Shejh Salih b.Feuzan b. Abdullah el-Fevzan, hafidhahullah
Shkėputur nga "Silsiletu Sherhil-Resa'il", fq.146-148
Pėrktheu: Ebu Unejs
Kur ėshtė nė pyetje kuptimi i drejtė i shprehjes La ilahe il-lAllah, duhet vėnė nė dukje se lidhur mė kėtė ēėshtje janė shfaqur njė sėrė kuptimesh dhe gjykime tė gabuara, qė shkurtimisht do ti pėrmendim:
- Si e kuptojnė ithtarėt e panteizmit La ilahe il-lAll-llah
Ithtarėt e panteizmit [ehlul vahdetil vuxhud], si Ibn Arabi dhe ithtarėt e tij, thonė La ilahe il-lAll-llah dmth: nuk ka tė adhuruar pėrpos All-llahut [la maabude il-lAllah], ēka do tė thotė se nuk ka hyjni pėrpos All-llahut. Nė kuptimin praktik kjo do tė nėnkuptonte kėtė: Ēdo gjė qė adhurohet, ėshtė All-llah, pasi qė, sipas tyre, gjithēka qė ekziston nuk ndahet nė krijesė dhe Krijues. Por, ēdo gjė qė ekziston ėshtė All-llah.[!?]
Pėr shkak tė kėsaj forme tė tė kuptuarit, janė quajtur ithtarė tė panteizmit, duke konsideruar se ēdo gjė qė ekziston ėshtė njė, dhe e gjithė ajo nuk ėshtė e ndarė, dhe ajo e gjitha ėshtė All-llah! Ēfarėdo qė njeriu adhuron, apo nga ēfarėdo gjėje qė robėrohet, ai i ėshtė robėruar All-llahut! Kush i robėrohet varrit, kush i falet idhullit, kush adhuron gurin, kush adhuron njerėz dhe kush adhuron melekėt - sipas tyre -, tė gjithė ata adhurojnė All-llahun, pasi All-llahu ėshtė Ai, qė i vetmi ekziston absolutisht.
Lidhur me kėtė, shumė njerėz gabojnė, kur thonė pėr All-llahun, subhanehu ve teala:Vetėm Ti adhurohesh, ēka pjesėrisht pėrputhet me besimin panteist. Nėse njeriu do tė thoshte: Vetėm Ti ke tė drejtė tė jesh i adhuruar (La ma'abude bihakkin sivake), kjo frazė do tė ishte e saktė, pasi ēdo gjė qė adhurohet pos Tij, nuk ka tė drejtė tė jetė e adhuruar. All-llahu, subhnahu ve teala, thotė:
Kjo ėshtė kėshtu, sepse Allahu ėshtė e Vėrteta (i vetmi qė meriton tė adhurohet), kurse gjithēka qė adhurohet pėrveē Tij, ėshtė e pavėrteta. Dhe, pa dyshim, Allahu ėshtė mė i Lartėsuari dhe i Madhėrishmi. [el-Haxhxh, 62]
- Si e kuptojnė apologjetėt shprehjen La ilahe il-lAll-llah?
Apologjetėt [ithtarėt e retorikės fetare], thonė: La ilahe il-lAllah dmth: Askush nuk ėshtė nė gjendje tė krijojė, tė shpikė e tė planifikojė, pėrpos All-llahut. Reduktimi i kuptimit tė La ilahe il-lAllah nė kuptimet paraprake tė lartpėrmendura ėshtė ajo nė ēka besonin dhe nė ēka qenė tė bindur idhujtarėt para Islamit, pasi edhe ata deklaronin:
Askush, pėrpos All-llahut, nuk ėshtė nė gjendje tė krijojė; askush, pėrpos All-llahut, nuk ėshtė nė gjendje tė japė jetė; askush, pėrpos All-llahut, nuk ėshtė nė gjendje qė tua marrė jetėn; askush, pėrpos All-llahut, nuk ėshtė nė gjendje tė furnizojė, gjė qė e gjitha ėshtė kuptimi i shkallės sė parė tė teuhidin - teuhidur-rububije. All-llahu, subhnahu ve teala, thotė:
Nėse ti (Muhamed) i pyet ata se kush i ka krijuar qiejt dhe Tokėn dhe kush i ka nėnshtruar (tė rrotullohen) Diellin e Hėnėn, me siguri qė ata do tė tė thonė Allahu! Atėherė, si po largohen (nga rruga e drejtė)? [Ankebut, 61]
- Si e kuptojnė xhehmitė dhe mutezilet fjalėn La ilahe il-lAll-llah
Xhehmitė dhe mutezilet, dhe ata tė cilėt i pasojnė kėta, cilėsohen me mohimin e emrave dhe cilėsive tė All-llahut, pasi, sipas tyre, individi qė vėrteton emrat dhe cilėsitė e All-llahut, ėshtė idhujtar, ndėrsa teuhidi, sipas tyre, ėshtė nė mohimin e emrave dhe cilėsive tė All-llahut, jo nė vėrtetimin e tyre! (Dmth, sipas tyre, dy shkallėt e para te teuhidit merren parasysh:teuhidi rububije dhe teuhidi uluhije, ndėrsa teuhidi esmau sifat mohohet].
- Si e kuptojnė hizbitė dhe ihvanėt La ilahe il-lAll-llah
Ata gjykojnė se fjala La ilahe il-lAllah do tė thotė "La Hakimijjeh Il-lAllah", dmth se gjykimi i takon vetėm All-llahut. Tė gjithė e dimė se hakimija, siē ata e quajnė, ėshtė njė nga pjesėt e kuptimit tė La ilahe il-lAllah, dhe La ilahe il-lAllah pėrfshin tė gjitha ibadetet. Mirėpo, ne pyesim: Ku janė ibadetet tjera? A ėshtė vetėm hakimijeti ibadet? Ku ėshtė pėrpjekja/lufta kundėr llojeve tė tjera tė shirkut?
La ilahe il-lAllah duhet kuptuar nga tė gjitha aspektet. La ilahe il-lAllah ėshtė njė shprehje shumė e rėndė, qė do ta shpėtojė nga zjarri atė qė e pranon nė mėnyrė tė saktė. Tė gjitha fetė, prej fillimit deri nė fund, janė ndėrtuar mbi La ilahe il-lAllah, dhe e tėrė thirja e tė Dėrguarve dhe e tėrė pėrmbajtja e Librave tė shpallura ėshtė pėrshkohet me kėtė shprehje!
- Si e kupton Ehli Sunneti La ilahe il-lAllah
Ithtarėt e Sunnetit [Ehli Sunneti], pėrgjegjėsisht e vėrtetojnė se La ilahe il-lAllah do tė thotė: Askush nuk ka te drejtė tė adhurohet, pėrpos All-llahut, edhe pse njerėzit adhurojnė diē tjetėr pėrpos All-llahut. Ai ėshtė i cili me tė vėrtetė meriton ti robėrohet dhe ti bėhet ibadet, ėshtė All-llahu, Njė, i Vetmi, ndėrsa gjithēka veē Tij nuk ka tė drejtė dhe nuk meriton tė adhurohet! All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:
Kjo ėshtė kėshtu, sepse Allahu ėshtė e Vėrteta (i vetmi qė meriton tė adhurohet), kurse gjithēka qė adhurohet pėrveē Tij, ėshtė e pavėrteta. Dhe, pa dyshim, Allahu ėshtė mė i Lartėsuari dhe i Madhėrishmi. [el-Haxhxh, 62]
Krijoni Kontakt