Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Çaushi
    Anëtarësuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Në Atdhe!
    Postime
    3,283

    13 vjeçari bëhet baba në Britani

    13-vjeçari bëhet baba

    http://www.gazetaexpress.com/index.p...o/2664/C5/C17/

    Nga Express më 13.02.2009 në ora 14:19

    Një djalosh britanik 13-vjeçar është bërë baba. Alfie Patten dhe e dashura e tij 15-vjeçare, Chantelle Steadman, janë bërë prindër të një vajze, Maisie Roxanne.

    Babai i ri deklaroi se ishte gjë e bukur që kishte fëmijë, edhe pse ishte shumë e vështirë për ta mbajtur, pasi e babai zakonisht nuk i jep më shumë se 10 sterlina kur i nevojiten. Ai jeton në qytetin Eastbourne, në kontenë East Sussex.

    "Donim shumë të kishim një fëmijë, por ishim të shqetësuar për reagimin e njerëzve”, tha 13-vjeçari.

    “Nuk e dija se si do të ishte të bëhesh baba. Sidoqoftë, do të jem baba i mirë,” shtoi ai.

    Chantelle e lindi Maisie të hënën në mbrëmje, pas pesë orësh të dhimbjeve të lindjes në spitalin Eastbourne, në East Sussex.

    Një ditë më vonë ajo i tha The Sun: “Jam e lodhur pas lindjes. Isha nervoze kur shkova në spital për të lindur, por përndryshe isha shumë e emocionuar.”

    Ajo tregoi se pasi kishte ndierë dhimbje në stomak kishte shkruar për kontroll te mjeku. “Unë dhe Alfie shkuam te mjeku për kontroll. Mjeku më pyeti nëse kishim bërë seks. I thash po dhe ai më tha se duhet ta bëja testin e shtatzënisë. E bëra testin dhe mjeku më tha se isha shtatzënë. Fillova të qaja dhe s’dija çka të bëja.”

    “Mjeku tha se duhet t’i tregoja mamit, por unë isha shumë e frikësuar. Ne nuk mendonim se do të kemi nevojë për ndihmë nga prindërit tanë. Juve s’ju shkon mendja atje kur e zbuloni se jeni shtatzënë. Ju vetëm mendoni se prindërit do t’ju vrasin.”

    Megjithatë Alfie Patten nuk është babai më i ri në Britani. Rekordin e ka shënuar Sean Stewart, që u bë prind në moshën 12-vjeçare.
    Dhuro shumë...e prit pak!

  2. #2
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anëtarësuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    babi eja te luajm e lodra hahaha shpejt edhe ti mami
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    ...hajde urime , u rrit me prind .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Çaushi Lexo Postimin
    13-vjeçari bëhet baba

    "Donim shumë të kishim një fëmijë, por ishim të shqetësuar për reagimin e njerëzve”, tha 13-vjeçari.

    “Nuk e dija se si do të ishte të bëhesh baba. Sidoqoftë, do të jem baba i mirë,” shtoi ai.

    .
    .Do ta kuptoje me vone reagimin e shqetesuar te njerezve ky .
    Nuk e kuptoj se si nje femje deshiron te kete nje femije?Apo kujton se eshte si loja me kukulla ?!

  5. #5
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Per t,u habitur qe ka sot ne bote prinder_femije kaq te pergjegjshem dhe te pjekur mbas lindjes se nje femije.Ndonese e dine qe sdo ta kene te lehte,ne asnje cast nuk kane menduar ta abondonin.Dhe kjo eshte per tu admiruar dhe ku duhet te marrin shembull ata qe lene femijet rrugeve.Eshte kollaj per te bere nje te tille po sa veshtire dhe kurajo per ta rritur...
    "Carpe Diem"

  6. #6
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Pergjegjesia e ketij Babait te ri do jete ne maksimum mendoj.

    Ca nuk po ndodh ne ditet e sotme.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Per t,u habitur qe ka sot ne bote prinder_femije kaq te pergjegjshem dhe te pjekur mbas lindjes se nje femije.Ndonese e dine qe sdo ta kene te lehte,ne asnje cast nuk kane menduar ta abondonin.Dhe kjo eshte per tu admiruar dhe ku duhet te marrin shembull ata qe lene femijet rrugeve.Eshte kollaj per te bere nje te tille po sa veshtire dhe kurajo per ta rritur...
    Pajtohem me ty Diana, ka shum qifte qe moshen e kan te rritur po me mendje jan me femij se ky 13 vjeqari...
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Eh Ana te ishin te pergjegjshem ata nuk do benin femije.Ata jane te lumtur se se kane idene cfare jete do i presi perpara.Shumica e ketyre cifteve me moshe te vogla dhe qe behen prinder shume heret perfundojne ne ndarje brenda disa viteve ,se nuk e perballojne dot stresin dhe pergjegjesite e te qenit bashkeshort dhe prind ne te njejten kohe..Dhe eshte normale per moshen e tyre.Te qenit prind eshte stresuese per ne qe jemi martuar ne nje moshe te pjekur e jo me...Nejse tu rroje femija atyre dhe ishallah nuk rritet me prinder te divorcuar.

  9. #9
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Per t,u habitur qe ka sot ne bote prinder_femije kaq te pergjegjshem dhe te pjekur mbas lindjes se nje femije.Ndonese e dine qe sdo ta kene te lehte,ne asnje cast nuk kane menduar ta abondonin.Dhe kjo eshte per tu admiruar dhe ku duhet te marrin shembull ata qe lene femijet rrugeve.Eshte kollaj per te bere nje te tille po sa veshtire dhe kurajo per ta rritur...


    ai eshte per vete nje femije.
    ai nuk e di vet se cdo te thote,c'fare pergjegjsie eshte te rrisesh nje femije.



    megjithse nuk eshte rasti i pare qe degjojme histori te tilla.

    nje femije ka ber nje femije
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  10. #10
    Me ca do ushqejne me,me gjoksin e 15 vjecares . lol.

    Urime !!!!.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 09-03-2009, 20:30
  2. Plaçkitet çdo shfrytëzuesi i dhjetë i internetit në Britani
    Nga Cimo në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-03-2007, 03:20
  3. Vetëvaret 13- vjeçari, “Dëshmitar i Jehovait”
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 05:20
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 15:11
  5. Britani: "Unë studentja që rrezikoj shkollën"
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-09-2003, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •