Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1

    Pyetje per te gjithe

    Keto jane pyetje qe ua parashtroj te gjithe antareve te forumit. Secili eshte i ftuar te jape mendimet ose pikpamjet e tija.

    Cila mendoni se eshte vija ndarese midis Virtualitetit dhe Realitetit? Pra ku fillon njeri e ku mbaron tjetri? Sa te vetdijshem jeni ju per kete fenomen? Po te tjeret?
    Sa mendoni qe ndikon virtualiteti ne te dy planet (teorik dhe praktik) e jetes tuaj (private dhe publike)? Po ne ate te te tjereve?


    Kuptohet qe secili ka pergjigje te ndryshme.


    p.s.
    Nuk synoj ta diskutojme kete teme me teper se sa te shohim pikpamjet e njeri-tjetrit (megjithse diskutimi eshte i pashmangshem).

  2. #2
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Virtualiteti te jep liri me shume se realiteti!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet nė Bllog
    22
    Per njerezit normale nuk ka dallim midis te dyjave, pasi sic shprehen ne jeten virtuale shprehen edhe ne jeten reale. Sigurisht qe ka plot njerez te tjere qe kur zbulojne Internetin, marrin superxhiro ne cdo drejtim. Kjo vjen me shume si pasoje e mungeses se eksperiences ne Internet dhe njohjes se tij.

    Virtualiteti eshte me i fuqishem se realiteti. Mendoni per nje cast, a do te kishim ne mundesi te diskutonim me njeri-tjetrin dite per dite edhe pse na ndajne oqeane, kontrinente dhe shkruajme nga cepe te ndryshme te botes? A e gjejme kete mundesi ne jeten reale?! Sigurisht qe jo.

  4. #4
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Virtualiteti eshte me i fuqishem se realiteti.

    Pikerisht kete kam dashur te them!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  5. #5
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Postuar mė parė nga Mina
    Virtualiteti eshte me i fuqishem se realiteti.

    Pikerisht kete kam dashur te them!

    Sa me i fuqishem eshte virtualiteti se realiteti???

    Une mendoj se pasionin e reales nuk e zevendeson dot virtualja.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #6
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Mundesine per t`u njohur me kaq shume persona nuk ta jep realiteti! Mundesine e bashkebisedimit ne nje grup kaq te madh perseri nuk e arrin dot ne jeten reale! Ketu ne jemi thuajse te njohur me njeri-tjetrin dhe diskutojme lirshem, larg komplekseve. Realiteti nuk na e jep kete mundesi!
    Mendimin e mesiperm nuk e kundershtoj!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-10-2002
    Vendndodhja
    Planeti "TOKE"
    Postime
    71
    Virtualitetin e kemi nga halli, kur mungon realiteti. Pike.

    Bashkohem me Corazon, pasionin e reales nuk e ka virtuali.

    E cfar mund te besh me nje virtual, thjesht shkembim batutash dhe informacioni (if...). Ky virtualitet eshte i perkohshem, sepse po qe i perhershem morret fund...

    Sado i bukur te jete nje trendafil ne ekran, sorry por nuk i merr dot ere...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga flerfler : 20-11-2002 mė 12:42

  8. #8
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Gjithsesi shijon bukurine me shqisen e te parit!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet nė Bllog
    22
    Nese virtualiteti nuk do te ishte me i fuqishem se realiteti, njerezit nuk do te shpenzonin aq kohe ne Internet sa shpenzojne. Realiteti perfshihet ne virtualitet dhe jo anasjelltas. Ajo qe gjithesecili nga ne quan "realitet" kufizohet ne hapesire dhe kohe dhe nese nuk e keni vene re, virtualiteti mposht nje limit te njerezimit: hapesiren. Pa levizur nga karrigia e kompjuterit tuaj ju mund te flisni ne video conference nepermjet Internetit me cdo njeri tjeter ne bote te lidhur me boten virtuale, Internetin. A mund ta beni kete ne jeten reale. Sigurisht qe jo! Telefonat, celularet dhe gjithcka elektronike eshte rrjeti i virtualitetit.

    Mund te jesh i ulur para nje kompjuteri dhe te shikosh njerezit qe ecin ne Times Square NY, apo Berlin, Tokio apo Sidni ne Australi. Bota fale virtualitetit eshte bere shume me e vogel se c'ka qene pasi informacioni leviz shume shpejt nga cdo cep i botes ne pak sekonda.

    Realiteti i brezit tim eshte gelltitur nga virtualiteti. Pune, shkolle, shtepi, Interneti, kompjuterat, celularet kane nenshtruar kohen tone.

  10. #10
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Per ata qe nuk i kishin te qarta pasojat e oreve te tera ne kompjuter cdo dite, cdo jave, per vite me rradhe besoj se e kane te qarte tani qe kane lexuar postimin me lart.

    Ne keto caste ndryshimi i realitetit dhe virtualitetit eshte i dukshem. Sic e tha dhe flerfler me lart "trendafilit nuk i merr dor ere nga ekrani". Ne te njejten kohe virtualiteti (teknologjia) te lejon te luash me ligjet e natyres duke bere te mundur komunikimin e njerezve nga cdo ane e botes.

    Pra ne baze te fuqive te botes reale dhe asaj virtuale eshte shume e lehte per te gjetur ate vije ndarese qe Sokoli kerkon.
    Po aq e lehte sa dhe ndryshimi midis lopes (muuuuuu) dhe maces (mjauuuuuu)

    Me kete vrull qe ka marre teknologjia kompjuterike ajo vije qe tani eshte e qarte do ndryshoje cdo dite dhe ketu fillon frika.
    Do vije dita qe dhe trendafilit do ti marresh ere edhe pse eshte virtual. Do vije dita qe dhe lopa do tja beje mjauuuuuu. Mbase dhe macet nuk do ti mbajme ne shtepi sepse do bejne bajga . Cdo gje eshte e realizushme ne boten virtuale dhe do vije dita qe bota virtuale do perfshije te gjitha fuqite e botes reale dhe ne te njejten kohe do lejoje njerezit te shkelin ligjet e natyres. I vetmi kufi do jete imagjinata.

    Do vije dita qe dhe ato filmat e hollivudit (kam parasysh matrix) do behen realitet ( apo duhet te them virtualitet? ).

    Nga fjalet "do vije dita" mbase u kam lene pershtypjen se kam ndonje fuqi mbinjerezore per te pare te ardhmen por u siguroj qe jam mese real. Do doja qe cdo gje qe thashe me lart te ishte genjeshter. Ato "do vije dita" nuk jane endrrat e mia. Perkundrazi jam i gezuar dhe shpresoj qe te mos jetoj aq shume sa te shikoj boten te katandiset ne nje bote virtuale. Perdora si shembull macet e lopet per te theksuar ndryshimet ne keto caste por nuk me duket aspak qesharake e ardhmja.

    Nqs nuk u vjen keq per boten duhet tu vije keq per mua qe bera gjithe kete argument dhe ne te njejten kohe vazhdoj te studioj per informatike.

    Nuk mbaj pergjegjesi per depresime reale apo virtuale.
    Per ata te depresuarit, mbylleni aparaturen virtuale, hapni dritaren, merrni fryme thelle per dy deri ne tre minuta, dhe mos cani koke se kur te vije ajo dite qe thashe me lart te gjithe do jemi ne nje bote me reale.

    Gjithe te mirat
    Edi

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. “Muslimanėt nė Ballkan - realiteti dhe e ardhmja”
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-10-2008, 19:52
  2. "Sex and the City" dhe realiteti i Nju-Jorkut!
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 16-01-2006, 22:09
  3. Realiteti Shqipetar ...
    Nga Kleidi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 15-09-2005, 09:56
  4. Simone De Beauvoir (Gruaja: Miti dhe Realiteti)
    Nga Cupke_pe_Korce nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 11:45
  5. Realiteti Shqiptar..
    Nga huggos nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-02-2003, 16:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •