Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    174

    Post Muhammedi ne Bibel...

    Pershendetje!
    Sa per prezantim une jam "Drita", me te cilin pseudonim njihem edhe tek www.albforum.com.
    Duke qene se tek Albasoul u diskutua njehere per profetesite per Muhammedin qe gjenden ne Bibel, atehere besoj se do te ishte me interes qe te diskutohej edhe me tej per diēka te tille.
    Une m.q.s per profecite qe gjenden ne Bibel per Muhammedin, kam shkruar tek Albforumi, atehere po i kopjoj ato shkrime qe kam shkruajtur atje dhe po i postoj ketu, qe te vazhdoje diskutimi...
    Por edhe shkrimet tek Albasouli qe jane derguar do te kopjohen dhe do te diskutohen, perseri atje ku e kemi lene diskutimin...
    Tek shkrimet e meposhtme besoj se do te gjeni pergjigje per disa nga pyetjet qe jane bere prej "Shpresmirit" dhe prej "Beratit" ne adrese te muslimaneve...
    Sa mirė do tė ishte tė mos kisha lindur,
    por meqė kam lindur sa mirė do tė ishte tė mos vdisja,
    por meqė do tė vdesė sa mirė do tė ishte tė mos ringjallesha.
    por meqė do tė ringjallem sa mirė do tė ishte tė mos dėnohesha, e nėse dėnohem tė mos dėnohem pėrgjithmonė...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    174

    Post Muhammedi ne Bibel

    Tė gjithė ata dhe ato qė i pėrkasin Isalmit besojnė (pasi ky ėshtė kusht i besimit te tyre ) se Zoti para Muhamedit ka dėrguar shumė profetė.
    Sipas nevojės, Zoti disa prej kėtyre profeteve u zbriti shpallje prej qiellit .
    Kėshtu nė Kur'an Zoti na tregon se para Kur’anit ka zbritur edhe shpallje tė tjera . Disa prej kėtyre shpalljeve pėrmenden edhe me emra si :
    Teurati qė i zbriti Musait , Zeburi Daudit dhe Inxhili Isait.
    Qėllimet e zbritjes se shpalljeve janė tė shumta dhe tė ndryshme ....
    Por njė karakteristikė qė kanė pasur kėto shpallje ėshtė edhe ajo, se nė kėto shpallje jepeshin paralajmerime (profetėsi) pėr profetėt qė Zoti do tė dėrgonte nė tė ardhmen ...
    Nė kėto paralajmėrime tregoheshin qartė cilėsitė e profetit qė do tė vinte nė tė ardhmen dhe gjithashtu tregoheshin edhe mėnyrat se si njerėzit (qė do ta pėrjetonin atė kohė) ta dallonin se kush ishte nė tė vėrtetė profeti i pritur (i paralajmeruar, i profetizuar).
    Por dikush do tė pyes me tė drejtė:

    Sipas Islamit ēfarė u bė mė librat e mėparshėm tė cilėt i zbriti Zoti???
    Po Muhammedi ishte profetizuar nė librat e mėparshėm ???
    Nėse po, ē’farė u bė me kėto profetėsi , a ekzistojnė akoma ???

    Atėherė duke u pėrgjigjur themi:
    Librat e mėparshėm ishin pėr njė popull tė caktuar dhe pėr njė kohė tė caktuar, si pasojė atyre u mbaroi afati , prandaj edhe Zoti lejoi qė ata tė ndryshohen prej njerėzve tė ndryshėm, pėr shkaqe tė ndryshme nė kohė tė ndryshme.
    Kėshtu ajo qė ka mbetur nga librat ėshtė njė pėrzierje e fjalėve tė Zotit, fjalėve tė profetėve fjalėve tė njerėzve anonim si dhe pėrzierje me gojdhėnat dhe legjendat e popujve paganė.
    Tė gjithė kėto libra tė katandisur kėshtu janė mbledhė nė njė tė vetėm qė sot njihet me emrin BIBĖL.
    Qė librat e mėparshėm (qė sot pėrmblidhen tek Bibla) janė ndryshuar pėr kėtė nuk ekziston as mė i vogli dyshim.
    Kėtė gjė kokėulur janė detyruar ta pranojnė vetė teologėt mė tė mėdhenj tė Krishterimit.
    Dhe debatet qė bėhen sot nė lidhje me librat e mėparshėm, nuk janė fare tė natyrės, se nėse janė tė ndryshuar shpalljet e mėparshme apo jo (qė ata janė tė ndryshuar kjo tashmė s’diskutohet fare), por debatohet se cilėt pjesė janė ndryshuar e cilėt jo…
    (Kur them “debatet” nuk kam parasysh kėtu, pėr debate diletantėsh, siē janė debatet e “Renea kuq e ziut”, “Poetit”, “Matrixit” apo ndonjė tjetri, por kam parasysh debatet qė bėhen midis teologėve tė mėdhenj tė Krishterimit, qė me thėnė tė drejtėn duhen pėrgėzuar pėr punėn qė bėjnė.)
    Pėr tė argumentuar pohimin tim, se Bibla ėshtė e ndryshuar bile nė themelet e besimit tė saj, do t’ju sugjeroja tė hapnit Biblėn me koment, tė cilėn e ka pėrkthyer Dom Simon Filipaj.
    Biblėn si fillim hapeni tek Ungjilli i Gjonit 7:53-8:11 dhe po tė lexoni komentin e bėrė nga teologėt e Krishtėrimit, do tė lexoni kėto fjalė:

    “Pjesa 7:53-8:11 nuk gjendet ndėr kodet kryesore dhe me rėndėsi.
    Nuk gjendet as ndėr shkrimet e etėrve, as ndėr pėrkthimet e hershme dhe duket se nuk ėshtė e Gjonit…”

    Por kush ia ka futur Gjonit kėto 12 vargje???
    Kush ka qenė ai trim hė???
    Kush na siguron neve se te Ungjilli i Gjonit, nuk janė shtuar edhe pjesė tė tjera???
    Pėrsėri kush na siguron neve se nga Ungjilli i Gjonit nuk janė hequr edhe pjesė tė tjera???
    Tani shkoni tek Letra e parė e Gjonit 5:7.
    Kėtu do ju duhet tė keni para vetes suaj tė paktėn dy Bibla, njėra ėshtė ajo qė ju sugjerova mė lartė (Bibla katolike dhe ortodokse), ndėrsa tjetra le tė jetė njė Bibėl protestante (e cila nė dallim me Biblėn Katolike ka 7 libra mė pak).
    Tek Bibla Protestante tek vargu 7 do tė lexoni kėto fjalė:

    “Sepse Tre janė ata qė dėshmojnė nė qiell: ATI, FJALA (Biri) dhe FRYMA e SHENJTĖ, dhe kėta tė TRE janė NJĖ…”

    Ky ėshtė i vetmi varg nė Bibėl qė mbėshtet, doktrinėn kryesore tė Krishterimit e qė ėshtė doktrina e TRINITETIT.
    Tani shkoni tek Bibla Katolike dhe ajo Ortodokse dhe lexoni pėrsėri vargun 7. Tek kjo Bibėl ky varg nuk ekziston fare, por ėshtė ndarė vargu 8 nė dy pjesė me qėllim qė tė formohet vargu 7.
    Kėshtu pjesa e parė konsiderohet si vargu 7, ndėrsa pjesa qė ngelet si vargu 8.
    Por sipas Biblės Protestante kėta dy pjesė janė vetėm njė varg, dhe pikėrisht vargu 8.
    Ndėrsa ne nuk mund t’i shmangemi pyetjes:
    Ē’farė u bė me vargun 7 tek Bibla Katolike dhe ajo Ortodokse???
    Mos vallė e kanė harruar pa e shėnuar vargun mė tė rėndėsishėm, mbi tė cilin ngrihet besimi i tyre????
    Jo, jo, jo, s’ėshtė aspak punė harrese….
    Shkakun se pse Bibla Katolike dhe ajo Ortodokse, nuk e kanė shėnuar kėtė varg, na e tregon Pėrkthyesi Benjamin Willson i cili thotė:

    "Ky varg nuk gjenden nė asnjėrin prej shkrimeve greke qė ėshtė shkruar para shekullit XV-tė.
    Nuk ėshtė i cituar prej asnjė shkrimtari e as prej etėrve tė hershėm latin..."
    Ndėrsa sipas sipas Isac Njutonit ky verset ka hyrė nė edicionin e tretė tė Erasmus-it (1466-1536) nė Testamentin e Ri.
    Por protestantėt, kėto vargje tė shtuara pse i konsiderojnė si fjalė tė Zotit????
    Ata plot trimėri heqin dhe vendosin nė Bibėl me qindra vargje, siē u intereson atyre….
    Kėshtu, megjithėse tek vargu i fundit i Biblės (Zbulesa 22:19) thuhet:
    “Kush do t’i shtojė ndonjė send (fjalėve tė Biblės) Zoti do t’i shtojė plagėt e pėrshkruara, dhe kush do tė heq ndonjė fjalė nga ky libėr i profetsisė, Zoti do t’i heqė pjesėn nga pema e jetės…”
    protestantėt kanė hequr plot 7 libra tė tėrė nga Bibla, si dhe kanė shtuar shumė vargje, si nė rastin e mėsipėrm.
    Ja pra, e shihni se ēfarė pazaresh bėhet me Shpalljet e mėparshme???????????
    Njerėzit tė ndikuar nga besimet pagane, formonin idetė e tyre nė lidhje me besimin dhe pasi formohej “besimi” ata pėr tė argumentuar se besimi i tyre kishte argumente nė shpalljet e Zotit, hiqnin dhe shtonin vargje tek shpalljet e Zotit.

    Tani si mendoni, do tė rrinte Zoti qė tė priste 1700-2000 vite sa tė dilnin teologėt e sotėm dhe tė na tregojnė se cilat pjesė janė ndryshuar e cilat jo (gjė qė akoma nuk ėshtė pėrcaktuar plotėsisht)????

    Vallė do tė rrinte Zoti, dhe t’ua linte njerėzve tė na tregonin se cilat pjesė tė shpalljeve janė tė shenjta e cilat jo (gjė qė akoma nuk ėshtė pėrcaktuar plotėsisht)???????????
    Po me njerėzit qė kanė lindur dhe vdekur (si dhe ata qė lindin e vdesin), pa e ditur se kush pjesė e librit ėshtė prej Zotit dhe kush pjesė ėshtė prej mashtruesve, si i bėhet halli?????????
    Me ē’tė drejtė Zoti ka pėr t’u kėrkuar llogari atyre, se pse ata nuk besuan nė fjalėt e Tij, nė njė kohė kur akoma nuk dihet se kush janė fjalėt e Tij?
    Por, Zoti ėshtė i Drejtė dhe Mbikqyrės mbi atė qė bėjnė krijesat e Tij...
    Prandaj Zoti pėr tė treguar se kush ishin me tė vėrtetė fjalėt e thėna prej Tij, si ėshtė e vėrteta nė lidhje me Veten e Tij, si ėshtė e vėrteta me tė dėrguarit e Tij, dėrgoi Muhammedin me shpalljen e fundit (Kur'anin), shpallje e cila do tė mbetet e pandryshuar deri nė ditėn e Kijametit .
    Dhe pėr kėtė bėhet garant Vetė Zoti , i cili thotė :
    “Ne e shpallėm pėrkujtuesin (Kur'anin ) dhe ne do ta ruajmė atė.”
    Ne kete shpallje midis te tjerash, sqarohen shume gjera qe jane ndryshuar ne librat e meparshem...
    Tani si papritur vimė tek pyetja e dytė :
    A ka pasur profeci nė librat e mėparshėm pėr Muhammedin dhe shpalljen e tij??
    (Pėrgjigjen e kėsaj do ta sqarojmė nė tė ardhmen inshallah)
    Sa mirė do tė ishte tė mos kisha lindur,
    por meqė kam lindur sa mirė do tė ishte tė mos vdisja,
    por meqė do tė vdesė sa mirė do tė ishte tė mos ringjallesha.
    por meqė do tė ringjallem sa mirė do tė ishte tė mos dėnohesha, e nėse dėnohem tė mos dėnohem pėrgjithmonė...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    174

    Vazhdim...

    Pra vimė tani tek pyetja e dytė :
    A ka pasur profeci nė librat e mėparshėm pėr Muhamedin ???
    Kur'ani na tregon se nė librat e mėparshėm ka pasur aq profetėsi pėr Muhammedin, sa qė njerėzit qe u ishin shpallur kėto libra me anė tė kėtyre profetsive i njihnin cilėsitė e Muhammedit, ashtu siē i njihnin cilėsitė e fėmijėve tė tyre ....

    Thotė Zoti pėr ēifutėt dhe tė krishterėt:

    “…ata e njohin atė (Muhamedin) ashtu siē njohin bijtė e tyre …”

    Pikėrisht kėto profetsi bėnė qė njė grup i madh ēifutėsh dhe tė krishterėsh ta pranojnė Muhammedin si tė dėrguarin e fundit.
    Prej tyre do tė pėrmendim vetėm 3-4, por ju siguroj se lista e tyre qė kanė pranuar Muhammedin si profetin e fundit duke u nisur nga profetsitė e Biblės ėshtė shumė e madhe.

    I pari ėshtė Selman El Farisi (nga Persia, apo Irani), i cili ishte njė zjarrputist (adhuruesi i zjarrit), por qė pranoi Krishterimin pasi ky besim iu duk mė i mirė se besimi qė kishte populli i tij .
    Sipas asaj qė tregon ky sahab (bashkohės i Muhammedit) i nderuar, pas njė udhėtimi tė gjatė nė kėrkim tė sė vėrtetės nga njėri prift tek tjetri kishte mėsuar prej priftėrinjve (tė cilėt e dinin nga shpalljet) se pritej ardhja e njė profeti tė shumė pritur.
    Po ashtu kishte mėsuar cilėsitė dhe vendin ku do tė paraqitej ky profet.
    Prifti i fundit me tė cilin ishte takuar, nė ēastet e fundit tė jetės sė tij i kishte thėnė :
    “O biri im, Betohem nė Zotin se nuk di qė tė ketė mbetur njeri nė sipėrfaqen e tokės qė t’i pėrmbahet asaj qė ne i pėrmbahemi, mirėpo u afrua koha e paraqitjes sė njė profeti nė tokat arabe, i cili do tė bartė mbi supet e tij , fenė e Ibrahimit , pastaj do tė shpėrngulet prej vendlindjes sė tij nė njė vend ku ka shumė hurma dhe ai ka shenja qė nuk mund tė fshihen.
    Ai e pranon dhuratėn, por jo lėmoshėn dhe nė mes tė shpatullave mban vulėn e profetsisė . Nėse ke mundėsi tė shkosh nė atė vend tė kisha kėshilluar tė shkosh atje ...”
    (Kush ka mundėsi le tė shikojė librin “Fragmente nga jeta e sahabave”)

    Kėshtu Selman El Farisi, i etur pėr tė gjetur tė vėrtetėn (pėr tė cilėn kishte sakrifikuar edhe tėrė pronėn e tij, qė s’ishte e vogėl), niset tek vendi ku pritej tė vinte ky profet, por gjatė rrugės i ndodhi njė surprizė e pakėndėshme…bėhet skllav i njė ēifuti.
    Por kjo ishte gjysma e sė keqes, pasi pėr fat ēifuti jetonte tek vendi ku do tė vinte profeti, nė Medinen e ndritshme.

    Tregon Selman El Farisi:

    “…unė kisha hypur nė majė tė njė hurme tė pronarit tim, ku isha duke kryer disa punė, ndėrsa pronari im ishte ulur nėn hijen e saj.
    Kur papritmas erdhi njėri nga kushėrinjtė e tij dhe i tha:
    “I vraftė Zoti “Benu Kajlekėt” (fise arabe), ata janė tubuar sot nė Kuba (vend jashtė Medines), duke pritur ardhjen e njė njeriu qė vjen nga Meka e pohon se ėshtė profet.” ”

    ( Vini re, kėtu plotėsohet njėra nga profetėsitė e Biblės qė flet mbi arabėt, Isaia 21:13-17, ku thuhet:
    “I dilni para tė eturit duke i sjellė ujė, o banorė tė vendit tė Temas (Medina e sotshme), i kanė dalė para ikanakut me bukėn e tyre.
    Sepse ata ikin (Muhammedi me shokun e vet Ebu Bekrin) para shpatave, para shpatės sė zhveshur, para harkut tė nderur, para tėrbmit tė betejės (kjo pjesė i referohet ēastit kur idhujtarėt ishin bėrė gati qė tė vrisnin Muhammedin) …”, shėnimet nė kllapa janė tė miat.)

    Selman El Farisi vazhdon e tregon:
    “Posa i dėgjova fjalėt e tyre fillova tė dridhesha (prej emocioneve), saqė pata frikė se mos do tė rrėzohesha nga pema.
    Menjėherė nisa tė zbresė prej hurmės dhe fillova t’i them atij njeriut:
    “Ē’ka po thua?
    Pėrsrite edhe njėherė lajmin…”
    Nė kėto fjalė tė mia pronari im, u zemėrua shumė dhe mė ra me njė tė rėnė tė fortė dhe mė tha:
    “Ē’tė duhet ty?!
    Shko atje ku ishe nė punėn tėnde.”
    Kur ra muzgu, i mora disa hurma qė i kisha mbledhur dhe u drejtova atje ku pandehja tė ishte profeti.
    Hyra tek ai dhe pasi u pėrshėndeta, u thashė:
    “Kam dėgjuar se jeni njerėz qė keni nevojė pėr ndihmė, prandaj ju solla kėto hurma pėr lėmoshė (sadaka)…”
    Ai i mori dhe ua dha shokėve tė vet dhe u tha:
    “Hani…”-ndėrsa ai e tėrhoqi dorėn e nuk hėngri.
    Atėherė thashė me vete:
    “Kjo ėshtė njėra prej shenjave.”
    Herės tjetėr, mblodha disa hurma dhe ia ēova pėrsėri duke i thėnė:
    “Urdhėro se kėto hurma janė dhuratė pėr ju…”
    Ai u dha shokėve tė tij dhe gjithashtu hėngri edhe pėr vete…
    Atėherė thashė me vete:
    “Kjo ėshtė shenja e dytė…”
    Njė herė tjetėr, kur shkova e gjeta duke hapur njė gropė…
    E pashė ulur dhe nė trup kishte dy copė pėlhurash.
    Pasi e pėrshėndeta iu solla anash, qė tė shihja vulėn, tė cilėn ma kishte pėrshkruar prifti i fundit qė takova…
    Kur e hetoi kėtė gjė Muhammedi, pranoi qė tė hiqte mbulesėn e shpinės dhe unė e pashė vulėn midis dy krahėve tė tij.
    Atėherė m’u bė e qartė se ky ishte profeti qė ma kishte pėrshkruar prifti.
    Iu ngjita pas shpine dhe fillova ta puthė dhe tė qajė, ndėrsa Muhammedi me gjakftohtėsi mė pyeti:
    Ē’ėshtė me ty?!
    Atėherė i tregova rrėfimin tim prej fillimit.
    Shenjat e habisė dukeshin tė qarta nė fytyrėn e tij.
    U gėzua qė aty kishte shumė njerėz prezentė dhe e dėgjuan atė prej gojės time.
    Edhe ata ishin tė habitur dhe tė gėzuar.”
    (Kush ka mundėsi le trė shohė librin “Fragmente nga jeta e sahabėve” fq. 152-154)
    *
    * *

    Shembulli i dytė ėshtė ai i Abdullah Ibn Selamit i cili ka qenė njė ndėr rabinėt mė tė njohur ēifut ...
    Pasi Muhammedi arriti nė Medine, Abdullah ibn Selami, dėgjoi pėr tė dhe shkoi tek ai…
    Pasi e pa Muhammedin, tha fjalėt qė kurrė nuk kanė pėr t’u harruar:

    “Fytyra e tij nuk ėshtė fytyrė e ndonjė mashtruesi, apo gėnjeshtari…”
    Por, ai nuk u mjaftua vetėm me sinqeritetin e fytyrės sė Muhammedit, ai i bėri disa pyetje Muhammedit, pėrgjigjet e tė cilave vetėm, profetėt i dinin.
    Dhe pasi Muhammedi ia dha pėrgjigjet ai deklaroi se kishte pranuar Islamin.
    Dhe ai pėrsėri nuk u mjaftua me aq…
    Ai i tha Muhammedit:
    “O Muhammed, thirre popullin tim (ēifutėt) dhe pyeti se ēfarė mendimi kanė pėr mua, pastaj tregoju se unė kam pranuar Islamin.”
    Dhe Muhammedi ashtu bėri…
    I pyeti ata duke u thėnė:
    “Ē’mendim keni pėr Abdullah Ibn Selamin?!”
    Ndėrsa ata iu pėrgjigjėn:
    “Ai ėshtė prijėsi jonė dhe biri i prijėsit tonė, ai ėshtė mė i dituri nė mesin tonė dhe biri i mė tė diturit nė mesin tonė, ai ėshtė mė i miri ndėr ne dhe biri i mė tė mirit ndėr ne…”
    Atėherė Muhammedi u tha:
    “Po nėse ai do tė pranojė atė qė unė predikojė, atėherė si do tė vepronit ju?”
    Ata u pėrgjigjėn:
    “Larg qoftė, mos e thėnė Zoti, ai kurrė nuk ka pėr tė braktisur fenė e prindėrve tė tij, ai ėshtė i menēur, nė asnjė mėnyrė nuk ka pėr tė tė pranuar ty si profet…”
    Atėherė Muhammedi e thirri Abdullah ibn Selamin dhe e la tė fliste…
    Ndėrsa ky i fundit e pohoi nė sytė e tė gjithė ēifutėve se kishte pranuar Islamin, dhe u bėri thirrje edhe atyre qė edhe ata ta pranonin.
    Por ata vazhduan t’i thoshin:
    “Ti je mė i keqi ndėr ne, ti je mė i poshtri ndėr ne…”-dhe ikėn tėrė mendjemadhėsi.
    (A thua se nuk ishin ata qė e lavdėruan mė parė.)
    Me kėtė rast zbriti ajeti 10 i sures 47 tė Kur’anit…
    Subhanallah (Lartėsuar qoftė Allahu)! Sa e sa raste ndodhin si shembulli i Abdullah ibn Selamit me popullin e tij…
    Pėr ditė jemi duke i pėrjetuar…
    Dikush konsiderohet nga njerėzit shumė i mirė, por ky sa pranon Islamin, atėherė ai konsiderohet i keq, jo normal…
    *
    * *


    Personi i tretė ėshtė njė ish prift i Spanjės, emri i tė cilit ėshtė Vinsent Turmeda dhe ka jetar nga shekulli i XV.
    Ky ka shkruajtur njė libėr, i cili gjendet nė gjuhėn frėnge dhe e ka titulluar:
    “Pse e pranova Islamin?!”
    Shkaqet qė e shtynė kėtė prift nė pranimin e Islamit, ishin profetėsitė tek Ungjilli i Gjonit pėr “Parakletosin” (Ndihmėsin), qė kishte premtuar Jezusi…
    *
    * *

    Personi i katėrt ėshtė njė ish-peshkop i Iranit, i kohėrave tė sotme, emri i tė cilit ėshtė Benxhamin Kaldani.
    Ky duke qenė nė kontakt me njė ambient musliman dhe qė sigurisht do tė ketė dėgjuar pėr Muhammedin si Profetin e fundit , ka filluar tė kėrkojė nėse ky Profet ėshtė i profetizuar nė Bibėl (librat e mėparshėm).
    Ai jo vetėm qė gjeti shumė profetėsi (nė Biblėn e katandisur si mos mė keq), por pati kurajon edhe ti pranojė ato dhe mė pas shkruajti njė nga librat mė tė mirė qė titullohet :
    “Muhammedi nė Bibėl qė nga Zanafilla e deri tek Apokalipsi.”
    (Libri gjendet anglisht)
    Si padashur, i kemi dhėnė pėrgjigje pyetjes sė tretė:
    Nė Biblėn e ndryshuar, a ka akoma profetėsi pėr Muhamedin ???
    Dhe automatikisht lind pyetja tjetėr:
    Nėse paska, pėrse ato nuk ndyshuan si shumė tė tjera ???
    (Pėr mė shumė herės tjetėr, inshallah)
    Sa mirė do tė ishte tė mos kisha lindur,
    por meqė kam lindur sa mirė do tė ishte tė mos vdisja,
    por meqė do tė vdesė sa mirė do tė ishte tė mos ringjallesha.
    por meqė do tė ringjallem sa mirė do tė ishte tė mos dėnohesha, e nėse dėnohem tė mos dėnohem pėrgjithmonė...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230

    Ky diskutim nuk i perket temes Mesime nga Bibla.

    Drita,

    Se pari, nese doni te diskutoni per vertetesine e Bibles, nese eshte ndryshuar apo jo, i kerkoni administratorit te hapi nje teme te re ku te lejohet nje debat i tille. Nje diskutim i tille nuk i perket temes Mesime nga Bibla.

    Se dyti, deshmite e El Farisit apo te tjereve si puna e tij nuk i perkasin temes Mesime nga Bibla.

    Une do te doja shume te pergjigjesha pasi ka shume gjera te gabuara ne ato cfare ke shkruar, por do beje nje gje te tille kur te hapet nje teme e re qe lejon nje debat te tille.

    Do t'ju kerkoja te gjithe pjesemarresve ne kete diskutim qe te jene me te pergjegjshem dhe ne cdo diskutim t'i permbahen temes ne fjale.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    pa ivertetuar vete...

    Me vjen keq qe je kaq i 0a lexuar. te lutem perpara kam Beslidhjen e Re me perkehimin e K. Krisoforidhit , i cili e ka perkethyre Ungjillin ekrishtit qe em18000, dhe vargu 7-te thote:
    " Sepse tre jane ata qe deshmonjene nde qiellt, Ai, Fjala edhe Fryma e Shenjteruare;dhe keta te tre jane nje..."
    perpara se te kopjosh shkrimet e te tjereve , eshte mire ti verifikosh ato qe pohon. Bibla ehste njesoj si aojo ortodokse apo katolike edhe protestante , jane te gjitha njesoj. Mos ja fut kot si gjithmone .
    Deshmuesi i Krishtit

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Danieli
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirana
    Postime
    134

    Pershendetje!

    Deshmues, me duket se u ngatrrove, ajo qe tha Drita eshe mese e vertet, une ne shtepi kame dy Bibla, njera e ka ate verset, kurse tjetra e ka pergjysem.
    Ne nje prej revistave te Deshmintareve te Jehovait, me sakte "A duhet te besojme ne Trinitet" thote se ky varg eshte e rreme, dhe nuk ka qene qe ne fillim porse eshte shtuar me vone, te ketij mendimi jane dhe shume teolog kristian.
    Apo jo?

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    174

    Per Deshmuesin!

    Pershendetje "Deshmues"!
    Kush tha se Bibla e Kostandinit eshte ajo e sakta?????????
    Vargu per te cilin une fola, eshte shtuar ne Bibel nga shekulli i 15, keshtu qe Kostandini ne shekullin e 19 e ka gjetur ne Bibel ate varg, prandaj edhe i shkreti e ka perkthyer ate dhe nuk e ka hequr...
    Thjesht ka qene i painfomuar mbi korruptimet qe i jane bere Bibles...
    Ti me akuzon mua se ia fuskam, kot, por ne te vertete je ti ai qe ia fut kot...
    Per ta provuar veten qe ia fut kot, po te jape nje detyre shtepie, shko dhe gjeje Biblen katolike qe e ka perkthyer Dom Simon Filipaj dhe kerko ato vargje qe une te sugjerova dhe do te shikosh se kam plotesisht te drejte...
    Dhe me qe do ta kesh ne dore kete Bibel, bej edhe nje perpjekje tjeter dhe numero se sa libra ka njera dhe sa libra ka tjetra dhe do te shikosh se njera ka 66 (Ajo protestante) dhe tjetra 73 (ajo ortodoksja)...
    Te thuash se Bibla protestante me 66 libra eshte e njejte me ate katolike me 73 libra, kjo i nderuar "Deshmues" do te thote te jesh ti ai qe ia fut kot....
    Apo jo o "Berat"?????

    Me qe erdhem tek ty o "Berat" mire do te ishte qe ne vend te fjaleve boshe te na tregoje se ku qenkan gabimet....
    Sa mirė do tė ishte tė mos kisha lindur,
    por meqė kam lindur sa mirė do tė ishte tė mos vdisja,
    por meqė do tė vdesė sa mirė do tė ishte tė mos ringjallesha.
    por meqė do tė ringjallem sa mirė do tė ishte tė mos dėnohesha, e nėse dėnohem tė mos dėnohem pėrgjithmonė...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    174

    vazhdim...

    Vazhdojmė me pėrgjigjen e pyetjeve:
    Nė Biblėn e ndryshuar, a ka akoma profetėsi pėr Muhamedin ???
    Nėse paska, pėrse ato nuk ndyshuan si shumė tė tjera ???
    Duke u pėrgjigjur kėtyre pyetjeve themi:
    Edhe nė Biblėn e sotme edhe pse tė ndryshuar, ka akoma profetėsi qė tregojnė se do tė vinte njė profet tjetėr nė botė dhe qė ky profet do tė dilte nga “gjiri i vėllezėrve tė ēifutėve” (arabėt), e pikėrisht ky profet ėshtė Muhammedi.
    Se ku janė ato profetėsi, do t’i tregojmė nė vazhdim…
    Vimė tek pyetja tjetėr:
    Pse kėto profetėsi nuk u ndryshuan si shumė profetėsi tė tjera?
    Para se t’i pėrgjigjemi kėsaj pyetjeje, duhet tė dimė sė pari se pse u hoqėn profetėsitė e tjera qė flisnin pėr Muhammedin…
    Profetėsi pėr Muhammedin si profet i fundit, ka pasur edhe nė Teurat (qė sot njihet si Dhiata e Vjetėr, edhe pse nuk ėshtė si Teurati, qė iu shpall Musės) edhe nė Inxhil (qė nė tė vėrtetė ėshtė shpallja qė iu zbrit Isės (Jezusit) dhe jo ajo qė quhet Dhiata e Re.)
    Sa i pėrket profetėsive nė Teurat, ata u hoqėn nga ēifutėt pėr shkak tė nacionalitetit arab qė kishte profeti i fundit.
    Ēifutėt, duke qenė se profeti i fundit nuk ishte nga mesi i tyre, nga zilia dhe nga inati i hoqėn (ose i ndryshuan) profetėsitė mė se tė qarta, qė dėshmonin pėr profetėsinė e Muhammedit.
    Kush e lexon me vėmendje Dhiatėn e Vjetėr, ka pėr tė dalluar qartė se si diskriminohen arabėt, dhe kjo pa kurrėfarė shkaku, ndėrsa lartėsohen ēifutėt (edhe pse hileqarė e tė padrejtė), duke u konsideruar si “populli i zgjedhur i Zotit”…
    Njė dėshmi e qartė, qė tregon se si ēifutėt i falsifikonin Shpalljet e Zotit dhe kjo me qėllim qė ata tė konsideroheshin si “Populli i zgjedhur i Zotit” ėshtė edhe Zanafilla 22:2.
    Kėtu tregohet se si Zoti e provon besimin e Abrahamit, duke i thėnė:
    “Merre birin tėnd, birin tėnd tė VETĖM, atė qė do ti…”
    Por, kush ishte biri i VETĖM i Abrahamit?
    Abrahami ka pasur dy djem Ismailin (nga rrjedhin arabėt, dhe veēanėrisht Muhammedi) dhe Isaku (nga rrjedhin ēifutėt)…
    Derisa thuhet “biri i vetėm”, atėherė ky “bir” i bie tė jetė djali mė i madh, nė njė kohė kur djali tjetėr nuk ka lindur akoma…
    Dhe djali mė i madh i Abrahamit ka qenė Ismaili…
    Por ēifutėt, duke qenė se nuk e kishin prejardhjen nga Ismaili, por nga Isaku, emrin e Ismailit e ndėrruan me atė tė Isakut, dhe vargu biblik morri trajtėn:
    “…merre birin tėnd tė VETĖM, atė qė do ti Isakun…”
    Por duke e bėrė kėtė gjė ēifutėt, ranė nė kontradiktė me faktin se Abrahami kishte dy djem, dhe jo vetėm Isakun…
    Kėshtu qė kur theksohet “tė VETMIN bir qė ke” (Zan 22:2,12,16), kuptohet automatikisht se bėhet fjalė pėr Ismailin nė njė kohė kur Isaku akoma nuk kishte lindur…
    Prandaj, kur profeti i fundit erdhi nga populli arab (njė popull qė gjithmonė ishte nėnēmuar nga ēifutėt), ēifutėt edhe pse e dinin se ai ishte i profet i vėrtetė, nga zilia e rrefuzuan atė, ndryshuan profetėsitė qė ishin pėr tė, dhe bėnė maksimumin qė kėtė profet ta vrisnin…
    Njė nga gratė e profetit (me emrin Safije, e cila para se tė martohet me Muhammedin pranoi Islamin dhe pastaj u martua), ka qenė me origjinė ēifute.
    Ajo tregon:
    “Kur Muhammedi erdhi nė Medine, babai im dhe xhaxhai im, si shumė njerėz tė tjerė shkuan qė ta shihnin…
    Kur erdhėn nė shtėpi, xhaxhai i tha babait:
    -Si t’u duk a ishte ai (profeti i pritur)?
    Ndėrsa babai iu pėrgjigj shkurt dhe i inatosur:
    -Po ai ishte…
    Tha xhaxhai:
    -Ē’farė ndien ndaj tij?
    U pėrgjigj:
    -Urrejtje deri nė vdekje…”
    Mos u ēudisni fare…
    Tė njėjtėn urrejtje tė sėmurė si ēifutėt, ndaj profetit tė fundit, ushqejnė edhe shumė njerėz nė kėtė forum…
    Pėr tė gjithė njerėzit e tillė thotė Zoti:
    “E shėmtuar ėshtė ajo pėr tė cilėn e shitėn vetveten , mosbesimi i asaj qė zbriti Allahu nga zilia…”
    Sa mirė do tė ishte tė mos kisha lindur,
    por meqė kam lindur sa mirė do tė ishte tė mos vdisja,
    por meqė do tė vdesė sa mirė do tė ishte tė mos ringjallesha.
    por meqė do tė ringjallem sa mirė do tė ishte tė mos dėnohesha, e nėse dėnohem tė mos dėnohem pėrgjithmonė...

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    174

    vazhdim...

    Tani vimė tek profetėsitė qė kanė qenė nė Inxhil…
    Ashtu siē u theksua mė lart, Inxhili nuk ėshtė ajo qė sot njihet si “Dhiata e Re”, ose mė saktė ata qė konsiderohen si 4 ungjijtė kanonikė.
    Inxhili sipas muslimanėve, ėshtė libri (shpallja) qė Allahu i zbriti profetit tė Vet tė nderuar, i quajtur me emrin Isai i biri i Merjemes, ose qė njihet ndryshe me emrin Jezus.
    Ndėrsa ata qė sot njihen si Ungjilli i Mateut, Markut, Lukės dhe Gjonit, nė tė vėrtetė nuk janė libri qė Zoti i zbriti Jezusit, por janė vetėm disa ngjarje, shumica tė sajuara, mbi jetėn e Jezusit…
    Qė Ungjilli (Inxhili) i zbritur Jezusit ka qenė ndryshe nga librat e Mateut, Markut, Lukės dhe Gjonit, kėtė e dėshmojnė edhe vetė Marku e tė tjerėt…
    Kėshtu Marku 1:14-15 na tregon:
    “…Jezusi shkoi nė Galile. Atje predikonte UNGJILLIN e Zotit.
    Thoshte:
    “Koha u plotėsua e Mbretėria e Zotit ėshtė ngjat, kthehuni e besoni UNGJILLIT…””
    Siē duket tepėr qartė kėtu, Jezusi ka predikuar Ungjillin (shpalljen) e Zotit dhe Kur’ani kur pėrmend Inxhilin si shpallje e zbritur nga qielli ka pėr qėllim pikėrisht kėtė Ungjill dhe jo “ungjijtė” qė si autorė kanė disa persona anonimė, qė vetes i kanė ngjitur emrat Mate, Mark, Luka dhe Gjon.
    Pėr kėta tė fundit Kur’ani thotė:
    “Mjerė ata qė me duart e veta e shkruajnė librin e pastaj thonė: “Ky ėshtė nga Zoti” pėr tė nxjerrė me tė njė fitim tė paktė! Mjerė pėr atė qė shkruan durat e tyre dhe mjerė pėr atė ēka fitojnė!” (Kurani 2:79)
    Kėshtu kur ne themi se nė Inxhil ka pasur profetėsi tė qarta pėr Muhammedin, bile theksonin qartė edhe emrin e tij “Ahmed” (Ahmed, ėshtė shkurtimi i fjalės Muhammed, qė do tė thotė “i Lavdėruar”), kemi parasysh Ungjillin qė Zoti i zbriti Jezusit dhe qė Jezusi e predikonte atė…
    Por ku gjendet vallė ky ungjill???
    Ē’farė thuhej nė tė???
    Deri nė shekullin e katėrt, qarkullonin me dhjetra “ungjij” dhe me qindra versione tė kėtyre “ungjijve”.
    Nė shekullin e katėrt, u mbajt kėshilli i Nikesė (pėr kėtė do tė flasim njėherė tjetėr, inshallah)…
    Pas dy muajsh debatesh tė ashpra, midis atyre qė pranonin se Jezusi ėshtė Zot dhe midis atyre qė e mohonin njė gjė tė tillė, “triumfuoi” me anė tė forcės grupi i kristianėve qė vinin nga paganizmi (pasi perandori i asaj kohe, Kostandini, qė kishte pushtetin, ishte vetė njė pagan) dhe qė pranonin hyjninė e Jezusit…
    Kėtu u formulua edhe “kredoja nikease” (besimi qė kanė shumica e kristianėve tė sotėm)…
    Pasi kėta paganė “tė shartuar” me krishterizėm, formuluan besimin e tyre (qė Jezusi ėshtė Zot, erdhi e u bė njeri dhe mė vonė u kryqėzua pėr tė mirėn e njerėzve, pas Jezusit nuk ka mė nevojė pėr profet tjetėr), filluan tė kėrkonin ungjijtė qė mbėshtesnin besimin e tyre…
    Dhe nė atė mori tė madhe ungjijsh dhe versionesh, ata zgjodhėn vetėm 4, ku ata mendonin se argumentohej besimi i tyre…
    Por edhe nė kėto 4 ungjij, pėrsėri besimi i tyre nuk argumentohej plotėsisht, prandaj ata hoqėn dhe shtuan vargje tė tjera (njė shembull tė tillė kemi vargun e trinitetit, apo atė tė shfuqizimit tė ligjit, qė i treguam nė shkrimin para kėtij, si dhe shumė tė tjera).
    Nga ana tjetėr, tė gjithė ungjijtė e tjerė u shpallėn si jo tė frymėzuar dhe u shpallėn si libra heretikėsh, prandaj ishin tė ndaluar edhe pėr t’u lexuar…
    Por ēfarė kishin vallė mbi 50 ungjitė e tjerė dhe qindra versionet e tyre?
    Ē’farė predikonin ato?
    Pse u zbatua ai ligj i ashpėr kundėr tyre?
    Kush i vėrtetoi se ata ungjij nuk ishin tė frymėzuar?
    Duke lexuar librin “Bibla fjalė e Zotit apo…” tė autorit shqiptar Fatmir Ēupi, merr informacionin se nė kohėn e sotme shumė pak ungjij (nga ata qė janė konsideruar si apokrifė) na kanė arritur, tė tjerėt janė zhdukur…
    Por njė gjė ėshtė e sigurtė tė gjithė kėta ungjij (mbi 50 dhe me qindra versionet e tyre) derisa nuk u pranuan dhe derisa u ndaluan reptėsisht, nė pėrmbajtje tė tyre kanė pasur gjėra qė kanė qenė nė kundėrshtim me kredon Nikease.
    Duke ardhur tek ēėshtja qė neve na intereson themi:
    Ungjilli qė Zoti i zbriti Jezusit dhe qė kishte profecitė e qarta, pėr profetin e fundit qė do tė ishte edhe profet pėr mbarė botėn, nga paganėt e shartuar me kristianizėm u shpall si ungjill heretik…
    Megjithatė ishte dėshira e Zotit qė edhe nė kėto 4 ungjij, qė u zgjodhėn dhe qė janė ndryshuar gjithė ato herė, tė ngelen fjalė tė Jezusit, qė tė lėnė tė kuptosh, se do tė kishte profet tjetėr pas tij (se ku gjenden kėto fjalė do t'i sqarojmė herė tjetėr)…
    Si pėrmbledhje mund tė themi:
    Ēifutėt, profetėsitė qė ishin pėr Muhammedin i ndryshuan nga zilia dhe inati, ndėrsa kristianėt i mėnjanuan (ose i ndryshuan) kėto profetsi, nga qė besimi qė ata formuluan, ishte se nuk kishte nevojė mė pėr profet tjetėr.
    (Kjo ėshtė ajo qė unė kam arritur tė nxjerr si pėrfundim (pėr ēėshtjen se pse u ndryshuan profecitė qė flisnin pėr Muhammedin), nga studimi i atyre pak gjėrave qė kam mundur tė gjej, por kurrė nuk pėrjashtohet mundėsia qė pėrfundimi im tė jetė i gabuar, pjesėrisht ose plotėsisht.
    Prandaj nėse dikush qė ka mė shumė dije, sheh diēka qė nuk pėrputhet me faktet, do t'ia dija shumė pėr nder qė tė mė korrigjonte, nė veēanti "Rigelsit" apo "Camit", sepse siē duket ata kanė mė shumė dije…)
    Tani kthehemi tek pyetja e fillimit:
    Kėto profeci qė paskan ngelur nė Bibėl pėr Muhammedin, pse nuk u ndryshuan si shumė tė tjera?
    Sė pari duhet tė dimė kuptimin e fjalės "Profeci".
    Sipas njė prifti katolik pėrkufizimi i "Profecisė" ėshtė:
    "PARAQITJE FJALĖSH TĖ DIĒKAJE QĖ DO TĖ NDODHĖ NĖ TĖ ARDHMEN.
    KUR ME TĖ VĖRTETĖ KĖSAJ GJĖJE I VJEN RRADHA, NE SHIKOJMĖ TĖ GJALLĖ NĖ KĖTO PROFETĖSI PĖRMBUSHJEN E ASAJ, ĒKA ĖSHTĖ PREDIKUAR NĖ TĖ SHKUARĖN…"
    Kėshtu, pra duhet tė dimė se profetėsitė nuk ėshtė kusht qė tė kenė emrin e atij tek i cili do tė plotėsohen profetėsi (sepse nėse do tė ishte puna kėshtu atėherė, pėr Jezusin del qė tė mos kemi asnjė profetėsi nė Dhiatėn e Vjetėr.)
    Tani duke qenė se disa nga kėto profetėsi nuk kishin emrin e atij, tek i cili do tė plotėsoheshin, kėto profetėsi kanė shpėtuar nga duart e tyre qė i ndryshojnė dhe janė lėnė, duke kujtuar se kėto profetėsi plotėsohen tek personi qė ata kanė dashur qė t'i vishen…
    Pra arsyeja qė kėto profetėsi nuk u hoqėn, ėshtė sepse ata qė merreshin me ndryshimin e Biblės (qoftė tė Dhiatės sė Vjetėr,. Qoftė asaj tė Re), nuk shkoi mendja se kėto profetėsi do t'i shkonin aq shumė pėr shtat Muhammedit.
    Bile ata kur e kanė kuptuar kėtė gjė, se kėto profetėsi i pėrshtaten Muhammedit si askujt tjetėr, edhe nė ditėn e sotme me anė tė akrobacive tė fjalėve, mundohen qė t'i ndryshojnė vargjet biblike (duke shtuar, apo pakėsuar dicka, kėtė gjė e kam vėrejtur tek Biblat e pėrkthyera nė shqip).
    Por cilat janė profecitė e mbetura, nė Bibėl, qė pėrmbushen tek Muhammedi, kėtė do ta mėsoni herės tjetėr inshallah…
    Sa mirė do tė ishte tė mos kisha lindur,
    por meqė kam lindur sa mirė do tė ishte tė mos vdisja,
    por meqė do tė vdesė sa mirė do tė ishte tė mos ringjallesha.
    por meqė do tė ringjallem sa mirė do tė ishte tė mos dėnohesha, e nėse dėnohem tė mos dėnohem pėrgjithmonė...

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Drita...

    Shiko se sikur bie pak ne kundershtim me Myslimanin. Ai thote se kam nje bibel ne shtepi e cila nuk e ka kete varg, ndersa ju thoni se, ky varg u shtua ne bibel qysh ne shek.15-te.
    Mbase myslimani ka biblen e shekullit 15-te!
    Le te mendojme nje cast simbas jush.
    Mere biblen, por jo ate te shekullit katermbedhjete por te shekullit tone dhe hape tek Zanafilla:1:26:
    ja se si na deshmon Perendia rreth krijimit te njeriut.
    " Pastaj Perendia tha: TA BEJME NJERIUN SIMBAS SHEMBELLESES SONE.."
    Perse ketu Perendia flet per vetene e tij ne numurin shumes?
    Dikush nga ju , ketu ne kete forum, kur e pyeta rreth ketij fakti me tha se , Perendia perdor numrin shumes si ne forme edukate, dhe me dha nje shembull prej idjoti, dhe shembulli ishte ky: kur ju i drejtoheni nje njeriu te moshuar per respekt i thoni :"JU"
    ne vend qe ti thoni "Ti".
    Vetem ne nje imagjinate prej Marsjani mund ta gjesh kete pergjigije. Keshtu kete pergjigje mos e jep se e ka dhene me pare nje miku i juaj, emrin e te cilit fillon me B....
    Po keshtu perseri te ftoj qe te lexosh vargun me poshte tek Zanafilla:1:27:
    " Keshtu Perendia krijoi njeriun simbas shembelleses se VET."
    Po te dush lexo edhe tek Exodi:3:14, ku Perendia thote Mojsiut emrin e tij i cili eshte : " Une jam"
    Ketu pra Perendine flitet ne numurin njejes. Perse?
    Mendoj se kjo nuk eshte shtuar ne shekullin e 15-te, sepse gjendet ne shkrimet e Shenjta.
    Perndia flet me "NE" sepse eshte TRini e shenjte, dhe perseri flet me "Une", sepse eshte nje i vetem dhe i gjithpushtetshem. qe ta kuptosh po te bej nje pyetje: kur thua Perndia e krijoi njriun, je duke folur ne numurin njejes apo ne shumes? Por cili eshte njeriu femra apo mashkulli? Nese i mer se bashku ata jane dy dhe jo nje. Bibla na jep nje sqarim te qarte rreth krijimit te njriut. Ajo deshmon se Perndia krijoi nje qenie njerzore emri i te cilit ishte Njeri. Por brenda njeriut ishte edhe mashkulli edhe femra, dhe femren me pas, Perendia e nxori prej brinjes se Adamit.
    Ju perpiqeni qe ti argumentoni te fshehtat e Perndise se pakufijshem , me mendjen e njeriut te kufizuar.
    gjthashtu te ftoj te lexosh ne Bibel se sa here e permend Jezusi emrin Atit te tij. Edhe keto i kane shtuar ne shek.15-te. Edhe letrat e Apostujve qe permendin Atin , Birin dhe Frymen e Shenjte , jane shtuar ne shek.15-te. Po keshtu lexo tek
    Mateu:28:19: Ku Jezusi tha:
    " Shkoni pra dhe beni dishepuj nga te gjitha kombet, duke i pagezuar ne emer te Atit , te Birit e te Frymes se Shenjte." Edhe kete e kane shtuar ne shek.15-te.
    Sa per deshmimtaret e jehoves,duhe te dish se ata nuk jane te krishtere , por fshihen nen emrin e Krishtit dhe e keqperdorin ate.
    Deshmuesi i Krishtit.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 28-03-2010, 09:30
  2. I dėrguari i fundit, Muhammedi a.s
    Nga Acid_Burn nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-08-2009, 05:54
  3. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  4. Falja e namazeve
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 09:03
  5. Urtesia e Agjerimit te Ramazanit!
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 13:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •