Per shume kohe kam pas kerkuar nje forum ku te mund te gjeja "shume" shoke shqiptare dhe shume fryme shqiperie, qe kur lexova postimet e para ne kete forum u binda se kisha gjetur ate qe kerkoja ... ne fakt pasi u rregjistrova per shume kohe i qendrova larg internetit ... meqe nuk lash dot cigaren thashe me vete, te pakten po provoj te le internetin, e meqe prap nuk ja dola do riprovoj te kunderten, do me thene do filloj internetin dhe do le cigaren, keshtu qenka jeta, qark pa fill e pa fund
... ...
Persa me perket mua, un kam lindur poet, dhe, edhe pse e them me mungese te dukshme modestie, besoj se jam talent. Mire po gjate femijerise se c'ndodhen ca ngjarje andej ne vendlindjen time, ne veri, ne kufi me Kosoven, qe me bene tu mbyllja kapakun librave me pozi e tu hapja kapakun librave historik dhe politk gje qe me shtyu ti futesha drejtesise. Tani qe jam ne perfundim e siper, rishfaqet ajo historia e cigares dhe internetit ... me duket se do le drejtesine dhe do filloj poezine. Eh gjithmone jeta ime keshtu ka qene; nje qark pa fill e pa fund.
Per keto arsye edhe ketu ne forum do te jete pak e veshtire per te me lokalizuar, pasi interesat e mija do te shfaqen, te zbehen, te vdesin, e pastaj te rishfaqen duke formuar ate rrethin famekeq. Keshtu nje dite do me gjeni te poezite, nje dite tek astronomia, nje tjeter tek historia e keshtu me radhe...
... dhe te mendosh se nje nene ne koherat parahistorike i tha te birit; Biri im, mos dil ne rruge, se idioti ka shpik rroten.
-- Ne baze te kesaj thenjeje i bie qe ai, i biri i asaj nenes, te kete qene para ardhesi im antik.
Por nejse me duhet te largohem (sa te tymos cigaren e fundit) ... Ju falenderoj paraprakisht per komentet mireseardhese.
Gjithe te mirat djemve, ndersa vajzave;
"Kur nje grua thote gjithshka shkon mire, gjithshka shkon keq,
dhe kur thote gjithshka shkon keq, gjithshka shkon keq"
......................*Homer Simpson*......................................
... pra kuptohet qe nuk ka shume rendesi.
[vajza mos ma merrni per ters, ta dini ju sa bojen e kam hedhur mbi leter per ti kenduar bukurise tuaj, u behet mendja edhe tre here me e madhe nga ce keni]
*******![]()
*********
Krijoni Kontakt