Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Shqetësuese:Depresion vetëvrasës në Kosovë

    19-vjeçarja A.L. nga Carrabregu i Deçanit, i ka dhënë fund jetës të martën, duke u varur me shami. Ndërkaq, një vajzë tjetër 21 vjeçe ka marrë lëndime të rënda duke u hedhur nga një lartësi prej 15 metrave. Për më pak se një muaj e gjysmë të këtij viti, janë shënuar 14 vetëvrasje dhe 33 tentim vetëvrasje. Sociologët përjashtojnë motivet ekonomike si shkaktarin kryesor të vetëvrasësve.

    Dukuria e vetëvrasjeve, kohëve të fundit është duke tronditur vendin tonë.
    Pa kaluar as dy muaj, nga fillimi i këtij vitit, 14 kosovarë kanë vrarë veten, ndërkaq 33 të tjerë kanë bërë tentativë për t’i dhënë fund jetës së tyre.
    Këto statistika janë të regjistruara në Policinë e Kosovës, por, numri real i vetëvrasjeve ka gjasa të jetë më i lartë.
    Vetëvrasje e fundit ka ndodhur në fshatin Carrabreg të Deçanit, ku një 19-vjeçare me inicialet A.L. është gjetur e vetëvarur me një shami, në një objekt afër shtëpisë së saj.
    Ngjarja tragjike, sipas Policisë së Kosovës, është raportuar të ketë ndodhur të martën rreth orës 19, ndërkaq që motivet ende mbeten mister.
    Në po të njëjtën ditë, një 21-vjeçare nga Gjilani ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, duke u hedhur nga një lartësi prej 15 metrash, nga muri mbrojtës i pendës në Livoç të Epërm të Gjilanit.

    Zëdhënësi rajonal i PK-së në Gjilan, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se kjo ka ndodhur të martën pasdite, rreth orës 16:30, për të cilin rast policia është njoftuar nga qendra e alarmit.
    “Me të marrë vesh që një femër kishte hipur mbi murin mbrojtës të pendës së Livoçit të Epërm, nga ku po tentonte të kërcente, policia me shpejtësi ka ftuar edhe ndihmën e shpejtë, por kur patrullat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, viktima kishte kërcyer nga muri mbrojtës i pendës në një largësi mbi 15 metra dhe kishte rënë mbi gurë”, tha zëdhënësi Hashani.
    Ai shtoi se policia ka intervenuar me shpejtësi duke e nxjerrë viktimën, e cila ishte gjallë dhe me shpejtësi është transportuar në emergjencën e spitalit rajonal në Gjilan, por për shkak të lëndimeve të rënda, ajo është përcjellë për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.
    Zyrtarët policorë pohojnë se shtimi i numrit të vetëvrasjeve është një fenomen që po bëhet shqetësues.


    Zyrtari për informim në PK(Policia e Kosoves), Arbër Beka thotë për Express se ka raste kur policia njoftohet me kohë për një tentim vetëvrasje, ku shpeshherë arrijnë me kohë për të shpëtuar jetë. Mirëpo, ai thotë se për këto raste tragjike më shpesh policia informohet pasi që ndodh më e keqja.
    “Ka pasur disa raste kur ne jemi njoftuar me kohë dhe kemi arritur të shpëtojmë personin që po tentonte të bëjë vetëvrasje. Së fundmi, zyrtarët policorë kanë arritur të shpëtojnë jetën e një të riu 27 vjeç, i cili kishte tentuar të hidhej nga kulmi i një ndërtese në Prishtinë. Mirëpo, për fat të keq, më shpesh ndodh që ne të informohemi kur është tepër vonë”, thotë Beka.
    Ai thotë se përkundër hetimeve të shumta që bëhen pas kryerjes së vetëvrasjes, shpeshherë motivet i merr viktima me vete.
    Sipas zyrtarëve policorë, format më të përhapura të vetëvrasjes janë vetëhelmimi, që kryesisht përdoret nga femrat, pastaj janë vetëvarjet, vdekja nga arma e zjarrit dhe hedhja nga lartësitë.
    Në top listën e faktorëve kryesorë që ndikojnë në kryerjen e vetëvrasjes, sipas psikologut Safet Blakaj, janë struktura psikologjike e personit, faktori social që mund të jetë ndryshimi i funksionimit të familjes apo ndryshimet e të jetuarit, ballafaqimi me situata të papritura, siç është humbja e personave të dashur të familjes, ose të lidhjeve të dashurisë dhe mundësia e ballafaqimit me situata të reja, duke përfshirë edhe ato ekonomiko-financiare.
    “Personat e ndjeshëm ose të paekuilibruar mentalisht janë më të prirë për të bërë vetëvrasje. Ky është faktori kryesor. Personat e paekuilibruar nuk e ndjejnë sigurinë, prandaj ndodh më e keqja. Po ashtu mund të ndodhë që vetëvrasja të bëhet për shkak të abuzimit me alkool dhe me substanca narkotike”, thotë psikologu Blakaj.
    Sipas tij, që një person të marrë vendim për vetëvrasje, nuk mund të ndikojë shumë faktori financiar.
    “Në hulumtimet e shumta që janë bërë nëpër botë, kanë ardhur në konkludim se numri i përqindjeve të vetëvrasjeve ka qenë më i lartë te shtresat më të larta ose të mesme sesa tek ato të ulëta”, thotë ai.
    Sipas të dhënave zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dukuria e kryerjes së vetëvrasjeve cilësohet si një ndër tre faktorët kryesore të vdekjeve në botë.
    Sipas statistikave të kësaj organizate, shumica e vetëvrasjeve të raportuar në botë, kryhen nga personat mbi 60 vjeç.
    Ndërkaq në mbarë botën, në 50 vitet e fundit vetëvrasjet janë rritur për 60 për qind dhe se kjo rritje është shënuar më shumë në shtetet e zhvilluara.

    Fakte

    - Në botë, në çdo 40 sekonda një person bën vetëvrasje, ndërkaq tentim vetëvrasjet bëhen për çdo 3 sekonda.
    - Për çdo person që kryen vetëvrasje, 20 e më shumë bëjnë tentim vetëvrasje.
    - Numri më i madh i vetëvrasjeve ndodh në Azi, që përfshin mbi 60 për qind nga numri total i vetëvrasjeve në botë.

    Vetëvrasjet në Kosovë:
    Viti 2000 - 33 vetëvrasje
    2001 - 59
    2002 - 48
    2003 - 67
    2004 - 63
    2005 - 53
    2006 - 54
    2007 - 58

    Tentim vetëvrasjet:
    2000 - 4
    2001 - 23
    2002 - 37
    2003 - 65
    2004 - 84
    2005 - 105
    2006 - 169
    2007 - 154



    http://www.gazetaexpress.com/index.p...xo/2551/C4/C15
    Ndryshuar për herë të fundit nga YlliRiaN : 13-02-2009 më 13:32

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Citim Postuar më parë nga necky Lexo Postimin
    [/COLOR]
    Vetëvrasjet në Kosovë:
    Viti 2000 - 33 vetëvrasje
    2001 - 59
    2002 - 48
    2003 - 67
    2004 - 63
    2005 - 53
    2006 - 54
    2007 - 58

    Tentim vetëvrasjet:
    2000 - 4
    2001 - 23
    2002 - 37
    2003 - 65
    2004 - 84
    2005 - 105
    2006 - 169
    2007 - 154

    [/B]
    Eshte shqetesues rritja e numrit te vetvrasjeve te realizuara dhe tentim vetvrasjet , por ka edhe shum me keq , Kosova ndoshta eshte me se miri sa i perket vetvrasjeve ne Europ.
    Fqinji jugor i Kosoves , Maqedonia numeron 159 vetvrasje ne vitin 2007 .
    Maqedonia ka 2 milion banor , dhe mund ta shifni se vetvrasjet ne Kosov jan ne numer shum me te vogel. Plus ne Maqedoni vetvrasje bejn me se shumti maqedonet (krishteret), se prej ktyre 159 vetvrasjeve ndoshta nja 10-15 vetem u takojn shqiptarve.

  3. #3
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Jo qe eshte per tu shqetesuar, por per tu befasuar - pse kjo dukuri kaq e madhe ne Kosove. Une kurre nuk kisha besuar qe ka te ne kaq shume njerez depresiv, deri ne vetevrasje. Shifrat jane mjaft shqetesuese.

  4. #4
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Nese marrim shkallen me te lart te vetvrasjeve qe eshte 38 vetvrasje per 100.000 banor ( ne Lituani) ateher ne Kosov i bie qe te bejn vetvrasje 800 persona cdo vit.

    Sipas shkalles se Serbis - ne Kosov do ti binte te kryheshin 400 vetvrasje

    Ndersa ne Shqiperi jo zyrtarisht ne vitin 2008 jan kryer me shum se 300 vetvrasje. Vetem ne rrethin e Korces jan kryer 58 vetvrasje ( qe eshte e barabart me numrin e vetvrasjeve ne Kosov ).

    Tani po e shifni se sa me mire eshte Kosova , por normal neve na shqetsojn kto shifra sepse ne Kosov vetvrasjet si kemi ndegju me heret.

  5. #5
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Krahasimet me vendet tjera nuk jane te pershtatshme, pasi qe une p.sh. nuk e di asnje rast te vetevrasjes dhe kam menduar se ky fenomen ne Kosove eshte i paperfillshem, mirepo ato shifra nuk jane edhe aq te vogla, prandaj eshte jo vetem per tu shqetesuar, por per tu shqetesuar shume.

    Shoqerise kosovare mund ti thuash cdo gje, ama jo depresive. Prandaj, u befasova me ato shifrat.

  6. #6
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Vetëvrasja, si sëmundje ngjitëse

    Numri i vetëvrasjeve ketë vit ka shënuar rritje dramatike. Dramatike janë edhe raportimet e mediave. Nëse dëshirojmë të ndjekim këshillat shkencore, ne duhet të ndryshojmë qasje. Express do ta ndryshojë politikën editoriale për mbulimin e këtyre ngjarjeve kaq tragjike
    Katërmbëdhjetë vetëvrasje për më pak se dy muaj. Mbi tridhjetë tjerë patën vullnet të vetëvriteshin, por dështuan në përpjekje.
    Secila vetëvrasje më spektakulare se tjetra.
    Dikush hidhet nga kati i nëntë, në mes të kryeqytetit, e trupi i tij u ekspozohet kureshtarëve për katër orë. Një tjetër person hidhet prej pendës së liqenit. Një adoleshent, me revole në dorë shkurton jetën e tij. Një amvise, me acid. Një kryefamiljar, në mënyrë pak më tradicionale, ia mësyn pemës në oborr me konop në dorë.
    Dhe kjo nuk ka të ndalur.
    Lajmi e mbyt lajmin. Një ditë një vetëvrasje, të nesërmen dy të tjera. Dhe mediat, përfshirë edhe gazetën ku unë jam Kryeredaktor, kemi raportuar sikur për çdo lajm tjetër. Nuk dua të flas për dështimin e organeve kompetente për të dhënë zgjidhje të shpejta për t’u dalë në rrugë këtyre ngjarjeve të dhimbshme.
    Ketë herë, dëshiroj të flas pak për dështimin tonë për mbulimin profesional të këtyre ngjarjeve tragjike.
    Më duket se fjalëpërfjalshëm e kemi kuptuar fjalën “lajm” në këto raste. Ndoshta, se nuk kemi marrë kritika profesionale prej njerëzve kompetentë. Ndoshta, se ne nuk kemi qenë sa duhet të përgatitur për një katapultim të tillë të numrit të vetëvrasjeve. Mirëpo, pa vullnetin tonë, ndoshta nuk u kemi ndihmuar sa duhet atyre personave që kanë pasur kriza të natyrave të ndryshme. Për më keq, mund të kemi ndikuar që t’i paraqesim vetëvrasjet si një mënyrë për zgjidhjen e problemeve personale. Më duket që njerëzve të dëshpëruar u kemi ofruar, pa vetëdije, alternativa të errëta. E tillë ishte kjo javë dhe java që e kemi lënë pas. Të gjitha gazetat dhe televizionet kanë qenë të stërngarkuara me këtë lloj lajmi.
    E di që askush nuk mund të na ndëshkojë për një raportim të tillë. E di që kjo është detyrë parësore e institucioneve dhe enteve gjegjëse të dalin me propozime konkrete për sensibilizimin e problemit.
    Mirëpo, po filloj prej vetës dhe gazetës ku unë punoj, që të mundohemi t’u qasemi në mënyrë pak më humane këtyre problemeve.
    Hulumtova pak në internet dhe hasa në debate të shumta për “Mediat dhe raportimi për vetëvrasjet”. Të shumtën, këto debate kishin konkluzione uniforme: mos të raportohet për vetëvrasjet individuale.
    “Në mes të viteve 1984 dhe 1987, gazetarët e Vjenës kanë mbuluar rastet e vdekjeve të individëve që u kanë dalë trenave përpara, nëpër metro të ndryshme. Raportimet ishin masovike dhe dramatike. Në vitin 1987, u organizua një fushatë ku u jepej vërejtje gazetarëve që raportimet e tyre potencialisht mund të kenë efekte negative dhe u propozua për forma alternative të raportimit. Në gjashtë mujorin e parë, pas kësaj fushate, vetëvrasjet në metro ranë për tetë për qind. Numri i përgjithshëm i vetëvrasjeve në Vjenë zbriti gjithashtu”, thuhet në një raport për ketë temë, të shkruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në bashkëpunim me dhjetëra institucione të ndryshme.
    Në atë raport këshillues për mediat, është raportuar se “vetëvrasja është sëmundje ngjitëse”. Sipas këtij hulumtimi shkencor, është konstatuar se rritet numri i vetëvrasësve në mesin e lexuesve të gazetave, ose shikuesve të televizioneve, kur për vetëvrasjet raportohet në mënyrë specifike dhe në vazhdime. Raporti këshillon që rastet e vetëvrasjeve të mos dalin në ballina të gazetave, ose në fillim të lajmeve, dhe që në storie të mos jepen detaje të shumta se çka e shtyu dikë të kryejë aktin.
    Duke e përmendur fillimisht Gazetën Express, mendoj që kemi gabuar rëndë, në vazhdimësi, me mënyrën se si kemi raportuar kohëve të fundit për vetëvrasjet. Këtij gabimi nuk i kanë shpëtuar as gazetat dhe televizionet tjera. Kulmi i gjithë kësaj tragjedie ishte për vetëvrasjen e kryer në qendër të Prishtinës. Gabimi i parë ishte i policisë, së cilës ju deshën katër orë që ta tërheqë të ndjerin prej vendit ku kishte rënë nga ballkoni. Dhe, gabimi i dytë ishte i mediave, që nuk hezituan ta paraqesin rastin më terë fuqinë që kishin.
    Prandaj, Express ka marrë qëndrim editorial që radikalisht ta ndryshojë qasjen e raportimit për vetëvrasjet.
    1. Storiet për vetëvrasjet nuk do të publikohen tash e tutje në faqen e parë të gazetës.
    2. Nuk do të raportohen detajet e kryerjes së vetëvrasjeve.
    3. Do të shmangemi maksimalisht për raportimet e rasteve individuale të kryerjes së vetëvrasjeve.
    Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon që mediat më shumë hapësirë duhet t’i japin shkallës së numrit të vetëvrasjeve; trajtimin e personave që kanë provuar të kryejnë ketë akt dhe sa të suksesshme kanë qenë ato; të raportohet për mënyrën se si mund të parandalohet një vetëvrasje.
    Kosova për 45 vjet ka qenë pakrahasimisht vendi me më së paku vetëvrasje në Jugosllavi. Nuk dua të spekuloj me shifra konkrete, por e di që në Kosovë janë kryer vetëvrasje për disa herë më pak, për kokë banori, sesa janë kryer në Vojvodinë, Slloveni e gjetiu në republikat tjera. Thuhet se në krejt rajonin e Drenicës për 45 vjet të komunizmit nuk ka ndodhur asnjë akt i vetëm vetëvrasjes.
    E tash, çka dreqin përnjëherë u shndërruam në popull vetëvrasës? Çka ndodhi që xhevap nuk po mund t’u japim lajmeve për vetëvrasjet?
    Nuk jam aspak kompetent që të flas në aspektin sociologjik për ketë dukuri.
    Mund të jenë qindra arsyeje që një njeri e cyt ta marrë një vendim të tillë fatal: Traumat e luftës, problemet e shumëfishta sociale, dramat familjare, problemet e dashurisë tek tinejxherët dhe adoleshentët, krizat mendore etj.
    Mirëpo, a nuk kanë ekzistuar të gjitha këto probleme prej kur është krijuar njeriu?
    Varfëri gjithmonë ka pasur ne ketë vend. Xhelozia nuk është shpikur pas vitit 1999. Dramat sociale e ndjekin secilën shoqëri. Luftërat kurrë nuk janë ndalur.
    Por, prapë po them, se si njëri prej njerëzve me jokompetent për të folur për ketë dukuri, unë po tërhiqem prej elaborimit shkencor të fenomenit të vetëvrasjes.
    Ajo që dëshiroj tash të them ka të bëjë me mediat dhe raportimin për vetëvrasjet.
    Express, tash e tutje, ndryshon qasjen e raportimit dhe fton mediat tjera ta konsiderojnë një hap të tillë.


    Nga Berat Buzhala
    Gazeta Express

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne fakt asnje kosovar nuk duhet te vrase vehten..
    sot kosova eshte e lire e pamvarur dhe me horizonte te hapura drejt se mires begatise e perparimit..
    ne se do ta ndjeje kte cilido athere ska si te shkoje drejt vdekjes me duart e mendjen e vet..
    mirpo njerzit nuk jan prej nji kallupi..
    ka te fort qe perballojn veshtirsi e halle e situata te renda..por ka dhe te dobet..
    shteti prandaj eshte krijuar.. me i dhen doren te dobtit..se i forti ska nevoj per shtet..
    po ku fillon shteti.. ku gjindet dora e ngroht e shtetit.. ne kte rast e shtetit te kosoves..
    derisa sa ka vet vrasje do te thote se shteti nuk funksionon..
    pra nuk funksionon ne rolin e tij..shteti ne katund.. shteti ne shtepi.. shteti ne rrugic e mahalle.. ne shkolle e ne nje nderrmarrje.. ne nje qytet si prishtina e ne nje katund si decani..
    i takon ldk-se si partia me e vjeter dhe me popullore te shkundet.. e cdo antar i saje te jete ne luft te perditshme ne parandalimin e gjendjeve te veshtira per njerzit e dobet qe i ka shoqeria..
    cfar ka x vajze qe ka ra ne depresion..
    ka ceshtje dashurie e braktisje nga ish i dashuri.. ose lahperi qe ajo gabimisht e kujtonte se e ka te dashur..
    le te behet problem i lagjes i familjes i seksionit te partise e i nendeges aty.. ne fshat a mahalle.. e vajza ta ndjeje..se e duan..se e respektojne..se ka vlera .. se ka arsye te jetoje..se dit te mira pasketaj vijne..
    kosova eshte vendi me me shum lahpera ne europe.. per kilometer katrore.. e mund tja kaloje vetem lapraka berat kucova lushnje fier skel vlora.. e lac kamzo bathorja..ku lahperet perbejne shumicen e frymoreve dy kemb-ore..
    tek vetvrasja e vajzave kta jan shkaku..
    pra shteti duhet ti mbroje qikat nga lahperet e ta dijne qikat se.. lahperi nuk eshte i plotfuqishem.. se ka shtet qe eshte ne anen e qikave..
    ne fakt keshtu si eshte sot.. vajza mendon se lahperi eshte i plotfuqishem i kudondodhur e i paprekshem.. prandaj ..mendon ajo.. skam rrug tjeter vec te iki nga kjo bote..

    kosova edhe se eshte shteti me i lahperizuar ne europ.. i ka mundesit ta fitoj betejen me lahperin.. sepse kosova ka nje nato ne prapavije te cilen lahperi nuk e mund dot.. sic mund prinderit e vajzave..vajzat po e po e me radhe kryetaret e katundeve.. gjykatesit policet.. ministrat e kryetaret e bashkive..

    ..

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Jo qe eshte per tu shqetesuar, por per tu befasuar - pse kjo dukuri kaq e madhe ne Kosove. Une kurre nuk kisha besuar qe ka te ne kaq shume njerez depresiv, deri ne vetevrasje. Shifrat jane mjaft shqetesuese.
    Te vetvritesh nuk do te thot qe vuan nga depresioni, nje fraksion sekondi eshte qe te iken mendja dhe shkon ne vetevrasje. Po te lexosh (Handbook of Clinical Health Psychology) do te shikosh qe nuk jane vetem njerezit depresiv ato qe vetevriten po cdo njeri normal. Dhe kjo ritja e madhe vit pas viti ndikon dhe ne shum faktore si ekonomia, ndryshimi i shum gjerave, familja, shoqeria etj.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Necky,te flm. per hapjen e temes dhe materialin e postuar deri tash.
    ----
    Kam pershtypjen se pervec shkaqeve e shkaseve te shumta qe shume postues i kane nenvizuar me te drejte,nje vemendje meriton edhe analiza e tranzicionit qe po perjeton ne rend te pare familja jone e me te edhe ne e femijet tane.
    Ne kemi trasheguar nje familje te forte patriarkale,me rregulla te rrepta sjellje te cdo anetari te familjes,sidomos te femijeve dhe te rinjeve te cilet i i nenshtroheshin me hire ose me zor nje rregulli dhe disipline te hekurt.Baza sociale kesaj familjeje ishte puna ne bujqesi ne fshat dhe artizanate e industri ne qytete.Gjate luftes se fundit,ne perjetuam nje dhune ekstreme,debim te dhuneshem dhe nje egzod te papam deri atehere.Edhe pse koha e kethimit tone ishte shume e shpejte fale NATO-s,pas kethimit sikur ka ndryshuar ne teresi koncepti i familjes dhe lidhjes familjare.
    Njerzit jane te lire ne kuptimin e plote te fjales, si ne aspektin politik e lirive personale,por sikur me kete liri, jane shkeputur shume nga hallkat e dukshme e te padukshme qe kane lidhur familjen,farefisin dhe mardheniet bashkeshortore ne kushtet e familjes deri diku tradicionale.
    Pa mohuar nje perqindje te konsiderueshme te vetevrasjeve si pasoje e traumave te luftes per shkaqe nga me te ndryshmet,per te cilat nuk kemi ndonje statistike te sigurt sociologjike e shendetesore,mendoj se perqindja me e larte e vetevrasjeve ,sidomos ne mesin e rinise,jane pasoje e dobesimit te ndjeshem te marrdheineve,afersise dhe kujdesit familjar dhe bashkeshortor.
    Kam pershtypjen se jemi bere disi me te mbyllur ne vetevete,me egoist,me ekscentrik dhe me johuman me njeri tjetrin dhe rrethin ku jetojme.
    Ka mundesi, qe edhe ne si popull do te duhet te paguajme nje cmim te larte per tranzicionin tone te gjate, i cili nuk po arrine te plotesoje boshllekun e krijuar nga shkaperderdhja e konceptit te familjes,sidomos ne sferen emocionale ne raport me nevojat dhe kerkesat e te rinjve.

  10. #10
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221
    Eshte shume e vertet kjo qe ceke Guri i Kuq
    Nje realitet i ri u krijua ne Kosoven e pas luftes me plot kuptimin e fjlales ne cdo aspekt te jetes si ne aspketin familjar,shoqeror si dhe ate ekonomik
    Nese para lufte shoqeria ishte e mbyllur me shume ne vetevete dhe i perkushtohej me shume familjes siq e ceki Guri tani ajo filloj te perjetoje nje ndryshim shume me te gjere ne çdo aspekt
    Ne fituam lirine por edhe u beme shume me individualist dhe filluam te shkeputemi nga lidhjet e forta familjare e fisnore e krejt kjo ne emer te nje Evropianizmi te gabuar se kinse keto tradita tani me jane te vjetruara qe tash po deshmohet se ishte nje gabim i madhe,mos te harrojme se nje peshe te fajit mund t'iu vehet edhe mediave per disa emisione te shfrenuara si dhe emitimit te shume serialeve Latino-Amerikane qe edhe ato ne vete mund te bajne ne vete nje traum psikologjike
    Filloi te vie ne shprehje vetem interesi dhe te lihej me nje ane familja e farefisi dhe askujt nuk po interesonte per tjetrin por shikonte vetem punen e tij shume gjera te tjera

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Mësimet e nxjerra nga dhuna në Kosovë
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 13:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •