
Postuar mė parė nga
DI_ANA
Gjithmone kam menduar me bindje te plote qe njeriu zoteron forcen me te madhe.Nje force te pashteruar kurre dhe te mbinatyrshme. Me ane te forces ai i ben balle jetes dhe pengesave te saj,i ben balle dhe vete dhimbjes me mizore qe mund te ekzistoje.Por prape vjen nje moment kur forca mbaron.Me kuptoni? Nuk ke force te marresh fryme,as te mbyllesh syte per te fjetur gjume. Sikur per cdo hap qe te hedhesh ne jete duhet te paguash. Ulesh menjane dhe thua "Po une nuk kam per te paguar kaq". Por ky eshte vetem nje iluzion. Ne kete bote vetem nje gje nuk arrin te kuptojme kurre: Jetojme mes iluzioneve,apo iluzionet jetojne mes nesh duke krijuar kopshtin e tyre vetmitar? Si mendoni ju..?
Krijoni Kontakt