Po e hapi kete Teme ,me qellim qe ata qe dijnė te shkruajn Poezi ,te vijnė ne kete Teme dhe te postojn poezit e tyre ne lidhje me Festen e Pavarėsis se Kosoves.
Po filloj nga Une ,nuk kam shkruar shume vargje ,por ajo qfar e karakterizon Poezin time eshte fakti qe eshte shkruar po atė ditė,d.m.th ne diten e Pavarsis ne rruget e Prishtines pikerisht nen Atmosferen Festive te asaj dite te ftohtė mbi -20 G/c ,ku nuk shikonte syri ,pos dy ngjyra Kuqė dhe Zi:
Pavarsia (17 Shkurti)
Ecja duke shikuar
Frymoja duke rimuar
Ritmi I te rrahurave te zemres
Motivonte fuqin qe ti jepte vrapė themres
Ndjenjat filluan ta luanin vallen kuqe e zi,
Per ti paraqitur te buzėqeshurat sheshazi.
Hapi qe levizte trupin,
E gezonte haptazi 17 shkurtin.
Buzeqesh dhe kerce me thoshte Flamuri,
Tash eshte koha te shpaloset arti I nje Burri.
Plisi I bardh i nje plaku mi ndriqonte rruget
Dhe Mi jepte mundesit qe ti perjetoj botet.
Rruget zgjeroheshin dhe mireprisshin kembet,
Te kaluaren e art dhe te tashmen e blert e pasqyronin kenget
Vallet dhe brohoritjet te cilat mbulonin rruget,
Perballonin te ftohtit e nje bore ,qe dukej se kurr nuk do zhduket.
Ka ardhur koha qe gezimi te na behet mikė
Paqja ka ngritur koken I thotė dhunes nga ketu Ikė
Tash eshte koha e shqiptarit te kultivoj paqe dhe Mirėqenje
Te gezoj jeten dhe te drejtat e tij vetem me buzėshje.
O Zot bekoje kete Popull dhe kete Vend
Kerakterizoje si Popull qe gjykon me Mend
Ta Duan dhe rrespektojn njeri Tjetrin
Qe ta qmojnė me shumė Dobinė e Pasur se sa Gabimin e Vjeter.
E shkruar ne rruget e prishtines diten e pavarsis
Krijoni Kontakt