Nje emision per rritjen e vetvrasjeve ne Kosove , mysafir dr. Ferid Agani.
http://www.mesazhi.com/news_detail.php?id=9853
Nje emision per rritjen e vetvrasjeve ne Kosove , mysafir dr. Ferid Agani.
http://www.mesazhi.com/news_detail.php?id=9853
Nuk besoj qe ka nevoje ta lexoj ate fare handbook-u per ta kuptuar se njeriu vie deri ne gjendjen e vetevrasjes vetem kur nuk sheh rrugedalje nga situata ne te cilen gjindet, ne fakt shohin vetem nje rrugedalje - ikjen/dorezimin - me siguri pesojne shkalle te thelle depresioni, sa qe humbin deshiren, forcen dhe vullnetin per ta vazhduar jeten, e qe te jetosh nenkupton force per ballafaqim me sfida, pavaresisht se sa te medha apo te renda mund te jene.
Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 16-02-2009 më 10:20
Fajtori kryesor janë dnërkombëtarët me organizatat e tyre KFOR, UNMIK, EULEX etj. Kjo gjë tashmë po dihet.
Numri i vetëvrasjeve në Kosovë po shënon rritje. Vetëm në muajin e parë të vitit 2009, janë shënuar 8 vetëvrasje dhe 17 tentim vetëvrasje dhe grupmoshat që janë prekur janë nga 27 deri ne 45 vjeç.
Rreshteri Zymer Gashi, në një konferencë për media të premten, ndriçoi rastin e fundit të vrasjes se një vajze, trupi i të cilës është gjendur para dy ditësh në fshatin Mat, ndërsa major Nexhmedin Krasniqi, nga drejtoria rajonale e Prizrenit, tha se dukuria e vetëvrasjes edhe në rajonin e Prizrenit është alarmante.
Sipas tij, vetëm në vitin 2009 në Prizren janë të evidentuara 5 raste të vetëvrasjeve.
Major Krasniqi, thotë se edhe institucionet duhet të reagojnë dhe të bëjnë ndonjë studim për parandalimin e kësaj dukurie negative.
Duke shpjeguar në aspektin mjekësor dukurinë e vetëvrasjes dhe tentim vetëvrasjes, doktoresha Shukrie Statovci, nga klinika psikiatrike e QKUK, tha se shumë faktorë ndikojnë në këtë dukuri. Psikiatrja Statovci, shtoi se tashmë kanë filluar një projekt për hulumtimin kësaj dukurie dhe mënyrën e parandalimit të saj.
Ndryshe, statistikat e policisë flasin për rritje të numrit të rasteve të vetëvrasjeve dhe tentim vetëvrasjeve ne Kosovë. /rtv21/
Romajë-Prizren, 23 shkurt
Në një objekt afër shtëpisë familjare në fshatin Romajë, dyshohet se një femër (1982) ta ketë varur veten. Viktima ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për ndihmë mjekësore, por mjekët kanë mundur vetëm të konfirmojnë vdekjen. Nuk dihen rrethanat dhe as motivi i vetëvarjes
Krijoni Kontakt