Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Postime
    1

    Atak mbi botën virtuale të rinisë shqipëtare

    Grupi i hakerëve nga Struga, deri më tani i kanë bërë dëm kompanisë në vlerë prej afro 20 000 euro dhe njëkohësisht ka penguar funksionimin e rrjetit social më të dashur të vizitorëve shqiptarë.


    Hakerë të panjohur para 3 ditëve kanë sulmuar webfaqen më të vizituar shqiptare www.top.al. Pas disa hulumtimeve të bëra në lidhje me këtë çështje, mendohet se sulmuesit janë hakerë shqiptarë nga Struga.

    Kjo faqe është regjistruar nga Demir Gajni, në bashkëpunim me kompaninë Estoniane për internet "Rate Solutions", e cila sot ka faqe të tilla në 30 vende të Evropës dhe me një tempo shumë të shpejtë, zgjerohet edhe në vende të tjera. "Kjo është e para herë që kemi një faqe të tipit të tillë në botën virtuale shqiptare." komenton Demir Gajni, drejtor i Top.al. "Deri më tani,shoqëria elektronike shqiptare ka shfrytëzuar faqe të mëdha në gjuhën angleze dhe gjuhë të tjera ndërkombëtare si Facebook.com ose Hi5.com. Unë jam shumë i kënaqur që më në fund, pas një pune dhe kontributi të madh, arritëm të ndërtojmë dhe zhvillojmë një faqe të stilit më modern për shfrytëzuesit shqiptarë të internetit mirëpo për fat të keq, që nga fillimi i zhvillimit të komunitetit shqiptar në këtë faqe, ne jemi ballafaquar me një sulm të madh kundër faqes sonë", sqaron Gajni.

    Grupi i hakerëve deri më tani i kanë bërë dëm kompanisë në vlerë prej afro 20 000 euro dhe njëkohësisht ka penguar funksionimin e rrjetit social më të dashur të vizitorëve shqiptarë. Drejtuesit e webfaqes shqiptare dhe menaxherët nga Estonia lusin hakerët e panjohur të heqin dorë nga sulmet kompjuteristike (DDOS), pasi në këtë formë siç kanë bërë deri tani ata po dëmtojnë imazhin e shqiptarëve kudo në botë, e posaçërisht para drejtuesve të kompanisë bazë "Rate Solutions", të cilët edhe e kanë konfirmuar se bëhet fjalë për hakerë shqiptarë.

    "Jemi të bindur dhe shpresojmë se së shpejti do të hasim në mirëkuptim që ky problem të zgjidhet në të mire të anëtarëve dhe qytetarëve tanë të cilët edhe me padurim e presin funksionimin e serishëm normal të faqes sonë www.top.al, e cila numëron një numër të madh të vizitorëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe kudo që jetojnë shqiptarët në bote." tha Demir Gajni.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    ej qka o kjo faqe e zez keshtu...skan faj rinia shqiptare qe jan nxe me keto foto te nxeta......
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  3. #3

    Ju pergezoj ne pergatitjen e ketyre hartimeve bashke me shokun tend te ajo tema tjeter, por nuk jeni dhe aq smooth ne fshehjen e qellimit tuaj per hapjen e ketyre temave, i cili eshte marketingu i faqes suaj te internetit. Perpiquni pak me teper heres tjeter dhe mos e beni kaq te dukshme.

  4. #4
    Reklame koti, faqe e lodhur
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

Tema të Ngjashme

  1. Historia e alfabetit të gjuhës shqipe - Stavri Skëndo
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-04-2021, 14:37
  2. Informacion i përgjithshëm mbi Republikën e Shqipërisë
    Nga bastardi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05
  3. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •