Strugë, 12 shkurt - Myftinia e Strugës ka bërë publike emrat e dhuruesve të pasurive të patundshme që qytetarët kanë dhënë për xhamitë e kësaj myftinie. Myftiu i Strugës, Ferat Polisi, ka përshëndetur gjestin e besimtarëve. Ndër personat dhuruesit e tokës ai përmend, vëllezërit Mustafa dhe Ismail Karimanoski të cilët kanë dhuruar 2.020 metra katrorë hapësirë për varreza në fshatin Llabënishtë. Beqir Selimi nga fshati Frëngovë ka dhuruar 463 metra katrorë për vakëfin e xhamisë së fshatit, ndërkaq Ariz Fazliu nga Teferiçi ka dhuruar 400 metra katrorë për lokacionin e xhamisë së re në këtë vendbanim. Nazmi Osmani nga Bogovica ka dhuruar 2000 metra katrorë për zgjerimin e hapësirës së varrezave në fshat, ndërkaq Adivije Demishoska nag Labënishti ka dhuruar 407 metra katrorë hapësirë për ndërtimin e xhamisë së re, të tretës në këtë vendbanim. Feim Ramo nga Teferiçi ka dhuruar 11.238metra katrorë për vakëfin e xhamisë në Teferiç dhe Tosum Xhaferi nga Frëngova për vakëfin e xhamisë ka dhënë 2.243 metra katrorë.
Myftiu i Strugës, Ferat Polisi, ka thënë se këto hapësira janë dhuruar nga viti 1994 deri më tani dhe sipas tij këto akte do të ndikojnë pozitivisht në kultivimin e besimit tek banorët e këtyre vendbanimeve. (SH.V.)
gazeta Koha
Krijoni Kontakt