Urime - Urime
![]()
Urime - Urime
![]()
Urime Festen te gjith atyre qe ndiejn veten Shqiptar.
Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli
Pershendetja ime per kete dite mbareshqiptare eshte kenga ēame:
Ne kte bote te madhe,
ndodhin mrekullite.
Njerezit le te ndahen,
BASHKOHEN nje dite!
Gezuar 1-vjetorin e Pavaresise.
Sa me shume njohje te reja dhe ne OKB me kembe te mbare kete vit!![]()
FLUCTUAT NEC MERGITUR
Gezuar 10 vjetorin e clirimit te Kosoves dhe 1 vjetorin e shpalljes se pavaresise!
Ne jemi brezi i bekuar i shqiptareve pasi jemi ne qe po jetojme ne epoken e lirise. Dhjetra breza shqiptaresh para nesh luftuan, derdhen gjak, vuajten, sakrifikuan gjithcka ne menyre qe femijet, niperit e sterniperit e tyre sot te mund te jetonin te lire. Prandaj, ne kete pervjetor te pare te pavaresise, duhet jo thjeshte te gezoni, por te ngazelloheni kur te sillni nder mend se sa mijera shpirtra shqiptaresh para nesh nuk arriten dot ta shihnin kete dite. Gjithashtu, te gjithe duhet te jemi te pergjegjshem se pergjegjesia e brezit tone eshte te ruajme, mbrojme e kultivojme kete liri ne menyre qe femijet tane te mos shohin me flaket e tmerret e luftes por te rriten ne paqe e liri.
Nga ana tjeter, nuk duhet te kemi asnje iluzion qe pavaresia e Kosoves eshte ende e brishte, nuk eshte e materializuar, nuk eshte e institucionalizuar, ngelet ende shume pune per tu bere ne kete drejtim. Problemi me i madh i pavaresise se Kosoves nuk eshte njohja e shteteve te huaja, problemi me i madh eshte se shteti i ri i Kosoves ende nuk ka kontroll ne gjithe territorin e vendit, nuk gezon mbeshtetjen e plot nga gjithe elektorati shqiptar, dhe shteti i Kosoves nuk perfaqeson ende gjithe qytetaret e Kosoves, por vetem shumicen shqiptare. Sic e thashe ne kete forum edhe 1 vit me pare, sfida me e madhe per pavaresine e Kosoves do te jete integrimi i minoritetit serb ne Kosove ne jeten politike, ekonomike dhe shoqerore te vendit. Edhe pas nje vit, qeveria e Kosoves se bashku me EULEX kane bere shume pak progres ne kete drejtim.
Nje sfide tjeter per qeverine e institucionet e Kosoves eshte mbeshtetja e elektoratit shqiptar qe deri me sot eshte marre si e falur. Shqiptaret e Kosoves vertet dine te festojne e gezojne keto dite te shenuara, por nuk mund te genjehen me lugen bosh. Duan te shohin reforma konkrete, duan te shohin investime publike, hapjen e vendeve te punes, kreditimin e bizneseve te vogla, luften kunder korrupsionit ne administrate ne menyre qe te krijojne kushtet e nevojshme qe vete emigrantet kosovare ne bote te mund te kthehen ne vendlindje dhe te investojne kursimet e tyre, te investojne ne arsim ne menyre qe shteti me popullsine me te re ne moshe ne Evrope te terheqi vemendjen e investitoreve te huaj.
Populli i Kosoves nuk meriton nje pavaresi gjysmake, populli i Kosoves meriton nje pavaresi te plote, nje pavaresi qe nuk sjell vetem nje pavaresi ne leter, por sjell nje ndryshim te madh te ndjeshem ne jeten dhe mireqenien e gjithe banoreve te Kosoves nga viti ne vit.
"Pune pune nate e dite, qe te shohim pakez drite" thote Naim Frasheri, dhe kjo vlen per qeverine e Kosoves, kjo vlen per gjithe qytetaret e Kosoves, kjo vlen edhe per gjithe shqiptaret ne bote.
Albo
----------
Kosova ėshtė shtet nė rend tė parė falė kėmbnguljes njėqindvjeēare tė shqiptarėve tė cilėt kurr nuk e pranuan coptimin e Shqipėrisė nė fillimtė shek.20-tė.
Shteti i Kosovės ka mbėshtetjen e gjithė shqiptarėve dhe tė shumicės sė pakicave,pėrveēė pakicės serbe e cila nė ēdo variantė nuk ėshtė e vullnetshme tė pranojė realitetin e ri.Kryeneqėsinė e saj e ushqen idea e Serbisė imperiale dhe pansllaviste,ide kjo qė mohon dhe e konteston edhe shtetin aktual shqiptar tash e njėqind vjet.
Droj se problemi i veriut ėshtė pasojė edhe e pikėpamjeve tė ideologėve tė tipit Qosja me shokė,tė cilėt haptazi janė deklaruar pėr ndarje tė veriut tė Kosovės.Pinjollėt e Qosjes janė aktualisht pushtet ,aqė sa mund tė kenė pushtet shqiptarėt nė kushtet e njė protektorati tė dyfisht,ishin edhe me 1999 dhe ....
Jam dakort me pjesen tjetėr,sidomos ate tė nėnvizuar.
Si gjithmonė ata qė mendojn drejt dhe realisht , kritikohen dhe shahen, kjo tani vetėm na ėshtė bėrė traditė.
Qosja , jo qė ishte pėr ndarje , por ku pa realitein dhe gjithashtu pa se cfarė tė ardhme jemi duke hyrė , pat thėnė se njė ide e dhėnies 10% tė Kosoves shkijeve do tė lironte pjesėn tjetėr tė teritorit tė jet e lirė , pra 90% e Kosoves e lirė.
Disa e dinė se kur u vizatuan kufit e Kosoves ka pas lėvizje tė tilla qė Kosova Lindore mbeti jasht , e u fut Leposaviqi , dihet kjo me qėllim qė tė ket pėrzierje tė popullsisė dhe tė båhet mėi leht kolonizimi.
Qosja deshi vetėm ta kthej Kosven nė kufijt e saj tė vėrtet . Me lėvizje kufijsh nė veri , lėvizet edhe nė lindje.
Shtrohet pyetja : A ėshtė mė mirė njė Kosovė 90% e lirė e 10% e okupuar , apo 100% e okupuar sic ėshtė sot. Kosva ėshtė peng i 5% tė populltes shkije . Cdo gjė qė po ndodh nė Kosvė po bėht sipas qefit tė kėsaj pakise .
Tė pėrmendi vetėm: Kushtetuten, 6-pikėshin , flamurin ,,hymnin , planprogramet edukativo-arsimore . A po don mo?!!!
Unė do tė nihesha shumė mė mirė nė 90% shqiptre , se sa kėshtu si jemi sot. Pastaj natyrish edhe Kosva Lindore tė integrohet ne pjesen natyrore tė vet. Nuk ka mė mirė.
Njerzit duhet tė logjikojn pak para se tė shkruajn pėr mendimet e dikuj tjetėr, sidomos duhet tė paraqite e tėr idea e tė pėrmendurit.
Aktualish , pushteti i Kosves nuk ka kurfar lidhje me Qosjen.
A nuk po tė shofin sytė ku po shkojn pėr nderime kėta a, te rugoviqi , mė sė largu dje!
Kili
SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga KILI MERTURI : 18-02-2009 mė 06:47
Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!
Uizner: SHBA-tė janė tė vendosura tė garantojnė suksesin shtetėror tė Kosovės
Mitrovica nuk ka rrugė tjetėr qė mund tė ndjekė. Nė qoftė se Kosova vetė ėshtė njė shoqėri e fortė dinamike, gradualisht barrierat mes pjesės veriore tė qytetit dhe asaj jugore do tė zhduken. Njė integrim funksional do tė ndodhė, thotė Uizner.
Uizner: SHBA-tė janė tė vendosura tė garantojnė suksesin shtetėror tė Kosovės
Frenk Uizner, ish pėrfaqėsuesi amerikan pėr bisedimet pėr statusin e Kosovės thotė se viti i parė i pavarėsisė sė Kosovės ka qenė i suksesshėm, pothuajse nė ēdo aspekt. Ambasadori Uizner thekson rėndėsinė parėsore pėr suksesin e mėtejshėm tė shtetit mė tė ri tė Evropės, pėr sot dhe pėr tė ardhmen, e ka ekonomia e vendit. Ai beson se edhe komuniteti ndėrkombėtar, e mė shumė se ai, qytetarėt e Kosovės kanė shumė arsye pėr tė qenė tė kėnaqur me arritjet e deritanishme.
Ekonomia mbi tė gjitha
Paqja ėshtė ruajtur dhe marrėdhėniet miqėsore mes grupeve etnike kanė qenė pėrvoja e kėtyre 12 muajve nė tė gjithė territorin. Krahas kėtyre Kosova arriti tė ketė Kushtetutėn e saj, janė ngritur ministritė e saj, institucionet e sigurisė publike, programet e ndihmės nga jashtė janė strukturuar, EULEX-i ndodhet nė vend dhe po vepron, Kosova ka hyrė nė komunitetin ndėrkombėtar e njohur nė Evropė, nė Amerikėn e Veriut dhe pėrtej, thotė Uizner, qė sipas tij, ėshtė njė fillim shumė i mirė, por ende mbetet mjaft pėr tu bėrė.
Ai thotė se institucionet duhet ta pėrqendrojnė punėn tek ekonomia. Gjendja e ekonomisė botėrore ėshtė e vėshtirė. Kosova do tė jetė nėn njė presion tė madh, prandaj do tė jetė e rėndėsishme tė krijohen vende pune brenda Kosovės, pėr tiu hequr njė pjesė tė barrės punėtorėve tė vendit. Do tė jetė po ashtu e rėndėsishme qė tė vazhdojė procesi i privatizimit, tė sigurohet energji, tė negociohen kontrata pėr energji, tė rindėrtohet KEK-ut, tė pėrfundohet infrastruktura rrugore, nė mėnyrė qė Kosova tė zėrė vend nė qendėr tė ekonomisė rajonale, duke dhėnė kontributin e saj dhe nė tė njėjtėn kohė tė krijojė vende pune pėr qytetarėt e saj. Pra strategjia duhet tė jetė ekonomia, edhe njė herė ekonomia dhe pėrsėri ekonomia, thotė Uizner. Ai nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, thotė se duhet tė luftohet dhe tė dekurajohet korrupsioni, tė ndėshkohet krimi. Kėto janė fusha qė do tė ndikojnė nė pranimin eventual tė Kosovės nė Bashkimin Evropian, qė ėshtė me shumė rėndėsi pėr tė ardhmen e saj, thotė ambasadori.
E ardhmja ekonomike mė e rėndėsishme se e veriut
Uziner, thotė se e ardhmja ekonomike ėshtė mė e rėndėsishme se sa e ardhmja e veriut. Me bindjen time mė tė thellė, them se ndėrtimi i tė ardhmes ekonomike tė Kosovės, siē u shpreha mė parė, ėshtė njė sfidė edhe mė e madhe se sa ēėshtja e tė ardhmes sė veriut tė Mitrovicės dhe integrimit tė refugjatėve serbė. Kėto janė probleme tė rėndėsishme me tė cilat udhėheqja kosovare duhet tė merret, por pėr momentin nuk ka mbetur shumė pėr tu bėrė pėr sa i pėrket Mitrovicės. Mitrovica nuk ka rrugė tjetėr qė mund tė ndjekė, por nė qoftė se Kosova vetė ėshtė njė shoqėri e fortė dinamike, gradualisht barrierat mes pjesės sė qytetet nė veri tė Lumit Ibėr dhe pjesės nė jug tė tij do tė zhduken. Njė integrim funksional do tė ndodhė, por kjo varet nė njė masė tė madhe nga suksesi i jugut, thotė Uizner, duke pėrsėritur sėrish se ekonomia duhet tė jetė preokupim kryesor. Diplomati amerikan thotė se SHBA-tė janė tė vendosura qė ta garantojnė tė ardhmen e Kosovės si shtet. Ne kemi qėndruar krah pėr krah me tė, ne e kemi ndjekur atė gjatė procesit tė pavarėsisė dhe ne jemi tė vendosur pėr tė garantuar qė ajo tė jetė e suksesshme si shtet. Interesi jonė ėshtė qė i gjithė Ballkani tė jetė njė rajon i qėndrueshėm. Shtetet e Bashkuara kanė dhėnė njė ndihmesė tė madhe pėr tė sjellė zhvillimet nė stadin e tanishėm. Ekzistojnė kėrcėnime ndaj paqes, qė janė tė dukshme nė Bosnje, por mbetet ende punė pėr tu bėrė nė drejtim tė stabilizimit tė mėtejshėm tė rajonit. Ne do tė vazhdojmė angazhimin tonė, thotė Uizner, duke pėrsėritur se e njėjta politikė ndaj Kosovės do tė vazhdojė edhe nėn Presidentin Obama, ndėrsa populli i Kosovės do tė pėrfitojė nga qėndrimi miqėsor dhe dashamirės i Amerikės.
Ish ndėrmjetėsi amerikan nė bisedimet pėr Kosovėn nuk e fsheh gėzimin personal pėr pavarėsinė e Kosovės, tė cilėn e sheh si rezultat tė sakrificės dhe vuajtjeve tė gjata tė shqiptarėve. Personalisht mund tė shprehem me njė fjalė: Gėzim i pamasė. Jam tejet i kėnaqur qė populli i Kosovės pas brezash tė tėrė vėshtirėsish tė mėdha ka dalė mė vete, ėshtė i aftė tė shprehė vetveten dhe tė ketė identitetin e tij, tė gėzojė liritė, liritė qė na ka dhėnė Zoti e qė ne tė gjithė gėzojmė. Tė shikosh materializimin e kėsaj, tė shikosh njė vit lirie nga sundimi i huaj, prandaj jam i lumtur pėr Kosovėn, thotė Uizner, qė pranon se realizimi i pavarėsisė sė Kosovės ėshtė njė prej arritjeve mė tė mėdha nė karrierėn e tij diplomatike.
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Dje ka qene nje dite madheshtore ne Pr. Ajo qe kam mbajt ne mend ishte nje fjali e Kupės (Jakup Krasniqit) tu Kosoves ne fjalimin qe mbajti ne seancen solemne te Parlamentit kur tha: sot e festojme diten e pavaresise se shtetit me te ri ne bote, i perbere nga populli me i lashte ne Evrope. Fjali domethenese.
Per hajer na qofte!
Krijoni Kontakt