelli, kur Ai foli per Jezusin tek Marku 9:7 “Ky eshte Biri im i dashur, degjojeni!” Apostujt nuk e shihnin Jezusin si inferior, por si anetar te dyte te Trinitetit, d.m.th. si Bir te Atit me gjithe lavdine e Tij ne shekuj te shekujve.

    Çdo deshmitar Jehovai, ne fakt, cdo njeri mbi toke, duhet t’i jape pergjigje pyetjes “Kush eshte Krishti, sipas mendimit tend?” Po te degjoni sektin tuaj, sigurisht se jepni një pergjigje te gabuar. Por bindjuni urdherit, qe Hyji na jep te gjitheve: “Ky eshte Biri im i dashur, degjojeni!” Sepse kjo eshte rruga qe te con ne Qiell. Amen.

    Në vazhdim të lexojmë disa citate te Bibles dhe mund te mesojmë se deshmitarët e Jehovait po gënjejnë kur thonë se Jezusit është engjelli Mikael:


    e Hbr 1; 5-14 thotë:

    Biri më i pushtetshëm se engjëjt

    Dhe vërtet, cilit prej engjëjve Hyji i tha ndonjëherë:
    »Ti je im Bir unë sot të linda?«

    Dhe prapë: »Unë do t’i jem Atë dhe ai do të më jetë Bir?«

    Dhe prapë, kur dërgon të Njëlindurin Birin e vet në botë, thotë:
    »Le ta adhurojnë të gjithë engjëjt e Hyjit!«

    Kurse për engjëjt Ai thotë kështu:
    »Ai i bën engjëjt e vet erëra, shërbëtorët e vet flakë zjarri«.

    Ndërsa për Birin thotë:
    »Froni yt, o Hyj, në shekuj të shekujve, dhe skeptër drejtësie - skeptri i Mbretërisë sate. E ke dashur drejtësinë dhe e ke urryer padrejtësinë: prandaj, o Hyj, Hyji yt të shuguroi me bagmin e gëzimit si asnjë ndër shokët e tu«.

    Edhe:
    »Ti, o Zot, në fillim e krijove tokën edhe qiejt janë vepër e duarve të tua. Ata do të zhduken kurse ti qëndron, të gjithë do të vjetrohen si petku: porsi petk do t’i mbështjellësh - porsi mantel - dhe do të ndërrohen. Ti vetëm i vetmi mbetesh i njëjtë - vitet e tua nuk kanë mbarim«.

    Po e për cilin ndër engjëj tha ndonjëherë:
    »Më rri në të djathtën time derisa t’i vë armiqtë e tu shtrojë të këmbëve të tua?!«


    A nuk janë, thua, të gjithë engjëjt shpirtra të ngarkuar me ndonjë shërbim, të dërguar për t’u shërbyer atyre që do ta trashëgojnë shëlbimin?[/QUOTE] (Hbr 1; 5-14)


    Ungjilli Mt 16 13-17 thotë:

    “Kur Jezusi arriti në krahinën e Cezaresë së Filipit, i pyeti nxënësit e vet:

    “Ç’thonë njerëzit, kush është Biri i njeriut?”


    Ata u përgjigjën:
    “Disa thonë se është Gjon Pagëzuesi; disa të tjerë Elia; do të tjerë Jeremia ose një ndër profetët.”

    “Po ju u tha atyre ç’thoni: kush jam unë?”

    Iu përgjigj Simon Pjetri:
    “Ti je Mesia Biri i Hyjit të gjallë!”

    Atëherë Jezusi i tha:
    “I lumi ti, o Simon, biri i Jonës, sepse këtë nuk ta zbuloi mishi e gjaku, por Ati im që është në qiell! (Mt 16 13-17)


    Ungjilli i Markut 9; 2-8 thotë:

    Pas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin e i çoi vetëm ata në vetmi, në një mal të lartë dhe u shndërrua para tyre. Petkat e tij u bënë ndriçuese të bardha, sa që asnjë zbardhues mbi tokë nuk mund t’i zbardhojë ashtu. Atyre iu dukën Elia me Moisiun e po bisedonin me Jezusin.

    Pjetri atëherë mori fjalën e i tha Jezusit:

    “Rabbi, për ne është mirë të qëndrojmë këtu. Po ndërtojmë këtu tri tenda: një për ty, një për Moisiun e një për Elinë.”


    Në të vërtetë s’dinte çka të thoshte tjetër, sepse ishin trembur keqas. Ndërkaq u duk një re dhe i mbuloi me hijen e vet e prej resë u dëgjua një zë: “Ky është Biri im ‑ djali i Dishirit! Atë dëgjojeni!” Menjëherë shikuan rreth e rrotull e nuk panë askënd tjetër, përveç vetëm Jezusit me ta. (Mk 9; 2-8)
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 26-11-2011 më 21:04
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #15
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga labi_nn Lexo Postimin
    Duhet te jesh Deshmitar Jehovai, qe te shpetohesh:


    Sipas Deshmitareve te Jehovait, ne menyre qe nje njeri te shpetohet, ai duhet te kete pranuar doktrinat qe Trupi Drejtues i interpreton nga Bibla. Gjithashtu, per t’u shpetuar, ai duhet te pagezohet si nje Deshmitar Jehovai dhe te kryeje nje program veprash te caktuara nga Trupi Drejtues i Deshmitareve te Jehovait.


    vazhdon..
    Nje pyetje nese bon. A e kane pagezimin sikur qe urdherohet ne Bibel apo e kane shpikur prej vetes ndonje ritual?

  6. #16
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga labi_nn Lexo Postimin
    Pershendetje mesia4ever!

    Lidhur me pytjen që ma ke drejtuar desha shkurtimisht të pergjigjna.
    Se a "kanë shpikur prej vetes ndonje ritual" nuk di si te them pasi nuk kam marrur pjesë asnjëher në raste te pagëzimit të ni deshmitai te Jehovait. Ajo qe un jam i sigurtë (sipas shkrimeve dhe komunikimit te drejt per drejt me ta), jam i sigurtë se pagëzimin nuk e kan sikurse urdhërohet në Bibel.

    Jezusi kështu ka urdhëruar apostujt sipas Bibles:

    Jezusi u afrua e u tha:

    “Më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. Prandaj, shkoni e bëjini nxënës të mi të gjithë popujt! Pagëzoni në Emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt! Mësojini të zbatojnë gjithçka ju kam urdhëruar! Dhe, ja, unë jam me ju gjithmonë ‑ deri në të sosur të botës!” (Mt 28; 18-20)
    Qe ne Youtube e gjeta nja dy linqe...







    E ani pse keta ju besojne organizates se Kulles te Rojes kur ata jane profete te rreme?!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Nje pyetje nese bon. A e kane pagezimin sikur qe urdherohet ne Bibel apo e kane shpikur prej vetes ndonje ritual?
    Mu me duket ne krye te ketij "besimi"jan disa psikolog ku nxojn me se shumti persona te vetmuar pa perkrahje dhe jau marin te gjitha paret,plus i dergojn te familja me ju ba shtypje "harselim" per te marr edhe hisen te prindet edhe nese i kan gjall..........

    Jan te menqur kan metoda te forta te dijes se nuk bin ne graqk vetem te dobtit por qdo i dobt mentalisht ne ndoj rast depresioni apo monotonie, kjo me ben ti urrej se keht asht te bish ne duar te dikujt kur ke nevoj mer nji dorê te shtrirê.

    e kush ta zgjat doren nuk duhet te kerkon para dhe te lidh per vete si lope per tu mjel...

    e ngjajshme asht edhe ajo kisha e siontellogjis ku asht adept Tom cruz,adept apo agnet me ba publicitet per ket kish...qe europa nuk e don edhe pse asht vendos ne qender te kryequtetit me shum si librari dhe qenra sheruese...

    une kam has ne kesi pas 15 seanca kinezetarepi me ftoi ne nji koktell....koktell falas..........eu thash mra llotaria amerikane
    menjiher jam informu dhe me than ik ik nga ata...jo une ju thash si kan drejt te punojn barazi me mjeket tjer...kjo nuk asht normal.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dorontina : 20-02-2009 më 09:27
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  8. #18
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Deshmitaret e Jehovait nuk votojne, nje artikull interesant i para disa koheve

    http://www.slate.com/id/2194321/

  9. #19
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Postuar më parë nga unchain
    Si mendon ti per profecine e Danielit 9:24-26, a di ta llogaritesh kohen kur do te shfaqej Mesia (hebraisht per Krishtin), ne vitin 2 p.e.s (kur lindi) apo ne vitin kur u pagezua.
    Nese deshiron ja ku jane bere llogaritje edhe nga te tjere
    Engjëlli i Zotit u afrua tek ata dhe lavdia e Zotit i shndriti e ata u trembën për së tepërmi.

    Engjëlli u tha:


    “Mos kini frikë! Ja, unë po ju sjell një lajm të mirë: gëzim të madh për mbarë popullin! Sot, në qytetin e Davidit ju lindi Shëlbuesi Krishti Zot! (LK: 2; 9-.)

    Në Jerusalem asohere jetonte një njeri, që quhej Simon. Ishte njeri i drejtë dhe i përshpirtshëm. Priste Ngushëllimin e Izraelit e në të ishte Shpirti Shenjt. Shpirti Shenjt ia kishte zbuluar se s’do të vdiste pa e parë Mesinë e Zotit. I nxitur prej Shpirtit Shenjt erdhi në Temull. Kur prindërit e sollën Jezusin Foshnjë për të kryer rregulloren e Ligjit mbi të, Simoni e mori para duarsh, falënderoi Hyjin e tha:
    “Tani, o Zot, mund të lejosh të vdesë shërbëtori yt në paqe siç the ti vetë, sepse me sytë e mi e pashë shëlbimin”.
    (Lk 2 25-30)



    Citim Postuar më parë nga unchain Lexo Postimin
    Te rreshqiti gje nga duart apo nuk ja kishe idenene per kete shkrim
    Jakobi 2:14
    Ç`dobi ka, vëllezër të mi, nëse dikush thotë se ka besim, por nuk ka vepra? A mund ta shpëtojë atë besimi?
    .
    Është e vertetë se feja pa vepra është mashtrim i vetvetit, por jo vepra te një sistemi i shitjes apo shperndarjes se librave te Kulles se Rojes dere me dere dhe i realizimit te normes mujore eshte plan i Djallit e jo nga Zoti, poe asaj, veprat nuk janë meritë e njeriut, as shpetim. Merita eshte e Zotit, Shpetimi është dhuratë e Zotit.

    Si e shpjegon Kisha katolike këtë?

    Merita e njeriut te Zoti në jetën e krishterë rrjedh nga fakti se Zoti lirisht ka vendosur ta bashkojë njeriun në veprën e HIRIT TË VET.
    Veprimi atëror i Zotit jep shtytjen e PARË, kurse të vepruarit e lirë të njeriut vjen në radhë TË DYTË në bashkëpunimin e tij, kështu që meritat e veprave të mira i duhen dhënë para së gjithash HIRIT TË ZOTIT, pastaj besimtarit. Merita e njeriut, ndërkaq, KTHEHET edhe kjo te ZOTI me qenë se veprimet e tij të mira e kanë zanafillën e tyre, në Krishtin, nga frymëzimet dhe nga NDIHMAT e Shpirtit Shenjt. (kat 2008)

    Gjithsesi shkrimi na thotë se njeriu është i shpetuar në dashuri dhe dhuratë e Zotit.

    Vërtet, Hyji aq fort e deshi botën sa që dha një të vetmin Birin e vet kështu që, secili që beson në të, të mos birret, por të ketë jetën e pasosur.
    Në të vërtetë Hyji nuk e dërgoi Birin që ta dënojë botën, por që bota të shpëtojë nëpër të. Kush beson në të, nuk dënohet, ndërsa, kush nuk beson, ai është dënuar që tani, pse nuk besoi në Emrin e Njëlindurit, Birit të Hyjit. ( Gjn 3:16-18)



    Citim Postuar më parë nga unchain Lexo Postimin
    Nuk eshte mire qe nje i krishtere te manipuloje me theniet e te tjereve per qellime personale,

    tani me thuaj ku thuhet qe Krishti ishte Perendia i Plotfuqishem, apo ku thuhet qe fryma e shenjte eshte Perendia i Plotfuqishem ne Bibel. Ateher sipas arsyetimit tend ti thua qe nuk duhet t'i besojme as keto.
    Në fillim ishte Fjala e Fjala ishte në Hyjin e Fjala ishte Hyj. Kjo ishte në fillim në Hyjin. Prej Saj u bë çdo gjë e pa Të nuk u bë asgjë. (Gj 1; 1-3)


    Hyjin kurrë askush nuk e pa: Biri i vetëm që është Hyj, një natyre me Atin,
    Ai bëri të njihet.
    (GJONI: 1; 18)

    "Do të vdisni në mëkatet tuaja! Për të vërtetë nëse nuk besoni se UNË JAM" do të vdisni në mëkatet tuaja.” (Gj 8; 24)

    “...të tyre (Izraelitëve) janë edhe patriarkët, prej tyre, si njeri, është edhe Krishti, i cili është mbi çdo gjë, Hyji i bekuar në shekuj. Amen”. (Rm 9,5).

    Hyji na e zbuloi këtë të vërtetë me anë të Shpirtit Shenjt: sepse Shpirti Shenjt depërton në gjithçka, edhe në vetë thellësinë e natyrës hyjnore. E njëmend, kush prej njerëzve di çka është në njeri përveç shpirtit të njeriut që është në të? Kështu edhe çka është në Hyjin, askush nuk e di, përveç Shpirtit të Hyjit. E ne nuk kemi marrë shpirtin e botës, por kemi marrë Shpirtin që vjen prej Hyjit që ta dimë me ç’dhurata na ka pajisur Hyji. (1 E KORINTASVE: 2. ZBULIMI I SHPIRTIT SHENJT 10-12)

    16 Po ju a nuk e dini se jeni Tempulli i Hyjit dhe se Shpirti i Hyjit banon në ju? (1 E KORINTASVE: 3; 16 EDUKIMI I NJERËZVE PËR HYJIN)

    Apo nuk e dini se trupi juaj është Tempulli i Shpirtit Shenjt që banon në ju, që e keni prej Hyjit. (1 E KORINTASVE: 6; 19 THIRRJA NË GJYQE TË TË PAFEVE)


    Prandaj, po ju them: askush që flet nën ndikimin e Shpirtit të Hyjit, nuk thotë: “Qoftë mallkuar Jezusi!”, por edhe askush nuk mund të thotë as: “Jezusi është Zot!”, veçse nën veprimin e Shpirtit Shenjt. (1 e Kor 12)


    Vërtet, në një të vetmin Shpirt Shenjt të gjithë jemi pagëzuar për të qenë një trup i vetëm, si hebrenjtë ashtu grekët, si robërit ashtu edhe të lirët dhe të gjithë e kemi shuar etjen në të njëjtin Shpirt Shenjt. (1 E KORINTASVE: 12; 13)


    Citim Postuar më parë nga unchain Lexo Postimin
    Nuk eshte mire qe nje i krishtere te manipuloje me theniet e te tjereve per qellime personale,
    Sa per ate se nuk quhet engjell, eshte e vertet, sepse ishte krye-engjell, dmth nje person qe sundon mbi ta, qe i drejton.

    Sa per ate nese eshte permendur apo quajtur Jezusi ne Bibel - kryeengjell. Pergjigja eshte PO!
    1 Selanikasve 4:16
    sepse Zoti vetë, me një urdhër, me zë kryeengjëlli dhe me borinë e Perëndisë, do të zbresë nga qielli dhe ata që vdiqën në Krishtin do të ringjallen të parët;
    Një verejtje, fillimisht ti nuk ke te drejt të thuash; "ata që vdiqën në Krishtin do të ringjallen të parët" sepse ti nuk beson në Krishtin por e urrenë dhe mohon te VERTETEN mbi Krishtin, prandaj ti mos llogaritë ne ketë rresht fare bile.

    e dyta;

    e Hbr 1; 5-14 thotë:

    Biri më i pushtetshëm se engjëjt

    Dhe vërtet, cilit prej engjëjve Hyji i tha ndonjëherë:
    »Ti je im Bir unë sot të linda?«

    Dhe prapë: »Unë do t’i jem Atë dhe ai do të më jetë Bir?«

    Dhe prapë, kur dërgon të Njëlindurin Birin e vet në botë, thotë:
    »Le ta adhurojnë të gjithë engjëjt e Hyjit!«

    Kurse për engjëjt Ai thotë kështu:
    »Ai i bën engjëjt e vet erëra, shërbëtorët e vet flakë zjarri«.

    Ndërsa për Birin thotë:
    »Froni yt, o Hyj, në shekuj të shekujve, dhe skeptër drejtësie - skeptri i Mbretërisë sate. E ke dashur drejtësinë dhe e ke urryer padrejtësinë: prandaj, o Hyj, Hyji yt të shuguroi me bagmin e gëzimit si asnjë ndër shokët e tu«.

    Edhe:
    »Ti, o Zot, në fillim e krijove tokën edhe qiejt janë vepër e duarve të tua. Ata do të zhduken kurse ti qëndron, të gjithë do të vjetrohen si petku: porsi petk do t’i mbështjellësh - porsi mantel - dhe do të ndërrohen. Ti vetëm i vetmi mbetesh i njëjtë - vitet e tua nuk kanë mbarim«.

    Po e për cilin ndër engjëj tha ndonjëherë:
    »Më rri në të djathtën time derisa t’i vë armiqtë e tu shtrojë të këmbëve të tua?!«

    A nuk janë, thua, të gjithë engjëjt shpirtra të ngarkuar me ndonjë shërbim, të dërguar për t’u shërbyer atyre që do ta trashëgojnë shëlbimin? (Hbr 1; 5-14)



    Nuk bëhet fjalë për "manipolime" si shpreheni ju por këto janë vetem disa nga rreshtat Biblik. Nuk mendoj të zgjati me debate sepse keto tema veq sa po perseriten por këtë e bëna per hirë se më je drejtuar mua.

    Jezus Krishti është Hyji i Vertetë. Këtë nuk e zbulova unë por këtë e ka zbuluar Shpirti i Hyjit. Këtë e besoj unë, e beson Krishterimi i mirfillt. Këtë e perdikon dhe e beson Kisha e Zotit Krisht qe nga fillimi, qe nga koha e apostujve. Ju ose besojeni ndaqi mos e besoni. Por, mirë është qe ta besoni. Nëse nuk e besoni shkoni dikund tjeter dhe shprehne këtë mosdije të juejen e jo te ni komunitet i krishterë.

    Nëse deshiron të informohesh lidhur me shkrimet biblike me fjalen Zot, mund te lexojsh këtu ku ni anëtar i nderuar: "torrkerry" është duke shkruar.

    http://www.forumishqiptar.com/showth...17#post2160317


    respekte dhe mirkuptim

    toni77
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 26-11-2011 më 21:27
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  10. #20
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga unchain Lexo Postimin
    A ke marrë përgjigje për një gjë shumë të thjeshtë, një pyetje e thjeshtë që të vë të dyshosh në atë që thua ti. A ka ndonjë vend në Bibël që Ati i thotë Birit, "Perëndia im" siç i tha Biri Atit? Dhe interesant që askund në Bibël nuk thuhet që Perëndia mbushej me frymë të shenjtë, pse duhej të ndodhte kur Ai të ishte në tokë, a nuk ka fuqi tashmë?

    Jam duke e vërejtur se nuk ki njohuri të mjaftueshme ne këtë punë. Edhe pse disaher i thash vetvetes time qe mos te merrna me shkrimet tua, gjithsesi po me detyron.

    Ti, sillesh sikurse te kishte nevoje Hyji te mbrohet! Jo, Ai është i gjithëpushtetshëm dhe nuk i mungon asgjë për tu mbrojtur nëse kërkohet.

    Ti, sillesh sikurse te krishterët ta mohonin Hyjin! Jo, te krishterët, në këtë rast flas për katolikë, nuk e mohojnë por Krishti është Hyji! Vetëm në Krishtin e shohim Hyjin. Zoti e Krishti, e Krishti e ZOTI janë Një, nuk janë dy. Nuk bëhet fjalë këtu se cili e ka fuqinë më të madhe e cili më të vogël! Krishti tha se "gjithçka ka Ati është e imja", andaj mos u ba merak ti sepse Jezusit nuk i mungon asgjë sikurse nuk i mungon as Atit.

    Këtu ka mungesë informimi por, e lus Jezus Krishtin qe ta zbulon te vërtetën e Tij.

    Ky është edhe problemi te ata qe nuk besojnë Krishtin Zot, nuk e besojnë Shpirtin e Shenjtë Zot, apo më mirë të them nuk e besojnë Trininë e Shenjët.

    Për ta kuptuar Hyjninë e te Birit dhe Shpirtit, duhet të kuptosh Trininë dhe pasi të kuptosh Këtë mund te kuptosh shumë gjëra te cilat shumë njerëz kanë këtë problem.

    TRINIA e SHENJËT është Një ZOT - por, tri Vetje hyjnore. Nuk janë Dy apo Tre sikurse pretendohet.

    Trinia e Shenjte është bashkësia e Atit, Birit dhe Shpirtit Shenjt, bashkësi dashurie, jo bashkësi e qenieve të ndryshme, sikurse tek njerëzit, por bashkësi në të njëjtën esencë hyjnore. Kjo është njëjtësi apsolute e Vetjeve në varësi të Dytës prej të Parë, kurse të Tretës prej të Parës dhe të Dytës; në "të qenet - ekzistimin" e amshueshëm të Hyjit si At, Bir dhe Shpirt Shenjt përkundrazi "lindjes" së Vetja së dytë dhe "hukatjes" së Vetjes sė Tretë. Prandaj forma konkrete dhe mënyra e bashkësisë trinitare pranë ndryshmërisë së Vetjeve në të njëjtën kohë (një Hyj - tri Vetje hyjnore)


    Por, Ati është Vetja e parë hyjnore sepse është burimi i dy Vetjeve tjera (Krs. Gjn 1, 18). Mirëpo, ky kryevend (parësi) nuk do të thotë se ai është më i lartë (më i fortë) në rendin e ekzistencës: Ati nuk është më i madh (i lartë) se Biri as Shpirti, sepse të Tretë janë të një ekzistence - natyre mes veti, por Ai posedon (ka) kryevendin zanafillor. Hyji (Zoti) është At me relacionin (raportin) e atërisë, Biri eksiton si Bir me relacionin (raportin) e bijërisë kurse Shpirti me relacionin (raportin) e "hukatjes".


    Si përfundim, prej gjithë asaj që e thash shkurtimisht, d.m.th. se Ati, e Biri dhe Shpirti Shenjt vërtetë në ekzistencën hyjnore e përbëjnë një Hyj (Zot) të vetëm. Të përkryer në gjithçka. Ati e lind Birin prej shekujsh, Biri rrjedh prej Atit kurse Shpirti Shenjt prej Atit dhe Birit duke e formuar ashtu një bashkësi të përkryer. Ai është një ZOT i vetëm të cilin e përbejnë tri Vetje hyjnore, të cilat dallohen mes veti, por jo edhe në esencë. Të Tretë janë të një eksistence - natyre mes veti.

    respekt dhe nderime nga

    toni77
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 26-11-2011 më 21:26
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vetëvritet 11-vjeçarja besimtare
    Nga GiSHteZa në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 08:46
  2. Vetëvaret 16 vjeçari, frekuentonte "Jehovain"
    Nga Cimo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 22:55
  3. Dëshmitarët e Jehovait dhe vetvrasja
    Nga Arrnubi në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 06:38
  4. Deshmitarja e Jehovait vret veten ?
    Nga Arrnubi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-12-2008, 22:26
  5. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •