Sapo perfundoi debati ne Top-Show ku ishte i ftuar Ali Ahmeti ku para nje jave ishte prezent Menduh Thaci . Kush sipas juve la pershtypje me te mire para publikut dmth ishte me bindes ne argumentet e veta.
Pershtypjet tuaja...
Sapo perfundoi debati ne Top-Show ku ishte i ftuar Ali Ahmeti ku para nje jave ishte prezent Menduh Thaci . Kush sipas juve la pershtypje me te mire para publikut dmth ishte me bindes ne argumentet e veta.
Pershtypjet tuaja...
Nuk anoj nga asnjeni prej tyre, nga shkaku se cdoher kam idene se gjeneratat e reja nuk duhet aspak te lndjekin rrugen e ketyre politikanve qe tash me jane, por meqe te dy partite jane realitet i yne shoqeror une do ta jap mendimin ti personal ne lidhje me kete teme.
I kam ndjek te dy emisionet dhe fjalori i Ali Ahmetit edhe pse jo shume bindes, por ishte shume me ton me te ulet, shume me uretsi, dhe shpjegime me te thella ne ato qe ai refente nuk e di po fitova pershtypjen e nje plaku te urte. Ne te kunderten Menduh Thaci si cdo here me tone me te larte ne bisedat e ti dhe me ofendues ndaj tjetrit.
Ishte mendim i im personal edhe pse nuk mbaj anen e asnjerit shkaku se nuk pajtohem me ideologjine e asnjerit prej ketyre.
Menduh THACI- politkan i mirfillte, fjalore te perkryer, njeri teper i zgjuar(siq ishte cek edhe tek profili i tij i krijuar nga ana e Top Channelit), pytjeve, ju pergjigjte ne menyre te drejte dhe teper direkte... Ma teper skam cka te shtoj, tregoj vete emisioni se kush eshte MENDUH THACI... Ma i mire, ma i forti... doren n'zemer, i perkryer ne cdo aspekt.
Ali Ahmeti- politikan nuk e ze aspak(nuk ka lidhje me politiken), fjalore teper te dobet(shume te varfer), ngati se te te gjitha pyetjet, u zinte ngusht nga 2 analistet, aty per aty i ndronte fjalet...Njiher thonte ndryshe, ma vone ndryshe.
Ne menyre indirekte pranoj se eshte fajtore per ceshtjen e vizave.
Shkaku i nisjes se luftes ne Maqedoni tha se eshte: torturimi i disa ish-ushtarve te UCKosoves nga Maqedonia ( cfare absurdi), ne at moment nderhyne Ylber Lili, qe i thote se ne kohen e tij ne pushtet ( pra Ali Ahmetit), mbas luftes se 2001, jane arrestu dhe torturu shume ushtar te UCKombtares, (qe sipas fjalve te Alis se lufta e 2001 ka nise per shkaqe te torturave te ish-ushtarve te UCKosove) dmth u paska desht te nisin edhe 4 lufta te reja( per shkak te torturimit te ish-ushtarve te UCKombtare).
Tha se ligji ma kryesore i Marveshtjes se Ohrit paska qene Ligji i decentralizimit( cfare absurdi)... Lufta u be per te drejtat e shqiptarve, Ali Ahmeti thote ligji ma i rendesishem paska qene ai i Decentralizimit... Haron Ligjin e perdorimit zyrtare te gjuhes shqipe, haron Ligjin e deshmorve dhe invalideve te luftes etj. Nderhyne Saljadin Saliu, dike ia rikujtu Alise, se Ligji ma i rendesishem eshte ai i Zyrtarizimite te gjuhes Shqipe.
Krenoheshte me ligje gjysmake, si psh: Ligji i flamurit (ky dihet se ky ligje nuk mundesoi qe flamuri te valoj ne Shkup, Kumanove, Zhitoshe etj, Ligji i decentralizimit (me ket ligj, krijoj enklava maqedonase ne Maqedonine Perendimore, Kercova ngeli me kryetar maqedonas, edhe pse po te ishte bashku me Zajazin, shqiptaret do ishin shumice ne Kercove), Ligjin e arsimit sipror- Legalizimin gjysmak te UT-se... UT-ja me 13 fakulltete, u legalizu vetem me 4 (cfare absurdi) dhe ai krenohet se ka legalizu dicka.
Cdo here u krenonte me at fjaline, alla tetovarce "UNE PA UNE"... Luften dhe UCK e personifikonte si me qene vetem ai ushtare, si me luftu vetem ai, si me qene prone private e tij, duke haru kontributine e 20.000 ushtarve te cilet e perbenine at UCK. Pa dyshime se tkishte qene vetem Alija - 1 (person) UCK-ja, luften do e kishim humb per 1 minut.
Gjate sulmeve direkte cka u benin ndaj Branko Crvenkovskit, nga ana e Alban Dudushit, Ylber Lilit, Mentore Nazarkos, si p.sh: "Ai eshte vrases i shqiptarve ne 1997", ai(Ali Ahmeti) dilte ne mbrojte te hapur te Branko Crvenkovskit( gjeneratori i politikes anti-shqiptare ne Maqedoni)... katastrofe, tbehesh advokat i B.C, katastrofe.
Muhabetet cdo here i tregonte si pralla... p.sh, pyetja ishte: "A duhet Shqiprija( ne kontekstin Maqedono-Greke) te anoje ma teper nga ana greke, maqedonase, apo te beje politik te dyfisht?" Pergjigja, citim: "Aleksandri ka qene shqiptare, se nena e atij ka qene shqiptare, Olimpija... Ajo eshte martu me Filipin qe ka qene greke"... "jojo maqedonas antik, masandej ato kane lind nje fmij, ja kane vendu emrin Aleksander, pra aj ka qene shqiptare". "Keshtu shkruan edhe te librat e historise". Katastrofa e rradhes. Pergjigja, askund me pyetjen e parashtruar.
Pyetjeve direkte nga zoti Ylber Lili, u hikte( nuk e di shkakun, e bente kete nga paaftesia, apo nga pergjegjesia cka kishte ne raste te caktuara).
Paftesia e tij u shfaqe, ne tere emisionin. Nisi zotin Nazarko, ta thire Alban.![]()
Gjate perfundimit te pjese se pare, para pjeses se Publicitetit, ju drejtua Albanit me pyetje: "A ban me e ndez nji cigare" hahaha, me siguri prej sikletit e kishte ket.
Ma teper skam cka te shtoj, me nji fjale Ali Ahmeti = MJERIM.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga panteri : 23-01-2008 mė 22:38
Ali Ahmeti eshte burre, kete e ka deshmuar qe nga lufta dhe mandej krijimi i partise politike. Ai qe nga krijimi i partise politike ka fituar, ku kemi pasur 4 pale zgjedhje, 4 here rradhazi zgjedhjet ne blokun politik shqiptar.
Sa i perket debatit, ne shikim te pare njeriu kupton se ka te bej me nje njer te fjales, qe flet pak, dhe qe vepron shume.
Une nje pyetje kisha per militanin Ylber LILI, i cili pasi ka marre nje pagese prej disa mije eurosh nga Thaci qe te sulmoj Ali Ahmetin ne ate debat, ku ligjeron ai i gjorri? Ligjeron ne nje universitet qe dikur partia ne te cilen ai militon e quante KASOLLE?
Kthehemi te debati, me beri pershtypja ajo qe Thaci si femij me i vogel gjithmone e lut baben te takohet me ate. Por ai nuk takohet e tha, sepse shume here ka qene i tradhetuar nga alias vojvoda Taci.
Po ashtu me la pershtypje edhe ajo se zoti Mentor Nazrko kur i tha Thacit - me duket se si shume po e permend BDI, BDI, BDI per cdo gje, me duket se kjo eshte opozite dhe faji i bie pozites qe je ty. Ai mbet. Mandej se si e morri qendrimin kur gazetari Alban Dudushi tha se Partia me e madhe shqiptare duke aloduar ne BDI, Vojvoda u tmerros.
Dalim te Cervenkovski, nese ai ka vra disa shqiptare ne 1997, sa shqiptar ka vra partneri strategjik i PDSH, VMRO-ja? ne 2001, ne 2007 ne Brodec, dhe shume e shume masakra tjera qe ka be nder shqiptare. Mos bre se eshte turp o z.LILI.
Nuk kam se ckam te them me shume vetem se mire i tha militantit Ylber Lili, se une nuk kam ardhur te te tregoj ti ketu se kush jam une? Por ketyre te Shqiperise, sepse ato nuk me njohin, ato ne Maqedoni qe me njohen qe 4 here me besojne votoat dhe perseri edhe do me besojne.
Dikush qe njeh kete LILI-n eshte mire ta fute ne kete teme debat dhe une i tregoj atij nga nje kendveshtrim neutral cili eshte ALIU e cili VOJVODA. E di qe ka anetare qe mund te gjejne lidhje dhe ta sjellin ketu.
z.LILI, une shkruaj nga kendveshtrim neutral ketu, e ti nga nje kenveshtrim partiak sepse te ka mbush me pare xhepat Thaci, prandaj je verbuar.
Kaq njehere, por prap kthemi, dhe lirisht per cdo pa qartesi me shkruani.
Edhe dicka sa per kureshtje hape webfaqen e PDSH dhe shih 3 lajmet kryesore ne faqen e tyre jane per BDI-ne, qene shikim te pare duken qarte kompleksi qe kjo parti vuan nga superioriteti i BDI-se.
æQuién ganarį la Champions? = BARĒA
ki forum esht ber zadhenes i pdsh dhe bdi, ju kisha lutur mos e mbroni as pdsh as bdi te dija njejt jan aspak dallim skan, cila te jet ne pushtet ben eksperte me popullin e vet vret njerez te dija i dijm edhe bdi edhe pdsh,partit vijn e shkoin por mjer populli cka po hjek,dikur ppd bente dje bdi sot pdsh,si nuk u mbushem me mend ne shqiptaret
Une skam njohuri te thella mbi politiken qe kane ndjekur keta dy udheheqes, pasi s'jam nga Maqedonia, po nga dy emisionet qe pashe ne Top Show, ate me Menduh Thacin dhe ate me Ali Ahmetin, personalisht me i afte m'u duk z. Thaci. Me pelqeu se ishte me i drejtperdrejt ne pergjigje, nuk u shmangej pyetjeve paq, ndersa Ali Ahmeti mu duk paksa dredharak, dhe pergjigjet i jepte ca si tjeter per tjeter. Thjesht nga keta emisione kam kete opinion, se sic u shpreha nuk e kam ndjekur politikberjen e tyre.
Nje gje qe se "kuptoj" eshte se: ne vend qe partite shqiptare atje te bashkohen, te kene nje perfaqesues, e ti shtypin koken maqedonasve, hahen si qente me njeri tjetrin...!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jack Watson : 24-01-2008 mė 10:14
Life's too short to remove USB safely.
Nuk e njeh mire ti Ali Ahmetin, gjithmon ka qene person i tille qe i ka devijuar pyetjet qe nuk i konvenonin dhe per te cilat nuk kishte pergjigje dhe sqarim perkates pasi dilnin ne pah te bemat e tij absurde qe nuk don ti pranoj.
Mbreme z. Ali Ahmetin e mbyten gazetaret duke i bere pyetje mirepo nga 10 pyetje nga ai mernim vetem 1 pergjigje per 1 pyetje te parshtuar pasi 9 te tjerat nuk perputheshin me te bemat e tij qe u largohet cdoher dhe nuk i sqaron sic duhet, nese eshte burre e thote te verteten e jo me fol mbas shpine, me vjen keq kur ndegjoj disa qe e quajn kete person patriot,shpetimtar dhe me shume burre pff.
Kush e ka vezhguar edhe debatin para disa ditesh qe kishte zotri Menduh Thaci ne Top Show e shikuat se kush nuk i frigohet pyetjeve dhe kush ka pergjigje me konkrete qe mund te kete nje udheheqes i nje partie te klasit te lart, nuk meret ai me devijime te pyetjeve por u jep pergjigjen e duhur dhe te vertet. Gazetaret i benin 1 pyetje ndersa mernin shume pergjigje dhe shume sqarime per nje pyetje te vetme dicka qe nuk perputhet me ate qe bente Ali Ahmeti mbreme qe la nam duke devijuar me qindra pyetje.
Respekt!
Sui generis
S'ka dyshim qe Ali Ahmeti eshte politikani qe ka bere me shume per shqiptaret e Maqedonise, dhe kete e deshmojne te arriturat qe ka bere partia e tij ne kohen kur ka qene ne pushtet.
Sa i perket Menduh Thacit, dua te potencoj se ne debatin qe ky kishte ne Top Show, beri shume genjeshtra, mashtroi shume i gjori. Nuk e di si nuk i vjen turp burre i madh te beje mashtrime.
Ne ate emision Menduh Thaci tha se ne vitet 90-91 se bashku me Ali Ahmetin kam qene ne ilegale. Po si nuk i vjen turp te beje rrena. Po ne shqiptaret e Maqedonise te gjithe e dime se ai asnjeher nuk ka qene ne ilegale. Cfare rrenaveci.
Thjesht Thaci eshte rrenavec, ndersa Ali Ahmeti burre i sinqerte qe shpesh e pranon edhe fajin e vet. Potriot i perkyer.
Menduh Thaci esht orator , mirpo e shofim cka mundi te beje me oratorin e tij , premtoj se per 60 dit do te zgjidhen gjith problemet e shqiptarve , mirpo aj na ktheu mbrapsht.
BDI esht fajtor qe nuk arriti ta realizoj marreveshjen e Ohrit ne total , mirpo prap se prap e dim cfar ndryshime u ben gjat periudhes kur ishte ne qeverisje BDI , e cka arritem gjat qeverisjen se PDSH ? Ata apsolutisht asgje nuk realizuan nga ajo qe e premtuan ne fushaten parazgjedhore.
Mir tha Ali Ahmeti let urdhojn burrat le ti miratojn ligjin e gjuhes , te flamurit dhe te UCK-se . Pse nuk e bejn ato me mire nese BDI se paska ber mir. Pse nuk i miratojn kto ligje, ja dot ja falim pse nuk i realizun per 60 dit , po le ta bejn bile pas 600 ditve, mirpo kam pershtypjen se nese ngel per PDSH-ne edhe 60 vjet ato smunden te bejn asgje.
Kot esht sju besojm fjalve te tyre. Njeher na mashtruan , tash jan te denuar ne shkatrrim. ( biles edhe ateher nuk na mashtruan , sepse nuk kishin perkrahjen e popullates shqiptare ASNJEHER ). E dinim se genjejn.
Pantero
Po te shkruaje nje skenar per telenovelat meksikane do ishe skenaristi me i preferuar i grave te mbare botes. Po ku ka personazhe te atille sic i sheh syri jot i panterit mooooo... ku ke pa ti te perkryer ne cdo aspekt dhe "negativ" ne cdo aspekt. Jeta dhe politika i dashur panter, s'jane telenovela. Ndoshta ti i ke perzier pak - por ja qe nganjehere duhet te besh dallimin, apo jo?!
S'do ndalem te analizoj personazhet e ftuar sepse une (kete dhe sorrat e dine qe) mes te dyve, nga simpatite personale dhe bindjet politike do zgjedhja Ali AHMETIN. Dua t'i qasem me teper emisionit, realizimit tematik te tij dhe zhvillimit te intervistes.
Z. Thaci u intervistua nga Mentor NAZARKO dhe Bujar MINXHOZI. Nga te dy - asnjeri s'ia ka haberin politikes shqiptare ne Maqedoni. Alban Dudushi ishte i ftuar ne emisionin e vet, i cili mund te degjonte me kujdes e te mesonte dicka sepse s'di as ai asgje per politikat ketu.
Z. Ahmeti u intervistua nga Mentor NAZARKO dhe Ylber LILI. Meqe iu perkushtova Nazarkos pak me siper, per Lilin me duhet te them qe eshte kopje e Thacit (ose ky kopje e Lilit) ne menyren si flet (flasin). Njeri nga te dy eshte mesuesi i tjetrit. O Thaci i Lilit, o Lili i Thacit. Pak rendesi ka po nejse. Alban Dudushi ishte PERSERI i ftuar ne emisionin e vet, i cili per dallim nga emisioni i pare, kesaj here degjoi me me kujdes gjithe biseden, sepse u bind ne rastin e pare qe s'ka shume aftesi per te kuptuar politiken, sidomos ate te shqiptareve te Maqedonise.
Top Show me Betejat e Thacit e Ahmetit ka qene DESHTIM FATAL. Mendimi im eshte qe z. Thaci (fare i afert me presidentin e Top Medias, D. Hoxha) ka porositur dhe organizuar vet ne aspektin tematik dy edicionet me beteja te Top Show, duke sjelle ne Betejen personale Mentor NAZARKON dhe Bujar MINXHOZIN (qe do i thurrnin lavde aftesive e burrerive te tij me pas neper gazeta), dhe duke sjelle ne Betejen e Ali AHMETIT, Mentor NAZARKON (sa per karagjozllek), dhe Ylber LILIN, i cili (ne mendjen e Thacit) eshte nje analist i persosur dhe njohes i shkelqyer i gjendjes politike e sociale ne Maqedoni, nderkohe qe ai gjate gjithe kohes po belbezonte (sikur thoshte dicka) per te shfryre inatet personale qe ka me Ali AHMETIN, meqe ne kohen kur ky i fundit ishte ne qeveri me LSDM, Ylber LILI u debua nga Maqedonia i cilesuar si "i padeshiruar".
DESHTIM FATAL!!!
Ali AHMETI duhet t'i jete mirenjohes THACIT qe ia organizoi kete "kurthe" ku i kishte nxjerre ne "beteje" nje "gjeneral" teper te dobet, sic eshte Ylber LILI.
Koha ėshtė e maskarenjėve
Por atdheu i Shqiptarėve
Krijoni Kontakt