Close
Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 108
  1. #31
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Oj Kosova e cliruar
    edhe pse e cunguar
    Pas sa shekujsh gezon lirine
    sot feston Pavarsine

    GĖZUAR KOSOVĖ!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #32
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Harrova te them se jam duke par ndeshjen(drejperdrejte nga Prishtina) ne mes te Prishtines dhe Dinamos(Tirane), dhe nuk shoh flamur tjeter pervec kuq e zi...Pra eshte fjala per publikun
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #33
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar mė parė nga Kavir Lexo Postimin
    Gezuar Nentorin e Trete te Shqiperise!
    Nentori i Trete nuk ka ardhur ende. Do te vije kur te bashkohemi pergjithmone e gjithe Shqiptaret ne trojet e tyre etnike te jetojne brenda nje kufiri. Deri atehere perpjekja vazhdon.

    Gezuar 1 vjetorin Kosova Jone.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  4. #34
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    1 vit Pavarėsi. Liderėt: Kosova me sfida tė reja

    PRISHTINE-

    “Shėtitja e Lirisė", Tirana pėrshėndet pėrvjetorin e parė tė pavarėsisė sė Kosovės

    Ora 14:00-Bashkia e Tiranės, me rastin e 1 vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, fton tė gjithė qytetarėt nė ecjen paqėsore "Shėtitja e Lirisė" pėrgjatė bulevardit ''Dėshmorėt e Kombit.''
    Ky aktivitet pason atė tė zhvilluar njė vit mė parė nė ditėn e shumė pritur pėr tė gjithė shqiptarėt, 17 shkurtin 2008, ditėn e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.

    Edi Rama: Shteti i Kosovės mrekulli e shekullit tė XXI

    Ora 13:00-Kryetari i partisė mė tė madhe opozitare nė Shqipėri, Edi Rama pėrshėndeti sot njė vjetorin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Nė njė konferencė tė posaēme pėr shtyp, kryesocialisti Rama tha se “shteti i Kosovės ėshtė njė mrekulli ie shekullit tė 21”. Sipas Ramės ėndrra qė dukej e pamundur u bė realitet vetėm njė vit mė parė. Kryesocialisti vlerėsoi maksimalisht figurat e liderėve kosovarė nė drejtimin e shtetit tė ri. Sot njė vit mė pas, sipas Ramės, Kosova ėshtė duke ndėrtuar rrugėn drejt BE-sė. “Pėr kėtė arsye, Kosova po punon pėr institucionedemokratike dhe po drejtohet me sukses nga Kryeministri Thaci e me urtėsi nga Presidenti Sejdiu.
    Nė emėr tė PS-sė, Rama falėnderoi SHBA, BE e partnerė tė tjerė ndėrkombėtarė tė Kosovėsqė ndihmuan shtetin e ri. Rama shprehu besimin se Shqipėria do jetė e bashkuar me Kosovėn sa u pėrket aspiratave tė njėjta sic ėshtė integrimi dhe interesa tė tjera tė Kosovės.

    Haradinaj uron popullin, kritikon institucionet

    Ora 12:30-Kryetari i Aleancės pėr Ardhmerinė e Kosovės, Ramush Haradinaj i ka uruar qytetarėt e Kosovės, me rastin e njėvjetorit tė pavarėsisė.
    Nė urimin e tij, Haradinaj e ka cilėsuar 17 shkurtin si ditėlindjen tonė e pėrbashkėt, si qytetarė tė shtetit tė Kosovės. Megjithatė, i pari i AAK-sė as kėsaj radhe nuk i ka kursyer kritikat pėr udhėheqėsit institucional tė Kosovės, duke i akuzuar ata se po e shndėrrojnė shtetin nė pronė private.

    “Nuk mund tė jemi ne rehat, kur jemi dėshmitarė tė shndėrrimit tė shtetit nė pronė private tė njė udhėheqėsie, e cila dėshiron tė monopolizojė tė gjitha tė mirat qė i kemi trashėguar, tė gjithė historinė tonė dhe ardhmėrinė tonė, dhe e cila e ka transformuar pushtetin nė njė korrupsion tė organizuar”, ka potencuar Haradinaj.

    Ambasadorėt urojnė Pavarėsinė e Kosovės

    Ora 12:05-Ambasadorėt e vendeve tė Quintit nė Prishtinė kanė uruar presidentin Sejdiu dhe popullin e Kosovės nė pėrvjetorin e pavarėsisė sė Kosovės. Sejdiu i ka pritur me shampanjė ambasadorėt tė cilėt i kanė pėrsėritur mbėshtetje shtetit tė ri. Nė takim i pranishėm ishte edhe Pėrfaqėsuesit Civil Ndėrkombėtar, Pieter Feith. “Ne do tė jemi tė sigurt me mbėshtetjen tuaj karshi provokimeve qė na vijnė” u ka thėnė presidenti, Fatmir Sejdiu ambasadorėt e vendeve tė Quintit. Ai ka thėnė se Kosova do tė jetė shtet demokratik i gjithė qytetarėve e mė njė kujdes tė veēantė pėr komunitetet. Edhe Kryeministri Thaēi ka falėnderuar shtetet e Quintit pėr ndihmėn qė kanė dhėnė gjatė kėtyre viteve

    Thaci: Sot kemi sfidė ndėrtimin e vendit

    Ora 12:00-Kryeministri i Kosovės Hashim Thaci me rastin e 1 vjetorit tė pavarėsisė sė Kosovės pėrshėndeti kėtė ditė tė madhe dhe garantoi se tani shtrohet pėrpara sfida mė e madhe pėr popullin kosovar, ndėrtimi i vendit.
    ”Viti ynė i parė ishte vit i krenarisė. Cdo qytetar ka hisen e pavarėsisė sė Kosovės. Sot festohet nė cdo familje, kudo dhe nė diasporė. Festa tejkalon kufijtė e Republikės sonė. Tė gjithė punojmė por qėllimin e kemi tė pėrbashkėt; tė ndėrtojmė njė Kosovė mė tė mirė.”
    Kryeministri kujtoi se shteti i ri ėshtė njohura zyrtarisht nga 54 shtete tė botės dhe pret qė nė muajt e ardhshėm tė njihet nga shumė tė tjera. Nė kėtė kuadėr kryeministri garantoi se “shumė shpejt Kosova do tė njihet nga e gjithė bota dhe do tė bėhet anėtare me tė drejta tė plota e organizatave ndėrkombėtare, BB e FMN”. ”Kosova ecėn e sigurt pėr integrimin nė NATO dhe BE”.

    Kreu i qeverisė bėri me dije se kabineti i tij nga dita e pavarėsisė ka punuar duke shėnuar njė vit plot suksese.
    ”Viti qė lamė pas, ishte viti i suksesit historik. U punua pėr decentralizimin e institucioneve tė Kosovės. Duke punuar themi se s’ka sfidė qė nuk mund t’ia dalim, rritja ekonimike, 6%. Pėrvjetorin e parė e shėnojmė me shumė vende tė reja pune, me e sigurt pėr biznesin vendas e tė huaj. U arrit standard mė i lartė jetese”, tha Thaci duke kujtuar se Kosova e ka merituar pavarėsinė.

    Nė kuadėr tė sakrificave qė janė bėrė pėr ditėn e madhe tė pavarėsisė, Thaci shprehu falėnderim pėr qytetarėt kosovarė dhe ndėrkombėtarėt qė i dhanė Kosovės lirinė. Thaci theksoi se dita e sotme ėshtė vetėm pėr tu festuar nga njė shoqėri shumetnike sic ėshtė ajo e Kosovės.
    ”Sot tė gjithė kemi ditėlindjen, respktojmė tė kaluarėn tonė, shėnojmė festėn e lirisė nė njė shoqėri shumetnike”, tha kryeministri nė fjalėn e tij pėrshėndetėse me rastin e ditės sė pavarėsisė sė Kosovės.

    Presidenti Sejdiu: Serbia po lufton realitetin e ri

    Ora 11: 40 Presidenti i Republikės sė Kosovės Fatmir Sejdiu ftoi serbėt tė bashkėpunojnė pėr tė forcuar shtetin e Kosovės. Nė fjalėn e rastit para deputetėve tė Kosovės, me rastin e pėrvjetorit tė Pavarėsisė Presidenti Sejdiu tha se Kosova tashmė prej njė viti po punon si shtet i pavarur me simbolet e veta, Kushtetutėn, Forcėn e Sigurisė dhe Shėrbimin e Inteligjencės sė saj.

    “Ne sot jemi krenar pėr atė qė bėnė pararadhėsit tanė dhe jemi me fat qė na takoi tė punojmė nė pavarėsi. Para njė vit u realizua projekti qė simbolizon edhe emrat e Ibrahim Rugovės dhe Adem Jasharit.. Qytetarėt kanė njė vit qė marrin pėrgjegjėsit dhe detyrimet qė bėn cdo shtet i pavarur”
    Mė pas Presidenti Sejdiu faledneroi tė gjithė shtetet qė kanė njohur pavarėsinė e Kosovės duke vlerėsuar nė veēanti marrėdhėniet e mira me fqinjėt, si Maqedonia e Malin e Zi.
    Mė tej presidenti Sejdiu akuzoi Beogradin se po pėrpiqet tė destabilizojė Kosovėn. “Serbia jo se nuk pranon realitetin por po e lufton atė, me tendencėn pėr tė na destabiluzar nė disa pjesė tė Kosovės. Politika destabilizuese e Beogradit nuk ndihmon as serbėt dhe as ne”

    Presidenti kosovar dha garanci se institucionet e Kosovės po punojnė cdo ditė qė Kosova tė bėhet pjesė integruese e NATO-s, dhe falėnderoi OKB-nė, KFOR, SHBA dhe BE pėr rolin qė kanė luajtuar nė Kosovė.
    Kreu i shtetit mė tė ri nė botė mbylli fjalimin me urimin “Zoti bekoftė Kosovėn, dhe tė gjithė miqtė e saj ndėrkombėtarė"

    Krasniqi: Kosova e pavarur sepse kishte ardhur koha!

    Ora 11:30-Kryeparlamentari kosovar, Jakup Krasniqi kujtoi ne seancen solemne te Kuvendit se "si sot njė vit mė parė Kosova shpalli ndarjen nga Serbia dhe lindi si shteti mė i ri". Krasniqi falėnderoi kontributin e gjithė brezave kosovarė qė ndihmuan pėr kėtė proces tė rėndėsishėm dhe botėn demokratike qė mbėshteti vazhdimisht kosovarėt. “Para njė viti nė kėtė sallė e shpallėm pavarėsinė e Kosovės, lindja e shtetit mė tė ri tė Europės e popullit mė tė vjetėr tė saj”. Sipas Krasniqit, pavarėsia ishte e domosdoshme pasi Jugosllavia ishte shpėrbėrė, populli kishte shprehur vazhdimisht vullnetin e tij pėr liri dhe se kishe ardhur koha e vendosjes sė drejtėsisė. Krasniqi kujtoi nė fjalimin e tij pėrshėndetės jetėn qė dhuruan pėr liri dėshmorė tė saj si Adem Jashari qė sic theksoi kryeparlamentari dha jetėn nė themelet e shtetit tė ri.
    Kryetari i Parlamentit tė Kosovės theksoi se “nė kėtė ditė, falėnderimi i parė i shkon tė gjitha brezave qė kontribuan pėr lirinė e vendit” si dhe u shprehu falėnderim ndėrkombėtarėve. “I shprehim falėnderim botės demokratike, NATO-s, SHBA-ve, BE-ve.
    Krasniqi nė fund tė fjalės sė tij ftoi Serbinė tė njohė pavarėsinė e Kosovės dhe kjo pėr hir tė komunitetit serb qė jeton nė Kosovės dhe atij shqiptar qė vazhdon tė jetojė nė trojet serbe.
    ”Serbia tė njohė pavarėsinė e Kosovės. Ka ardhur koha qė tė vendosim epokėn e bashkėpunimit dhe marrėdhėnieve tė mira mes dy vendeve”.

    Nis seanca speciale e Kuvendit

    Ora 11:10-Nen tingujt e himnit kombetar te Kosoves u hap seanca speciale e Kuvendit te Kosoves. Fjalen e mori i pari kryeparlamentari Jakup Krasniqi qe pershendeti 1 vjetorin e lindjse se shtetit te ri.

    Rexhepi: Mitrovica do festoje e qete ditėn e pavarėsisė

    Ora 11:00 Kryetari i komunės sė Mitrovicės Bajram Rexhepi deklaron se janė marrė tė gjitha masat pėr tė siguruar rendin dhe qetėsinė, sot nė ditėn e pavarėsisė sė Kosovės.
    “Me KFOR, EULEX dhe policia e Kosovės dhe tė gjitha strukturat komunale janė ndėrmarrė tė gjitha hapat. Kemi festuar nė mėnyrė dinjitoze edhe ditėn e pavarisė njė vit mė parė nė mėnyrė dinjitoze do festojmė edhe kėtė vit”- tha Bajram Rexhepi nė njė intervistė pėr radio Kosovėn


    Zveēan, serbėt do shpallin te pavlefshme pavarėsinė

    Ora 10-30-Delegatėt e Bashkėsisė sė komunave tė banuara me serbė, do tė mbajnė sot nė Zveēan njė mbledhje, nė tė cilėn pritet miratimi i njė deklarate, me tė cilėn pavarėsia e Kosovės, shpallet e njėanshme dhe jo e vlefshme.

    Nė Zveēan sot udhėtojnė edhe deputetėt e Kuvendit tė Serbisė dhe disa ministra tė Qeverisė serbe, si kundėrpėrgjigje pėr festimet, qė po zhvillohen nė pjesėn tjetėr tė Kosovės, me rastin e njėvjetorit tė pavarėsisė.

    Policia bllokon qarkullimin e makinave nė disa rrugė

    Ora 10:00-Pėrmes njė komunikate pėr shtyp Policia Rajonale Prishtinė ka njoftuar se duke marrė parasysh paralajmėrimet lidhur me aktivitetet e shumta qė do tė zhvillohen me rastin e kremtimit tė pėrvjetorit tė parė tė shpalljes sė pavarėsisė sė vendit, tė martėn – me 17 shkurt 2009, nė Prishtinė do tė jenė tė bllokuar pėr qarkullimin e automjeteve disa segmente rrugore.
    Me qėllim tė mundėsimit tė zhvillimit tė kėtyre aktiviteteve qė nga ora 08:00 e datės 17/02/2009 do tė bllokohet trajektorja qė lidhė rrugėt :

    Rruga “Nėnė Tereza” nga semaforėt kryesorė deri tek Hotel Grandi;

    Rruga “Garibaldi” deri tek kryqėzimi me rrugėn “Luan Haradinaj”;

    Rruga “Luan Haradinaj” deri tek kryqėzimi me rrugėn “Migjeni”;

    Rruga “Migjeni” deri tek kryqėzimi me rrugėn e UĒK-sė, si dhe,
    varėsisht nga rrjedha e aktiviteteve mbetet nė alternativė edhe bllokimi i rrugės sė UĒK-se deri te rrethi tek Gjykata e Qarkut.

    Madje policia kėrkon mirėkuptimin e qytetarėve qė nė kėtė ditė tė shėnuar tė mos pėrdorin maksimalisht makinat.

    Pavarėsia e Kosovės, mijėra vetė drejt Prishtinės

    Ora 08:35-Qyteti verior i Kukėsit u kthye dje nė njė stacion tė mbipopulluar festiv nga qindra banorė nga i gjithė vendi, qė kishin marrė rrugėn drejt Kosovės pėr tė festuar njėvjetorin e Pavarėsisė. Dhjetėra autobusė, furgonė e makina tė ndryshme, erdhėn nė kėtė qytet pėr tė festuar disa orė e pėr t'u nisur mė pas drejt pikės sė kalimit kufitar tė Morinit. Nė morinė e automjeteve binin nė sy targa tė Sarandės, Vlorės, Pėrmetit, Tiranės, Durrėsit, Shkodrės, Delvinės, etj. "Nuk mund tė rrinim pa u mbledhur njė herė kėtu nė Kukės e tė bėjmė njė festė tė vogėl, pasi Kukėsi sė pari, e gjithė Shqipėria, hapėn dyert e dhanė sa mundėn pėr lirinė e Kosovės", - pohon 65-vjeēari N.Habilaj, nga Vlora. Rreth mesditės, grupe fėmijėsh tė veshur me kostume popullore e me flamuj kombėtarė, u bėnė epiqendra e njė manifestimi festiv spontan nė sheshin e qytetit, ku u grumbulluan qindra njerėz. Vonė, nė autokolonė. festuesit u nisėn drejt Kosovės, ndėrsa policia qė i shoqėronte kishte marrė tė gjitha masat e sigurisė.

    Kosova 1 vit e pavarur, Prishtina nė festė

    Ora 07:00-Mė shumė se njė mijė shqiptarė tė Kosovės janė mbledhur qė nė orėt e para tė ditės sė sotme nė qendėr tė Prishtinės pėr tė festuar njė vjetorin e pavaresisė. Me flamuj kosovarė dhe amerikanė, turmat brohorsnin dhe pėrshendesnin kalimtarėt dhe drejtuesit e mjeteve. Ndėrsa sot nė mėngjes rrugėt e Prishtinės ishin tė zbukuruar me flamujt e tė gjitha shteteve qė deri tani kanė njohur Kosovėn. Gazetat kosovare sot kishin hapur faqet e para me festimet e pavarėsisė sė Kosovės.

    Tė shumte janė edhe kosovarėt tė cilėt jetojnė nė emigrim dhe qė janė kthyer pėr tė festuar nė vendin e tyre tė lindjes.

    Institucionet e larta tė Kosovės i bėjnė apel qytetarėve pėr qetėsi. “I bėjmė apel qytetarėve pėr njė festė solemne, tė qetė dhe tė hijshme” – deklaroi zv kryeministri Ramė Manaj njė ditė para 17 shkurtit- duke shtuar se – Kosova dhe institucionet e tjera tė Kosovės kanė ndėrmarrė tė gjitha masat e nevojshme tė sigurisė pėr tė gjitha festimet qė kanė tė bėjnė me pėrvjetorin e pavarėsisė”- shtoi ai.

    Si sot njė vit mė parė Parlamenti i Kosovės deklaroi pavarėsinė nga Serbia, njė lėvizje e cila mbylli kapitullin e ish-
    Republikės Jugosllave duke u bėrė dhe shteti mė i ri i botės. Kosova njihet nga 54 shtete, mes te cilave Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Japonia dhe tė gjithė vendet e BE, pėrvec 5 prej tyre, por pavarėsia kundėrshtohet nga Serbia dhe Rusia, India dhe Kina.

    Qe nga ajo dite Kosova ka flamurin e saj, Kushtetutėn, himnin, pasaportat, kartat e identitetit, shėrbimin inteligjent si dhe ka hapur 18 ambasada pjesa mė e madhe tė cilave nė vendet perėndimore. Republika e Kosovės synon tashmė qė t’i bashkohet Fondit Monetar Ndėrkombėtar dhe Bankės Botėrore, megjithatė Serbia dhe Rusia po pėrpiqen qė ta pengojnė anėtarėsimin e Kosovės nė institucionet ndėrkombėtare.

    Filatelia e Kosovės lancoi dy pulla postare me temėn “Pėrvjetori i Pavarėsisė”. Pullat pėrmbajnė deklaratėn e pavarėsisė dhe flamurin e Kosovės dhe i dedikohen tė gjithė atyre qė kontribuan pėr ēlirimin, sendėrtimin dhe shpalljen e pavarėsisė.

    Axhenda
    Sipas programit pėr festimin e Ditės sė Pavarėsisė, tė hartuar nga Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca, sot mė 17 shkurt, nė orėn 11:00 do tė mbahet njė mbledhje solemne e Kuvendit tė Republikės. Me kėtė rast do t'i adresohen Kuvendit dhe qytetarėve, presidenti, kryeministri, edhe kryeparlamentari. Nė mesditė do tė jetė njė tubim me nxėnėsit dhe pėr tė gjithė qytetarėt dhe ėshtė titulluar "Ecja nė pavarėsi".

    Ndėrkaq nė orėn 18.00 do tė shfaqet njė koncert i Filarmonisė sė Kosovės, nėn pėrkujdesjen e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės. Nė orėn 21.00 do tė organizohet njė koncert madhėshtor nė Prishtinė, por edhe nė qytete tjera tė Kosovės.

    Nė orėn 22.00 ėshtė parashikuar ndezja e fishekzjarreve, nė kryeqytet, por edhe nė tė gjitha qytetet e Republikės sė Kosovės. Ky organizim do tė bėhet nėn protokollin e shtetit dhe njė komisioni ndėrministror tė cilin e pėrbėjnė zėvendėskryeministrat Hajredin Kuēi dhe Ramė Manaj, ministrat Enver Hoxha, Valton Beqiri, Ahmet Shala. Pėr mbulimin e kėtyre aktiviteteve Qeveria e Kosovės ka ndarė nga buxheti, njė shumė prej 150 mijė eurosh.
    MItrovice
    Radio serbe B92 bėri tė ditur tė dielėn se njė grup deputetėsh serbė do tė udhėtojnė sot nga Beogradi nė veri tė Kosovės, nė Zvecan e cila kontrollohet nga Serbia pėr tė organizuar njė sesion tė tyre parlamentar.
    “Cdo provokim qė mund tė ndodhė nė Kosovė- vecanėrisht nė pjesėn veriore- do tė pėrballet me reagimin e policisė- shtoi dje zv. Kryeministri kosovar.

    BalkanWeb
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-02-2009
    Vendndodhja
    suedi
    Postime
    1

    urime 1 vjetorin e pavarsis

    une nga stafi tregukosovar
    ju urojme satfit forumi shqiptar nje vjetorin e pavarsis
    gjithashtu edhe shqiptareve ne kosove e an e mban botes

    pershendetje edhe urime
    www.tregukosovar.com

  6. #36
    Une jam shqiptar Maska e gjergj arianiti
    Anėtarėsuar
    29-12-2008
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave
    Postime
    92
    Gezuar festen e pavaresise gjithe shqiptareve te kosoves dhe uroj se shpejti te bashkuar me memedheun.
    Duaje atdhene si shqiponja folene.

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2008
    Postime
    18

    urime pavaresia

    te mendosh se per nje vite do te behen mrekulli,eshte e kot.Disa prej nesh kemi menduar se me shpalljen e pavaresis se Kosoves do te zgjidhen te gjitha problemet.Por duhet te ndalemi dhe te mendojm me koke jo me emocione te shprehemI se >lideret tane nuk kane bere kete ose ate pune.Per mendimin tim te arritura ka por ,ka edhe shume ngecje,sidomos ne trajtimin e njerezve qe jetojn ne varferi te skajshme,pastaj shendetesia dhe me se shumti e qe eshte me e rendesishmja problemi i Mitrovices.Aty ka ngecur sepse ne ashtu po duam.S e po te donim do ta zgjidhnim aq shpejt sa qe nuk do te shiheshim fare.Por ,me gjithe ate i kemi zgjedhur lideret te na udheheqin dhe duhet te presim me shume nga ata ,URIME PRA 1 VJETORI I SHTETIT ME TE RI NE BOTE.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Ese kushtuar Pavarėsisė sė Kosovės


    Mozaiku i zemrave tė qeshura

    “Fjalėt janė tė paafta e memece pėr ta shprehur gėzimin pėr momentin madhėshtor tė Shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės”. Kėshtu ishte shprehur me admirim shkrimtari ynė i madh, Ismail Kadare.

    Se si ishte ajo ditė pėr ne dhe mėnyrėn e pėrceptimit tė saj nga ana jonė, do tė pėrpiqemi tė pėrshkruajmė emocionet dhe momentet mė mbreslėnėse tė cilat i depozituam nė kujtesė si njė nga ngjarjet mė tė lumtura tė jetės sė kombit tonė.

    Fytyrat e qeshura, fjalėt pėrshėndetėse, mendjet e ndritura, shpirtėrat e ēiltėr me duar tė hapura, ishin nisur atė ditė drejt shesheve tė zemrave tė hareshme, qė tė ishin pjesė e njė gjurme pėr njė ēast historik, ku secili dėshironte tė zėrė vend nė Podiumin e Pavarėsisė, e qė ishte toka e Kosovės fisnike. Atė ditė tė madhe, nė tė cilėn po ngadhėnjente e vėrteta, u realizua dėshira e sinqertė e njerėzve tė sakrifikuar dhe tė drejtė, andaj edhe drejtėsia po u buzėqeshte atyre. Mrekullia po ndodhte, e turmat e njerėzve nėpėr fshatra e qytete, kishin filluar hapat e festimit tė orėve tė para tė kanonizuara. I madh e i vogėl, fėmijė e pleqė, burra e gra, djemė e vajza, tė gjithė kėta, me dashuri e mallėngjim i shprehnin fjalėt “GĖZUAR” e “URIME”, sot ėshtė fjala jonė, sepse ne e kemi rradhėn tani. Ēdokush ndiente thirrjen, kėrkesėn dhe peshėn e fjalės PAVARĖSI.

    Shqiponja dykrenare, e trimėruar si gjithherė, i kishte hapur krahėt nė mes tė flamurit kuq e zi dhe u thoshte bijėve e bijave tė saj ,,ejani!, mė pėrqafoni mua dhe unė tė ju pėrkėdhel zemrat t`uaja tė buta, ngase po e shoh gėzimin nė sytė, fytyrat dhe gjuhėt tuaja!” Ky zė behar e dashamirės, kishte bėrė qė gjithė shpirtėrat e Tokės dhe Qiellit t`i pėrkuleshin pėrpara dhe ta nderonin si kurdoherė. Ajo u bėnte grishje atyre pėr tė festuar sė bashku aktin e tillė historik, duke bėrė kėshtu njė kthesė tė dashurisė pėr jetėn.

    Nėnat buzėqeshnin, sepse kishin parė nė ėndėrr valimin e flamurit mė parė, por nuk mund t`i ndėrtonin ndjenjat e tyre apo edhe t`i pikturonin, e qė tani erdhi ēasti suprem, i cili nuk mund tė vinte shumherė, dhe ajo ėndėrr e tyre u bė realitet. E pabesueshme!- shpreheshin ato nė pallatin e luleve me aromė tė freskėt, por qė kundrimi i tyre ngjallte emocione, tė cilat, nė njė mėnyrė, pėr ato momente, me arsyetim, mund tė ishin edhe tė pakontrolluara.

    Edhe qielli na kishte parė atė ditė, malet fėrfėllenin nga era, duke shprehur kėshtu pėrshėndetjen dhe mirėnjohjen e tyre pėr ėmbėlsinė e kėtij epilogu. Lumenjtė ishin mė tė qetė se asnjėherė. Pra, gjithēka ishte nė maje tė piramidės sė mrekullisė njerėzore, sepse po rilindte ajo qė kishte vdekur mė herėt. Kjo ishte njė rrugė e panjohur nė fillim, e mundimshme, e sakrifikueshme, por qė nė fund u gjend edhe filli i saj i drejtė, qė shpėnte nė drejtim tė Panteonit tė Pavarėsisė. Ajo as nuk shikohej e as nuk prekej, por qė ndihej nė zemrat e njerėzve. E kuptonin se po lindte njė emėr i ri, qė me vete kishte marrė edhe njė epokė tė re.

    Turmat e dendura tė njerėzve ecnin nėpėr rrugėt e mbuluara e tė zbukuruara me buqeta flamujsh. Ata dukeshin sikur milingonat e shumta qė shėtisin nė territoret e tyre. Plaku i vyshkur sikur njė kasolle e pushtuar prej plumbave, atė ditė shndriste me pamjen e tij tė hareshme. Fytyra i buzėqeshte, gjuha nuk i ndalej sė foluri, e kėmbėt i punonin sikur penda me tė cilėn poeti thurrė vargje dashurie. Nė duart e tij tė buta, ai mbante flamurin kombėtar, tė cilin vazhdimisht e puthte, e pėrqafonte dhe e shtrėngonte me aq dashamirėsi e dashuri saqė, nganjėherė,na kujtonte ēastet e kthimit nė familje tė bijėve tanė qė punojnė nė mėrgim. Ai tregonte se ishte aq i lumtur, gjė qė nuk i kishte ndodhur asnjėherė mė parė, dhe sikur i lutej Zotit qė tani t`ia merrte jetėn. Nuk ishte kjo njė trimėri tė cilėn ai donte ta shfaqte, por njė fund modest e i kėrkuar nga jeta e tij. Mirėpo, plisi i ishte ende i bardhė dhe i qėndrueshėm ndaj ēdo stuhie apo sfide tė jetės. Njė bindje paradoksale, por, sipas tij, ishte e pranueshme pėr kohėn.

    Fėmijėt, kėta filiza tė ardhshėm, mjaft tėrheqės si gjithmonė, ishin pjesė e kėsaj ngjarjeje tė madhėrishme e tė tejēmuar. Secili dukej ndryshe, i stolisur me ngjyra tė shumta, por mė tė kėndshmet ishin ato kuq e zi. Edhe pse pa ndonjė skenar paraprak, ata me sukses luanin rolin e tyre. Madje, shfrytėzonin ēdo kėnd, qė me bukurinė e luleve tė binin nė sytė e njerėzve dhe kėshtu t`i japin ovacionin e pastėrt kėsaj magjie tė jetės. Ishin tė ndėrgjegjshėm, ndoshta relativisht, pėr rėndėsinė e kėtij kapitulli tė jetės sė tyre, dhe me kėrshėri tė madhe e prisnin orėn vendimtare tė individualizimit tė vendit tonė.

    Sekondat e kujtesės historike kishin filluar tė memorizoheshin tek kreatorėt e kėtij episodi. Me vėmendje tė posaēme ndėgjohej leximi i magjistares sė jetės. Pėlhura kishte filluar te ēepej, kulmi i shtėpisė po perfundonte dhe pika e fundit po derdhej nga kupa. Panteoni dukej sikur njė koleksion ngjyrash me njerėz nga tė gjitha anėt. Ndjenjat ishin tė pėrziera. Trupi sa dridhej nga tė ftohtit, njė shtytje e tillė i vinte edhe nga emocionet. Sytė e njerėzve i ngjanin yjeve tė natės, fytyrat kaltėrsisė sė qiellit, tė hareshėm e mjaft tė kėndshėm dukeshin tė gjithė. Ishin kėto caste mbreslėnėse, derisa njė zė kumbues i PAVARĖSISĖ jehoi nė katėr anėt e botės. Kjo festė e pėrcjellur me pėrqafime, urime dhe pėrgėzime, u bė gjurmė e paharrueshme pėr ēdokend. Ajo ditė e madhe ishte njė Nėntor i Dytė pėr shqiptarėt, njė rikthim i dashurisė pėr jetėn dhe njė histori tjetėr pėr Kosovėn. Mbi tė gjitha, kjo ishte njė festė e pėrgjithshme, me kujtime tė njejta, me emocione tė pėrbashkėta.

    Tė gjitha kėto rrėfime pėrbėnin njė mozaik tė vogėl i cili pėrshkruante zemrat e qeshura.

    17.2.2008
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  9. #39
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    lapi , a i ki pi hapat sot?

    Fol per teme o laperi i forumit.

    Po nejse , se po lypi shumė pėr njė debill si puna e tij.

    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  10. #40
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Per Llapjanin dhe gjithe "llapjanet", u preferoj te shiqojne (nese nuk e kan bere kete)programin shqip, ku muaren pjese te rinjet nga gjthe tervat shqiptare...Ndoshta kan rast te degjojne ndonje gje qe ndoshta kan harruar.. Ka tri pjese
    http://www.top-channel.tv/new/video.php?id=3753
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •