Kanonet
Kriteret e perhershme te strukutres Kishtare te Kishes Ortodokse sot, jashte shkrimeve te Testamentit te Ri, gjenden ne:
- kanonet (rregullat edhe dekretet) e te shtate Keshillave Ekumenike
- kanonet e disa Keshillave lokale apo provinciale, autoriteti i te cilave, eshte njohur nga e gjithe Kisha
- te ashtequajturat Kanonet apostolike (qe jane ne fakt disa rregulla te Kishes ne Siri, qe datojne prej shekullit te katert)
- "Kanonet e Eterve", apo ndryshe, pjese te zgjedhura prej figurave kishtare, qe kane rendesi kanonike.
Nje permbledhje e ketyre teksteve, u be ne nomokanonin bizantin, ne formen perfundimtare te tij, prej Patriarkut Foti (shekulli i nenteper te cilin ju kerkoj ndjese, meqe eshte grek, e jo sic do ta donit ju. Edhe Zoti gabon...!!!! ). Kishat bizantine, po ashtu sikur edhe Kishat Ortodokse te koheve moderne, e kane pervetesuar principet e pergjithshme te kesaj permbledhjeje, sipas situatave te tyre te vecanta, edhe Kishat lokale autoqefale, e qeverisin veten, ne baze te statuteve te veta te vecanta, edhe pse te gjitha i pranojne kanonet e hershme, si referimin e tyre te perbashket kanonik.
Kanonet, ne vetvete, nuk perfaqesojne ndonje sistem, apo kod. Sidoqofte, ato pasqyrojne nje pamje te qarte te Kishes, misionit te saj, edhe sherbesave te saj te ndryshme. Ato, po ashtu pasqyrojne nje evolucion te strukturave Kishtare -- dmth rritjen e centralizimit pare brenda kornizave te Perandorise te krishtere romake.
Per Kishen ortodokse sot, ka vlere teologjike edhe ligjore, vetem te kuptuarit origjinal te vetvetes. Keshtu qe, ato kanone qe e pasqyrojne Kishen si Trupi i Krishtit, kane nje vlere te pandryshueshme sot.Kanone te tjera, nqs ato shihen si te kushtezuara prej situatave historike, ne te cilat edhe dolen, jane subjekt ndryshimi me ane te autoriteteve te Keshillave
Ndersa te tjera, kane rene vetevetiu jashte perdorimit
Perdorimi edhe interpretimi i kanoneve, eshte keshtu i mundur, vetem ne driten e te kuptuarit te struktures Kishtare. Ky kriter teologjik, eshte ai perfundimtari, nepermjet te cilit behet e mundur dallimi i asaj qe mbetet e perhershme ne kanonet, prej atyre qe perfaqesojne jo me teper se nje vlere historike.
Episkopati
Te kuptuarit ortodoks i Kishes bazohet ne parimin, i cili sprovohet prej kanoneve te tradites se Kishes se hershme, ku cdo komunitet lokal i krishtere, i mbledhur sebashku perreth Episkopit edhe festimit ne Kungim, eshte edhe konkretizimi lokal i te gjithe Trupit te Krishtit. "Ku eshte Krishti, aty eshte Kisha katolike" - shkroi Shen Ignati i Antiokise (Afro 100 pas Krishtit).
Teologjia moderne ortodokse thekson po ashtu, se zyra e Episkopit eshte me e larta midis sherbesave sakramentale, edhe keshtu qe nuk ka ndonje autoritet te themeluar prej Zotit, mbi ate te episkopit, brenda komunitetit te tij, apo dioqezes. Por sidoqofte, as Kishat lokale, e as Episkopet, nuk munden edhe nuk duhet te jetojne ne izolim. Plotesia e jetes Kishtare, e konkretizuar ne secilin komunitet lokal, eshte pare si e barabarte me ate te Kishave te tjera lokale, si ne te kaluaren edhe ne te sotshmen. Kjo barazi edhe vazhdimesi manifestohet ne aktin e Hirotonisjes se Episkopeve, nje akt qe kerkon pranine e disa episkopeve te tjere, ne menyre qe te kryhet si nje akt i pergjitheshem edhe qe te deshmohet vazhdimesia e tradites apostolike.
(**Shenim: Sic e shihni fare qarte, cdo Mitropoli edhe Episkopate eshte e barabarte ne autoritet me te tjerat edhe se ne Kishen ortodokse nuk njihet Primati. Keshtu qe me Sinodin shqiptar, kemi krahas Imzot Anastasit edhe Episkope te tjere te te njejtit autoritet me te, sic jane ai i korces Imzot Joani, i Beratit, Ignati edhe i Apollonise, Kozmai.
Te gjithe keta jane shqiptare, qe u hirtonisen ne ato poste me iniciativen e Imzot Anastasit, gjate kohes qe ai ishte Primati i vetm i Kishes autoqefale shqiptare)
vazhdon...
Krijoni Kontakt